ATV

Category: Lajme

  • ​Ish-deputeti serb: Perëndimi e di se Vuçiq organizoi sulmin në Banjskë

    ​Ish-deputeti serb: Perëndimi e di se Vuçiq organizoi sulmin në Banjskë

    Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq e ka organizuar sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

    Në një tryezë me temën “Destabilizimi hibrid i rajonit dhe hapja e Urës së Ibrit”, Shormaz ka thënë se vtë Vuçiq asnjëherë nuk e ka mohuar një gjë të tillë, derisa ka shtuar se që është organizator i atij sulmi Vuçiq e di edhe Perëndimi.

    “Për atë që ndodhi në Banjskë (unë e kam thënë disa herë dhe ja tani ku po e përsëris), e që askush deri më tani nuk e ka përmendur e që Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk ka thënë se nuk është e vërtetë, pastaj disa nga partitë politike opozitare thonë se ai nuk ka kurrfarë lidhje me këtë, por ja që unë dua të them se aksioni që na solli deri të Banjska, direkt ka qenë i organizuar nga Aleksandar Vuçiqi, e që këtë gjë natyrisht e dinë mirë edhe partnerët tanë nga perëndimi.

    Nuk po them se Aleksandar Vuçiq e ka ditur se do të vritet polici shqiptar në Banjskë, nuk po them se Aleksandar Vuçiq e ka ditur se çfarë do të ndodhë në Banjskë konkretisht, por po them se i tërë ai aksion ka qenë i organizuar nga ana e tij dhe ata 200-300 njerëz nga veriu kanë qenë të organizuar prej tij, kanë qenë të armatosur, e që të gjithë e dimë se me çka kanë qenë të armatosur, kurse tani ajo do të jetë pjesë edhe e procesit gjyqësor në Prishtinë”, ka thënë ai.

    Shormaz, i cili ka qenë deputet për 20 vjet në Serbi, e edhe nga radhët e SNS-së, ka treguar edhe për prejardhjen e armëve që janë përdorur në Banjskë.

    “Armët janë nxjerrë nga depot dhe kazermat e Ushtrisë së Serbisë për shkak se presidenti ynë ka menduar se ai aksion do të ketë sukses, por që përfundoi tragjikisht me katër jetë njerëzish dhe pa suksesin siç ishte planifikuar që katër komunat veriore plotësisht dhe totalisht t’i shkëputeshin qeverisjes së Kosovës, dhe hajde le të mos themi t’i bashkoheshin Serbisë sepse kjo ndoshta ishte planifikuar për të ardhmen, sepse përndryshe mua në vitin 2010 Aleksandar Vuçiq ma ka thënë në fytyrë se ‘më së miri do të ishte që katër komunat t’i bashkoheshin Serbisë dhe pjesa tjetër e Kosovës të bëhet e pavarur’, etj”, u shpreh ai.

    Në sulmin terrorist në Banjska, për të cilin përgjegjësinë e mori krimineli Milan Radoiçiq, kishte mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës ka konfiskuar armatim të madh në atë pjesë të territorit, Radojciq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndonëse është i kërkuar nga Interpol-i.

  • ​Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit nga Maqedonia e Veriut

    ​Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit nga Maqedonia e Veriut

    Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave për kapjen e personit në fotografi.

    I dyshuari Shefik Nexhipi (1956), shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohet për përfshirje veprën vjedhje e rëndë, thuhet në njoftim.

    Qytetarët për çdo informatë që kanë në lidhje me personin e kërkuar mund të raportojnë në polici në numrin e telefonit 192.

  • ​Togeri i FSK-së diplomon në SHBA

    ​Togeri i FSK-së diplomon në SHBA

    Toger Islam Bajramaj ka përfunduar me sukses kursin bazik për oficer të Këmbësorisë (IBOLC)

    Kursi kishte për qëllim përgatitjen e oficerëve në teknikat dhe taktikat për të drejtuar dhe udhëhequr një togë.

    Përveç ushtarakëve amerikanë, në kurs kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Tailanda, Koreja e Jugut, Uruguai, Singapori, Libani dhe Hungaria.

    Për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marrë çmimin studenti më i mirë ndërkombëtar dhe ka hyrë në listën e komandantit, njofton FSK.

  • Një qytetar në Prishtinë sulmohet nga një turmë e qenve endacakë

    Një qytetar në Prishtinë sulmohet nga një turmë e qenve endacakë

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:20 në afërsi të Ortopedisë së Vjetër në Prishtinë, ku qytetari është kafshuar nga 15 qen endacakë.

    Dy kalimtarë të rastit kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar viktimën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ku ai ka marrë trajtim mjekësor me qepje në duar dhe fashim në më shumë se 15 vende në trup.

    Në fotografitë e siguruara nga ATV, viktima shihet me plagë tejet të rënda.

  • Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar – qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

    Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar – qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se situata në pikat kufitare të veriut nuk pritet të eskalojë, edhe pse për nesër është paralajmëruar bllokimi i tyre.

    Ai ka këshilluar qytetarët që të shmangin frekuentimin e këtyre pikave pas orës 18:00 dhe ka theksuar se Policia e Kosovës ka përgatitur plane operacionale për çdo skenar të mundshëm.

    “Po gjithmonë kur kemi informacion se diçka mund të ndodhë ne kemi planet tona operacionale mirëpo duke marr parasysh natyrën e situatës në veri nuk na zë asgjë në befasi. Kështu që konsiderojmë për çdo gjë do të kaloi në rregull në rast se kemi bllokada në pika kufitare serbe.

    Ajo që duhet të kenë kujdes qytetarët është që ata mos i frekuentojnë mundësisht këto pika kufitare nga ora 18:00 ashtu siç është paralajmëruar.

    Sipas informacioneve që i kemi se si do të zhvillohet por me siguri nuk do të jenë të gjitha pikat që ata i kanë përmend aty. Nuk ka gjasë për eskalim të situatës në Kosovë, nëse ndodhë diçka ne jemi këtu”, ka thënë Elshani.

    Elshani gjithashtu komentoi edhe lidhur me intervistimin e pesë të dyshuarve për mbylljen e ish-objekteve të komunave paralele, duke theksuar se kjo çështje është në duart e hetuesve dhe prokurorisë.

    “Kjo është punë e hetuesve dhe e prokurorit në fjalë, mesa e di janë pesë ftesa të cilat i kemi shpërnda, katër i kemi gjet nëpër shtëpia, një jo. Kaq mund të them unë. Arsyeja pse ata intervistohen lidhet me rastin e komuna paralele që kemi mbyllur të premten e kaluar”, ka përfunduar Elshani.

    Telegrafi mëson se njëri nga të dyshuarit pritet të intervistohet në orën 14:00, kurse tjetri në orën 16:00.

    Ndryshe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) u ka bërë thirrje të mërkurën vonë shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre transit, për shkak të, siç tha, paralajmërimeve për bllokimin e rrugëve në Serbi që çojnë drejt vendkalimeve kufitare këtë javë.

    Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku u ka kërkuar mërgimtarëve që planifikojnë të udhëtojnë që t’i shmangin të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë.

  • Periudha janar-gusht, ATK-ja mbledh mbi 62 milionë euro tatime më shumë

    Periudha janar-gusht, ATK-ja mbledh mbi 62 milionë euro tatime më shumë

    Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të hyrat për këtë periudhë janë rritur për 62.9 milionë euro, duke reflektuar pozitivisht në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e performancës dhe zbatimin e reformave strategjike.

    Totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642.0 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e transparencës.

    Ndikimi i reformave të ndërmarra përfshinë digjitalizimin e proceseve të punës, trajtimin e borxheve tatimore, krijimin e kanaleve për raportim të rasteve korruptive, luftimin e evazionit tatimor, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë disa nga reformat të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e performancës.

    ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimin e hendekut tatimor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë saktë detyrimet tatimore.

  • Për çka biseduan në telefon Scholzi dhe Vuçiqi?

    Për çka biseduan në telefon Scholzi dhe Vuçiqi?

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë me dije se ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Berlinit.

    “Një bisedë e shkëlqyer dhe shumë produktive me kancelarin Scholc për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Shkëmbyem mendime për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të Procesi të Berlinit”.

    Në bisedën telefonike me Scholzin, kryetari I Serbisë thotë se kanë diskutuar edhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

    “Biseduam edhe për nevojën në rritje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në rajon për zgjidhjen e çështjeve të shumta me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, e veçanërisht për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

  • Emërohet kryeministri i ri i Francës

    Emërohet kryeministri i ri i Francës

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, të enjten e emëroi Michel Barnier-in si kryeministër të Francës.

    Njoftimi i shumëpritur vjen rreth dy muaj pasi asnjë parti nuk e siguroi shumicën në zgjedhjet e parakohshme, duke çuar në ngërç të bisedimeve për atë se kush duhej ta udhëhiqte qeverinë e re, raporton “France 24”.

    Macroni kishte kërkuar nga kryeministri në largim, Gabriel Attal, që ta mbante postin për ta siguruar stabilitetin politik të vendit.

  • Kontrollori i trafikut ajror u gjet duke fjetur në orarin e punës në një aeroport në Australi

    Kontrollori i trafikut ajror u gjet duke fjetur në orarin e punës në një aeroport në Australi

    Një kontrollor i trafikut ajror që punonte në një aeroport të madh australian u gjet në gjumë në fund të turnit të tyre të natës, sipas një hetimi nga Byroja australiane e Sigurisë së Transportit.

    Punëtori kishte firmosur për turnin e tyre, i cili funksiononte nga ora 22:00. deri në orën 6 të mëngjesit, në Brisbane Centre, qendra kryesore e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Brisbane, transmeton Telegrafi.

    Qendra Brisbane monitoron trafikun ajror për pjesën më të madhe të Australisë veriore, dhe kontrollori që u gjet në gjumë po monitoronte trafikun ajror në dhe rreth Cairns, një qytet rreth 850 milje në veri të Brisbane.

    Incidenti ndodhi më 9 dhjetor 2022, kur një kontrollues i turnit të mëngjesit mbërriti në punë në orën 5:15 të mëngjesit për të gjetur homologun e turnit të natës duke fjetur në tastierë.

    Sipas raportit, punëtori u gjet i shtrirë në dy karrige me një batanije i mbuluar. Ai mbante ende kufjet dhe ekrani i situatës së ajrit ishte i ndezur.

    Pasi u sigurua se nuk kishte trafik në zonë, stacioni iu dorëzua kontrollorit tjetër. Raporti thoshte se ndërtesa e Qendrës Brisbane ishte më e freskët gjatë natës dhe se konsiderohej praktikë normale që batanijet të përdoren gjatë ndërrimeve të natës.

    Thuhet se punëtori kishte 10 vjet përvojë si kontrollor dhe ishte atë pozitë për tre vjet. Megjithatë, për shkak të ndryshimeve të listës në minutën e fundit, ata kishin bërë turnin e shtatë të natës në nëntë ditë dhe nuk kishin marrë periudhën e rekomanduar të pushimit në mes.

  • Osmani shtron drekë për ministren e jashtme të Finlandës

    Osmani shtron drekë për ministren e jashtme të Finlandës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar drekë për ministren e jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, raporton EO.

    Gjatë ditës, kryediplomatja finlandeze është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ku bashkërisht mbajtën edhe një konferencë për media.

    Ajo, pas kësaj dreke, pritet të takohet edhe me kryeministrin Kurti, në Qeverinë e Kosovës.