ATV

Category: Lajme

  • Begaj dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës

    Begaj dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

    Vendimi erdhi pasi qeveria iu drejtua me një letër zyrtare Presidencës, ku i komunikonte vakancën e krijuar në drejtimin e Bashkisë Himarë, pas vendimit të KQZ-së për heqjen e mandatit të Fredi Belerit, shkruan euronews.al.

    Pas një konsultimi me kreun e KQZ Celibashi, Begaj zgjodhi datën 4 gusht, si datën më optimale brenda afateve ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve.

  • Tornado vret një person dhe lëndon 79 të tjerë në Kinë

    Tornado vret një person dhe lëndon 79 të tjerë në Kinë

    Një tornado përfshiu provincën lindore të Kinës të premten, duke vrarë një person dhe duke lënduar shumë të tjerë, thanë zyrtarët.

    Autoritetet thanë se 79 persona u dërguan në spitale me lëndime të shkallëve të ndryshme.

    Tornado përfshiu qytetin Shandong, duke shkulur pemët dhe duke grisur tabelat e dyqaneve, sipas videove në mediat e huaja. Sasi të mëdha mbeturinash rrotulloheshin në ajër.

    Zyrtarët po vlerësojnë shkallën e dëmit, tha media shtetërore.

  • Për gjashtë muaj u larguan 81 infermierë – Konkursi në QKUK shpresë për ndalje të migrimit

    Për gjashtë muaj u larguan 81 infermierë – Konkursi në QKUK shpresë për ndalje të migrimit

    Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), ka lëshuar 174 licenca të pa plastifkikuara, të cilat shërbejnë për fillimin e dokumentacionin për largim nga vendi, ndërsa ka lëshuar 81 vërtetime të kodit etik për infermierë të cilët veçse janë larguar nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori.

    E hapja e konkursit për rreth 200 infermierë, është shpresë se do ta ulë ndjeshëm dukurinë për largim nga vendi. Gori ka thënë se do ta zbusë kërkesën e komunitetit të tyre për të lëshuar vendin.

    “Ju e theksuat se konkursi në QKUK tashmë është i hapur dhe ne e mirëpresim. Natyrisht që është një punë e shkëlqyer e cila do të bëhet, do të zbut kërkesat e pacienteve, se ne në rend të parë kemi në fokus pacientin e natyrisht edhe komunitetin tonë i cili ka qenë mjaftë i ngarkuar me punën nëpër sistemin shëndetësor të Kosovës. Kjo punë do të zbus, shpresoj edhe kërkesat e komunitetit për ta lëshuar vendin. Natyrisht sa më shumë që të rritet numri i punëtoreve dhe vendet e punës të rinjtë tanë do të shërbejnë në vendin ku janë shkolluar e edukuar e t’i shërbejnë pacientëve tanë duke mos shpresuar që vendet e rajonit të na marrin punëtoret shëndetësor siç është në trend në vendin tonë”.

    “Numri i infermiereve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor po rritet dita e ditës më kërkesat e tyre. Në gjashtë mujorin e parë kemi 174 licenca të pa plastifkikuara, ku punëtorëve shëndetësor ju nevojitet kur ata fillojnë me dokumentacionin e tyre nëpër ambasada. Ndërsa tani më 81 vërtetime janë të lëshuara të kodit etik, çka do të thotë se tashmë 81 punëtorë nga Kosova veç i kanë filluar punën në vendet përreth”, ka thënë Gori.

    Gori ka thënë se ikjen e infermiereve nga vend e  ndalon hapja e vendeve të reja të punës, e po ashtu stimulimi kryesor që do t’i ndalonte ata që të kërkonin punë në Evropë, sipas saj është ngritja e pagës.

    “Kërkesat janë duke filluar prej kushteve të punës, pagës, ngarkesës në punë, ndërrimeve të natës, festave sigurisht që edhe për një jete më të mirë, këto janë kërkesat që i ka komuniteti ynë. Hapja e vendeve të reja të punës, do ta zbuste sigurisht një ikje të tillë, ngritja e pagës, sigurisht se paga është njëra prej stimulimeve më të mëdha, ngarkesa në punë me hapjen e vendeve të reja të punës sigurisht që numrin i punëtoreve do të jetë më i madh dhe puna do të jetë me e lehtë. Me hapjen e vendeve të punës ata po e sigurojnë një pagë sado të vogël për familjen edhe rrethin e vetë”, ka thënë ajo.

    Gori në këtë intervistë ka folur edhe për publikimin numrit të dytë të revistës së OIK-ut “Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror”.

    “Tashmë numri i dytë i revistës së OIK-ut, ‘Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror’, vetëm është publikuar edhe të gjithë mund të kenë qasje në faqen Odës natyrisht edhe në mënyrë fizike. Është një punë e cila po promovohet edhe një punë që po dokumentohet për breza të ardhshëm. Revista tashmë numrin i dytë flet për kongresin i cili në Kosovë mbledhin 10 mijë profesionistë shëndetësor vendor dhe ndërkombëtar, ka punime shkencore, shkruhet për punëtoret shëndetësor gjatë luftës, për përvojat e tyre e shumë të tjera”, ka thënë ajo.

  • AGK-ja sot zgjedh kryetarin dhe anëtarët e bordit

    AGK-ja sot zgjedh kryetarin dhe anëtarët e bordit

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot mban Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të organizatës.

    Pikat e rendit të ditës:

    11:00 Regjistrimi;

    11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;

    11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;

    12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;

    12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;

    12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;

    12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;

    15:00 Shpallja e rezultateve.

  • Mot i nxehtë në Kosovë, sot temperaturat deri në 32 gradë

    Mot i nxehtë në Kosovë, sot temperaturat deri në 32 gradë

    Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet prej 28 deri në 32 gradë Celsius.

    “Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

  • Iu bë atentat, dalja e parë publike e kryeministrit sllovak, Robert Fico

    Iu bë atentat, dalja e parë publike e kryeministrit sllovak, Robert Fico

    Kryeministri sllovak Robert Fico ka bërë daljen e tij të parë publike që nga atentati që iu bë në maj.

    Ai u qëllua në një festë publike e organizuar në Sllovaki. Fico iu desh t’i nënshtrohej një operacioni dhe tashmë ndodhet në gjendje më të mirë.

    Autori, një 71-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe për sulm terrorist.

  • Deputeti ukrainas: Kosova meriton të njihet dhe të jetë shtet anëtar i KiE-së

    Deputeti ukrainas: Kosova meriton të njihet dhe të jetë shtet anëtar i KiE-së

    Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka konfirmuar deputeti ukrainas, Oleksi Gonçarenko, duke shtuar se predhat serbe që po merr vendi i tij në mënyrë të tërthortë, po e shtyjnë këtë vendim.

    Në një intervistë për A2news, ligjvënësi, një mik i shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti, shpreh shqetësimin se Serbia mund të jetë duke furnizuar oreksin e Rusisë për destabilizim të Ballkanit, pasi ka të njëjtat ambicie si Rusia, për të krijuar perandori.

    Këshilla e tij për Prishtinën zyrtare është që të vazhdojë me anëtarësimet ndërkombëtare, veçanërisht ato europiane, pasi janë ombrella mbrojtëse ndaj çdo kërcënimi.

    A2CNN: E dimë që jeni një mbështetës i fortë i Kosovës dhe lobues për njohjen e saj në parlamentin ukrainas…Çfarë ju ka shtyrë drejt një qëndrimi të tillë…?

    Gocharenko-…jo vetëm në parlamentin ukrainas, por edhe në nivel evropian dhe në Këshillin e Evropës. Para së gjithash, është argumenti emocional, pasi mendoj se ukrainasit po kalojnë tani atë që kaluan kosovarët 25 vjet më parë. Po flas për gjenocid dhe fatkeqësisht kjo është tragjedi për të dy kombet tona. Kjo na bën të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë se kushdo tjetër. Së dyti, mendoj se vendet e botës së lirë duhet të bashkohen dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Kosova është demokraci, dëshiron të bëhet anëtare e familjes politike evropiane. Kosova meriton të njihet dhe të jetë shtet anëtar. Nga kjo nuk do të përfitonin vetëm qytetarët e vet, por edhe e gjithë Evropa pasi më me shume vende do te bashkoheshin sipas vlerave të njëjta. Prandaj jam dhe do të jem përkrahës i njohjes së Kosovës për ta atë të ecë në këtë rrugë evropiane.

    A2CNN: Por përse Ukraina nuk ka marrë ende një vendim lidhur me njohjen e Kosovës, edhe pse ashtu siç pretendoni, dy vendet ndajnë drama të njëjta…?

    Gocharenko-Ky është një vendim që sipas Kushtetutës i takon presidentit të Ukrainës. Dhe ai nuk e ka marre ende. Unë mendoj se herët a vonë ky vendim do të merret. Sot ndoshta ka disa pengesa, mbase e keni dëgjuar se Serbia po prodhon predha të cilat më pas i merr Ukraina. Jo drejtpërdrejtë, por përmes vendeve të treta. Ndoshta ka edhe arsye të tjera që unë nuk i di, po ky vendim nuk po merret. Mendoj se herët a vonë do të ketë një lëvizje në këtë drejtim. Unë sponsorizova projektligjin për njohjen e Kosovës në parlament. Nuk mendoj se duhet të luajmë lojëra me Serbinë apo ndonjë shtet tjetër. Mendoj se duhet të kemi një qëndrim tonin, i cili është i qartë; Kosova duhet të njihet”, ka thënë ai.

  • Marko Rosiqin, policia nuk e gjen në adresën e banimit

    Marko Rosiqin, policia nuk e gjen në adresën e banimit

    Përgatiti: Nora Luta

    Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi me dhjetë vjet burgim Marko Roshiqin, për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanovcit. Roshiqit, qytetar nga Mitrovica e Veriut, gjykata i caktoi masën e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

    Por, ai një javë pas, nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës, e as Policia në veri nuk e ka hasur në adresën e banimit.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me rastin e shpalljes së aktgjykimit ka caktuar edhe masën e paraburgimit, për të akuzuarin M.R. Me të caktuar masën e paraburgimit, menjëherë është lëshuar aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit dhe i është dërguar Stacionit Policor në Veri për ekzekutim. Nga Stacioni Policor në Veri, Gjykata është njoftuar se ka shikuar për ekzekutimin e aktvendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, mirëpo nuk e ka hasur të akuzuarin në adresën e banimit, andaj Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet sipas ligjit, të cilat janë dërguar në Polici për veprime të mëtejme”, tuhhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Avokati Mahmut Halimi përmes telefonit i ka thënë televizionit se nuk ka pasur asnjë kontakt me klientin e tij, që nga seanca kur ishte mbajtur fjala përfundimtare.

    Marko Roshiq, u dënua me 10 vjet burgim për veprën penale krim i organizuar, lidhur me veprën penale të vrasjes së rëndë.

    Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, përshkruhet se ai ishte përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit, pasi me veturë kishte përcjellë çdo lëvizje të tij para vrasjes, ndërsa pas, në rrobat e viktimës ishte gjetur një letër, me të dhënat e së njëjtës veturë.

    Sipas aktakuzës vetura ishte në pronësi të Roshiqit, dhe ai kishte përcjellë pas vrasjes edhe vëllain e Ivanoviqit. Aktgjykimi në këtë rast u shpall të premten e kaluar, dhe asnjëri nga të akuzuarit nuk ishin të pranishëm.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Mandati i Lajçakut, BE-ja thotë se është propozuar që atij t’i vazhdohet mandati edhe për 5 muaj të tjerë

    Mandati i Lajçakut, BE-ja thotë se është propozuar që atij t’i vazhdohet mandati edhe për 5 muaj të tjerë

    Bashkimi Evropian ka bërë të ditur që emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është propozuar që t’i zgjatet mandati edhe për pesë muaj të tjerë.

    Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në konferencën për media, ka bërë të ditur se propozimi është që Lajçaku të qëndrojë në pozitën e emisarit deri më 31 janar 2025 dhe vendimi pritet të merret nga Këshilli i BE-së.

    Vetë Miroslav Lajçak konfirmoi muajin e kaluar se nuk është afër fundit të mandatit të tij, si i ngarkuar për t’u marrë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se puna e tij vazhdon.

  • Gjermania thotë se i ka dërguar Ukrainës edhe një sistem Patriot

    Gjermania thotë se i ka dërguar Ukrainës edhe një sistem Patriot

    Gjermania tha më 5 korrik se në Ukrainë tashmë është dërguar edhe një sistem i mbrojtjes ajrore, Patriot, teksa Kievi po vazhdon të përballet me pushtimin e nisur nga Rusia.

    “Sistemi tretë Patriot nga Gjermania tashmë ka arritur në Ukrainë”, tha ambasadori gjerman në Ukrainë, Martin Jaeger, përmes një postimi në X.

    Në prill, Berlini kishte njoftuar se do t’i jepte Kievit këto lloje të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

    Ukraina po i bën thirrje mbështetësve të saj perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë mbrojtje ajrore, veçmas sisteme Patriot, të prodhimit amerikan. Ky sistem është i aftë të rrëzojë raketa hipersonike të Rusisë.

    Më shumë se dy vjet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Moska po vazhdon të sulmojë sistemin energjetik të Kievit, duke detyruar Ukrainën që të aplikojë reduktime të energjisë elektrike.

    Përveç sistemit Patriot, Berlini i ka dhënë Kievit edhe armë të tjera, duke nisur nga artileria e deri tek autoblindat. Pavarësisht se Gjermania i ka dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej miliarda eurosh, kancelari gjerman, Olaf Scholz, është përballur me kritika muajve të fundit për shkak se nuk po lejon dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi të llojit, Taurus.

    Gjermania ka shprehur frikën se këto raketa mund të përdoren për të shënjestruar caqe thellë brenda Rusisë./REL/