ATV

Category: Lajme

  • Kjo është logoja e KQZ-së, që do të përdoret për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Kjo është logoja e KQZ-së, që do të përdoret për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar për logon që do të përdoret në zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, raporton EO.

    Arianit Elshani, nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, ka thënë se ky ka qenë vetëm një ndryshim teknik.

    “Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postare që krijohen nga KQZ-ja. Është vetëm aspekti i tekstit, kjo përmbush kërkesën e Këshillit për Operacione Zgjedhore”, tha ai.

  • Largohen edhe 11 dëshmitarë në Hagë, 7 të tjerë dorëzojnë dëshminë me shkrim

    Largohen edhe 11 dëshmitarë në Hagë, 7 të tjerë dorëzojnë dëshminë me shkrim

    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka njoftuar se s’do të mbështetet më në dëshminë e 11 dëshmitarëve të caktuar më parë.

    Po ashtu, ZPS ka vendosur që deklaratat e shtatë dëshmitarëve t’i paraqesë me shkrim, e jo personalisht në sallën e gjyqit.

    “ZPS nuk synon më të mbështetet në provat e njëmbëdhjetë (11) në vijim dëshmitarëve. Përveç kësaj, ZPS-ja synon të dorëzojë provat e shtatë (7) dëshmitarëve me shkrim, në vend që t’i thërrasë ata për të dëshmuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

  • Egjipti thotë se s’do të pranojë ndryshime të sigurisë në kufirin me Gazën

    Egjipti thotë se s’do të pranojë ndryshime të sigurisë në kufirin me Gazën

    Egjipti nuk do ta pranojë asnjë ndryshim të masave të sigurisë që ekzistonin në kufirin e tij me Gazën para se të shpërthente lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – tetorin e kaluar, tha të mërkurën ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.

    Siguria në kufi dhe nëse Izraeli do të vazhdojë të ketë prani të trupave përgjatë një zone të sigurisë 14 kilometra të gjatë, e njohur si Korridori Filadelfi, janë bërë pika kyçe në bisedimet mujore për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Gazë.

    Ushtria izraelite dërgoi trupa në Korridorin Filadelfi në maj, kur e nisi një ofensivë përreth Rafahut.

    Egjipti, i cili është ndërmjetës në bisedimet për armëpushim, thotë se Izraeli duhet t’i tërheqë trupat dhe se palestinezët duhet të kenë përsëri prani në pikëkalimin Rafah mes Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Gazës.

    “Egjipti e përsërit qëndrimin e vet, nuk e pranon asnjë prani ushtarake përgjatë anës së kundërt të pikëkalimit kufitar dhe të korridorit të lartpërmendur”, tha Abdelatty për gazetarë gjatë një konference për shtyp me homologun e vet amerikan, Antony Blinken, në Kajro.

    Abdelatty tha gjithashtu se çdo përshkallëzim, përfshirë shpërthimet e pjexherëve nga të cilat u plagosën mijëra njerëz të martën në Liban, do të krijojë pengesa për arritjen e një armëpushimi në Gazë./REL/

  • Hungaria s’do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE, s’i kontribuon dialogut

    Hungaria s’do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE, s’i kontribuon dialogut

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, tha sot se Budapesti nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Szijjarto, duke iu përgjigjur pyetjes së mediave serbe në konferencë, tha se qëndrimi i Hungarisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës ka qenë i qartë qysh më parë.

    “Ne jemi duke u mbështetur në suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se fakti që Kosova po aplikon për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu.

    “Hungaria nuk do ta mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Szijjarto.

    Szijarto sot në Budapest ka takuar Ministren e Ekonomisë së Serbisë, Adrijana Mesaroviq, me të cilën ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

  • Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Avdullahu deklarohet i pafajshëm: Nuk e pranoj këtë aktakuzë me thashetheme

    Vrasja e Triumf Rizës – Ilir Avdullahu deklarohet i pafajshëm: Nuk e pranoj këtë aktakuzë me thashetheme

    Ilir Avdullahu është deklaruar i pafajshëm për përfshirje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza.

    Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale Habibe Salihu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Jam i pafajshëm. Nuk kam të bëjë me këtë rast dhe nuk e pranoj këtë aktakuzë me thashetheme. Deri sot nuk kena pas të bëjmë me drejtësi, po kena pas të bëjmë me një drejtësi private dhe kjo aktakuzë e kam cek edhe në Prokurori ka prova të manipulume, të montume dhe të kontrabandume”, tha Avdullahu.

    Pas deklarimit rreth fajësisë, gjykatësi i rastit Valon Kurtaj e njoftoi Avdullahun dhe mbrojtësin e tij, avokatin Ramë Dreshaj se brenda afatit prej 30 ditësh kanë të drejtë për kundërshtim të provave dhe për kërkesë për hudhje të aktakuzës.

    Avokati Dreshaj kërkoi plotësim të lëndës me disa prova dhe tha se do t’i drejtohet me shkrim Prokurorisë, ku do t’i theksojë provat që i kërkojnë nga PSRK-ja dhe arsyet pse i kërkojnë.

    Ndërsa, prokurorja Salihu tha se disa prej atyre që i përmendi avokati nuk janë propozuar në aktakuzë.

    “Qysh e pash unë, disa nga provat që i kërkon avokati nuk janë propozuar në aktin akuzues, por pas marrjes së procesverbalit, do t’i vlerësoj nëse ka diçka që nuk ia kam dorëzu”, tha prokurorja.

    Mbrojtësi i Avdullahut e konsideroi paraburgimin si masë të ashpër dhe i propozoi gjykatës që kjo masë t’i ndërprehet të mbrojturit të tij dhe t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër.

    Në anën tjetër, prokurorja Salihu tha se qëndron pranë masës së caktuar.

    Më pas, gjykatësi Kurtaj e kundërshtoi propozimin e Dreshajt dhe bëri të ditur se të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Ilir Avdullahu, i cili ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    “Sipas aktakuzës i pandehuri I.A. në bashkëkryerje me tani të dënuarit A.B. dhe F.A. si dhe me të pandehurit E.S. dhe RR.A. si grup i organizuar kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, thuhej në njoftim.

    Ilir Avdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, u arrestua më 16 korrik 2023, pasi për vite me radhë kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

    Për Triumf Rizën është duke u gjykuar edhe Enver Sekiraqa, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit. Sekiraqa më 3 maj 2024 u dënua me 25 vjet burgim. I njëjti gjendet në arrati./BetimipërDrejtësi

  • Kryetari Konjufca priti në takim Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano

    Kryetari Konjufca priti në takim Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

    Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, sa i përket fushës së sundimit të ligjit, nga perspektiva e aktualitetit dhe synimeve të përbashkëta për ligjshmëri të kudogjendur, demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë.

    Bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm e gjithnjë e më substancial, me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.

    Kryetari Konjufca e falënderoi z. Giovanni Pietro Barbano për vizitën, duke e vlerësuar kontributin e Misionit të BE-së në Kosovë. Ai u shpreh se ky kontribut i ka dhënë efektet e tij edhe në kapacitetet e Republikës së Kosovës për t’u përballur me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmëri dhe angazhimin për bashkëpunim gjithnjë e më të thellë në drejtim të sundimit të ligjit.

  • Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë euro

    Shahini: Nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë euro

    Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se nëse Kosova përjashtohet nga Procesi i Berlinit mund të humbë rreth 1 miliardë euro mbështetje financiare, që sipas tij është thelbësore për zhvillimin ekonomik për vendin tonë.

    Përmes një reagimi në Facebook, Shahini ka theksuar se nëse ndodh ky përjashtim vendi ynë mund të rrisë pasigurinë për investitorët e huaj dhe vendorë, duke ndikuar negativisht në lëvizje e lirë të mallrave dhe kapitalit në tregun e EU dhe në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas tij, përjashtimi i Kosovës nga procesi i Berlinit po ashtu mund të sjellë në një rënie të dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

    “Sa i përket integrimeve do të humbë një mundësi të madhe për të avancuar në procesin e integrimeve evropian dhe për të përmirësuar dhe forcuar raporte ndërkombëtare si do mos me vendet e BE-së. Përjashtimi i Kosovës nga procesi i Berlinit mund të çonte në një rënie të dialogut me Serbinë dhe në pamundësinë për të zgjidhur çështjet e hapura mes dy vendeve, kjo do të forcon propagandën anti Kosovare qe do të kishin një ndikim të thellë në zhvillimin politik, ekonomik, social dhe integrues të Kosovës”, ka thënë Agimi Shahini kryetar I AKB-ës.

  • Vdes në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani

    Vdes në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani

    Ka vdekur në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Radio Televizioni Shqiptar raporton se ai ka pësuar arrest kardiak.

    Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), ka kontribuuar në Partinë Demokratike për 8 vjet, duke qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

    Karrierën politike Bogdani e filloi në vitin 2007, ku kandidoi me Partinë Demokratike për kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Gjate kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

    Në vitin 2011 Bogdani u zgjodh zv/president i Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nënkryetar.

    Në shtator të vitit 2015 Bogdani u zgjodh Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbajti një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

  • (VIDEO) Publikohen pamjet e para të rrënojave të “OceanGate – Titan”

    (VIDEO) Publikohen pamjet e para të rrënojave të “OceanGate – Titan”

    Pamjet e para të nëndetëses ‘Titan’ të marra pas shpërthimit të saj vdekjeprurës në qershor 2023 u publikuan dje në një seancë publike për aksidentin që vrau pesë persona. Videoja është realizuar nga Roja Bregdetare.

    Njerëzit në nëndetëse u vranë kur presioni i madh i oqeanit bëri që ajo të shpërthejë në brigjet e Newfoundland, Kanada. Studiuesi britanik Hamish Harding, biznesmeni britaniko-pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleiman, Stockton Rush, drejtor ekzekutiv i OceanGate, kompania amerikane që zotëronte Titan, dhe zhytësi francez Paul-Henri Nargeolet ishin në nëndetëse.

    Seanca dëgjimore zbuloi detaje të reja në lidhje me shpërthimin e Titanit, si dhe kompaninë që e zotëronte atë.

    Pamjet e papublikuara më parë, të marra në një thellësi prej 3,776 metrash, i dhanë publikut pamjen e parë të konit të bishtit të thyer të Titanit në fund të Oqeanit Atlantik. Fragmentet e nëndetëseve janë gjithashtu të dukshme në fundin e oqeanit. Ekipet e shpëtimit i gjetën pas shpërthimit.

    Bordi i Hetimit Detar tha se koni i bishtit të shkëputur të Titanit dhe mbeturinat e tjera ofrojnë “prova bindëse” se anija pësoi një “shpërthim katastrofik”, raportoi CNN. Mesazhet me tekst të dërguara nga ekuipazhi i Titan në anijen mbështetëse Polar Prince dhanë gjithashtu një pasqyrë të re për aksidentin.

    Në një moment gjatë udhëtimit të tij fatkeq, Princi Polar e pyeti Titanin nëse mund ta shihte ende anijen mbështetëse në ekranin e informacionit. Ekuipazhi u përgjigj se “gjithçka është në rregull” dhe vazhdoi zbritjen e tyre.

    LEXONI EDHE:

    Shpallen të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”

  • Konfirmohet një i vdekur si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

    Konfirmohet një i vdekur si pasojë e aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

    Rreth orës 11:55 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberllukë.

    Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovjcës, Avni Zahiti, që si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60-vjeçar.

    Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.