ATV

Category: Lajme

  • Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së

    Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani zgjidhen anëtarë të KGJK-së

    Gjyqtarët Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

    Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Në proces të votimit, nga 354 gjyqtarë me të drejtë vote, morën pjesë 303 gjyqtarë. Nga 303 fletëvotimet, një ishte i pavlefshëm.

    Sa i përket votave të kandidatëve fitues, Agron Maxhuni mori 204 vota, kurse Valentina Sopjani mori 212 vota.

    Në anën tjetër, dy kandidatët tjerë: gjyqtarja Diora Bajrami mori 64 vota dhe Ilir Bytyqi 84 vota.

    Mandati i anëtarëve të rinj fillon më 8 korrik pas përfundimit të mandati të dy anëtarëve aktual (më 7 korrik).

    KGJK parashihet të ketë 13 anëtarë, aktualisht ka 11, për një anëtar nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme procesi ka marrë rrugët ligjore, ndërkaq edhe një anëtar tjetër duhet ta zgjedh Kuvendi Republikës së Kosovës që të kompletohet përbërja e KGJK-së.

    Procesi zhvillohet bazuar në Rregulloren 09/2019 për procedurën dhe kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të KGJK-së nga radhët e gjyqësorit.

  • Policia ka konfiskuar mbi 6 mijë patentë shoferë këtë vit

    Policia ka konfiskuar mbi 6 mijë patentë shoferë këtë vit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit 2026 e deri më tash ka konfiskuar mbi 6 mijë patentë shofer.

    Policia tha se konfiskimi i patentë shoferëve bëhet bazuar në ligjet që lidhen me fushën e trafikut.

    “PK Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Policia e Kosovës zbaton të gjitha ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës e në rastin konkret ligjet që lidhen me fushën e trafikut, ku përveç gjobave për kundërvajtje të ndryshme, janë paraparë edhe masa mbrojtëse, kështu nga fillimi i këtij viti 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

    Përgjigja e PK-së, pason dilemat e ngritura nga njohësit e sistemit të drejtësisë se “policia e Kosovës përmes konfiskimit të patentë shoferëve po shkelë të drejtat e njeriut”, njoftoi policia për rtv21.

  • Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër

    Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet

    24.06.2026
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prizren

    1.
    Nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:
    Dalja 10kV J03 Zhuri (kodi: 30035003) nga ora 10:30 deri 16:00.
    Vendet: Zhuri, Zhur i Ri, Gurishtë (Zhur), Zhur Lagjja Begaj, Nasuf (Badallaj), Zhur Lagjja Gavazaj.
    Arsyeja: Ngritja e shtyllave të TM dhe bartja e përçuesve në shtyllat e reja.

    25.06.2026
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Pejë

    1.
    Nga TS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:
    Dalja 10kV Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:00 deri në 15:30.
    Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polanë, Poberxh, Prilep, Rastavicë, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq, Gjocaj.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.
    Nga TS 110/35/10[kV] Peja 1 (H09) do të ndërprehet:
    NS 35/10kV Peja II (H06) me kod: 500510 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri në ora 13:00.
    Vendet: Rrugët: Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), Dr. Nuredin Çeku (një pjesë), Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Halil Turku (një pjesë), Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija, Agim Radoniqi (një pjesë), Asllan Çeshma, Azem Bejta, Bege Maliqi, Beteja e Albulenës (një pjesë), Dëshmorët e Peklenës (një pjesë), e Çamërisë, Gjergj Fishta, Jusuf Kelmendi (një pjesë), Kapetan Rudi, Mbreti Bardhyl, Rifat Burxheviq (një pjesë), Sylë Tabaku dhe Tahir Coli, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Bajram Kelmendi, De Rada, Elena Gjika (një pjesë), Enver Hadri, Esat Berlajolli, Gjenerali Wesley Clark (një pjesë), Isa Boletini, Lekë Dukagjini, Mbreti Bardhyl (një pjesë), Nëna Terezë (një pjesë), Onufri, Ramiz Xhema (një pjesë), Shaban Spahija (një pjesë), Shaqir Qavolli, Wesley Clark, Viljem Voker dhe Xhevat Begolli, Burma, Eliot Engel, Faik Konica (një pjesë), Gazmend Zajmi (një pjesë), Gjemajl Shkololli, Kongresi, Lirisë, Mbretëresha Teutë (një pjesë), Çarshia e Gjatë, Shaban Basha, Sheshi Haxhi Zekës, Zejtarëve (një pjesë) dhe Zekirja Rexha (një pjesë), 12 Qershori, Lekë Dukagjini (një pjesë), Maria Shllaku, Qendra Spitalore e Pejës, Manastiri i Pejës, Ujësjellësi, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), e Tesllës (një pjesë), Flori e Lauri, Koço Floku, Lekë Dukagjini, Mbreti Zog (një pjesë), Mulla Agani (një pjesë), Nëna Terezë, Pal Engjëlli, Perandori Justinian, Rashit Gorani, Rifat Begolli (një pjesë), Xheladin Hana dhe Gjimnazi.
    Fshatrat: Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Maja e Zezë, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj, Levoshë dhe Maja e Zezë.
    Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension për ndërrimin e kthinave të tensionit të mesëm.

    3.

    Nga 35/10 kV Peja II do të ndërprehet:
    Dalja 10[kV] Puhovci (kodi: 50051009) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
    Vendet: Kisha Katolike, Ambulanca Stomatologjike, Dukagjini 1, Dukagjini 2, Rr. Gjeneral Wesley Clark, pjesë të Rr. Mbretëresha Teutë, pjesë të Rr. Rashit Gorani, Rr. Nënë Tereza
    Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension për ndërrimin e kthinave të tensionit të mesëm.

    Prishtinë

    1.
    Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:
    LP 10kV J09 Grashticë-Radashec (kodi: 14016001) prej orës 10:00 deri në ora 15:30.
    Vendet: Grashticë, Radashec.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim i trasesë.

    Gjilan

    1.
    Në TS 110/20(10) kV Kamenica
    Nga Dalja 10 kV Hogoshti do të ndërprihen TS-at në Stabiliment Kopernica: nga ora 10:00 deri në 15:30.
    1.NS 10/0.4kV “Prapashtica”-Mlini (kodi: 62000001111)
    2.NS 10/0.4kV Kolloleq (kodi: 62000001112)
    3.NS 10/0.4kV Shipashnicë e Ulët (kodi: 62000001113)
    4.NS 10/0.4kV Shipashnicë e Ulët (kodi: 62000001114)
    5.NS 10/0.4kV Shipashnicë e Epërme (kodi: 62000001115)

  • Mbi 300 shkolla mbyllen për shkak të motit ekstrem në Britani

    Mbi 300 shkolla mbyllen për shkak të motit ekstrem në Britani

    Numri i shkollave që kanë njoftuar mbyllje të plotë ose të pjesshme për shkak të kushteve të rënda atmosferike në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në të paktën 312, sipas një përditësimi të fundit.

    Gjatë verifikimeve të vazhdueshme në faqet zyrtare të këshillave vendorë dhe institucioneve arsimore, janë identifikuar edhe 64 shkolla të tjera që do të pezullojnë aktivitetin, krahas atyre të raportuara më herët.

    Pjesa më e madhe e shkollave të prekura ndodhen në jug të Anglisë, ku autoritetet meteorologjike kanë shpallur një paralajmërim të kuq për mot ekstrem. Paralajmërimi do të jetë në fuqi nga ora 09:00 e së mërkurës deri në orën 21:00 të së enjtes.

    Ndër zonat më të prekura janë West Berkshire me 38 shkolla të mbyllura, Oxfordshire me 19 dhe Hampshire me 15 institucione arsimore që kanë njoftuar ndërprerje të mësimit.

    Ndërkohë, në Uellsin jugor, Këshilli i Qarkut Bridgend ka bërë të ditur se dy shkolla do të mbyllen më herët gjatë ditës së sotme për arsye sigurie.

    Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se numri real i shkollave të mbyllura mund të jetë dukshëm më i lartë.

  • FSK përmbyll me sukses misionin në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

    FSK përmbyll me sukses misionin në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen e saj në Operacionin “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar, një iniciativë shumëkombëshe në mbështetje të Ukrainës, ku Kosova ishte e angazhuar që nga fillimi i vitit 2024.

    Sipas FSK-së, pjesëtarët e saj kanë dëshmuar “nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësish ushtarake”, ndërsa kontributi i tyre është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë.

    “Kontributi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke forcuar më tej reputacionin e Kosovës si një kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe e stabilitet”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Operacioni “Interflex”, i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, synon trajnimin dhe përgatitjen e forcave ushtarake ukrainase për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë mbrojtëse. Gjatë angazhimit në këtë mision, FSK mori pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke ofruar instruktorë dhe personel të specializuar për trajnimet e ushtarakëve ukrainas.

    “Përmes këtij angazhimi, FSK ka dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe”, theksohet në deklaratë.

    Përveç pjesëmarrjes në Operacionin “Interflex”, Kosova ka mbështetur Ukrainën edhe përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe forume ndërkombëtare, si dhe përmes ndihmave në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

    Në përmbyllje të misionit në Mbretërinë e Bashkuar u organizua një ceremoni zyrtare, ku pjesëtarëve të FSK-së iu ndanë çmime dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tyre.

    “Këto vlerësime përfaqësojnë një dëshmi të qartë të profesionalizmit, përkushtimit dhe standardeve të larta që karakterizojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    FSK vlerëson se këto mirënjohje pasqyrojnë kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e sigurisë ndërkombëtare, partneritetit me vendet aleate dhe mbështetjen e përpjekjeve për paqe, stabilitet dhe siguri në Evropë dhe më gjerë.

  • E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

    E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

    Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit.

    Top News raporton se megjithëse grupi hetimor ishte i bindur që trupi i përkiste 34-vjeçarit të humbur që nga data 4 qershor, ishin testet e ADN-së që e konfirmuan 100%, kjo për shkak të shenjës së operacionit, numrit të këmbës 40 dhe rrobave të zeza që kishte kufoma, të njëjtat që Eglanti është parë për herë të fundit.

    Tashmë pritet që familja të tërheqë trupin nga morgu i Tiranës.

    Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

    Autoritetet dyshojnë se Eglant Koçi është vrarë nga miku i tij, Armando Shakaj, i cili prej disa javësh është në kërkim.

  • Kapet krapi gjigant në Vërmicë, peshon 18.5 kilogramë

    Kapet krapi gjigant në Vërmicë, peshon 18.5 kilogramë

    Është kapur një peshk i llojit krap në ujërat e Drinit të Bardhë, në Vërmicë, i cili peshon 18.5 kilogramë.

    Për këtë njoftoi faqja “’Aktivistë Peshkimi” në Facebook, duke e konsideruar si një nga krapët më të mëdhenj të kapur deri më tani në Kosovë.

  • Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

    Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

    Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar është konkurs për plotësimin e 39 pozitave të lira të punës për pozitat si Inspektor për Siguri dhe Shëndet në Punë – 24 vende, dhe, Inspektor për Marrëdhënie Pune – 15 vende.

    IQP ka ftuar të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet, që të aplikojnë për këto pozita.

    Postimi:

    Inspektorati Qendror i Punës njofton se është hapur konkursi për plotësimin e 39 (tridhjetë e nëntë) pozitave të lira të punës për këto pozita:

    Inspektor për Siguri dhe Shëndet në Punë – 24 pozita

    Inspektor për Marrëdhënie Pune – 15 pozita

    Ftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs të aplikojnë brenda afatit të paraparë. Detajet lidhur me kushtet e aplikimit, kriteret e përzgjedhjes, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet për aplikim i gjeni në shpalljen zyrtare të konkursit:

    Për të parë detajet, klikoni KËTU:

    Ftojmë profesionistët e interesuar që përmes aplikimit të bëhen pjesë e Inspektoratit Qendror të Punës.

  • KRU “Prishtina” paralajmëron qytetarët për një tentativë të dyshuar mashtrimi përmes SMS-ve

    KRU “Prishtina” paralajmëron qytetarët për një tentativë të dyshuar mashtrimi përmes SMS-ve

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët që të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve të dyshuara mashtruese që po dërgohen nga një numër i panjohur telefonik.

    Përmes një njoftimi publik, kompania ka bërë të ditur se mesazhet që vijnë nga numri +639605610623 nuk janë komunikime zyrtare të KRU “Prishtina” dhe nuk kanë asnjë lidhje me kompaninë.

    “ Ju njoftojmë se nëse pranoni një mesazh (SMS) nga numri +639605610623, ju lutemi ta injoroni dhe të mos i përgjigjeni”, thuhet në njoftim.

    Sipas kompanisë, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi ndaj qytetarëve.

    “Ky numër nuk i përket KRU ‘Prishtina’ dhe mesazhet e dërguara prej tij nuk janë komunikime zyrtare të kompanisë sonë. Dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

    Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos ndajnë të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla.

    “Ju lutemi të mos ndani të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla”, theksohet në njoftim.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për çdo informatë zyrtare, qytetarët duhet t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të kompanisë.

  • Berisha komenton deklaratat e Ramës në Financial Times: Urrejtje ndaj shqiptarëve

    Berisha komenton deklaratat e Ramës në Financial Times: Urrejtje ndaj shqiptarëve

    Kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e cilësuar si një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare.

    Duke folur për gazetarët, Berisha theksoi se dënon sharjet e pakualifikueshme që Rama ka përdorur ndaj shqiptarëve gjatë intervistës. Sipas tij, reagimi i Ramës ka qenë “shokues” për gazetaren dhe publikun ndërkombëtar të pranishëm në intervistë.

    “Së dyti, përsëri përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët në kushte të jashtëzakonshme të një vape të paparë, mbushën përsëri dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës gjer në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të narkodiktatorit. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, i madh dhe i vogël, t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe në çdo rast. Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare. I bëj thirrje diasporës të mbetet si gjer sot, e angazhuar në këtë mision të madh të shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që në shumë aspekte e ka dëmtuar në ekzistencën e vet kombin shqiptar më shumë se çdo regjim tjetër para tij.

    Dënoj me forcën më të madhe sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. U garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Edi Rama ka përdorur në Financial Times ndaj shqiptarëve.

    Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme. Edi Rama nuk sillet si padrino, shumë më keq se padrino i Shqipërisë.

    Edi Rama konsideron Shqipërinë një sulltanat të kohërave të shkuara, në të cilin vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë. Edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i pashoq i kombit të tij. Shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Shkoi si një tradhtari i një kombi që bëri gjithçka, kreu gjenocid të kalkuluar ndaj tij për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, një armik i egër i shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë”, tha Berisha. /Euronews.al/