ATV

Category: Lajme

  • Tahiri: Për katër vjet të qeverisjes së Kurtit, KEK-u shpenzoi mbi 600 milionë euro

    Tahiri: Për katër vjet të qeverisjes së Kurtit, KEK-u shpenzoi mbi 600 milionë euro

    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së Albin Kurtit, KEK-u ka shpenzuar mbi 600 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

    Tahiri ka implikuar figura të partisë në pushtet në siç ka thënë skandalet në KEK.

    “Nga 23 prilli i vitit 2020, KEK udhëhiqet nga qeveria Kurti. KEK është kompania më e madhe publike në vend, në vitin 2024 parashihet që buxheti të jetë rreth 250 milionë euro. Nëse e shohim buxhetin e kalon shifrën e 600 milionë euro dhe nuk e dimë se nga kush është menaxhuar, nga Nagipi, nga Dejona apo nga kush”.

    “Kemi evidentuar në këtë kuvend se janë dhënë rreth 150 milionë euro përmes kontratave njëburimore. Kjo situatë nuk ka ndodh asnjëherë në KEK. Në drejtimin e VV, ka ndodh shtrenjtimi 100 për qind i energjisë, çmimi i energjisë është rritur ani se ka mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet në Kosovë”, u shpreh Tahiri, teksa shprehu pakënaqësi edhe për procesin e shpronësimeve në KEK.

  • Shqipëria i bashkohet aleatëve të NATO-s në Bullgari për stërvitje me skenarë luftimi

    Shqipëria i bashkohet aleatëve të NATO-s në Bullgari për stërvitje me skenarë luftimi

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka njfotuar se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari, ku ka përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

    “Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi”, ka shkruar Vengu në Facebook, përkrah videos së publikuar që tregon momente gjatë stërvitjes.

    Më tej, ministri nënvizon se në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët shqiptarë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

  • Guvernatori Ismaili takon homologun tij italian, diskutuan për zhvillimet dhe bashkëpunimet e ardhshme

    Guvernatori Ismaili takon homologun tij italian, diskutuan për zhvillimet dhe bashkëpunimet e ardhshme

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, më bashkëpunëtorët e tij zhvilloi takim me guvernatorin e Bankës së Italisë, Fabio Panetta, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

    Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e informoi Panetta për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe reformat e tjera të ndërmarra në BQK, duke përfshirë avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative drejt harmonizimit me ato të Bashkimit Evropian.

    “Veçanërisht ai ka informuar mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA)”, thuhet në komunikatë.

    Më tej thuhet se guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për Bankën e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme për arritjen e objektivave të BQK-së, përfshirë shqyrtimin e mundësive dhe infrastrukturës teknike të nevojshme për funksionalizimin e pjesëmarrjes në Sistemin e Pagesave të BE-së (TIPS), projekt ky që po trajtohet në aspektin rajonal gjithashtu.

    Në fund thuhet se në kuadër të takimeve vjetore, delegacioni i BQK-së do kenë takime bilaterale me homologët nga bankat qendrore partnere.

  • ​Ndryshon numri i kërkesave për pajisje me pasaportë të Kosovës

    ​Ndryshon numri i kërkesave për pajisje me pasaportë të Kosovës

    Mbi 300 mijë qytetarë u pajisen me pasaportë të Kosovës vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti. Numri më i madh i kërkesave ishte në tre mujorin e parë, pas vendimit që kosovarët mund te udhëtojnë pa viza drejt vendeve të zonës Shengen.

    Sipas Agjencisë për Regjistrim Civil, numri i kërkesave ka rënë në muajt pasues.

    Drejtori ARC-së, Blerim Camaj, bënë të ditur se gjatë këtij nëntëmujori janë lëshuar edhe mbi 206 letërnjoftime.

    “Në nëntëmujorin e parë diku janë rreth 206 mijë qytetarë që janë pajisur me letërnjoftime. Ndërsa me pasaporta janë pajisur 352 mijë e 555 qytetarë…Tre mujori i parë ishte shumë, kërkesat ishin të mëdha, tani kërkesat janë më të ulëta. Kemi më pak kërkesa. Jemi në atë suazën normale sikur në vitet e kaluara që ka qenë para liberalizmit të vizave”, thotë Camaj.

    Camaj thotë se nga janari deri në shtator janë regjistruar mbi 380 mijë automjete, derisa thekson se nga prilli regjistrimi është kushtëzuar me pagesën e gjobave.

    “Sa i përket automjeteve, që nga janari deri më 30 shtator janë regjistruar 380 mijë e 465 automjete…Kushtëzimi i regjistrimit të automjeteve fillon me futjen në fuqi të ligjit për rregullimin e trafikut rrugor që nga 3 prilli. Qytetarëve nuk u lejohet t’i regjistrojnë automjete pa i eliminuar dënimet të cilat janë gjobitur nga policia rrugore. Ky është ligj që duhet të zbatohet. Ndoshta kushtëzimet nuk janë të mira për qytetarët por ne si agjenci ligjet duhet t’i zbatojmë”, thotë Camaj./kp

  • Skuqet Lumbardhi në Pejë

    Skuqet Lumbardhi në Pejë

    Një pjesë e Lumbardhit në qytetin e Pejës ka marrë ngjyrë të kuqe.

    Në pamjet e siguruara nga ATV, shihet një segment i lumit që është skuqur, dhe sipas informacioneve, kjo gjë është shkaktuar nga hedhja e gjakut të një mishtoreje.

  • Eurostat, 15 për qind e të rinjve në BE kanë vështirësi për pagesën e qirasë

    Eurostat, 15 për qind e të rinjve në BE kanë vështirësi për pagesën e qirasë

    Në 12 muajt e fundit, të rinjtë evropian, mesatarisht 6.3 për qind në të gjithë Evropën, kanë luftuar me kostot në rritje të qirasë, veçanërisht në Greqi, Francë, Slloveni dhe Holandë.

    Kjo përqindje nuk përfshin njerëzit që rrezikojnë varfërinë apo përjashtimin social.

    Greqia ka shkallën më të lartë të njerëzve që janë në vështirësi, 17.7 për qind e ndjekur nga Franca me 16.7 për qind, pasuar nga me Sllovenia 10. 5 për qind dhe Holanda me 10.4 për qind, përcjell KosovaPress.

    Mosha 16 deri në 29 vjeç janë kategoria më e prekur ose gati 15 për qind e të gjithë njerëzve në Bashkimin Evropian (BE) që nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë qiranë e tyre në 12 muajt e fundit, një mesatare prej 9.5 për qind në të gjithë Evropën, duke përjashtuar njerëzit që nuk rrezikojnë varfërinë: 23.8 për qind në Francë, 23.4 për qind në Greqi dhe 16.1 për qind në Holandë.

    Të dhënat e Eurostat, i cili përjashton vendet me besueshmëri të ulët të të dhënave, tregojnë gjithashtu se 4.9 për qind e njerëzve në Bashkimin Evropian kanë përjetuar vështirësi strehimi gjatë jetës së tyre, që do të thotë se në një moment, nuk kishin mundësi të kishin një vendqëndrim, por u detyruan të jetonin në një strehim të përkohshëm.

    Sipas Eurostat në vitin 2023, në të gjithë Bashkimin Evropian përballen me një situatë alarmante lidhur me vështirësitë e strehimit dhe qirasë. Sipas të dhënave nga Eurostat, rreth 4.9 për qind e individëve të moshës mbi 16 vjeç raportuan se kanë përjetuar vështirësi strehimi gjatë jetës së tyre. Kjo përfshin raste kur individët nuk kanë pasur një vend të vetin dhe janë detyruar të qëndrojnë në strehime të përkohshme. Në raport theksohet se shifrat janë veçanërisht shqetësuese për ata në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, ku kjo përqindje arrin në 8.5%.

  • ​Shefi i OKB-së shpreh ngushëllime për viktimat pas sulmit terrorist në kryeqytetin turk

    ​Shefi i OKB-së shpreh ngushëllime për viktimat pas sulmit terrorist në kryeqytetin turk

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i shprehu ngushëllimet e tij Turqisë pas një sulmi terrorist të mërkurën që kishte në shënjestër selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI) në kryeqytetin Ankara.

    “Ne presim informacione, por dënojmë këtë sulm ndaj civilëve. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë për shërimin e plotë të të plagosurve”, tha për Anadolu në emër të Guterres zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

    Më vonë, duke folur në një konferencë shtypi, Haq lexoi një deklaratë nga Guterres që dënonte sulmin terrorist.

    Duke shprehur ngushëllimet e tij më të thella, Guterres përcolli gjithashtu “solidaritetin e OKB-së me popullin dhe qeverinë e Republikës së Turqisë”, tha ai.

    Pesë persona vdiqën dhe 22 të tjerë u plagosën në “sulmin e tmerrshëm”, sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

    Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy terroristë u “neutralizuan” dhe u bëri thirrje njerëzve që kërkojnë zhvillimet e fundit të mbështeten në deklaratat nga burime zyrtare.

    Forcat e sigurisë, zjarrfikëse dhe ndihmës mjekësorë janë dërguar në zonë.

    Personeli i firmës mbrojtëse u dërgua në strehimore për arsye sigurie.

    Prokurorët e Ankarasë nisën një hetim për sulmin terrorist./AA/

  • Rasti Thaçi dhe të tjerët, Nuredin Ibishi vazhdon dëshminë

    Rasti Thaçi dhe të tjerët, Nuredin Ibishi vazhdon dëshminë

    Në Dhomat e specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të dytën ditë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 97-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Nuredin Ibishi, i njohur me nofkën “Komandant Leka”, i cili mban kodin 04758 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Dëshmitarit iu prezantua një dokument që sipas prokurores Silvia D’Ascoli është marrë nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, e që është një organogram që tregon formacionin e brigadave brenda UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Dëshmitari tha se ka njohuri për përmbajtjen e këtij dokumenti dhe se përfaqëson strukturën e organizimit të brigadave të UÇK-së, konkretisht atë që e kanë aplikuar edhe në Zonën Operative të Llapit.

    Ai tha se nuk është i sigurt se kur e ka marrë një organogram të tillë gjatë luftës, por mendon që mund të jetë pas gushtit 1998.

    Ibishi pohon se organogrami që ai ka pasur gjatë luftës mbante vulën e njëjtë të Shtabit ashtu siç e ka tashmë dokumenti i prezantuar në gjykatë.

    Më pas, dëshmitarit iu prezantua një organogram tjetër, për të cilin ai tha se është formacioni i një komande të një zone operative të UÇK-së.

    Ibishi tha se kur e ka marrë një dokument të tillë, nuk i kujtohet koha dhe nga kush e ka marrë.

    Dëshmitari tha se këto organograme i ka përditësuar dhe modifikuar me të dhëna përkatëse dhe si rrjedhojë i ka informuar autoritetet përkatëse.

    Ludhur me autoritetet përkatëse, dëshmitari tha se e kishte fjalën për komandantin e zëvendëskomandantin e zonës pasi që sipas tij, këto ndryshime i ka bërë në koordinim me ata.

    Në seancën e së enjtes, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit. Ndërsa, të mërkurën seanca ka përfunduar si private me kërkesë e prokurores, me arsyetimin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

  • Osmani: Askush nuk është mbi Kushtetutën, kam respektuar të gjitha kompetencat nga kjo detyrë e shenjtë

    Osmani: Askush nuk është mbi Kushtetutën, kam respektuar të gjitha kompetencat nga kjo detyrë e shenjtë

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka organizuar Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, në cilësinë e njërës nga anëtaret themeluese dhe me të drejta të barabarta të këtij forumi profesional ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese, raporton EO.

    Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

    Ky forum profesional është themeluar me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbim përvojash mbi drejtësinë kushtetuese.

    Presidentja Vjosa Osmani, tha se askush nuk është mbi Kushtetutën. E para e shtetit shtoi se Kosova mbete e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore kushtetues.

    Osmani ka theksuar se gjatë mandatit të saj është udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë në ushtrimin e të gjitha kompetencave.

    “Kosova mbete e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vetë-themelet e shtetit tonë”.

    “Kushtetuta jonë është tejet unike ndër të tjera edhe për faktin se i mvesh president të vendit një detyrë tejet të rëndësishme e substanciale, detyrën për të garantuara funksion kushtetues të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është ndër detyra kryesore të këtij institucione dhe gjatë këtyre viteve të mandatit jam udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë gjatë ushtrimit të të gjitha kompetencave”, ka thënë ajo.

    Gresa Caka – Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka falënderuar Gjykata Kushtetues të Ballkani për përkrahjen e vazhdueshme që po e japin që Kosova qw vitin e ardhshëm të bëhet anëtare e barabartë e Asociacionit frankofon të Gjykatave Kushtetuese dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.

    Ajo ka thënë se është qenësore që të ketë bashkëpunim ndërmjet gjykatave në mënyrë që t’i përballojnë sfidat me të cilat po përballet rajoni.

    Sipas saj, se pasojat që mund të pësojnë demokracitë në mungesë të një kontrolli kushtetues janë tejet gjithëpërfshirëse.

    “Gjykata Kushtetuese e Kosovës vitin që vjen të bëhet anëtare e barabartë e asociacionit frankofon të Gjykatave Kushtetues dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese, kjo është esencial edhe për Gjykatën tonë, por edhe për vete misionet e të lartcekura sepse sot kur vlerat themelore të demokracisë mund të jenë nënshtruar, ndër tjerat si pasoj e polarizimeve të sanksioneve e politike e ideologjike, trendëve në rritje të lëvizjeve populiste e pabarazisë së shtuar ekonomik dhe rreziqeve pasuese për të drejta dhe lirit themelore, solidariteti dhe bashkëpunim i shtuar i Gjykatave Kushtetues është më i rëndësishëm se kurrë. Pasojat që mund të pësojnë demokracitë në mungesë të një kontrolli kushtetues janë tejet gjithëpërfshirëse”, ka thënë ajo.

  • Vulin: Presidenti im e admiron Rusinë

    Vulin: Presidenti im e admiron Rusinë

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin i cili ndodhet në Kazan, ku po zhvillohet samiti i BRICS i organizuar nga Vladimir Putin, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe homologu i tij rus janë miq.

    “Serbia shpreh shpresën se do të ketë mundësinë të bëhet anëtare e BRICS, një organizatë që ofron liri më të madhe dhe nuk kërkon ndryshimin e sistemit politik ose anëtarësimin në regjimet e sanksioneve”, ka theksuar Vulin.

    Sipas tij, Serbia ndihet e mirëpritur në mesin e vendeve mike të BRICS, të cilat, siç tha ai, ofrojnë lirinë e zgjedhjes, e cila është një alternativë e rëndësishme për Beogradin.

    Vulin ka theksuar se BRICS nuk u kërkon anëtarëve të tij të ndryshojnë sistemet e tyre politike ose të bashkohen me sanksionet. Ai gjithashtu theksoi se presidenti i Serbisë është përkrahës i madh i miqësisë me Rusinë dhe se e respekton historinë dhe kulturën e saj, raporton Index.hr.

    “Presidenti im me të vërtetë e admiron historinë e Rusisë, kulturën e saj dhe ai është një mbështetës i palëkundur i miqësisë midis Rusisë dhe Serbisë. Dhe, nëse mund të them kështu, Vuçiç dhe Putin janë miq” ka theksuar Vulin.

    Sipas tij, Vuçiq planifikon të marrë pjesë në 80 vjetorin e fitores mbi nazizmin në Moskë.

    “Prandaj pres një takim mes Presidentit Vuçiq dhe Presidentit Putin në Moskë, por nëse ata do të takohen në vende të treta, nuk mund të them tani”, ka thënë ajo.

    Përveç Vulinit, në delegacionin serb në samitin e BRICS në Kazan janë edhe ministri i mbrojtjes Bratislav Gashiq, ministrja e ekonomisë Adrijana Mesaroviq dhe ministri pa portofol Nenad Popoviq, përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe pozitën sociale të Kishës.