ATV

Category: Lajme

  • Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Kemi probleme me Serbinë, jo me serbët

    Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Kemi probleme me Serbinë, jo me serbët

    Në Prishtinë është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”, në të cilin po marrin pjesë figura të ndryshme politike vendore dhe ndërkombëtare.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se 12 qershori 1999 është nuk vetëm festim i fitoreve të kaluara, por edhe udhëzues për të ardhmen.

    “Ballkani perëndimor është një vend me potencial popullata rezidentë me aspirata të përbashkëta ofrojnë përkundër dallimeve që kemi, jemi të zotuar, besojmë që përmes bashkëpunimit, Ballkani vërtetë mund të ketë përspektivë për Evropën”, tha ai.

    “E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë me komunitetetm të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike. Problemi nuk është me popullin e fqinjit verior, por me Qeverinë e Serbisë. Aspak me serbët e Kosovës që po integrohen”, ka shtuar ai.

    Kurti tha se Kosova ka bërë përpjekje për forcim të demokracisë që nga 2023 deri në 2025 Kosova mban vendin e parë në rajon për ekonomi sipas bankës botërore, e para në Ballkan, e dyta në Evropë dhe e 8-ta globalisht.

    “Zhvillimi ekonomik është në zemër te misionit, synojmë te kemi një ekonomi nga e cila do përfitojnë të gjithë, reformat tona ekonomike jo vetëm se kanë tërhequr investime ekonomike, duke punuar ngusht me fqinjët nën ombrellën e be së mund ti shikojmë sfidat tjera, një nga sfidat më të mëdha është tejkalimi i paragjykimeve dhe konflikteve qe i kanë ndarë popujt për një kohë të gjatë, komunitetet në Kosovë po bashkohen për një të ardhme më të mire dhe kjo do të vazhdoj. Të mos harrojmë humorin e Ballkanit kërkesën qe te jemi më të mirë, pas debateve se kush e bën kafen më të mirë ose kush luan futboll, Kosova edhe në zemër të Ballkanit qe nga pavarësia ka dëshmuar zvogëlimin e 2.1% inflacionit. Shëndetësia dhe arsimit kanë përjetuar arsim të ndryshme, investime në digjitalizim, Kosova po udhëheq në Ballkanin perëndimor”, theksoi Kurti.

    Ndërkaq Ish kryeministri i Italisë,  Matteo Renzi, falënderoi institucionet për rezultatet e mira për ketë vend të rëndësishëm për rajonin.

    “Mendoj edhe për të ardhmen e be e dini se historia tregon se si është vendimtare të kesh paqe e siguri por vecanerisht në këtë pjesë të botës, është e rëndësishme qe edhe për Evropën ta kuptojnë rëndësinë e rolit të Ballkanit. Veçanërisht të një vendi është vendi juaj, mendoj se Evropa është sukses i Evropës, sepse dikur ishte vend i luftës me vendës mirëpo Evropa rrezikon te humb rolin e vet nëse nuk ndryshon gjatë viteteve të ardhshme, nëse s’do ketë ndryshim rrezikoj të veht e pa rëndësishme mes Kinës dhe Amerikës, prandaj duhet të kemi qëllim fitues dhe tj hapim dyertë”.

    I pranishëm në këtë samit është edhe George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i cili tha se ikja e të rinjve nga vendi vazhdon te jetë sfidë për tërë Ballkanin.

    “Ky vend u çlirua dhe ardhmja e tij si shtet i oavarur u clirua dhe është e rëndësishme të thuhet se përfshirja e bashkësive ndërkombëtare ishte bazë e stabilitetit. Keq informimi, ndërhyrje në zgjedhje të gjitha këto janë të Rusisë dhe agjencive të saj që po na tregojnë se mbase për shkak se këto janë të pafata Rusia po ndërhyn. E gjitha kjo do jetë e diskutim i ministrave në Washington, e ardhmja e këtij rajoni është në duart e popullit, trimëria e këtij populli është dëshmuar dhe provuar, ka punonjës të lirë dhe të talentuar, duhet të bëhen investime në arsim. Ky rajon përballet në ikjen e të rinjve, dhe duhet tejkalimi i sfidave”, tha ai.

  • “Trepça” kërkon kthimin e pronave nga ata që i shfrytëzojnë

    “Trepça” kërkon kthimin e pronave nga ata që i shfrytëzojnë

    Ndërmarrja “Trepça” ka kërkuar nga të gjitha subjektet që janë duke i shfrytëzuar pronat e saj që ta kontaktojnë për t’ia kthyer ato.

    “Kërkojmë nga të gjitha subjektet juridike dhe fizike, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjitha subjektet tjera që me apo pa dijeni janë duke i shfrytëzuar pronat e paluajtshme të “Trepça Sh.A.”, që në afatin 30 ditor (deri më 10.07.2024) të na kontaktojnë në zyrat tona në objektin e menaxhmentit (Parku industrial në Mitrovicë)”, thuhet në njoftim.

    Ndërmarrja “Trepça” ka paralajmëruar se do të ndjekë procedura gjyqësore në rast se ata që janë duke i shfrytëzuar pronat e ndërmarrje nuk lajmërohen brenda këtij afati 30 ditor.
    “Bashkëpunimi i juaj do të na kursejë kohën dhe shkurtojë procedurat gjyqësore deri në realizimin e të drejtës sonë”, thuhet në njoftim.

    “Së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe zyrat regjionale kadastrale jemi duke siguruar dëshmi për pronësinë e ‘shoqërisë’. Të gjitha këto prona do t’i kthehen në shfrytëzim ndërmarrjes, me ç’rast disa prej tyre do t’i lëshojmë me qira e disa do t’i përdorim për zhvillimin e kapaciteteve të reja”, vijon njoftimi.
    Po ashtu bëhet e ditur se menaxhmenti i tanishëm është duke u angazhuar me seriozitetin maksimal në ringritjen e “Trepçës” drejt një gjiganti ekonomik.

  • Një bombardues rus, SU-34, rrëzohet në Kaukaz

    Një bombardues rus, SU-34, rrëzohet në Kaukaz

    Një bombardues rus, SU-34, u rrëzua në malet e Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit në bord.

    Agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, thonë se shkak mund të jetë një dështim teknik.

    “Një avion SU-34 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor në një zonë malore në Republikën e Osetisë së Veriut – Alanisë”, shkroi agjencia RIA.

    “Aeroplani u rrëzua në një zonë të shkretë. Nuk ka shkatërrime në tokë, ndërsa ekuipazhi humbi jetën”, sipas saj.

    Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bord.

    Sukhoi SU-34 – me origjinë sovjetike – është një avion luftarak-bombardues supersonik me rreze të mesme veprimi./REL

  • Ambasada e Francës del me njoftim për anulimin e vizitës së Bernard Kouchnerit

    Ambasada e Francës del me njoftim për anulimin e vizitës së Bernard Kouchnerit

    Komuna e Prishtinës mbrëmë ka njoftuar anulimin e vizitës së Bernard Kouchnerit në Kosovë.

    Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar sot se vizita e ish-ministrit të Jashtëm francez do të realizohet në një datë të mëvonshme.

    Në këtë njoftim bëhet e ditur po ashtu se anulimi i vizitës është bërë për shkak të problemeve logjistike.

  • Inteligjenca gjermane paralajmëron për rritje të kërcënimit terrorist islamik

    Inteligjenca gjermane paralajmëron për rritje të kërcënimit terrorist islamik

    Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani është dukshëm më i lartë se në vitet e mëparshme, pjesërisht për shkak të luftës në Gazë, tha agjencia e inteligjencës e Gjermanisë.

    “Rreziku i sulmeve xhihadiste është më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë”, tha për DPA-në kreu i shërbimeve vendase të inteligjencës, Thomas Haldenwang.

    “Situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit terrorist nga Hamasi [grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera] sigurisht se kontribuon në kërcënimin e shtuar që paraqet terrorizmi islamik”, tha ai.

    Sipas tij, Gjermania është më shumë në fokusin e xhihadistëve sesa vendet e tjera evropiane, sepse “së bashku me SHBA-në, konsiderohet të jetë një nga mbështetëset më të rëndësishme të Izraelit”.

    Përveç kësaj, Haldenwang përmendi edhe ndikimin nga udhëheqja talibane në Afganistan, si dhe forcimin e grupit militant, Shteti Islamik Khorasan, në Pakistan dhe Afganistan.

    Në muajin maj, një 25-vjeçar afgan plagosi pesë persona me thikë në një tubim të organizuar nga lëvizja anti-islamike, Pax Europa, në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Manhajm.

    Ai gjithashtu sulmoi një polic, i cili vidiq më vonë nga plagët.

    Hetuesit dyshojnë se motivi pas këtij sulmi lidhet me ekstremizmin islamik. Haldenwang tha se Gjermania, aktualisht, përballet me tri sfida kryesore: kërcënimin nga terrorizmi islamik, rritjen e ekstremizmit të krahut të djathtë që kontribuon në tensione sociale, dhe ndikimin nga spiunazhi i shteteve të huaja./REL

  • ShBA-ja dhe Polonia bashkojnë forcat kundër dezinformimit rus në Ukrainë

    ShBA-ja dhe Polonia bashkojnë forcat kundër dezinformimit rus në Ukrainë

    Shtetet e Bashkuara dhe Polonia krijuan një grup për të ndihmuar Ukrainën në luftimin e dezinformimit rus, njoftoi Qendra Globale e Angazhimit e Departamentit amerikan të Shtetit.

    Qendra Globale e Angazhimit, e cila punon për të nxjerrë në pah dezinformatat nga ato që i konsideron shtete armiqësore, tha se Grupi i përbashkët i Komunikimit për Ukrainën, ose UCG, u formua në Varshavë.

    Qëllim i tij është t’i jepet mbështetje Ukrainës “në luftën kundër agresionit të Rusisë në hapësirën e informacionit”.

    Departamenti amerikan i Shtetit tha se grupi i ri do t’i bashkojë aleatët “për të koordinuar mesazhet, për të promovuar raportimin e saktë rreth pushtimit rus të Ukrainës, për të përforcuar zërat ukrainas dhe për të ekspozuar manipulimin e informacioneve nga Kremlini”.

    Departamenti i Shtetit tha, po ashtu, se Kremlini “përdor gënjeshtra dhe manipulime në mënyrë të përsëritur, për të nxjerrë pretekste të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm”, si dhe “për të bërë përpjekje për të prishur solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas”.

    Kremlini i mohoi pretendimet se përhap dezinformata dhe akuzoi Perëndimin për përfshirje në “terrorizëm informacioni”.

    Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët polakë thonë se Polonia është bërë, gjithashtu, objektiv i sabotazhit dhe masave të tjera përçarëse nga shërbimet sekrete ruse.

    Polonia, anëtare e NATO-s, është strehë për një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, të cilët ikën nga vendi i tyre prej se Rusia nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022./REL

  • Komuna e Prishtinës organizon aktivitete me rastin e Ditës së Çlirimit të saj

    Komuna e Prishtinës organizon aktivitete me rastin e Ditës së Çlirimit të saj

    Komuna e Prishtinës ka një agjendë që do ta zhvillojë sot me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

    “09:00 – 09:15: Vizitë – Ish Batalioni i V-të Gardist i Zonës Operative të Llapit – (Ndërtesa e vjetër e Kryeqytetit)

    09:30 – 09:50: Homazhe në Velani (Varrezat e Dëshmorëve)

    10:00 – 10:20: Homazhe te statuja e “Zahir Pajaziti”

    11:00 – 12:00 : Seanca Solemne – Dita e Çlirimit”.

  • 16 vjet nga miratimi i himnit shtetëror të Kosovës

    16 vjet nga miratimi i himnit shtetëror të Kosovës

    Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 16 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

    Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

    Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

  • Mblidhen dy komisione parlamentare

    Mblidhen dy komisione parlamentare

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione.

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në orën 11:00 shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE.

    Ndërkaq në ora 12:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

  • Mbahet sot samiti “The Western Balkans 2024”

    Mbahet sot samiti “The Western Balkans 2024”

    Në Prishtinë sot mbahet samiti “The Western Balkans 2024”.

    Në këtë samit pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit.

    Gjithashtu, pjesëmarrës do të jenë edhe ministra tjerë të qeverisë së Kosovës, si dhe biznesmen të ndryshëm.