ATV

Category: Lajme

  • Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pasoja” pas sulmit izraelit

    Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron për “pasoja” pas sulmit izraelit

    Teherani ka paralajmëruar që Izraeli mund të përballet me hakmarrje për shkak të sulmit të fundit në qendra ushtarake iraniane, ndonëse lideri suprem i shtetit nuk ka treguar shumë gatishmëri në vazhdimin e sulmeve të njëpasnjëshme mes dy armiqve rajonalë.

    Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, ka thënë më 28 tetor se Izraeli do të përballet me “pasoja të hidhura” për kryerjen e sulmeve ajrore në territorin iranian dy ditë më parë.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka thënë më 28 tetor se Teherani do t’i përdorë të gjitha mjetet që ka për t’iu përgjigjur sulmit izraelit.

    Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se me sukses ka kryer sulme hakmarrëse “precize” në qendrat ushtarake iraniane, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Sulmet – që kanë qenë përgjigje ndaj sulmeve iraniane kundër Izraelit më 1 tetor, edhe ato si përgjigje për vrasjen e një komandanti të Gardës Revolucionare Islamike – janë kryer teksa rriten shqetësimet që Izraeli mund të niste një sulm masiv, duke rritur mundësinë për përshkallëzim në një luftë të madhe mes dy fuqive rajonale.

    Ekspertët sugjerojnë se sulmet u kanë dhënë Izraelit dhe Iranit mundësi për të shmangur një luftë të madhe rajonale.

    Irani ka thënë se ka pranuar paralajmërim nga Izraeli para nisjes së sulmeve, të fundit në kuadër të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit, të lidhura me luftën hakmarrëse të Izraelit në Gazë dhe rolin e Iranit në mbështetjen e grupeve militante anti-izraelite në rajon.

    Zyrtarët iranianë kanë insistuar se mbrojtja iraniane i ka shkatërruar në ajër shumicën e raketave më 26 tetor, mirëpo e ka pranuar se katër ushtarakë iranianë janë vrarë, si pasojë e sulmeve.

    Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë më 27 tetor se veprimet e Izraelit “nuk janë kalkuluar mirë”, mirëpo nuk ka bërë thirrje për përgjigje iraniane.

    Khamenei u ka bërë thirrje zyrtarëve qeveritarë të kuptojnë “kapacitetin” e Iranit, dhe ka këshilluar që është gabim “ekzagjerimi” i ndikimit të sulmeve izraelite, ashtu sikurse “minimizimi” i tyre.

    Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, është cituar të ketë thënë se veprimet e ushtrisë izraelite nuk e kanë arritur “synimin”.

    Edhe ai ka thënë se sulmet nuk janë menduar mirë dhe janë kryer “në moment dëshpërimi” të Izraelit, teksa vazhdon betejat kundër grupeve që përkrah Irani në Rripin e Gazës dhe Liban.

    Grup palestinez Hamas, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, është duke luftuar me Izraelin prej tetorit të vitit të kaluar.

    Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 persona.

    Disa janë liruar, një pjesë konsiderohet se kanë vdekur.

    Nga ofensiva izraelite në Gazë janë vrarë mbi 42.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

    Izraeli ka nisur luftë edhe kundër Hezbollahut në jug të Libanit, një pjesë të të cilit e kontrollon.

    Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak, jo edhe atë politik./REL

  • Presioni i BE-së për Asociacionin, Konjufca: S’mund t’i marrin kompetencat e as të vendosin për Kosovën

    Presioni i BE-së për Asociacionin, Konjufca: S’mund t’i marrin kompetencat e as të vendosin për Kosovën

    Krye i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin në Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Bashkimi Evropian nuk mund të marrë kompetencat e të vendosë për Kosovën. Madje sipas tij kjo qasje është diskriminuese dhe nuk është fer.

    “Nuk mundet në vend të Kosovës ta marrë kompetencën Bashkimi Evropian. Kjo i bie që BE-ja e grabit një kompetencë të Kosovës. Sipas marrëveshjeve të deritashme, Kosova e ka këtë të drejtë për të paraqitur. BE-ja mundet të na thotë jeni vonuar dhe ne mund të themi se a ka pasur afat kohor të caktuar. Ndoshta ne mund të pranojmë kritikën e vonesën, por nuk do të thotë t’ia marrim kompetencës”.

    “Me na imponuar se ky është dokument vetëm duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese nuk është fer dhe është qasje shumë diskriminuese nga BE që Kosovën e trajton si jo shtet. Kosova duhet ta mbrojë të drejtën e vet deri në fund për t’u ulur me BE-në për ta sqaruar se kush e ka këtë kompetencë, unë mendoj që e ka Kosova. Vonesa nuk mund të na marrë kompetencën neve”.

    “BE-ja e ka pasur qasjen merre ose leje, prej Kurit kjo qasje. Në te gjitha ligjet Kosovës i takon kjo e drejtë, mund ta na akuzojnë për zvarritje, por jo për ta marr kompetencën. Kjo praktikë i bie që merre ose leje dhe e quaj diskriminuese. Kryeministri ka pranuar shqyrtimin askund nuk e kam dëgjuar që kjo është 100 për qind e saktë dhe do të fillojmë të implementojmë. Ne do të insistojmë deri në fund për të drejtën e Kosovës”. /eo

  • Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit

    Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulm ndaj Gazmend Muhaxherit

    Nga një muaj paraburgim për Driton e Korab Lulajn, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar fizikisht kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, mëngjesin e së shtunës teksa ky i fundit po dilte nga një kafiteri.

    Kjo u konfirmua Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

    Derisa gjatë ditës së djeshme ishte mbajtur seanca gjyqësore ku ndaj të dyshuarve ishte zgjatur masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera.

  • ​Televizionet e regjimit nga “Qypi i shtetit”: Vuçiq pranoi se shteti shkel ligjin

    ​Televizionet e regjimit nga “Qypi i shtetit”: Vuçiq pranoi se shteti shkel ligjin

    “Shteti i ushqen të gjitha televizionet nga qypi i vet” – me këto fjalë presidenti ka shpjeguar se si funksionojnë mediat në Serbi, por edhe sa ka liri mediatike. Vuçiq ka thënë konkretisht se TV Prva merr disa dhjetëra milionë euro ndihmë shtetërore. Bashkëbiseduesit e N1, thonë se këto nuk janë rrjedhje të ligjshme parash dhe se në këtë mënyrë shkelet ligji për informimin publik.

    Së fundmi, në të njëjtën studio dhe në të njëjtën shoqëri, presidenti i vendit na sqaroi se nuk do të kishte Zvezd dhe Partizan po të mos ishte ai qyp. Tani mësuam se edhe mediat do të ishin jashtë loje po të mos ishte ai qyp. Ndërsa mburrej me aftësinë e tij për të luajtur si me Perëndimin, ashtu edhe me Lindjen, Vuçiq në një moment përfshiu në lojë kameramanët e TV Prva.

    “Këta çunat këtu po pyesin – ç’lidhje ka me ta, këtu e kanë Srdjan Kopernikun, ai do t’ua jap pagat, është e tij… Epo ka, nuk do të paguhen nëse ne nuk kemi 83 mijë të punësuar në Fabrikat gjermane”. Srgjani nuk i ka ato para për t’ua dhënë, pasi i marrin nga shteti, të gjitha televizionet. Ky televizion nuk bën përjashtim, të gjithë televizionet. E ushqen shteti, nga i pari tek i fundit dhe asnjëri prej tyre nuk është vetëm në treg, por furnizohet nga qypi shtetëror”, ka thënë Vuçiq në programin Tv Prva.

    Të lidhura:

    Drejtuesja e TV Prva: Ky është shumë më tepër në treg se shumë të tjerë, për të mos thënë të gjitha…

    Vuçiq: Nuk jam dakord, por nuk do t’iu shkatërroj ëndrrat… A doni t’iu them sa para merrni nga shteti?

    TV Prva: Atëherë do të duhej të flisnim se sa të tjerë kanë rezultate shumë më të dobëta se ky televizion…

    Vuçiq: Nuk po doni?

    Drejtuesja i TV Prva: Lirisht mundeni…

    Vuçiq: Po flasim për dhjetëra milionë euro.

    Si mund të marrë Prva dhjetëra milionë nga shteti apo ndonjë televizion tjetër?

    “Ligjërisht jo. Jo ligjërisht. A i ka ikur në atë moment, por ka zbuluar diçka që ne e dimë në një mënyrë, por tani e ka dëshmuar”, thotë Rade Veljanovski, gazetar në pension dhe profesor i FPN.

    “Shteti nuk ka të drejtë të financojë mediat dhe është kundër ligjit. Duhet pranuar se shkelja e ligjit është bërë logjikë dhe praktikë në Serbi, madje edhe kreu i shtetit mund të thotë publikisht se ligji po shkelet”, thotë gazetari Gjorgje Vlajiq.

    Paratë nga shteti mund të marrin vetëm mediumet publike siç është e rregulluar me Ligji, para së gjithash, televizionet e vogla lokale përmes të ashtuquajturave financimi i projekteve. Siç sqarojnë bashkëbiseduesit tanë, këtu nuk është kështu, paratë nga qypi, për të cilin flet Vuçiq, shkojnë nëpër disa kanale të errëta tek ata që nuk i shërbejnë interesit publik, por janë pjesë e arsenalit propagandistik të qeverisë.

    “Ata që e dinë se marrin para në këtë mënyrë, duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk duhet të dalin jashtë kontrollit. Epo nuk është i ulur në çdo redaksi një përfaqësues i qeverisë që do të urdhërojë të bëhet kjo apo ajo… Jo, ato televizionet, edhe mediat e shkruara që ne i quajmë tabloide dhe janë shumë më poshtë se tabloidët, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, thotë Veljanovski.

    “Dhe po, nëse ai vendos të financojë dhe investojë dhjetëra milionë euro në disa televizione që mbështeten pa kushte nga qeveria, atëherë është një sinjal për të tjerët që nuk do të marrin asgjë prej tij dhe se do të bëjë gjithçka për t’jua vështirësuar jetën dhe ti shfuqizoj”, vlerëson Vllajiq.

    Presidenti tha se shteti ushqen të gjitha televizionet, megjithatë ka edhe nga ne që jemi të “uritur”, dhe të pavarur.

  • Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, Abdixhiku: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

    Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, Abdixhiku: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ia ka rikujtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, një premtim të parealizuar.

    Abdixhiku tha se Kurti i kishte premtuar 160 çerdhe derisa gjatë mandatit u bënë veç katër sosh.

    “Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, tha ai.

    Kreu i LDK-së postimin e tij e shoqëroi edhe me një video me sekuenca të marra nga fushata e kaluar zgjedhore e Vetëvendosjes.

  • MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”

    MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit.

    Në njoftim thuhet se përmes digjitalizimit të këtij procesi, Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, siç thuhet aty, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile.

    “Agjencia e Regjistrimit Civil, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve që dalin nga përgjegjësitë e ngarkuara në fushën e aktiviteteve të saj, në vazhdimësi është duke avancuar dhe lehtësuar shërbimet për qytetarë përmes digjitalizimit dhe shërbimeve “online”.

    “Së fundmi, si rrjedhojë e veprimtarisë sonë, është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit”.

    “Përmes digjitalizimit të këtij procesi, Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile”, thuhet tutje në njoftim.

    MPB-ja njofton se tani e tutje, ekzistojnë dy mënyra të deklarimit të adresës:

    1. Mënyra e parë dhe më e lehta është përmes platformës e-Kosova, duke shfrytëzuar shërbimin për “Deklarimin e Adresës Zyrtare të Vendbanimit” në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/580.
    2. Mënyra e dytë është paraqitja e qytetarit fizikisht në Zyrën e Gjendjes Civile, duke u asistuar nga zyrtarët e kësaj zyre.

    Procesi i Deklarimit të Adresës Zyrtare të Vendbanimit ndihmon në lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, duke përfshirë:

    • Adresën unike dhe zyrtare të vendbanimit;
    • Përzgjedhjen e mjekut familjar-bazuar në adresën e deklaruar;
    • Shpërndarjen më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve postare;
    • Saktësinë e adresës për shërbimet mjekësore emergjente;
    • Saktësinë dhe unifikimin e adresës në të gjitha faturat komunale.

    Duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të angazhohen dhe bashkëpunojnë këtë proces, sigurojmë se vëmendje e veçantë dhe shumë e madhe i është kushtuar sigurisë së të dhënave personale, ruajtjes dhe cilësisë së tyre.

  • Gjobiten dy persona në Gjilan, u ndalohet përkohësisht drejtimi i mjeteve motorike

    Gjobiten dy persona në Gjilan, u ndalohet përkohësisht drejtimi i mjeteve motorike

    Janë gjobitur dy persona në Gjilan, pasi kanë kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes të përcaktuar me shenjë të trafikut.

    Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.

    Ndërkaq, në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muajsh.

    “Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 30 km/h është hasur duke vozitur 96 km/h”.

    “Ndërsa në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 132 km/h”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

  • Pacolli pas vizitës te veterani i UÇK-së: Urgjentisht të bëjmë diçka për këtë kategori

    Pacolli pas vizitës te veterani i UÇK-së: Urgjentisht të bëjmë diçka për këtë kategori

    Behgjet Pacolli e ka vizituar një veteran të luftës së UÇK-së në një fshat jo larg Prishtinës, dhe ka rrëfyer për kushtet në të cilat jeton ai.

    Kreu i AKR-së e ka ndërlidhur këtë vizitë me nevojën për përkrahje urgjente ndaj kësaj kategorie.

    Sipas Pacollit, çdo veteran meriton nderim, kujdes dhe mbështetje, jo vetëm në fjalë, por në vepra konkrete.

    Shkrimi i plotë:

    U shokova kur e vizitova shtëpinë e një veterani të luftës në një fshat jo larg Kryeqytetit, një njeri që dikur ka dhënë gjithçka për vendin e tij Kosovën dhe sot jeton në kushte që janë përtej çdo ndjenje njerëzore të dhembshurisë. Ai, me shoqen dhe 3 femijë, banon në një shtëpi të vjetër dhe të mykur, me mure që shpërbëhen nga lagështia, ku ajri i rëndë dhe mungesa e dritës reflektojnë realitetin e tij të errët. Një njeri i përkushtuar për këtë tokë, tani jeton i harruar nga shteti dhe shoqërija , ai qe dikur mbrojti me gjak.
    Me 172 euro pension invalidor dhe pa ndihmë shtesë sociale, ai përballet çdo ditë me pamundësinë për t’i përballuar edhe nevojat më të vogla. Duket sikur ky është fundi i dinjitetit të tij.

    Njerëz si ai nuk duhet të ndihen të braktisur apo të humbasin shpresën, e megjithatë, çdo ditë përballja me sëmundjen dhe vuajtjen ia vjedh ngadalë çdo dëshirë për të ardhmen. Shëndeti i tij i rënduar nga sëmundjet e mushkërive e ka detyruar të kërkojë trajtim në një spital jasht shtetit, por një njeri i vetëm si Unë nuk mund të mbajë gjithçka dhe në çdo kohë, mbi supe pa mbështetje të Qeverisë.

    Si një qytetar i këtij vendi dhe si një individ që beson ende në humanizmin dhe në vlerat që na bashkojnë, jam thellësisht i tronditur dhe i turpëruar që kemi arritur në këtë pikë ku veteranët e luftës, njerëzit që na dhanë të ardhmen tonë, po lihen në harresë.
    Çdo veteran meriton nderim, kujdes dhe mbështetje, jo vetëm në fjalë, por në vepra konkrete. Të injorosh të drejtat dhe nevojat e tyre është një tradhti e vërtetë ndaj sakrificës së tyre.

    Kjo është një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësinë të bëjnë ndryshim – institucionet, qytetarët dhe çdo njeri që beson në dinjitetin njerëzor.

    Është koha që të mos heshtim për alle kësaj padrejtësie. Nuk kërkojmë mëshirë, por respekt për ata që u flijuan për lirinë tonë. Nuk duhet të lejojmë që një familje e nje heroi të jetojë dhe të vuajë në kushte të tilla.

    Duhët të bejmë diçka, urgjentishtë për këtë kategori.

  • Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet seanca e re plenare.

    Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash të mbetura nga seancat e kaluara.

    Mes tjerash në shqyrtim janë disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor./KP

  • Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për “shpifje dhe dëmtim të reputacionit”

    Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për “shpifje dhe dëmtim të reputacionit”

    Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sami Lushtaku sot do të dorëzojë padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”.

    Konferenca do të mbahet sot në ora 14:00, në zyrën e avokates Besjana Ismajli, e cila kryeson ekipin mbrojtës të Lushtakut.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

    Konferenca do të mbahet në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00.

    Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të pasqyruar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor.