ATV

Category: Lajme

  • Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, sekuestrohen pesë gëzhoja

    Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, sekuestrohen pesë gëzhoja

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Stanovc te Epërm të Vushtrrisë, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

    “Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan

    Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Llugaxhi të Lipjanit.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se grabitja ka ndodhur nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

  • Moti sot me temperatura deri në 33 gradë Celsius, por mund të ketë edhe shi

    Moti sot me temperatura deri në 33 gradë Celsius, por mund të ketë edhe shi

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat siç thuhet në njoftim, gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.

    Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

    “Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu”.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftim.

  • Begaj vizitë dyditore në Kosovë, zbardhet agjenda

    Begaj vizitë dyditore në Kosovë, zbardhet agjenda

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, BajramBegaj, u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë.

    Gjatë kësaj vizite presidenti do të zhvillojë takime më tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.

    Presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish-luftëtarët e UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.

    Lajmi është konfirmua nga zyra e shtypit të Presidencës.

  • Zhduket një vajzë në Ferizaj

    Zhduket një vajzë në Ferizaj

    Një burrë ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij në Ferizaj.

    Në raportin e policisë thuhet se vajza është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

  • Shkurtohet lista e pritjes për rezonancë magnetike, tani është “vetëm një muaj e gjysmë”

    Shkurtohet lista e pritjes për rezonancë magnetike, tani është “vetëm një muaj e gjysmë”

    Lista e pritjes për pacientët që kanë nevojë për ekzaminime me rezonancë magnetike, është rishikuar dhe shkurtuar në “vetëm një muaj e gjysmë” ka deklaruar për Ekonomia Online drejtoresha e Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza. Sipas saj, para dy vitesh pacientët është dashur të presin deri në 13 muaj.

    Nuza ka thënë se si Klinikë janë duke u ballafaquar edhe me aparatura të vjetra, të cilat kanë pasur edhe defekte, por sipas saj, tashmë janë rregulluar.

    Nuza ka thënë se për pacientët që kanë nevojë për ekzaminime me ultrazë lista e pritjes është deri në tri javë, ndërsa ekzaminimet me CT, lista e pritjes është deri në dy javë.

    “Duhet të kemi të qartë se pacientët spitalorë asnjëherë nuk presin. Për ekzaminimet me rëntgen asnjëherë nuk ka ekzistuar listë e pritjes; për ekzaminimet me ultrazë listën e pritjes e kemi diku brenda dy deri në tri javë, për arsye se kërkesat janë të vazhdueshme. Kërkesa shumë të mëdha kemi edhe prej mjekësisë primare për ekzaminime me CT. Dihet se Klinika e Radiologjisë punon me tre aparate të CT-së, tri janë paradite, ndërsa dy janë 24 orë, njëra pranë spitalit të fëmijëve, dhe CT-ja e emergjencës që punon 24 orë, lista e pritjes për CT është dy javë. Listë të pritjes, nëse do ta quajmë listë të pritjes për krahasim me listat e pritjes së përparme me rezonancë magnetike për rastet e ftohta, për rastet që presin është fundi i muajit korrik. Do të thotë është një muaj e gjysmë lista e pritjes për ekzaminime me rezonancë magnetike për rastet e ftohta”.

    “Ndërsa për rastet onkologjike gjithmonë siç e kemi cekur edhe më herët planifikohen sipas kërkesave të onkologut; do të thotë nëse onkologu dëshiron që kjo të bëhet  pas dy jave do t’i krijohet hapësira, nëse e kërkon pas tre muajve ne duhet të krijojmë një listë të re, listat e pacientëve onkologjikë janë lista të planifikuara. Për rastet emergjente punon 24 orë rezonanca magnetike”, ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë.

    “Lista e pritjes për gjithë pacientët pa dallim ka qenë 13 muaj para dy viteve. Pastaj puna kryesore ka qenë revidimi i listave të pritjes dhe puna e parë që është bërë u janë gjetur vendet dhe u janë krijuar hapësirat për pacientët onkologjikë, pastaj edhe për rastet e tjera. Pacientët spitalorë asnjë herë nuk presin”, ka thënë ajo.

    Nuza në këtë intervistë ka treguar edhe numrin e shërbimeve që kjo klinikë ka ofruar për pesë muajt e parë të këtij viti.

    “Në raportin e fundit pesëmujor, ka një numër të madh të shërbimeve të cilat kryhen prej të cilëve me rëntgën-radiografi janë kryer gjithsej 32 mijë 460 pacientë; ekzaminime me CT kemi 13 mijë e 422 pacientë; rezonanca magnetike për pesëmujor janë 5 mijë e 734 pacientë; ekzaminime me mamografi në pesëmujor janë 760 pacientë; ekzaminime me ultrazë i kemi 10 mijë e 832 ekzaminime, kjo përfshin edhe ndërrimin e paradites dhe me kujdestari. Ekzaminime me CT angiografi janë rreth 700 pacientë; ekzaminime intervente endovaskulare janë 38 pacientë; ekzaminime me biopsi – kjo përfshin biopsinë pjesën jovaskulare që është 505 pacientë në pesë muaj, ekzaminime me trombektomi janë kryer gjithsej 6 pacientë dhe biopsi të gjirit janë kryer në 97 pacientë”, ka treguar Nuza.

    Drejtoresha e Radiologjisë ka thënë se si klinikë kanë aparatura të vjetra, shumica e të cilave janë rregulluar. Aktualisht jashtë funksioni kanë CT-në e cila gjendet në Klinikën e Neurologjisë.

    Ajo ka shtuar se së shpejti kësaj klinike do t’i shtohet edhe një CT e cila është donacion i Ambasadës Amerikane dhe do të shfrytëzohet nga Emergjenca.

    Derisa në klinika të tjera një problem që theksohet vitet e fundit është ikja e punonjësve shëndetësorë, sidomos e infermierëve, Nuza thotë de në Radiologji nuk e kanë këtë preokupim.

    “Në Klinikën e Radiologjisë vetëm një teknike, për çështje familjare, ka dhënë dorëheqje. Për momentin ende nuk ka dikush që ka kërkuar një pëlqim për punësim jashtë shtetit”, ka thënë drejtoresha Nuza.

  • Vdes një person në Rahovec, u aksidentua me motoçikletë

    Vdes një person në Rahovec, u aksidentua me motoçikletë

    Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Transiti i Ri” në Rahovec, ku ka vdekur një person.

    Ai ka marrë lëndime si pasojë e aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Transiti i ri, Rahovec 22.06.2024-22:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

  • Clark në Kosovë, Abdixhiku ia ndan sot dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”

    Clark në Kosovë, Abdixhiku ia ndan sot dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”

    Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, sot do të jetë për vizitë në Kosovë.

    Ai do të takohet në mëngjes me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku i cili do t’ia ndajë Clarkut dekoratën “Ibrahim Rugova”.

    “Nesër (e diel), në orën 09:00, në Selinë Qendrore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës me bashkëpunëtorë pret në takim Gjeneral Wesley Clark. Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.”

    Clark shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve në Europë i NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000, duke komanduar Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë. Ai kaloi 34 vjet në ushtrinë amerikane, duke marrë shumë dekorata ushtarake, disa tituj nderi dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë.

  • Çekia: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE sjell më shumë siguri

    Çekia: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE sjell më shumë siguri

    Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet për përfaqësuesit e bllokut të cilët do të vijnë nëpër pozita nga negociatat pas zgjedhjeve të fundit të Parlamentit Evropian.

    Kështu u pajtuan ministrat e jashtëm të Republikës Çeke, Austrisë, Italisë dhe vendeve tjera, gjatë takimit dyditor të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me “Grupin Miqtë e Ballkanit Perëndimor” që u mbajt në Vjenë.

    “Është në interesin tonë të zgjerojmë Evropën dhe gjithashtu që vendet si Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria të afrohen me standardet evropiane, të ndajnë politikën tonë të jashtme dhe të reformojnë veten e tyre. Kjo është e rëndësishme për ne sepse vetë zgjerimi sjell më shumë siguri dhe prosperitet është një nga mjetet tona më të fuqishme që kemi si Evropë”, tha ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky.

    Mbështetje për anëtarësim të shteteve ballkanike në BE dha edhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, por edhe përfaqësues të shteteve tjera pjesëmarrëse në forum.

  • KRU “Prishtina”: Këto zona mbesin pa ujë të pijshëm, shkak dëmtimi i një kablloje elektrike

    KRU “Prishtina”: Këto zona mbesin pa ujë të pijshëm, shkak dëmtimi i një kablloje elektrike

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të cilat furnizohen me ujë nga kjo kompani, do të mbesin pa ujë të pijshëm.

    Kjo për shkak të dëmtimit të një kablloje të rrymës që furnizon me energji elektrike objektin e trajtimit të ujit “KRONI”.

    “Zonat e prekura nga mungesa e ujit janë Bresje, një pjesë e Fushë Kosovës, Vragoli, Bardhi i Madh”, njoftoi KRU “Prishtina”.

    Se kur mund të rikthehet furnizimi me ujë, kompania tha se kjo varet nga kohëzgjatja deri në riparimin e kabllove.