Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu sipas IHMK-së.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.
Sot bëhen 25 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.
Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjenerallejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.
TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.
Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.
“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen një vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.
Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.
Para 6 vjetësh, FSK është shndërruar në ushtri të Kosovës, ndërsa Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes./KP/
E paralajmëruar për në qershor, harta e rrezikshmërisë nga përmbytjet, nuk është publikuar akoma.
Aktualisht, projekti është në fazën e komenteve dhe,sipas zyrtarëve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jetë gati kah mesi i tetorit.
“Pasi janë dorëzuar rezultatet finale, tashmë jemi në kohën e komenteve. Teksti hartat e rrezikshmërisë është përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të jetë në linkun e Ministrisë. Po ashtu, i kemi blerë edhe dy serverë, sepse janë diku 2000 harta që do të ngarkohen.”, tha Sylejman Latifi, zyrtar për përmbytje dhe ndryshime klimatike në MMPHI.
Megjithatë, harta e rrezikshmërisë, sipas Sylejman Latifit, zyrtar për ndryshime klimatike dhe vërshime, nuk i ndalon ato. Ky projekt mund të kontribuojë vetëm që dëmet nga vërshimet të jenë më të vogla.
“Andaj edhe direktiva thotë, të adaptohemi me vërshimet këto mund të parandalohen, të zvogëlohen, por jo të ndalen. Kohëve të fundit i kemi edhe vërshimet e shpejta në zona urbane. E kemi rastin 2023 në Skenderaj, rastin tragjik në Pejë. Aty nuk ka pasur përmbytje, por ka pasur vërshim të shpejtë, diku 2-3 orë, por pasojat kanë qenë katastrofike”, shtoi tutje Latifi.
Teksa, kosovarët duhet të presin së paku edhe një muaj për t’i kuptuar zonat me potencial për vërshime, shira të fuqishme që nisën në fund të javës së kaluar, shkaktuan përmbytje në pjesë të mëdha tëEvropëse dhjetëra persona vdiqën.Por vërshime në këto përmasa nuk priten edhe në Kosovë.
“Bazuar në situatën e përgjithshme hidrometeorologjike në vend, rajon dhe më gjerë, sidomos gjatë ditëve të fundit ku edhe vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut, të intensitetit të ulët, të cilat kanë ndikuar pozitivisht duke e pasur parasysh periudhën paraprake e karakterizuar me thatësi jashtëzakonisht të lartë dhe temperatura ekstreme, të cilat kanë ndikuar që rrjedhat lumore të kenë nivele dhe prurje minimale për këtë periudhë, ndërsa disa edhe janë tharë plotësisht. Duke i pasur parasysh këta faktorë, nuk parashikohet të ketë vërshime/përmbytje lumore”, u përgjigj Bashkim Kastrati nga IHMK-ja.
Sidoqoftë, disa komuna të Kosovës viteve të fundit pësuan dëme të mëdha nga vërshimet, që sipas ekspertëve, kryesisht ndodhën për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërhyrjeve në shtretër të lumenjve dhe ndërtimeve pa leje.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdimisht po pakohen në ato treva.
Derisa Serbia ua pasivizon adresat e vendbanimeve ata thonë se struktura etnike po ndryshon në atë territor.
“Shteti serb ka shkuar edhe më tutje në mënyrë më të sofistikuar, është duke bërë diskriminimin e shqiptarëve me pasivizimin e adresave këtu në Luginë të Preshevës dhe duke ua pamundësuar qytetarëve tanë jetesën në trojet e tyre”, deklaroi politikani nga Lugina, Visar Mehmeti.
Në këtë formë, shqiptarët që jetojnë në Preshevë,Medvegjë e Bujanoc, nuk mund të nxjerrin dokumente nga administrata serbe. Mungesa e dokumentacionit po iu sjell telashe shtesë, ngase nëse duan të vendosen nëKosovë vështirësohet marrja e lejes së qëndrimit.
Andaj kërkojnë ndihmë nga Kosova pasi për t’u bërë shtetas u duhen 10 vjet qëndrim pa ndërprerë në territorin e republikës.
“Asnjëherë nuk është bërë sa duhet, duke e ditur se shumë qytetarë tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë, dhe paguajnë taksa në Kosovë edhe sot kanë problem kryesor lejeqëndrimin apo shtetësinë”, shtoi tutje Mehmeti.
Sipas ligjeve të Kosovës, për të marrë leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë nevojiten disa dokumente siç janë pasaporta valide, dëshmi që nuk ndiqen penalisht,dëshmi e qarkullimit financiar e të tjera, ndërkaq për të marrë leje qëndrimi të përhershëm krahas dokumenteve, nevojitet që t’i kenë 5 vjet qëndrim pa ndërprerë në shtetin përkatës.
E ata që e duan shtetësinë e Kosovës, u duhet të qëndrojnë edhe 5 vjet të tjera pa ndërprerë, pas marrjes së leje qëndrimit të përhershëm.
Grupet punuese të shkollavenë kryeqytet hartuandhe miratuan “marrëveshjen mes Prindërve dhe Shkollës”.
Në këtë marrëveshje, ku janë të listuara rregullat e shkollës, përfshirë kodin e sjelljes, sigurinë e ruajtjen e inventarit, u kërkua edhe pëlqimi i prindërve.
Me përmbajtjen u pajtuan prindërit, por ata kundërshtuanemërtiminqë iu bë në këtë dokument.
Në vend tëbabait e nënës, u përdorën termet me numra, si prindi një e prindi dy.
Përcaktimi i prindërve me numra, po shihet si e jashtëligjshme nga njohësit e fushës.
“Në aspektin ligjor jemi kundër këtij termi, sepse nuk e hasim në asnjë dokument ligjor, as në ligjine familjes, në asnjë ligj që i përket pjesës sëfëmijëve, është një shkelje apo nuk kemi një mbulim ligjor për to”, u shpreh avokatja Rovena Tujani- Klinaku.
Njëemërtim i tillë, sipas sociologut Jeton Brajshori, shkakton huti edhe te fëmijët.
“Familja tek ne është nukleare, e përbërë nga babai, nëna dhe fëmijët, normalisht se njëemërtimitillë shkakton tension, por edhe ka ndikim te fëmijët, sepse nuk e dinë se cilit prind me iu referute njishi e cilit te dyshi, megjithatëështë një vendim i ngutshëm.DKA-ja duhet ta tërheqë dokumentin nga shkollat. Le të figurojë emrii të dy prindërve, por le të jetë babai dhe nëna e jo prindi një e dy”, tha Brajshori.
Por, Drejtoria e Arsimit pati një sqarim.
Dokumenti “Marrëveshja e shkollës me prindërit”,kërkon nënshkrimin e të dy prindërve dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe prindërve, për të siguruar angazhimin e plotë në edukimin e fëmijëve. Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA-në, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor”, deklaroi drejtorja e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku.
Emërtime të tilla si prindi një dhe prindi dy, nuk ka as nëProjektligjin për kodin civil. Në të shpjegohet qartëroli i prindërve dhe përgjegjësitë, megjithatë nëpër kapituj prindërve iu referohen me emrin nëna dhe babai. Emërtime me numra për prindërit nuk ka as në Projektligjin për fekondim të asistuar.
Përfundimi i dëgjimit të dëshmitarëve të Zyrës sëProkurorit të Specializuar në Hagë, në rastin ndaj katër ish-pjesëtarëve tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës, ështëparaparëtë përfundojë në prill të 2025-tës.
Për këtërast gjyqësor ishte planifikuar të dëgjoheshin rreth 300 dëshmitarë.
Megjithatë,Prokuroria ka reduktuar listën.
Ndërkaq,MichaelDoyle, koordinator i zyrës për informim nga Dhomat e Specializuara, është i bindur qëintervistimi i dëshmitarëve do të përfundojë sipas afatit, meqë edhe vetëGjykata ka marrë masat e nevojshme.
“Nuk do të thosha që mund të zgjasë më shumë se që ishte planifikuar por aktualisht Prokuroria po i prezanton dëshmitarët dhe intervistimi i tyre siç pritet do të përfundojë deri në prill të 2025-s. Nuk flas në emër të Prokurorisë sepse e përfaqësoj Gjykatën, por ajo çfarë mund të them është se gjykatësit kanë marrë masa për të garantuar që gjykimi të përfundojë në kohë optimale.”, tha Doyle.
Së fundi,Prokuroria e Specializuar nëHagë ka marrëvendim që nga lista e dëshmitarëve të largohen 11 persona. Kurse dëshmitë e 7 dëshmitarëve të tjerë do të pranohen me shkrim./atvlive.tv
Litarë, veshje, shkopinj e pajisje të ndihmës së parë, janë disa materialet teknike për kërkim-shpëtimin malor që Ambasada e Italisë në Prishtinë ia dorëzoi Kosovës.
Përmes një marrëveshjeje të nënshkruar mes Ambasadës italiane dhe komunave Deçan, Pejë e Junik parashihet edhe ndërtimi i stacionit për shpëtim malor.
Stacionet janë pjesë e projektit NaturKosovo që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës turistike.
“Projekti synon të ofrojë informacion mbi shërbimet dhe shtigjet, duke rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetin. Për më tepër, sipërmarrësit vendas dhe shoqatat e biznesit do të marrin udhëzime nga OJQ-të italiane për të përmirësuar aftësitë e mikpritjes në aktivitetet në natyrë”, tha ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonelo De Riu.
Falënderuese për mbështetjen ishte edhe ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.
Për kryetarët e komunave me turizmin më të zhvilluar malor në vend, ndihma ishte e domosdoshme.
Projekti, ndryshe bashkëpunim mes Agjencisë italiane për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Ministrisë së Industrisë së Kosovës do të kushtojë 1.8 milion euro./atvlive.tv/
Zyra e Kryeministrit konfirmoi se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 19 shtator në Bruksel.
Në takim, ku janë ftuar udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të diskutohet për agjendat e reformave dhe rritjes, të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani 6-miliardësh i Rritjes.
“Ky takim vjen në nisjen e mandatit të ri të kryetares së Komisionit Evropian dhe shërben që ajo ta krijojë një opinion se si qëndron çështja me agjendën e reformave dhe për ta ndërtuar vizionin se si ta integrojë Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2030.”, tha profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi.
Derisa, dreka e thirrur, mbahet dy ditë pasi në Bruksel dështoi të mbahet takimi trepalësh në nivel kryenegociatorësh, për të përfituar nga pakoja 6 miliardësh, Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë progres në normalizimin e marrëdhënieve.
Në këtë kontekst, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, përmendi dy skenarë të mundshëm.
“Këto janë takime multilaterale dhe është e vërtetë që Kosova dhe Serbia e kanë kushtin e njëjtë, sepse është edhe në aneksin e Ohrit dhe vendet që nuk e zbatojnë atë marrëveshje nuk do të kenë qasje në fondet e BE-së. Unë mendoj që ekzistojnë dy mundësi që të dyja vendeve t’u stopohet qasja në fonde të Bashkimit Evropian dhe e dyta që Kosova të njihet nga BE-ja, pra të pranohet e gjithë pakoja e reformave dhe kështu të gjitha vendet të ecin para drejt integrimit evropian.”, tha tutje Arifi.
Duke përmendur faktin se as takimet e djeshme të kryengociatorëve me ndërmjetësin evropian, Miroslav Lajçak, nuk shënuan progres, ekonomistët vlerësojnë se pagesat e para për Kosovën dhe Serbinë mund të vonohen.
“Parashihen 2 miliardë mjete që nuk kthehen dhe 4 miliardë kredi të buta. Krejt kjo shumë parashihet vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo, më e dëmtuara nga ky plan do të dalë Kosova, sepse nuk ka progres në dialog me Serbinë dhe jemi vend i varfër që s’kemi të hyra tjera, s’kemi investime të huaja prandaj edhe pasojat do të jenë më të mëdha. Padyshim që kjo do të ndodhë sepse nuk shoh se do të ketë progres në dialog gjatë këtyre muajve, kur po jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe gjithë fokusi do të jetë në zgjedhje dhe nuk pres progres, sikurse dje që nuk pati”, deklaroi ekonomisti Lavdim Hamidi.
Ndryshe, secili vend është dashur ta përgatisë një agjendë reformash, bazuar në rekomandimet paraprake të BE-së. Agjenda është dorëzuar nga pesë vende të rajonit, përjashtuar Bosnjë e Hercegovinën.
Kosova, ndërkaq, ka qenë ndër vendet e para që e ka dorëzuar planin e saj në Komisionin Evropian.
Bazuar në një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë rreth 900 milionë euro nga Plani i Rritjes./atvlive.tv/
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin në sundimin e ligjit dhe synimet e përbashkëta për demokraci dhe stabilitet afatgjatë.
Bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.
Konjufca falënderoi Barbano tha se EULEX-i ka dhënë kontribut në kapacitetet e Kosovës për t’u përballur me sfidat që gjenden përpara.
Ndërsa Barbano ka shprehur gatishmëri dhe angazhimin për bashkëpunim gjithnjë e më të thellë në drejtim të sundimit të ligjit, thuhet në komunikatë.