ATV

Category: Lajme

  • Shkelje e privatësisë, KESCO-ja gjobitet me 20 mijë euro

    Shkelje e privatësisë, KESCO-ja gjobitet me 20 mijë euro

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI     

    20 mijë euro gjobë i është shqiptuar KESCO-s, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Sipas komisioneres së Agjencisë, Krenare Sogojeva, edhe pas 30 qershorit, afatit të fundit që iu dha ndërmarrjeve për përgatitje në lidhje me procesimin për mbrojtjen e të dhënave personale, KESCO-ja ka vazhduar shpërndarjen e faturave pa zarfe.

    KESCO-ja u gjobit pasi u analizuan ankesat e qytetarëve.

    Nëse KESCO-ja apo ndërmarrjet e tjera vazhdojnëshpërndarjen e faturave me metodën e vjetër, gjoba do të dyfishohet.

    Të paktën deri të hënën pasdite, Agjencia nuk kishte asnjë përgjigje zyrtare nga KESCO-ja.

    Por duke mos dhënë shumë detaje, nga kompania qëbën faturimin e energjisë elektrike, thanë për ATV-nëse ditët në vijim do ta bëjnë analizimin e vendimit.

    Për të njëjtën arsye, për shpërndarjen e faturave pa zarfe, në vitin 2016 Agjencia për informim dhe privatësi kishte dërguar ankesë ndaj KESCO-s nëgjykatë.

    Gjykata Themelore e Prishtinës, dy vjet më vonë, KESCO-s i kishte shqiptuar gjobë 9 mijë euro.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Dëshmon amerikani në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Dëshmon amerikani në rastin Thaçi dhe të tjerët

    PËRGATITI: ARMAND HOTI      

    Operacioni i KFOR-it, i datës 9 gusht 1999, në një bujtinë që përdorej nga UÇK-ja, qe në listën e pyetjeve për dëshmitarin amerikan, ish–ushtarin Steven Russel në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Në gjykimin në rastin Thaçi dhe të tjerët, Russel tregoi për atë që trupat paqeruajtëse gjetën në lokacionin e përmendur.

    Më tej, Russel tha se kur filloi operacioni kanë pritur të mos gjenin asgjë për shkak se anëtarët e UÇK-së iu kishin thënë të kontrollonin, por nuk do të gjenin asgjë.

    Ai thotë se në operacion, tre posedues të kartave të ushtrisë jugosllave ishin prezent.

    Sipas tij, aty ishin Adrian Mehmeti, Abdurrahman Ramadani dhe Shaqir Shaqiri.

    Në proces, dëshmitari u pyet edhe lidhur me rolin e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it, për hetime të paanshme të krimeve nga palët.

    Russel është dëshmitari i 76-të, i Zyrës së Prokurorit Special.

    Në seancë ai u paraqit, me tre përfaqësues të Qeverisë amerikane.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

    Ngrihet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Siç ka bërë të ditur Prokuroria, i pandehuri për rreth rreth dy vjet ka bërë keqpërdorim.

    “Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, pas bastisjeve të Njësisë së Hetimeve Speciale, në zyrën e tij në KEK dhe në dy banesat e tij. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. Në shtator, ai u lirua nga paraburgimi, por i ishte ndaluar të afrohej në objektin e KEK-ut në një distancë prej 50 metrash.

    Më 25 prill 2023, Krasniqi ishte suspenduar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

  • AIP gjobit KESCO-n, shpërndau faturat pa i futur në zarf

    AIP gjobit KESCO-n, shpërndau faturat pa i futur në zarf

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), si autoritet mbikëqyrës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KESCo) për mos ndër marrjen e masave të nevojshme të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar disa ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave) lidhur me veprimin se KESCo ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve.

    Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCo ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore.

    Veprimi i Agjencisë për shqiptimin e gjobës ndaj KESCo është ndërmarrë pas fushatës ndërgjegjësuese që Agjencia ka zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2024, me të gjitha kompanitë që bëjnë shpërndarjen e faturave, me ç ‘rast ka kërkuar zbatimin e detyrimeve ligjore që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve. Me qëllim të përgatitjes së kushteve, Agjencia ka kërkuar nga Kompanitë që deri më 30 qershor 2024, të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e të dhënat personale.

    Siguria e të dhënave personale është një e drejtë themelore e qytetarëve dhe mbrojtja e këtyre të dhënave duhet të jetë prioritet për çdo kompani që i përpunon të dhënat personale.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdoje mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga kompanitë private dhe institucionet publike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

  • Osmani takon komandantin e KFOR-it, kërkon hapjen e urës, por në koordinim me aleatët

    Osmani takon komandantin e KFOR-it, kërkon hapjen e urës, por në koordinim me aleatët

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, duke shkruar për hapjen e urës së Ibrit.

    Osmani shkroi se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, por shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.

    “Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

  • Gashani: Janë rritur raportimet e qytetarëve për të shtënat me armë në ahengje

    Gashani: Janë rritur raportimet e qytetarëve për të shtënat me armë në ahengje

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i grupit për implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë –AVLE. Takimi u kryesua nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, përkatësisht Koordinatori Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.

    Në këtë takim u bë një vlerësim i përgjithshëm i të gjitha objektivave strategjike dhe zbatimit në praktikë të aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Udhërrëfyesi Rajonal, ku u konstatua se një pjesë e madhe e aktiviteteve janë duke u zbatuar sipas dinamikës së planifikuar, ndërkohë që u diskutuan edhe sfidat për disa aktivitete tjera.

    Ky takim pati theks të veçantë, fushatën vetëdijesuese: “Festo me zemër, jo me armë”, që është duke u zbatuar aktualisht nga MPB dhe me këtë rast Zëvendësministri Gashani, vuri në pah se kjo fushatë do të vijojë të jetë dinamike gjatë gjithë vitit, me qëllim që të arrihen synimet për rënien e numrit të rasteve ku ka të shtëna festive.

    Zëvendësministri Gashani vuri në dukje se fushata është duke i dhënë efektet e saj, pasi kemi një numër të shtuar të rasteve kur qytetarët janë duke i raportuar këto të shtëna, ndërkohë që këto raportime janë duke u trajtuar seriozisht në veprime konkrete nga Policia e Kosovës, të cilët janë dukë ndërhyrë në konfiskimin e armëve dhe arrestimin e të dyshuarave.

    Në këtë takim si sfidë e rëndësishme u diskutua edhe forma e cilësimeve të veprave, në rastet kur ka të shtëna me armë dhe i gjithë grupi u dakordua se kjo formë në të ardhmen duhet të ndryshojë bazuar në ligjet në fuqi dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

  • Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Shqipëri, aktive vetëm 3 vatra

    Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Shqipëri, aktive vetëm 3 vatra

    Reshjet e shiut duket se kanë ndihmuar forcat zjarrfikëse në shuarjen e 28 vatrave të zjarrit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se aktive vijojnë të mbeten 3 vatra zjarri.

    “Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive. Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi”, thotë ministri në një postim në Facebook.

  • Vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

    Vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

    Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës. Gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, do të vazhdojë këtë të hënë (sot, 19 gusht), pas pushimeve të verës.

    E ashtuquajtura Gjykatë Speciale do të vazhdojë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas rreth tri javëve në pushime verore. Gjyqi në rastin e katër ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – rasti më i madh i Gjykatës Speciale – do të nisë në orën 09:00, ndërsa në bazë të kalendarit, seancë do të ketë edhe të martën e të mërkurën (20 e 21 gusht).

    DHSK-ja në vendimin e fundit për Thaçin dhe Veselin ka konstatuar se ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e gjykatës dhe kryejnë krime kundër kundërshtarëve të perceptuar të UÇK-së apo dëshmitarëve, prandaj ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj. Kjo masë ndaj tyre është vazhduar përmes dy vendimeve të ndara nga kryetari i trupit gjykues.

    Ndryshe, nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar rreth 80 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa këtë të hënë pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës. Kjo seancë, që pritet të zgjasë disa ditë, sipas njoftimit, do të jetë e hapur për publikun.

    Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999. Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

  • Mërgimtarit i vidhet vetura me targa gjermane në Gjilan, Policia e kap në afat rekord hajnin

    Mërgimtarit i vidhet vetura me targa gjermane në Gjilan, Policia e kap në afat rekord hajnin

    Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Kështu e pësoi edhe një mërgimtar nga Gjermania, vetura e të cilit u vodh gjatë ditës së djeshme në Gjilan, por që Policia këtë herë e kapi hajnin në afat rekord, raporton Sinjali.

    Sinjali mëson se viktima e denoncoi rastin në Polici dhe kërkoi ndihmë për gjetjen e veturës së tij, që u vodh në rrugën “Sadullah Brestovci” në Gjilan.

    Si rezultat i raportimit, Policia arriti të sigurojë prova, që çuan në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

    Pasi i dyshuari u kap, vetura e vjedhur u gjet dhe iu kthye mërgimtarit.

    Ndaj të dyshuarit që u prangos, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

  • Bill Clintoni sot feston 78-vjetorin e lindjes

    Bill Clintoni sot feston 78-vjetorin e lindjes

    Sot është ditë e veçantë për familjen Clinton, por edhe për gjithë shqiptarët e Kosovës.

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, feston ditëlindjen dhe sot i mbush 78 vjeç.

    Ai ishte presidenti i 42-të i Amerikës dhe iu gjet popullit të Kosovës në një kohë shumë të vështirë.

    Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA.

    Ai është një politikan amerikan i cili shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.