ATV

Category: Lajme

  • Dy deputetet, një e PDK’së e një e VV vazhdojnë betejën për pranimin e Kosovës në KiE

    Dy deputetet, një e PDK’së e një e VV vazhdojnë betejën për pranimin e Kosovës në KiE

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, po marrin pjesë në takimin e Komiteti Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkë me Bogujevcin, filluan ditën më një mëngjes punë me Kryeministrin e Lituanisë.

    Postimi i plotë:

    Sot në Lituani, ku bashkë me znj.Saranda Bogujevci, po marrim pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), i cili mbledh rreth 60 anëtarë të Asamblesë!

    Ditën filluam me një mëngjes pune me Kryeministren e Lituanisë, znj. Ingrida Šimonyte, në kuadër të grupit Ëomen Parliamentary Assembly of the Council of Europe

    Lituania do të ketë PRESIDENCËN e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, z. Gabrielius Landsbergis, ishte i rendësisë së veçantë edhe për🇽🇰

    Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të Presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias.

    Falenderim të veçantë Presidentit të APKiE-së, z.Theodoros Rousopoulos, dhe kryetares së Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

  • SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

    SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka thënë të premten se propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

    Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

    Qeveria e RS-ë e bëri këtë propozim gjatë një mbledhjeve të cilën e mbajti në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u miratu rezoluta që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Ambasada amerikane tha se ky propozim është në shpërputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se “e vë në rrezik sovranitetin dhe integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnjës”.

    “Këto janë interesa thelbësore të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë dhe ruajnë ato, mes tjerash, duke i mbajtur përgjegjës ata të cilët i rrezikojnë ato”, thuhet në komunikatë.

    Ajo e akuzoi Millorad Dodikun, presidentin të Republikës Sërpska dhe Qeverinë e RS-së, se u përpoqën ta arsyetojnë këtë vendim bazuar në “gënjeshtra dhe dezinformata, me qëllim për ta frikësuar popullin në Republikën Sërpska, që t’i mbështesin ata në këtë rrugë të rrezikshme”.

    “Faktet janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Nuk ka konspiracion ndërkombëtar për ta ndarë RS-në dhe Dodik nuk mund ta gjejë asnjë deklaratë ku një zyrtar amerikan bën thirrje për shuarjen e RS-së”, thuhet tutje në komunikatë.

    Ajo e bëri të qartë se, sipas Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe Kushtetutës së Bosnjës, Bosnja e Hercegovina (BeH) është trashëgimtare e Republikës së Bosnjë e Hercegovinës.

    “Kushtetua e BeH nuk u jap të drejtë entiteteve apo njësive nënshtetërore për ndarje apo “shkëputje”. RS-ja mund të ekzistojnë vetëm brenda BeH.”

    Veprimet e Dodikut, sipas Ambasadës, e rrezikojnë të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që populli i Bosnjës, përfshirë RS-së, e duan.

    Kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviq, tha pas mbledhjes se “kjo nuk është shkëputje, ndarja paqësore nuk është shkëputje. Ne do të ofrojmë atë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku”.

    Dodik mori pjesë në mbledhje gjithashtu.

    Nedim Ademoviq, ekspert i së drejtës kushtetuese, tha për Radion Evropa e Lirë se asnjë entitet i vetëm, asnjë komb i vetëm nuk mund të kryejë shpërbërjen paqësore në Bosnje e Hercegovinë.

  • Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë

    Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë

    Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Ndërmarrjen Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

    “Shumë i gëzuar, që sot mora pjesë në nënshkrimin e kontratës për fillimin e punës në kompaninë lokale “NPL PËRPARIMI”, të Jetlum Bunjakut, djalit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku.

    “Jetlum paç suksese, e punë të mbarë”, ka shkruar Idrizi në faqen e tij në Facebook.

  • ​Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

    ​Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

    Zyra e gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Ferizajit ka njoftuar se është shtyer seanca e rigjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për në ora 13:00.

    Arsyeja e dhënë për ndërrimin e orës ishte se njësiti i transportit ka mbingarkesë, dhe nuk mund të sjellë në kohë të pandehurit.

    Gykata Themelore e Ferizajit me 4 gusht të 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën per vrasjen e Marigona Osmanit, kurse i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmën e kryerjes së veprës “vrasjës së rëndë”. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

    Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesen e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj.

    Sipas aktakuzës, Krivaqa me 21 gusht 2021, me ndihmën e Sejdiut, ka abuzuar dhe malltretuar në forma të ndryshme Marigona Osmanin, duke e detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

  • Goditet grupi kriminal që trafikoi armë nga Kosova në Tiranë, momenti kur arrestohen 4 kosovarë

    Goditet grupi kriminal që trafikoi armë nga Kosova në Tiranë, momenti kur arrestohen 4 kosovarë

    Policia e Tiranës ka sekuestruar 10 armë zjarri, duke goditur një rrjet të trafikut të armëve.

    Në pranga kanë rënë katër persona që dyshohet se i dërgonin armët e zjarrit nga Kosova për t’i shitur në Tiranë.

    Njoftimi i policisë:

    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.

    Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

    Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

  • Protestohet para komunës së Prishtinës për planin e lagjes “Kalabria”

    Protestohet para komunës së Prishtinës për planin e lagjes “Kalabria”

    Disa banorë të lagjes Kalabria në Prishtinë kanë protestuar para objektit të komunës pas pakënaqësive të shfaqura ditë më parë rreth planit rregullues për “Kalabrinë”.

    Gëzim Sveçla, asamblist i LVV-së ka folur para protestuesve duke thënë se kryetari Rama erdhi pa material.

    Ndryshe në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është mbajtur të enjten, u vendos që të mos hyjë në rend të ditës plani rregullues për “Kalabrinë”, me gjithë përpjekjen e kryetarit Përparim Rama që këtë pikë ta fusë në rend dite vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal.

    Përpjekja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që ta fusë në rend dite vetëm një ditë para seancës planin rregullues të lagjes “Kalabria” është quajtur kontrabandë nga opozita.

    Megjithatë, në Komitetin për Politikë dhe Financa këshilltarët komunalë të Vetëvendosjes, PDK-së dhe kryesuesi i pavarur, Fehmi Kupina, të enjten votuan kundër futjes se kësaj pike në rend dite. Arsye u tha se është mungesa e materialit.

  • ​Rusia akuzon inteligjencën ukrainase për përfshirje në sulmin terrorist të 22 prillit

    ​Rusia akuzon inteligjencën ukrainase për përfshirje në sulmin terrorist të 22 prillit

    Kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Aleksandr Bortnikov akuzoi të premten Ukrainën për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist të 22 prillit në sallën e koncerteve Crocus City në rajonin e Moskës.

    “Hetimi është duke u zhvilluar, por tashmë është e sigurt të thuhet se inteligjenca ushtarake e Ukrainës është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm”, tha Bortnikov në një takim të krerëve të agjencive të sigurisë dhe shërbimeve speciale të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.

    Bortnikov theksoi se të gjitha rrethanat e krimit do të vërtetohen dhe të gjitha palët fajtore do të dënohen.

    Më 22 mars, persona të armatosur hynë në sallën e qytetit të Crocus në Krasnogorsk, Rajoni i Moskës, dhe gjuajtën plumba rastësisht mbi njerëzit e pafajshëm, duke vrarë të paktën 144 dhe duke plagosur më shumë se 382. Rusia ka akuzuar katër persona për përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në sulm.

    Sipas hetuesve, pas kryerjes së krimit, të dyshuarit ishin nisur drejt Ukrainës, ku shpresonin të gjenin strehë dhe t’i shmangeshin drejtësisë. /AA/

  • Në sesion privat vazhdon dëshminë dëshmitari i 66-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në sesion privat vazhdon dëshminë dëshmitari i 66-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon marrja e dëshmisë së dëshmitarit të 66-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i cili mbanë kodin W04230 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar për herë të parë lidhur me këtë rast. Pra, dëshmia e tij është duke u marrë viva—voce që i bie që ai s’ka dëshmuar gojarisht më herët.

    Përpara kësaj, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III pyeti avokatin e Thacit, Luka Mishetiq nëse dëshironte t’i bënte disa parashtrime në këtë mëngjes. Ndërsa, ai pohoi dhe kërkoi për këtë gjë seancë privat e që seanca nuk u hap deri më tani për publikun.

    Ky dëshmitar e filloi dëshminë e tij ditën e djeshme dhe pritet që të zgjasë në total rreth tetë orë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

  • Haradinaj: E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid

    Haradinaj: E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid

    Pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për krimet e gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia për mijëra viktima, mbeten përgjysmë.

    Kështu ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vetëm një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Sipas Haradinajt, rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës për mizoritë serbe në Bosnje, që duhet përshëndetur.

    “Autorët e krimit e gjenocidit, të kudondodhur, duhet ta marrin dënimin. Varrezat masive, masakrat, ekzekutimet e mijëra qytetarëve, dhunimet dhe përndjekja e një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, s’mund të kenë emër tjetër përpos gjenocid”, ka thënë Haradianj, sipas të cilit r vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota, atëherë kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid.

  • Rizvanolli: Mbi 100 milionë euro, fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

    Rizvanolli: Mbi 100 milionë euro, fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore të Kosovës në vitin 2022

    Rizvanolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë kanë miratuar raportin vjetor të performancës së ndërmarreve publike për vitin 2022.

    “ 17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak. Kjo përkundër faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021. Dita ditës, fitimi i ndërmarrjeve tona publike po rritet, performanca e tyre po përforcohet e shërbimet e tyre po përmirësohen!”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.