ATV

Category: Lajme

  • Remitencat kërkohet që shteti t’i orientojë në prodhim apo investime e jo të përdoren vetëm për konsum

    Remitencat kërkohet që shteti t’i orientojë në prodhim apo investime e jo të përdoren vetëm për konsum

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Vetëm gjatë muajit maj vlera e parave që mërgata i dërgoi në Kosovë arriti në rreth 120 milionë euro.

    Për këto para që kryesisht shpenzohen për konsum, ekonomistët vlerësojnë se shteti duhet të krijojëstrategji.

    Sipas ekonomistit Fidan Qerimi, Qeveria duhet të joshëmërgatën që me këto para të investohet dhe të krijohet mundësia e shumëfishimit.

    “ Të krijojmë një politik të cilën mërgata tëinvestojnë këto para të prodhon produkte ku ne te kemi mundësi që këto para të multiplikohen dhe përmes tyre të kemi një zhvillim ekonomik”, tha Qerimi.

    Për investimin e miliona eurove që vijnë nga mërgata ka disa opsione.

    Sido që të jetë, kontributi i mërgatës mbetet shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

    Në 5 muajt e parë të këtij viti, mërgata dërgoi në Kosovë afro 514 milionë euro./atvlive.tv

    Për më ndiqni linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/HFGEMkylefg?si=C47DoG_K4VakDhhl

  • Banorët e fshatit Shupkofc të Mitrovicës janë në hall, për shkak të ujërave të zeza dhe rrugëve të paasfaltuara

    Banorët e fshatit Shupkofc të Mitrovicës janë në hall, për shkak të ujërave të zeza dhe rrugëve të paasfaltuara

    PËRGATITI: DONITA BYTYQI   

    Ujëra të zeza e rrugë të ngushta pa trotuare, janë një ndër shqetësimet e banorëve të fshatit Shupkofc të Mitrovicës.

    Banorët e këtij fshati po ankohen për mungesën e shërbimeve infrastrukturore.

    Florim Fejza, banor në këtë fshat, ankohet se nuk mund t’i hapë dritaret për shkak të kundërmimit.

    I shqetësuar për gjendjen e keqe të rrugëve e për mungesë të kanalizimit, ishte edhe Islam Behrami, i cili thotë se për shkak të rrugës së ngushtë po rrezikohen fëmijët e kalimtarët. Ai theksoi se komuna deri tash nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi.

    Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Granit Tmava, thotë se po presin që sa më parë të nënshkruhet kontrata, në mënyrë që të nisin intervenimet.

    “Presim që në afat sa më të shpejtë të ndodhë edhe të lidhet kontrata, Komuna e Mitrovicës të furnizohet me kontratën për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, pritet që brenda këtij viti të punohet edhe në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve të cilat kanë mbetur të paasfaltuara, presim që të furnizohemi edhe me kontratë, ku banorët e asaj zone të kenë një qasje më të mirë dhe më të sigurt dhe të jemi në dispozicionin e tyre.”, tha Tmava.

    Drejtoria e shërbimeve publike në Mitrovicë, ende nuk ka ndonjë shifër të saktë se sa mund të kushtojnë intervenimet për sanimin e infrastrukturës në fshatin Shupkofc./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/k0_H0GIAT80?si=Je0QNpcvDwm5etMM

  • “Vranjevci” ende me shtylla të vjetra elektrike, banorët thonë se tash e sa vite nuk është intervenuar nga KEDS-i

    “Vranjevci” ende me shtylla të vjetra elektrike, banorët thonë se tash e sa vite nuk është intervenuar nga KEDS-i

    PËRGATITI: SARA SHEHU   

    Tash e një kohë, disa shtylla elektrike të vendosura në rrugën “Rexhep Gjeli” në Vranjevc, janë duke u rrëzuar.

    Banorët thonë se ndihen të rrezikur derisa theksojnë se ekipet e KEDS-it asnjëherë nuk kanë intervenuar në përmirësimin e gjendjes së tyre.

    Madje, sipas banorëve, shtyllat e vjetra elektrike janë tërrezikshme edhe për nxënësit pasi pak metra më larg është shkolla “Zenel Hajdini”.

    “Gjendja e njëjtë është moti shumë, nuk ështëndërmarrë asgjë, KEDS-i nuk na ka vizituar në këtëpjesë asnjëherë. Jemi në rrezik që mund të rrëzohen këto shtylla është mjaft shqetësuese kjo situatë”, tha një banor.

    Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi,tha se janë në dijeni për këtë ankesë të qytetarëve dhe se së shpejti do të intervenojnë edhe në këtë pjesë të lagjes.

    Ndryshe, për 10 vjet KEDS ka ndërruar më shumë se 142 mijë shtylla elektrike të vjetra, duke i zëvendësuar me të reja në të gjitha komunat e vendit./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=C6MrKgfN4Rw

  • Veturat e parkuara afër klinikave të QKUK-së, shkaktojnë tollovi

    Veturat e parkuara afër klinikave të QKUK-së, shkaktojnë tollovi

    PËRGATITI: SARA SHEHU 

    Hapësirat afër dyerve të klinikave të Qendrës Klinike Universitare janë shndërruar në parking për vetura.

    Tash e sa kohë parkimi i veturave në QKUK është një çështje problematike, pasi ato po parkohen në vende joadekuate, ndërkohë që ekziston parkingu adekuat.

    Madje, as ky shirit i vendosur afër klinikës së Emergjencës dhe asaj interne nuk po i ndal ngasësit e automjeteve që të mos i parkojnë veturat ku është e ndaluar.

    Mes tjerash, në këto hapësira janë dëmtuar edhe pengesat të cilat pamundësojnë parkimin e veturave.

    Por përcjellësit e pacientëve nuk e shohin shqetësuese këtë situatë.

    Derisa ky institucion i nivelit terciar posedon parking adekuat, ndonëse me pagesë, qytetarët e kanë një arsyetim pse nuk e përdorin atë.

    Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik, Universitar i Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim i ka thënë ATV-së se mosrespektimi i rregullave brenda oborrit të QKUK-së nga ana e qytetarëve, po krijon tollovi.

    “Ka parkingje të mjaftueshme për parkimin e automjeteve, por insistimi i palëve për ndalje dhe parkim sa më afër ndërtesave ku marrin shërbime, po krijon fluks në pika dhe kohë të caktuara në oborr, përkundër faktit se brenda oborrit kemi parkingun e madh, i cili ka kapacitet të mjaftueshëm. Këto fakte tregojnë se vetëdijesimi lë për të dëshiruar”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

    Sipas të dhënave të SHSKUK-së, brenda ditës në oborrin e QKUK-së, qarkullojnë më shumë se 3 mijë automjete nga të gjitha komunat e Kosovës./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/fYVy9V3h6R8?si=K-Nrhk-GX1lhqPg8

  • Kuvendi zgjedhor i AGK-së / Fatlum Jashari i ATV-së zgjedhet anëtar bordi, Xhemajl Rexha kryetar

    Kuvendi zgjedhor i AGK-së / Fatlum Jashari i ATV-së zgjedhet anëtar bordi, Xhemajl Rexha kryetar

    Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës sot zgjodhi kryesinë e re të organizatës.

    Gazetari i ATV-së, Fatlum Jashari është zgjedhur anëtar i bordit i Asociacionit të Gazetarëve, derisa Xhemajl Rexha u votua për edhe një mandat, në postin e kryetarit.

    Rexha para zgjedhjes premtoi se nëse merr sërish këtë post, ndër prioritetet të tjera do ta ketë edhe krijimin e një media qendre.

    Ndërkohë, me statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini).

    Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur Milot Hasimja (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).

  • Arrestohet në Morinë shtetasi nga Kosova i kërkuar nga Zvicra për pastrim parash

    Arrestohet në Morinë shtetasi nga Kosova i kërkuar nga Zvicra për pastrim parash

    Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Zvicra, për pastrim parash është arrestuar nga policia kufitare e Morinës.

    Shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç

    Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zvicerane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash.

    Vijojnë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Zvicër.

  • Sulm me armë në Turqi, dy të vdekur dhe 4 të plagosur

    Sulm me armë në Turqi, dy të vdekur dhe 4 të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku si pasojë e një sulmi me armë në autostradë, 2 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Diyarbakır – Bingol. Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një makine, e cila ishte në lëvizje.

    Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona që ndodheshin në makinë, mes tyre një fëmijë dhe një grua.

    Dy prej të plagosurve nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital.

  • Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar

    Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar

    Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

    Ky vendim, për të cilin më herët ishin marrë vesh vendet anëtare me kërkesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë është formal, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Vendimi u mor disa muaj pasi Lajçak ishte emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

  • ​Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë

    ​Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë

    Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë.

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamje nga fluturimi i pilotëve shqiptarë me helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+.

    Personeli i pilotëve të FA, tekikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.

    8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj. Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG. N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash përfshirë këtu menaxhimin e emergjencave si dhe fluturimin me instrumenta në kushte të vështira meteorologjike. Ndërsa Major Klajdi Tushe ka kaluar fazën e menaxhimit të emergjencave, fluturimit vizual dhe më pas do vazhdojë atë instrumental, raporton ATSh.

    Dy helikopterët e parë UH-60 Black Hawk erdhën në Shqipëri në janar të këtij viti, si porosi e parë e vendit tonë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

  • Komuna e Vushtrrisë do të punojë edhe të shtunave për mërgimtarët, Idrizi: E kemi bërë traditë që të ju ofrojmë shërbime enkas diasporës

    Komuna e Vushtrrisë do të punojë edhe të shtunave për mërgimtarët, Idrizi: E kemi bërë traditë që të ju ofrojmë shërbime enkas diasporës

    Komuna e Vushtrrisë, të shtunën, për të tretin vit radhazi ka bërë hapjen e sporteleve të veçanta që ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë muajve të verës, raporton Ekonomia Online.

    Bashkatdhetarët të cilët kanë nevojë që të pajisen me dokumente të ndryshme, tani mund pajisen me to edhe gjatë të shtunave nga ora 10:00 deri ne ora 14:00.

    Kryetari i komunës, Ferit Idrizi, tha se si komunë kanë obligim të madh familjarë edhe kombëtar ndaj diasporës për kontributin që ata kanë dhënë për Kosovën.

    Ai tha se ofrimi i shërbimeve enkas për diasporën ditëve të shtune është bërë traditë në këtë komunë.

    “Ju dëshiroj mirëseardhje familjeve tona nga diaspora që sinqerisht nëse dikujt i kemi obligim shumë të madh familjarë edhe kombëtar janë diaspora që në vazhdimësi kanë kontribuar për familjet e tyre, për familjet tona, për qytetin e Vushtrrisë dhe për gjithë Kosovën. Si komunë e Vushtrrisë tani me e kemi bërë traditë që të ju ofrojmë shërbime enkas diasporës ditëve të shtune siç po e shihni edhe vete të gjitha sportelet janë të gatshme me ju ofruar shërbime”, ka thënë ai.

    Drejtoresh e Administratë së Përgjithshme, Hyrije Uka Hoxha, tha se gjatë të shtunave bashkatdhetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet që ofrohen në Zyrat e gjendjes civile dhe në Qendrën për shërbim me qytetar.

    Ajo tha se risi këtë vit është që të gjitha dokumentet e gjendjes civile për përdorim të brendshëm janë pa pagës.

    “Në bazë të vendimit të kryetarit të Komunës nga sot 6 korrik deri me 31 gusht 2024, do të jemi në shërbim të bashkatdhetarët edhe gjatë vikendit pra të shtunave duke filluar nga ora 10:00 deri ne ora 14:00. Në Zyrat e gjendjes civile dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, bashkatdhetarët tanë mund të marrin të gjitha shërbimet që ofron Zyra e gjendjes civile, duke filluar nga certifikatat e lindjes, regjistrimet e lindjeve të ndodhura jashtë Kosovës, regjistrimet e vdekjeve dhe mund të bëjnë terminët për kurorëzime. Në Qendrën për shërbim me qytetar, mund ti bëjnë të gjitha kërkesat dhe ankesat që atyre ju interesojnë. Një risi për këtë vit është që vendimi i kryetarit të komunës të gjitha dokumentet e gjendjes civile për përdorim të brendshme janë pa pagës e gjithashtu edhe për bashkatdhetar”, ka thënë ajo.

    Drejtoresha për Diaspor, Medina Bunjaku, tha se si drejtori kanë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme për diasporën.

    “Kemi organizuar aktivitet dhe jemi në fazën përmbyllëse të tyre që do të mbahen në pjesën e parë të korrikut dhe në pjesën e dytë gjatë muajit gusht. Vlen të theksohet që janë lëshuar edhe disa parkingje të shkolla dhe gjimnazeve të cilat do të jenë pa pagës për të gjithë bashkatdhetarët që vijën në pushim këtu. Jemi në fazën përgatitore të tri koncerteve, do të mbahen edhe aktivitete për fëmijë”, ka thënë ajo.

    E qytetarja Nazmie Mema, e cila u pajis me dokumentin e vendbanimit, tha se puna gjatë të shtunave mërgimtarëve do ti ju lehtësoj që të marrin shërbime më shpejt.

    “Po ky vendimi i komunës së Vushtrrisë është i qëlluar për shkak se e kanë kohën e limituar diaspora në vendlindje dhe i ndihmon shumë. Unë gjithashtu morra sot një certifikata për vendbanim këtu. Po sigurisht të shtunave nuk kanë punuar, kemi pritur, tollovi radhë të gjata, tash gjithçka më lehtë më mire, nuk kemi pritur as pak”, ka thënë ajo.