ATV

Category: Lajme

  • Fillon rundi i ri i dialogut në Bruksel, fillimisht Lajçaku takohet me Petkoviqin

    Fillon rundi i ri i dialogut në Bruksel, fillimisht Lajçaku takohet me Petkoviqin

    Pak pas orës 9:00 në Bruksel ka filluar takimi i delegacionit nga Serbia i udhëhequr kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

    Delegacioni nga Serbia dhe ai nga Kosova, i kryesuar nga kryenegociatori zv/kryeministri Besnik Bislimi, fillimisht do të kenë takime të ndara me Lajçakun dhe për momentin nuk dihet nëse do të mbahet një takim trepalësh.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha dje se agjenda do të përfshijë nevojën për “fillimin e menjëhershëm të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit” dhe që të dyja palët “të bien dakord përfundimisht” për përparimin në dialog.

    Dialogu Kosovë-Serbi, sot mbahet takimi i radhës në Bruksel

     

  • Vrasje në tentativë në Viti

    Vrasje në tentativë në Viti

    Një burrë është sulmuar me thikë dje në komunën e Vitisë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Policia e ka iniciuar rastin si “vrasje në tentativë”.

    “Viti / 23.10.2024 – 20:40. Një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është qëlluar me mjet të mprehtë/thikë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Turqia godet objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri pas sulmit vdekjeprurës ndaj kompanisë së mbrojtjes

    Turqia godet objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri pas sulmit vdekjeprurës ndaj kompanisë së mbrojtjes

    Forcat ajrore të Turqisë goditën objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri të mërkurën në një hakmarrje të dukshme për një sulm ndaj një kompanie kryesore të mbrojtjes shtetërore që vrau pesë persona dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë.

    Ministria e Mbrojtjes tha se më shumë se 30 objektiva u “shkatërruan” në ofensivë ajrore, pa dhënë detaje mbi vendet që u goditën. Kjo ministri tha se “të gjitha llojet e masave paraprake” ishin marrë për të parandaluar dëmtimin e civilëve.

    Sulmi erdhi disa orë pasi militantët e dyshuar kurdë vendosën eksplozivë dhe hapën zjarr në kompaninë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes TUSAS. Dy sulmuesit, një burrë dhe një grua, u vranë gjithashtu, tha ministri i brendshëm Ali Yerlikaya. Të paktën 22 persona, duke përfshirë shtatë personel sigurie, u plagosën gjatë sulmit, raporton Associated Press.

    Yerlikaya tha se Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, besohet të jetë pas sulmit në kompaninë e mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes Yasar Guler e drejtoi gjithashtu gishtin nga PKK.

    Turqia kryen rregullisht sulme ajrore kundër PKK-së – e cila ka një bazë në Irak – dhe kundër një grupi militant kurd në Siri që është i lidhur me militantët.

    Nuk kishte asnjë deklaratë të menjëhershme nga PKK.

    Grupi i Shtetit Islamik dhe ekstremistët e majtë kanë kryer gjithashtu sulme të mëparshme në Turqi.

    “Unë e dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në margjinat e një takimi të BRICS-it në Rusi.

    Putin ofroi ngushëllime. Një deklaratë e Ambasadës së SHBA tha se Uashingtoni “dënon fuqishëm sulmin terrorist të sotëm”.

  • Rama e nis ditën me fotoalbumin e vizitës së Von Der Leyen në Tiranë

    Rama e nis ditën me fotoalbumin e vizitës së Von Der Leyen në Tiranë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me fotoalbumin e vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në Tiranë.

    “Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

    Von Der Leyen pritet të vizitojë edhe Prishtinën. Sipas njoftimeve, ajo do të jetë në Kosovë të shtunën.

  • Nis fushata e egër kundër Piculës, Beogradi mbushet me postera të raportuesit të PE-së për Serbinë

    Nis fushata e egër kundër Piculës, Beogradi mbushet me postera të raportuesit të PE-së për Serbinë

    Grupi ultra i djathtë serb “Nashi” u mburr në një deklaratë dërguar mediave se kishin vendosur postera në disa qytete të Serbisë kundër Tonin Piculës, raportuesit të ri të Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë.

    Ky grup, i cili e quan veten konservator, deklaroi se postera janë ngjitur nëpër disa vende të Beogradit.

    Në poster, fotografia e Tonin Piculës është e shënuar me simbolet e formacioneve ustashjake nga Lufta e Dytë Botërore dhe me shkurtesën Shteti i Pavarur i Kroacisë (NDH), e cila përmendet edhe në mbishkrimin e posterit “reporter për NDH”.

    Emërimi i socialdemokratit Tonin Picula si raportues i PE për Serbinë, i njohur për kritikat e ashpra ndaj Beogradit zyrtar dhe pushtimit rus të Ukrainës, tërhoqi shumë vëmendjen e publikut serb.

    Me tone negative kanë reaguar edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, ndërsa përfaqësuesit politikë kroatë, të cilët janë edhe pjesë e Qeverisë së Serbisë, i kanë mirëpritur këto zgjedhje.

    Ndër të parët që ka reaguar ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se nuk do të ngutet me komente dhe se do të punojë me Piculën, por se “e ka kuptuar shumë mirë mesazhin e Parlamentit Evropian”.

    Vartësit e tij ishin shumë më të drejtpërdrejtë. Kështu, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se zgjedhja e Tonin Picula nga Kroacia për raportues të BE-së për Serbinë është një “shenjë e qartë se nuk ka asgjë në rrugën e Serbisë drejt BE-së”.

    “Të emërosh Picula si raportues të Parlamentit të BE për Serbinë dhe të presësh që ai të jetë objektiv është si të presësh që qeveria kroate të kërkojë falje për krimet e kryera kundër serbëve në -Oluja,” tha Vulin.

    Kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë ka komentuar me sarkazëm emërimin e Picula.

    “Të lumtë. Kuptuam gjithçka”, ka komentuar presidentja Ana Brnabiq në rrjetin social X.

  • Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendosura

    Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendosura

    Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, kërkon mbështetjen e votuesve të pavendosur në Pensilvani dhe republikani Donald Trump zhvillon tubime në shtetin e Xhorxhias.

    Gati 25 milionë amerikanë kanë votuar personalisht ose me postë, sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës. Disa shtete amerikane mundësojnë votimin e hershëm.

    Disa shtete, mes tyre Karolina e Veriut dhe Xhorxhia, shtete të pavendosura, shënuan pjesëmarrje rekord javën e kaluar në ditën e parë të votimit të hershëm.

    “Votat e hedhura në Xhorxhia janë në nivele rekord”, tha republikani Trump gjatë një tubimi me temë fetare dhe zgjedhore në Zebulon të shtetit të Xhorxhias. “Votat e hedhura në çdo shtet janë në nivele rekord. Ne po ecim shumë mirë dhe shpresojmë se mund ta rregullojmë vendin tonë”.

    Pjesëmarrja e fuqishme në votimet e hershme vjen pasi Nënpresidentja Harris dhe ish Presidenti Trump gëzojnë mbështetje pothuajse të barabartë në shtetet fushëbetejë ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë deri në zgjedhjet e 5 nëntorit.

    Ditët e fundit, kandidati Trump është përpjekur të fitojë mbështetjen e rrymave fetare të krishtera, me shpresën që të lënë mënjanë shqetësimet e tyre lidhur me komentet tij të shpeshta plot ngjyrime.

    Kandidati republikan, për cilin tubimet kanë qenë elementi kryesor i fushatave që nga vitit 2015, tha në Zebulon të Xhorxhias se ndihej i trishtuar që po i vjen fundi kohët së tij si politikan.

    Nëse i fiton zgjedhjet e nëntorit, zoti Trump do të drejtojë vendin për katër vjet, në mandatin e tij të dytë dhe të fundit. Pas qytetit Zebulon, zoti Trump zhvillon një tubim në Duluth të Xhorxhias i shoqëruar nga gazetari Tucker Carlson dhe ish kandidati i pavarur për president, Rober F. Kennedy Jr.

    Nënpresidentja Harris zhvillon një tubim në Pensilvani në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve të pavendosur dhe ndryshuar ekuilibrin e garës së ngushtë, ku edhe një përqindje e vogël votash mund të jetë vendimtare.

    Demokratja Harris i shfrytëzoi komentet e shefit të kabinetit të ish Presidentit Trump, John Kelly, i cili tha për gazetën New York Times se zoti Trump e plotëson “përkufizimin e përgjithshëm si fashist” dhe se i admironte diktatorët. Zonja Harris, e cila ka argumentuar se republikani Trump përbën kërcënim për demokracinë amerikane, i quajti komentet e zotit Trump të cituara nga zoti Kelly si “thellësisht shqetësuese dhe tepër të rrezikshme”.

    Drejtuesit e fushatës së republikanit Trump i kanë hedhur poshtë komentet e zotit Kelly, duke i cilësuar ato si “histori të dala boje”.

    Zonja Harris nuk arriti ta bindë zotin Trump për një debat të dytë presidencial të drejtuar nga rrjeti CNN, pasi ajo u cilësua si fituese e debatit të parë në shtator të organizuar nga rrjeti ABC News.

    Pensilvania dhe Xhorxhia janë ndër shtetet që do të përcaktojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë. Të dy kandidatët ka të ngjarë të zhvillojnë tubime të tjera në këto shtete para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

    Nga 7 shtetet kyçe, Pensilvania është më e madhja dhe ka 19 elektorë, numrin më të lartë ndër ato që konsiderohen shtete vendimtare.

    Në dy garat e fundit, kandidati që ka fituar në Pensilvani, ka fituar edhe zgjedhjet presidenciale. Diferenca në të dyja rastet ka qenë e ngushtë, me disa dhjetëra mijëra vota në një shtet me miliona votues. Ndërsa sondazhet tregojnë se gara është tepër e ngushtë, Pensilvania mund të përcaktojë fituesin e Shtëpisë së Bardhë.

  • Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së

    Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahet në Hagë.

    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët në Hagë.

    Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet deri në ora 16:30.

  • Dialogu Kosovë-Serbi, sot mbahet takimi i radhës në Bruksel

    Dialogu Kosovë-Serbi, sot mbahet takimi i radhës në Bruksel

    Sot do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi.

    Megjithatë nuk dihet nëse do të ketë takim trilateral apo vetëm takime të ndara të palëve me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

    Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë konfirmuan se do të ketë takim të përbashkët ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

    Në ekzekutiv thonë se fokusi i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit.

    Nevojën për këtë të fundit e potencojnë edhe në Bashkimin Evropian.

    Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog.

    Takimi trepalësh nuk është mbajtur as në muajin shtator, kur Bislimi dhe Petkoviq kishin udhëtuar në Bruksel, mirëpo ishin takuar vetëm me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak. Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel.

    Një muaj më vonë ishte arritur dakordimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    Megjithatë, palët ende nuk janë pajtuar për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes.

    Në qeverinë e Kosovës insistojnë në nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e mirëbesimit në proces të dialogut, derisa kërkojnë edhe tërheqjen e letrës së Serbisë, të cilën e kishin dërguar në Bruksel vitin e kaluar, ku praktikisht ishin tërhequr nga ujdia e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

  • Nën patronatin e Presidentes mbahet manifestimi “Ecja Simbolike”

    Nën patronatin e Presidentes mbahet manifestimi “Ecja Simbolike”

    Sot [ e enjte] do të mbahet manifestimi tradicional “Ecja Simbolike” në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

    Ky manifestim do të jetë nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.

    Ky aktivitet pritet të fillojë nga ora 12:00.

    Ndryshe, në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit. Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj.

  • Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK

    Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK

    Sot Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një seancë e jashtëzakonshme.

    Kuvendi ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është: “Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

    Ndryshe për këtë seancë të jashtëzakonshme ka shkruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    “Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi.

    Për këtë çështje do të propozohet edhe një projektrezolutë.

    Kuvendi me këtë kërkon që të hetohet edhe roli dhe ndikimi i jashtëligjshëm i Dejona Mihalit në menaxhimin dhe vendimmarrjen në KEK.

    Më poshtë gjeni tekstin se çka përmban kjo rezolutë:

    • 1.Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente qe te vazhdojë hetimet e plota dhe te thelluara per skandalet ne KEK, duke perfshire keqmenaxhimin e tenderëve njeburimore dhe mungesën e konkurrences ne prokurimin publik. Te gjitha shkeljet e konstatuara te ndiqen penalisht.
    • 2. Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosoves dhe Bordi i KEK që te raportojne për kontratat e shitblerjes se energjise gjate periudhes 2021-2024, duke perfshire kushtet e favorshme per palët e treta dhe ndikimin ne financat publike. Kuvendi obligon organet perkatese qe te rishikojne keto kontrata per te mbrojtur interesin publik dhe te ndjekin çdo parregullsi.
    • 3. Kuvendi kerkon nga autoritetet kompetente te hetojë nderhyrjet e personave te paautorizuar ne menaxhimin dhe vendimmarjen ne KEK, veçanerisht ne lidhje me dhenien e tenderëve, tregtine e energjise dhe proceset e punësimit. Tê merren masa konkrete per te ndaluar nderhyrjet e paligishme dhe per te siguruar nje menaxhim transparent dhe te pavarur ne KEK.
    • 4. Kuvendi kerkon nje hetim te plote per rolin e Dejona Mihalit dhe çdo personi tjeter që ka ushtruar ndikim te jashteligishem ne menaxhimin e KEK dhe proceset e rekrutimit, duke perfshire punesimet e jashteligjshme.
    • 5.Kuvendi e obligon Bordin e KEK dhe institucionet pergjegjëse pë r menaxhimin e energjisë që te rrisin transparencën në te gjitha proceset e prokurimit dhe tregtise së energjise, duke përfshire publikimin e kontratave dhe raportimin e detajuar mbi performancën financiare dhe operacionale.
    • 6.Kuvendi rekomandon që Qeveria e Kosovës te marrë masa për permirësimin e qeverisjes në KEK, duke emëruar nje bord te pavarur dhe profesionist, me qellim qe te sigurohet funksionimi efikas dhe i pérgiegishëm i ndermarrjes.
    • 7.Kuvendi kerkon nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK qe të raportojné çdo tre muaj për situatën në KEK, përfshirë masat e marra për permirësimin e menaxhimit, prokurimit dhe transparences në ndermarrje.
    • Kjo rezolute hyn né fuqi menjeherë pas miratimit ne Kuvendin e Kosovës.