ATV

Category: Lajme

  • ​Hoti: Cenimi i partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në duhet të jetë alarm shqetësues

    ​Hoti: Cenimi i partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në duhet të jetë alarm shqetësues

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, tha se Kosova është nën masa financiare nga BE-ja për më shumë se një vit, të cilat sipas tij i kanë bllokuar reformat ekonomike e institucionale të Kosovës drejt BE-së, siç përcaktohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Kosovë-BE të vitit 2016.

    Ndërsa sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë për bashkëpunim strategjik shumëvjeçar në fushën e energjisë, fushë që është bërë çështje e sigurisë kombëtare.

    Sipas Hotit qytetarët duhet ti bëjnë një varg pyetjesh për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

    Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

    Në anën tjetër, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja për më shumë se një vit, të cilat i kanë bllokuar reformat ekonomike e institucionale të Kosovës drejt BE-së, siç përcaktohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Kosovë-BE të vitit 2016. Së fundmi, Kosova po kërcënohet nga vendet kryesore të BE-së me përjashtim nga Procesi i Berlinit, i cili është mekanizmi formal i përgatitjes së Ballkanit Perëndimor për integrim evropian. Po ashtu, kanë ardhur paralajmërime nga SHBA-ja se mund të ndërpritet bashkëpunimi me Policinë e Kosovës.

    Çdo qytetar sot duhet të pyes Kurtin dhe Osmanin: Përse nuk u zbatua Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila pritej të zgjidhte problemin e furnizimit me energji në Kosovë? Përse u anulua projekti i gazit? Përse nënçmohej partneriteti me SHBA për gaz duke iu referuar “aleanca e gypave”? Përse nuk u nis me amerikanët hekurudha për Durrës? Përse nuk u zbatua “Marrëveshja Kosovë-SHBA e 31 dhjetorit 2020 për nxitjen e investime”, e cila pritej të mobilizonte investimet amerikane në Kosovë? Kujt i përshtatet moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit nga ana e Kosovës?

    Cenimi i partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në duhet të jetë alarm shqetësues për secilin qytetar që e do Kosovën në BE dhe NATO, e në partneritet të ngushtë me SHBA-në.

    Më 9 shkurt 2025 qytetarët vendosin për qeverisjen e ardhshme. Kjo është dita kur duhet të marrë fund kjo qeverisje e dëmshme për Kosovën, si dhe për aleatët e Kosovës që duan ta shohin popullin e Kosovës pjesë të familjes së popujve në BE dhe NATO.

  • Rama: Një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim për projektet në kryeqytet

    Rama: Një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim për projektet në kryeqytet

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar programin e Konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”.

    Në një konferencë për media, Rama potencoi se një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim serioz për projektet.

    Projekti i tregut të ri tek pjesa e rrethit të Flamurit, projekti i Tulltores, ndërtimi i një stacioni të ri të autobusëve, parku i ri që e lidhë Dardaninë me Kalabrinë dhe renovimi i Pallatit të Rinisë janë disa nga investimet që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prezantoi të enjten, raporton KosovaPress.

    Në kuadër të investimeve Rama përmendi ndërtimin e Parkut të Shëndetit dhe Mirëqenies.

    I pari i kryeqytetit theksoi se të gjitha këto investime do të bëhen pa shpenzuar asnjë cent nga buxheti i komunës.

    Rama shtoi se të gjitha këto projekte janë të avancuara në aspketin arkitektonik dhe ndërlidhën me vizionin për transformimin e kryeqytetit.

    Në konferencë, Rama u pyet lidhur me dështimin për miratimin e buxhetit të komunës për vitin 2025, për çka tha se opozita po bën gjithçka për ta bllokuar procesin për arsye siç tha ai ‘puro politike’.

  • Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal në Drenas, ku pritet të votohet dhënia në shfrytëzim e pronave për persona fizikë me afat prej 99 vjetësh

    Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal në Drenas, ku pritet të votohet dhënia në shfrytëzim e pronave për persona fizikë me afat prej 99 vjetësh

    Është shtyrë seanca e Kuvendit Komunal të Drenasit, e cila ishte thirrur për të votuar Propozim-vendimin për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e 54 pronave të paluajtshme të Komunës së Drenasit për shfrytëzim afatgjatë nga persona fizikë/juridikë, për një periudhë prej 99 vjetësh, raporton ATV.

    Kjo ndodhi pasi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik para komunës, i cili vazhdoi edhe brenda kuvendit komunal të Drenasit, kundërshtuan këtë projekt-vendim.

    Me këtë rast, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkoi largimin e aktivistëve nga seanca e kuvendit komunal. Aktualisht, seanca është shtyrë dhe ende nuk dihet nëse do të vazhdojë punimet sot.

    “Nuk kthehemi pa u largu aktivistët, nuk kanë të drejtë të jenë këtu”, ka deklaruar Lladrovci.

    Mbledhja ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, me 13 pika në rendin e ditës. /atvlive.tv

  • Kurti ka udhëtuar në Bruksel për drekën e ftuar nga von der Leyen me liderë të Ballkanit Perëndimor

    Kurti ka udhëtuar në Bruksel për drekën e ftuar nga von der Leyen me liderë të Ballkanit Perëndimor

    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar sot Zyra e Kryeministrit.

    Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj.

    Pritet që në takim temat kryesore të jenë “agjenda e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Europian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

  • ​Osmani udhëton në New York për takime me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së

    ​Osmani udhëton në New York për takime me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

    Përgjatë kësaj vizite, nw njoftim thuhet nse presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

    Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

    Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.

  • Vetëvendosje me aksion simbolik para nisjes së seancës në Kuvendin Komunal të Drenasit

    Vetëvendosje me aksion simbolik para nisjes së seancës në Kuvendin Komunal të Drenasit

    Asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë zhvilluar një aksion simbolik para nisjes së seancës në Kuvendin Komunal të Drenasit.

    Përmes këtij aksioni, LV ka kundërshtuar Propozim vendimin për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Drenasit për shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik.

    ATV mëson se nëse ky propozim kalon, janë gjithsej 54 prona që do të jepen për shfrytëzim. /atvlive.tv

  • BE-ja paralajmëron edhe një takim Kosovë-Serbi

    BE-ja paralajmëron edhe një takim Kosovë-Serbi

    Pas dështimi të takimit tre palësh midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të marten në Bruksel, Bashkimi Evropian ka insistuar për një tjetër mundësi për takim të shpejtë midis palëve me shpresën, siç ka thënë, emisari Miroslav Lajcak që të gjendet një zgjidhje për mos marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Për keqardhje që nuk iu trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, tha Lajcak.

    Por, përfaqësuesit e partisë në pushtet Vetëvendosje thonë se ka pak shpresë për një takim tjetër deri në ardhjen e strukturave të reja brenda Bashkimit Evropian. Deputeti Enver Haliti, vlerëson se Serbia po vendos kushte për takime të cilat nuk janë të përfshira në agjendë.

    ‘’Serbia po insiston që të imponojë tema në bisedime në Bruksel të atyre temave që i shkojnë për shtati Serbisë. Ka insistim nga BE-ja që të vazhdojnë bisedimet, por qasja e Serbisë se nuk e njohin marrëveshjen nuk dihet nëse është valide marrëveshja. Shpresojmë se me ardhjen e strukturave të reja në BE dialogu të ketë dinamikë të re”, tha Haliti për rtv21.

    Pas dështimit të takimit trepalësh, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë bënë akuza të ndërjeslla dhe Besnik Bislimi tha se nuk pranuar të diskutohet në Bruksel për kërkesat e Serbisë sic ishin Asociacioni, veriu i Kosovës dhe hapja e urës. Megjithatë në margjinat e dialogut në Bruksel u diskutua për hapjen e urës edhe pse Bislimi nuk kishte treguar për një takim me zyrtarët e NATO-s. Për këtë tregoi përmes një komunikate vetë NATO.

    “Në takim mori pjesë ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus dhe komandanti i operacioneve civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Stefano Tomatin. Takimet u zhvillua në margjinat e dialogut të organizuar nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak. Goffus theksoi nevojën për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme [rreth Urës së Ibrit]. Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”, tha NATO.

    Partitë opozitare e kanë kritiuar Qeverinë se detajet e bisedimeve në Bruksel po i mbanë të fshehta. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga LDK, Rrezarta Krasni, tha se janë të shqetësuar për mungesën e transparencës së Qeverisë në dialog”.

    ‘’Ju e dini se që nga fillimi kjo Qeveri ka qenë jo transparente në dialog. Por pres javën e ardhshme ta ftoj për raportim kryenegociatorin. Nuk ka shpresë për dialog as për marrëveshje të tjera. Jam shumë e shqetësuar sepse ata nuk din se për çka shkojnë dhe për çka flasin. Deklaratë ndryshe japin në media, ndryshe në facebook dhe ndryshe gjatë raportimit në komisione”, tha Krasniqi.

    Kritikave të opozitë se Qeveria po i diskuton cështje e brendshme në dialog me Serbinë iu përgjigj deputeti i VV-së, Enver Haliti.

    ‘’Jo, asnjëherë Qeveria nuk ka pranuar të diskutohet për urën dhe nuk do të pranoj që të bëhet temë e dialogut në Bruksel sepse kjo temë është mbyllur vite më parë”, tha Haliti.

    Kryenegociatori Besnik Bislimi tha pas takimit me Lajçakun se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila konteston shtetësinë e Kosovës nuk është tërhequr.

  • Vuçiq e konfirmon edhe njëherë se nuk largohet nga Kina e Rusia pavarësisht kritikave: Nuk vendosi sanksione ndaj rusëve

    Vuçiq e konfirmon edhe njëherë se nuk largohet nga Kina e Rusia pavarësisht kritikave: Nuk vendosi sanksione ndaj rusëve

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i ftuar në programin e regjimit në TV Pink. Fillimisht ai shikoi udhëtimin për në Bruksel që e pret sot. Më pas Vuçiq pa fije turpi u mundua ta arsyetojë lidhjen e tij me Kinën e Rusinë, pavarëisht kërkesave dhe krotikave nga Bashkimi Evropian.

    “Do të ketë një takim shumë të rëndësishëm kryesisht për ritmet e rritjes dhe tregun. Sigurisht që do të diskutohen disa probleme si dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian. Besoj se do të jetë një bisedë e drejtë, e cila varet shumë nga Prishtina, por edhe nga Sarajeva”, tha ai.

    Vuçiq më pas në televizionin që e dirigjon vet, pretendoi se Prishtina refuzoi dialogun.

    “Ata kurrë nuk e deshën atë dhe gjithmonë përpiqeshin të fajësonin Beogradin për gjithçka. Kemi të bëjmë me njerëz, qëllimi i të cilëve është dëbimi dhe shkatërrimi i popullit serb në rajonin e Kosovës. Ata nuk duan dialog, sepse thonë se janë shtet sovran. Nuk mendoj se atje na presin ditë më të mira, atje do të kemi probleme të panumërta, por Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë”, tha ai.

    Nuk mjaftoi veç kjo. Presidenti serb pa dhënë asnjë argument, mbrojti Kinën dhe Rusinë, pavarësisht shumë kritikave për mosvendosje të sanksioneve ndaj vendit që po kryen terror mbi Ukrainën.

    “Diçka tjetër më ra në vesh, dhe kjo është fjalia në të cilën ai habitet që më shumë njerëz nuk më pyesin pse u takova me Xi Jinping dhe të tjerët. Ne jemi një vend i lirë dhe nuk kam nevojë për lejen e askujt. Unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk vendos, sepse mendoj se është mirë për Serbinë, jam takuar me Xi Jinping, sepse mendoj se është mirë për vendin tonë”, tha Vuçiq.

  • Vdekja e një fëmije në Malishevë, policia jep detaje

    Vdekja e një fëmije në Malishevë, policia jep detaje

    Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    “Malishevë, 16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Sipas raportimeve në media, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.

  • ​Pas Romës, edhe Milani pritet ta shkarkojë trajnerin

    ​Pas Romës, edhe Milani pritet ta shkarkojë trajnerin

    Humbja e re e Milanit në Ligën e Kampionëve e lë sërish në litar trajnerin e tyre. Tashmë flitet për një ndryshim të qartë drejtimi në skuadrën milaneze dhe siç pritej ka kandidatë për të zënë vendin e tij.

    Humbja nga Liverpooli e ka rënduar situatën e trajneri Fonseca dhe e ardhmja e tij tashmë është në dyshim serioz. Mediat italiane logjikisht nuk kanë vonuar shumë për të nisur kritikta ndaj trajnerit. Në Sere A kuq e zinjtë kanë 5 pikë nga 12 të mundshme, kurse të dielën vjen “Derby della Madonnina” kundër Interit, përcjellë KosovaPress.

    Trajneri portugez e ka në ajër të ardhmen e tij dhe për këtë arsye tashmë po flitet për një pasardhës. Massimiliano Allegri do ta kishte dhënë miratimin për të zënë atë pozicion, edhe pse mediat e tjera flasin për Edin Terziq.