ATV

Category: Lajme

  • Në mungesë të deputetëve nuk mbahet seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjetët e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti

    Në mungesë të deputetëve nuk mbahet seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjetët e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti

    Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për qeverisjen trevjeçare nga Albin Kurti, ka dështuar të mbahet në mungesë të deputetëve, raporton Ekonomia Online.

    Të pranishëm ishin vetëm 40 deputetë.

    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ka muaj që debati kërkohet dhe që shtyhet.

    “Tash e tre muaj GP i AAK-së ka vendosur kërkesën për debat në kryesi. Në temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim me opozitës dhe në mes neve si grup dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhë pa një dakordim të plotë dhe pa pjesëmarrje të deputetëve. Andaj në mungesë të deputetëve në dakordim edhe me grupet parlamentare po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datë”, ka thënë Tahiri.

  • QKMK-ja u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë

    QKMK-ja u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë, që të përdorin pika tjera për qarkullim, meqë janë paralajmëruar protesta për nesër.

    Në postimin e QKMK-së thuhet se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

    “Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

  • KMDLNj pas Rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë: E arritur e madhe, adreson saktë përgjegjësinë për krimet

    KMDLNj pas Rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë: E arritur e madhe, adreson saktë përgjegjësinë për krimet

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.

    Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan.

    E lidhur me këtë reagoi sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

    KMDLNj thekson se kjo është e arritur e madhe pasi adreson saktë përgjegjësinë për krimet në Srebrenicë, ndonëse nuk ka efekte juridike.

    “Me nismën e disa shteteve, Kombet e Bashkuara miratuan një Rezolutë me të cilën 11 korriku shpallet si Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit që ndodhi në Srebrenicë. Ndonëse kjo Rezolutë nuk prodhon efekte juridike dhe nuk është detyruese – obligative, për të drejtat e njeriut është një e arritur e madhe për faktin se qartë e cilëson krimin në Srebrenicë si gjenocid duke adresuar saktë përgjegjësinë për këtë krim dhe të tjera në hapësirat e ish – Jugosllavisë sikur që është një satisfaksion moral për viktimat në Srebrenicë dhe të gjitha viktimat tjera në hapësirat e ish – Jugosllavisë”, thuhet në reagim.

    KMDLNj thekson tutje se shënimi i kësaj dite në kalendarin e Kombeve të Bashkuara si përkujtim i Gjenocidit në Srebrenicë forcon dhe ruan kujtesën historike ndërkombëtare për krime të tmerrshme e që identifikohen me Gjenocidin në Srebrenicë.

    “Miratimin e kësaj Rezolute KMDLNj e konsideron si shumë të rëndësishme që të mos harrohet e kaluara dhe një porosi për ata që planifikojnë krime në të ardhmen se këto krime nuk do të mbesin të pahetuara dhe të padënuara, qoftë edhe moralisht. KMDLNj shpreson dhe pret se në një të ardhme të afërt të miratohen Rezoluta për Gjenocidin në Gaza dhe në Ukrainë”, thuhet tutje.

  • Ambasada e Kosovës në SHBA, tashmë pronë e shtetit

    Ambasada e Kosovës në SHBA, tashmë pronë e shtetit

    Objekti i Ambasadës së Kosovës në Shetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë është pronë e Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    “Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Uashingtonit të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave”, shkroi Kurti.

    Tutje, sipas tij, përurimi i saj në objektin e ri “është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë”.

  • GJND-ja pritet ta urdhërojë Izraelin t’i ndalë operacionet në Gaza

    GJND-ja pritet ta urdhërojë Izraelin t’i ndalë operacionet në Gaza

    Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara pritet të vendosë të premten mbi një lutje urgjente nga Afrika e Jugut, për ta urdhëruar Izraelin të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Gaza dhe të tërhiqet nga enklava.

    Një urdhër armëpushimi nga gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të bënte më shumë presion mbi një Izrael gjithnjë e më të izoluar, ndërsa vazhdon sulmin e tij ushtarak ndaj Gazës, pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit nga militantët e udhëhequr nga Hamasi, raporton AP.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është gjithashtu nën presion të madh brenda shtetit për t’i dhënë fund luftës. Mijëra izraelitë i janë bashkuar demonstratave javore duke i bërë thirrje qeverisë të arrijë një marrëveshje për të sjellë në shtëpi pengjet izraelitë të cilët ndodhen në robërinë e Hamasit, nga frika se koha po mbaron.

    GJND-ja ka kompetenca të gjera për të urdhëruar një armëpushim dhe masa të tjera, por ajo nuk ka aparatin e saj të zbatimit. Në një rast tjetër në dosjen e saj, Rusia deri më tani ka injoruar një urdhër të vitit 2022 nga gjykata për të ndaluar pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

    Urdhri i së premtes pritet të vijë vetëm pak ditë pasi prokurori i një tjetër gjykate në Hagë, Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale, ka njoftuar se ka lëshuar urdhërarreste për Netanyahun, ministrin izraelit të Mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.

    Duke reaguar ndaj vendimit të kësaj gjykate, Netanyahu ka thënë se “asnjë mënyrë e presionit dhe asnjë vendim i ndonjë forumi ndërkombëtar do ta parandalojë Izraelin nga mbrojtja e vetes kundër atyre që kërkojnë shkatërrimin tonë”.

  • Reagon Përparim Rama: Nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje

    Reagon Përparim Rama: Nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje

    Sot në media u raportuar për një kërcënim ndaj kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama. Sipas raportimeve, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lidhje me këtë kërcënim.

    Në lidhje me këto raportime, ka reaguar Rama, i cili përmes një postimi në facebook, ka thënë se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta.

    “Mediet kanë raportuar një kërcënim ndaj meje si Kryetar i Kryeqytetit. Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj meje dhe se raportimet e tilla nuk janë të sakta”, ka shkruar Rama. /atvlive.tv

  • OKB-ja tashmë e ka përfshirë në kalendarin zyrtar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

    OKB-ja tashmë e ka përfshirë në kalendarin zyrtar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

    Pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, tashmë kjo datë është vendosur në kalendarin zyrtar në faqen e OKB-së.

    Në kalendarin zyrtar, 11 korriku është shënuar si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.

    Rezoluta u miratua me 84 vota pro dhe vetëm 19 shtete ishin kundër. 68 vende abstenuan dhe 22 vende nuk votuan.

    Drejtori i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, Emir Suljagiç, tashmë ka njoftuar se Qendra Memoriale do të organizojë një ekspozitë në Kombet e Bashkuara. Pritet që nga 30 vjetori, pra 2025, përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë në OKB të organizohet në një nivel shumë më domethënës.

    Vendet anëtare të OKB-së ftohen nga rezoluta që të përfshijnë në programet e tyre arsimore mësimin mbi gjenocidin e kryer.

  • ​Dita e fundit për regjistrimin e popullsisë, disa qytetarë mbesin pa u regjistruar

    ​Dita e fundit për regjistrimin e popullsisë, disa qytetarë mbesin pa u regjistruar

    Sot, është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare, pas shtyrjes së këtij procesi për disa komuna, megjithatë ka ende një numër të banorëve qe nuk janë regjistruar. Sipas burimeve të KosovaPress-it, disa banorë kanë thënë se të njëjtëve nuk i është paraqitur stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’i regjistruar, pavarësisht që janë banorë rezident në Fushë Kosovë. Ndonëse, për këtë nga ASK-ja thonë për KosovaPress se ka më pak se një për qind që kanë mbetur pa u regjistruar.

    Zëdhënësja e ASK-së, Hazbije Qeriqi ka thënë për KosovaPress ndonëse një numër i vogël ka mbetur pa u regjistruar kjo është në përputhje me standardet evropiane, mirëpo të dhënat e tyre merren sipas anketave.

    “Ata kanë mbetur pa u regjistruar. Procesi i regjistrimit të popullsisë sipas standardeve ndërkombëtare e ka të lejuar deri në 5 për qind mosmbulurshnerinë në e territorit. Ne kemi më pak se 1 për qind…Ata qe kanë mbetur e kanë pasur këtë javë të shkojnë në qendra tona, çdo komunë ka pas zyre, po ashtu ka qenë edhe numri në ëeb faqe t’i dërgojmë ekipet, ata nuk janë lajmëruar, ne edhe sot punojmë, mund të vinë edhe sot të regjistrohen, sot përmbyllet procesi dhe ne jemi në hap me standardet ndërkombëtare. Sipas njoftimeve më pak se një për qind kanë mbetur pa regjistruar. Ata nuk marrin dënim, por ata që kanë refuzuar të përgjigjen… Ne me anketa tjera si numër të popullsisë në Kosovë ne e nxjerrim”, ka bërë të ditur Qeriqi.

    Ndërkaq, qytetarët janë shprehur të shqetësuar nga paralajmërimi për gjoba në rast të mos regjistrimit, mirëpo sipas ASK, kjo vlen për ata që janë refuzuar të regjistrohen.

    Qytetarja emër i njohur për redaksinë, e cila ka dashur të mbesë anonim ka thënë se deri sot ende nuk iu ka shkuar asnjë ekip për t’i regjistruar.

    “Banoj në Fushë Kosovë, mirëpo ende tek ne nuk kanë ardhur të na regjistrojnë, ka fjalë që gjobitemi, mirëpo tek ne nuk janë ardhur të na regjistrojnë, nuk e di çfarë ndodhë me ne tash. Po ashtu nuk kanë lënë ndonjë njoftim para derës ose letër nëse ka qenë”, thotë ajo.

    Njëjtë kanë thënë edhe disa qytetarë tjerë prapa kamerës së KosovaPress-it.

    Qeveria e Kosovës me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës kishte miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri me datën 24 maj 2024. Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët.

  • ​Plani për “Kalabrinë”, tensione e përplasje mes Ramës dhe opozitës

    ​Plani për “Kalabrinë”, tensione e përplasje mes Ramës dhe opozitës

    Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e rregullt në të cilën diskutihet për planin urbanistik të lagjes Kalabria.

    Të zëshëm ishin deputetetët nga opozita si nga ajo AAK-së dhe AKR-së të cilët kërkuan që komuna të ndryshojë mënyrën planit urbanistik.

    Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje, kurse kryetari Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për Kalabrinë.

    Asmbleisti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bahri Gashi, ka akuzuar komunën për tentim të betonizimin e Kryeqytetit.

    Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të kryeqytetit i cili e ka kundërshtuar këtë gjë, duke thënë se ne nuk betonizojmë, por bëjmë punë.

    Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe banorët e lagjes Kalabria të cilët nga Rama kërkuan t’i mbajë premtimet.

  • ​Sfidat energjetike, kërkohet zbatimi i strategjisë së energjisë për integrim në BE

    ​Sfidat energjetike, kërkohet zbatimi i strategjisë së energjisë për integrim në BE

    Strategjia e Energjisë është një nga format më të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Nëse vendi ynë punon më shumë në këtë drejtim, Republika e Kosovës e ka mundësinë t’i afrohet më tepër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu është theksuar në tryezën me temën “Strategjia e Energjisë, dhe rruga drejtë se ardhmes energjetike të Kosovës, e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ne të cilën është vënë në pah nevoja që ka vendi për zhvillimin e strategjisë energjetike.

    Me këtë rast është prezantuar edhe punimi “Rishikimi i Strategjisë së Energjisë së Republikës të Kosovës 2022-2031”. Leonora Kryeziu nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka thënë se shteti është duke miratuar strategji të energjisë për të përparuar në sektorin energjetik.

    “Institucionet e Kosovës kanë miratuar strategjinë e energjisë të Republikës së Kosovës për 2022/31 me synimin e adresimit të furnizimit energjetik dhe sfidat që kanë të bëjnë me politikat energjetike dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane”, tha ajo.

    Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezo derisa ka thënë që strategjia përfshinë edhe tranzicionin e energjisë drejtë ekonomisë së gjelbër, ka theksuar se kjo ndihmon Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Të qenit në gjendje për të krijuar energji të qëndrueshme që ka ndikim në gjithë Kosovën dhe ndikon në politikë, pasojat janë esenciale dhe kjo është bërë pjesë e anëtarësimit në BE. Kjo do të jetë sfiduese por është e domosdoshme për Kosovën dhe sigurinë e saj, por edhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Holanda vazhdon të mbështesë Kosovën me reforma të domosdoshme dhe të lehtësojë përafrimin me BE-në”, tha ajo.