ATV

Category: Lajme

  • 82 aksidente dhe mbi 2400 tiketa për kundërvajtje brenda 24-orëve

    82 aksidente dhe mbi 2400 tiketa për kundërvajtje brenda 24-orëve

    Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë 24-orëshit të fundit janë shqiptuar 2465 tiketa për kundërvajtje në trafik.

    Ndërsa, janë raportuar edhe 82 aksidente trafiku, ku 53 prej tyre janë më dëme materiale dhe 29 më të lënduar.

    Po ashtu, policia ka arrestuar 17 persona.

  • Bashkatdhetarët këtë vit dërguan më pak para

    Bashkatdhetarët këtë vit dërguan më pak para

    Remitencat gjatë këtij viti kanë pësuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga bashkatdhetarët kapin vlerën rreth 120 milionë euro, krahasuar me 124 milionë sa ishin gjatë vitit 2023.

    Përfaqësues të bizneseve shprehen të shqetësuar se sivjet pati më pak bashkatdhetarë, derisa thonë se ata janë infuzion për ekonominë e vendit.

    Pushimet edhe sivjet i kaluan në Kosovë, megjithëse mërgimtarët kësaj here sollën më pak para.

    Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vlera e remitencave gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ishte 119.71 milionë euro, krahasuar me 124 milionë euro sa kishte qenë në periudhën e njëjtë të 2023-s.

    Shpresat për ringjallje financiare bizneset edhe këtë vit i patën te mërgimtarët, për çka shprehen të shqetësuar se sivjet ardhja e tyre u vonua.

    Mirëpo nga Oda Ekonomike e Kosovës presin që gjendja të stabilizohet gjatë dy muajve të ardhshëm.

    Më së shumti dërgesa të parave në Kosovë ka pasur nga Gjermania, Zvicra, Italia e Austria.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në Hagë, sot për të dytën ditë me radhë, pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 76-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ish-oficeri i forcave amerikane në KFOR, Steven Rusell. Në sallën e gjyqit ai të hënen kishte ardhur i shoqëruar nga tre përfaqësues të qeverisë amerikane.

    Ish-oficeri i forcave amerikane të KFOR-it u përball edhe me mbrojtjen e të akuzuarve pasi në dëshminë e tij me shkrim Rusell kishte dhënë disa deklarata të çuditshme lidhur me ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

    Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, e pyeti atë lidhur me qëndrimet tij, rreth deklaratës së dhënë para prokurorisë ku kishte thënë se fushata ajrore e NATO-s më shumë impononte një rezultat dhe nuk kishte qëllim paqeruajtës.

    Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen tri seanca, raporton RTKlive.

    Ndryshe rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

    Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

  • Kjo është gjendja në pikë-kalimet kufitare në Kosovë

    Kjo është gjendja në pikë-kalimet kufitare në Kosovë

    Fluks më i vogël i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë.

    Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë mëngjesin e sotëm janë deri në 30 minuta. Po kaq pritje ka edhe te Dheu i Bardhë.

    Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

  • Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar

    Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar

    Një grua nga Ferizaj ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë.

    Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 12 gusht ndërkohë që është raportuar të hënën, më 19 gusht.

    “Më 19.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar, derisa nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.

  • Vdes një person në një aksident trafiku në Graçanicë

    Vdes një person në një aksident trafiku në Graçanicë

    Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graçanicës.

    Në aksidentin që ka ndodhur para mesditës të së hënës janë përfshirë dy automjete, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    “Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës”, ka thënë ajo.

    Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.

  • Ministrja Hajdari mban sot konferencë për media

    Ministrja Hajdari mban sot konferencë për media

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, mban konferencë për media.

    Siç thuhet në njoftim, kjo konferencë do të mbahet me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për skemën e garantëve për certifikimin e produkteve dhe skemën e garantëve të Iniciativës për Fuqizim Digjital.

    Konferenca fillon nga ora 10:00.

  • Ura e Ibrit, nga “hapja patjetër”, deri të “koordinimi për hapje”

    Ura e Ibrit, nga “hapja patjetër”, deri të “koordinimi për hapje”

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI    

    Shtatë ditë nga pranimi i rezultateve të testit për stabilitetin e urës kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, pos vazhdimit me ngjyrosje e suvatim, Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa të mëtejmë drejt hapjes së saj.

    Vetë kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, tha se “do të vazhdojë konsultimet dhe koordinimin me partnerët”, ndërsa ministri Elbert Krasniqi po atë ditë theksoi se “çdo veprim i ndërmarrë do të jetë i bashkërenduar”.

    Duke përsëritur se kjo çështje “assesi nuk duhet të bëhet temë e dialogut me Serbinë”, sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani në takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, kërkoi hartimin e një plani tëpërbashkët.

    Në një postim në rrjetet sociale, presidentja shkroi se“suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatët”.

    Ndërkaq, KFOR-i nuk dha qëndrim të ri.

    Qëndrimi i SHBA-së, se nuk e mbështet hapjen e urës në këtë moment, krahas QUINT-it dhe KFOR-it, në vlerësimin e politologut Fidan Ukaj, ndikoi te Qeveria.

    “Një mesazh shumë i qartë në adresë të institucioneve të Kosovës tashmë është bërë edhe në analet jo-publike, dhe siç duket institucionet e Kosovës atë vrullin, atë hovin e madh për hapjen e urës e kanë ndalur. Dhe, tanimë takimet me e kryeministrit me komandantin e KFOR-it, dhe sot me presidenten, siç duket tash institucionet janë vendosur në rrafshin diplomatik duke provua me e bindë faktorin ndërkombëtar që ura e Ibrit duhet tëhapet”, deklaroi Ukaj.

    Duke përmendur nevojën për ndërtimin e një strategjie, Ukaj nuk pret hapa të pabashkërenduar.

    “Hapja e urës duhet të bëhet gjithnjë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, po ashtu, komponentin e tretë të sigurisë, e që është vendimtare në territorin e Kosovës, që është NATO, KFOR-i”, tha tutje Ukaj.

    Qeveria nuk tregoi nëse është pajtuar me këshillën amerikane, për të pritur një moment më të përshtatshëm për veprim.

    Më 2 Gusht, kryeministri Albin Kurti ua prezantoi ambasadorëve të QUINT-it planin e Qeverisë për hapjen e urës kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Të reshurat u shkaktojnë mijëra euro dëme bujqve në Skenderaj

    Të reshurat u shkaktojnë mijëra euro dëme bujqve në Skenderaj

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI    

    Ismet Kadriu nga Likoci i Skënderajt thotë se e diela e 18 gushtit ishte më e rënda prej se merret me kultivim të perimeve, qe 12 vjet.

    Dy hektarë me të mbjella, ia dëmtoi shiu e breshri.

    Një ditë më vonë, Kadriu doli të shohë nëse i ka shpëtuar diçka nga specat e domatet. Por vlerëson se s’ka mbetur gjë, ndërsa dëmi thotë të ketë vlerë 15 mijë euro.

    Bujku tjetër nga Kopiliqi i Epërm, Agron Musliu, thotëse u desh t’i anulonte të gjitha porositë që duhej t’ua dërgonte myshterinjve.

    Të dëmtuarit thonë se dëmet nga të reshurat nuk mund t’i përballojnë, pa ndihmë të institucioneve.

    Këto kërkesa ia thanë direkt drejtorit të Bujqësisë, Behxhet Maliqi, i cili erdhi në ara, t’i shohë nga afër dëmet.

    Ai ftoi bujqit që kërkesën e tyre ta adresojnë nëdrejtori, brenda afatit të caktuar, jo më larg se 8 ditë.

    Por pavarësisht premtimeve të drejtorit për kompensim, bujqit thonë se nuk iu kompensuan as dëmet e para 2 vjetëve.

    Shiu e breshri i një dite më parë, përveç Skenderajt, kishin shkaktuar dëme në kultura bujqësore edhe në Suharekë e Podujevë.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Më pak se një javë, regjistrohen 177 raste të reja me COVID-19

    Më pak se një javë, regjistrohen 177 raste të reja me COVID-19

    PËRGATITI: SARA SHEHU     

    Për gjashtë ditë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 400 mostra tëdyshuara për SARS COV-2, 177 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID–19.

    Në njoftimin e IKSHPK-së, raportohet edhe për dy pacientë të vdekur, për të cilët të dielën ka raportuar ekskluzivisht ATV-ja.

    Ndërkaq, gjatë të hënës, dy pacientët e vdekur nga Covid-19, sipas drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, kishin edhe sëmundje të tjera kronike.

    “Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të spitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri në moshën 80–vjeçare i cili ka qëndruar në këtë klinikë dy orë, ngase ka pasur sëmundje tjera të rënda kronike. E pacienti tjetër në moshën 67–vjeçare i cili lëngonte nga sëmundje të rënda kronike që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive”, deklaroi Vishaj.

    Vishaj, i cili nuk u deklarua para gazetarëve por zgjodhi videomesazhin, tha se klinika Infektive, aktualisht është e furnizuar me terapi

    “Për momentin në Klinikën Infektive kemi mjaftueshëm oksigjeno-terapi, kemi barna dhe staf mbështetës mjaftueshëm. Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik, ne jemi duke e përcjellë me vëmendje të shtuar situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situatat do të veprojmë konform situatës e cila vjen”, tha tutje ai.

    Gjendja vlerësohet të jetë nën kontroll, mirëpo sipas infektologut Hamdi Ramadani, ekziston rreziku që COVID-19, të përhapet përsëri.

    Të shqetësuar me rritjen e numrit të rasteve pozitive janë shprehur edhe qytetarët.

    Gjatë të hënës, ATV-ja ka tentuar të marrë një përgjigje në Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe në IKSHPK, nëse ka mjaftueshëm në stok vaksina kundër koronavirusit, por asnjëri nga institucionet nuk ka kthyer përgjigje.

    Pavarësisht kësaj, në postimin e fundit, IKSHPK-jarithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: