ATV

Category: Lajme

  • Tahiri: E kemi parë në këto katër vite se sa e dëmshme është izolimi i Kosovës nga Uashingtoni

    Tahiri: E kemi parë në këto katër vite se sa e dëmshme është izolimi i Kosovës nga Uashingtoni

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, në emisionin COMPAS në ATV, tha se izolimi i Kosovës nga Uashingtoni është e rrezikshme për Kosovën si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në përparimin si shtet i ri.

    Sipas tij, izolimi i Kosovës nga Uashingtoni në katër vitet e fundit, ka bërë që Kosovë të mos ketë asnjë anëtarësim të ri në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë.

    “Kosova në njërën anë, nuk mund të përballojë dhe të jetë e izoluar nga Uashingtoni. Kjo është e rrezikshme, izolimi i Kosovës nga Uashingtoni është e rrezikshme për të ardhmen tonë, është e rrezikshme për të tashmen dhe të ardhmen tonë, për siguron tonë si Kosovë dhe e pengon përparimin tonë. Në këto katër vite, ne e kemi parë se sa e dëmshme është izolimi i Kosovës nga Uashingtoni, nuk kemi asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe nuk kemi asnjë njohje të Republikës së Kosovës, ndërkohë si shtet i ri, për neve, për shtetësinë tonë, esenciale është anëtarësimi i jonë në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë”, tha Tahiri. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në emisionin COMPAS në ATV, në videon më poshtë:

  • Profesori Xhavit Rexhaj shpjegon se si zgjidhet presidenti i SHBA-së

    Profesori Xhavit Rexhaj shpjegon se si zgjidhet presidenti i SHBA-së

    Profesori Xhavit Rexhaj, në emisionin COMPAS në ATV, ka shpjeguar se si zgjedhtë presidenti në SHBA. Ai ka treguar se ai që fiton votat popullore, jo gjithsesi i fiton edhe zgjedhjet presidenciale.

    “Shumica, jo gjithsesi fiton. Ai që fiton shumicën popullore, jo gjithsesi fiton edhe zgjedhjet presidenciale. Pse, sepse në Amerikë quhet një kolegj elektoral, 50 shtetet i dërgojnë diku 540 vota dhe ato, secili shtet, për shembull nëse votohet në shtetin e IOWA-s, ky shtet i ka 6 vota, ai që fiton një votë më shumë në IOWA, ai i fiton të gjitha votat e IOWA-s. Prandaj, mbledhin këto vota, duhet me u ba 271, dhe ai person zgjedhjet president i SHBA-së”, tregoi profesori Rexhaj.

    Më shumë detaje i gjeni në emisionin COMPAS në ATV, në videon më poshtë:

  • Bislimi: Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në SHBA, përkrahja për Kosovën nuk do të mungojë asnjëherë

    Bislimi: Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në SHBA, përkrahja për Kosovën nuk do të mungojë asnjëherë

    Ish deputeti i Kuvenit të Kosovës, tani që jeton dhe vepron në SHBA, Faton Bislimi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin COMPAS në ATV, tha se, sa i përket Kosovës, nuk do të mungojë përkrahja e SHBA-së, pavarësisht rezultatit të sotëm në zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen atje.

    “Përcaktimi i presidentit të SHBA-së sonte normalisht se do të ketë ndikim jo vetëm për Amerikën, por për gjithë Globin, veçanërisht edhe për Kosovën. Ajo që mund të them me përgjegjësi të plotë, ne do ta kemi përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së, cilido qoftë rezultati zgjedhjeve presidencaiale të ditës së sotme. Këtë e them bazuar në faktet historike që nga vitet 80-ta deri më tani, çështja e Kosovës ka gëzuar përkrahje pa rezervë të të dyja taborëve politike, qofshin ata Republikanë apo Demokratë”, tha Bislimi.

    Më shumë detaje i gjeni në emisionin COMPAS në ATV, në videon më poshtë:

  • Aktivisti shqiptar në SHBA: Nëse Trump humb zgjedhjet, do të ketë trazira

    Aktivisti shqiptar në SHBA: Nëse Trump humb zgjedhjet, do të ketë trazira

    Aktivisti Naser Nika nga shoqata “State Island” , në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, duke komentuar çështjen e sigurisë në ditën e zgjedhjeve në SHBA, tha se nëse Donald Trump do të humb, mund të ketë trazira.

    “Nëse Trumpi nuk fiton, gjithçka mundet me ndodh, ndërsa nëse Demokratët humbin dhe fiton Trump asgjë nuk do të ndodh. Nëse Trump humb, 90 për qind se do të ketë trazira”, tha Nika.

    Më shumë detaje i gjeni në emisionin COMPAS në ATV, në videon më poshtë:

  • Aktivisti shqiptar në SHBA: Besoj se Trump do t’i fitojë zgjedhjet

    Aktivisti shqiptar në SHBA: Besoj se Trump do t’i fitojë zgjedhjet

    Aktivisti Naser Nika nga shoqata “State Island” , në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, tha se ende është herët të flitet për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve në SHBA, por sipas zhvillimeve të fundit, qoftë edhe sondazheve, beson se Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet.

    “Kurrgjë nuk dihet deri në momentet e fundit, por besojmë që Trumpi sipas këtyne zhvillimeve, besoj se Trumpi do ta fitojë”, tha Nika.

    Më shumë detaje i gjeni në emisionin COMPAS në ATV, në videon më poshtë:

  • Rramani: S’ka shqiptarë që është kundër Amerikës

    Rramani: S’ka shqiptarë që është kundër Amerikës

    Profesori Bashkim Rrahamni, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se sipas tij, nuk ka shqiptarë që është anti-amerikan.

    “Kam pasur fatin me qenë pjesë e aktiviteteve dikur, sidomos para luftës me lobin shqiptaro-amerikan, i cili ka qenë diametralisht më i fuqishëm se lobi sot që është, i përçarë, i parcializuar, etj, por para se me shku atje, do të doja të them se për mua nuk ka kosovarë anti-amerikanë, s’ka shqiptarë anti-amerikan”, tha Rrahamni.

  • FBI: Disa qendra votimi në SHBA morën kërcënime me bombë të lidhura me Rusinë

    FBI: Disa qendra votimi në SHBA morën kërcënime me bombë të lidhura me Rusinë

    Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votimi në disa shtete amerikane kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, dhe se shumica e kërcënimeve duket se vijnë nga domene ruse.

    Së paku dy qendra votimi në shtetin e Xhorxhias u evakuuan për shkak të kërcënimeve, thanë zyrtarët. Por, ato u ripahën pas rreth 30 minutave, dhe tani autoritetet po presin një vendim të gjykatës për ta zgjatur kohën e votimit përtej kohës gjithëkombëtare të mbylljes së votimit në orën 19:00, për ta kompensuar kohën e humbur gjatë evakuimit.

    Brad Raffensperger, sekretari i Shtetit i Xhorxhias, tha se prapa kërcënimeve me bombë qëndron Rusia.

    “Duket se ata kanë filluar të bëjnë ligësi. Ata nuk duan që ne të kemi zgjedhje të mira, të drejta dhe të sakta dhe, nëse ai dalin të na nxisin të luftojmë kundër njëri-tjetrit, atëherë këtë e llogarisin si fitore”, tha Raffensperger për gazetarë.

    FBI-ja tha në një komunikatë se asnjëri nga kërcënimet nuk është i besueshëm.

    Vetëm Xhorxhia i ka pranuar më shumë se dy duzina kërcënime të rrejshme me bombë në ditën e zgjedhjeve, tha një zyrtar i FBI-së për Reuters.

    Më herët gjatë ditës, zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë e akuzuan Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese, që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët votojnë në zgjedhjet e tensionuara presidenciale.

    Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar më 4 nëntor nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.

    “Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë ndaj zyrtarëve zgjedhorë”, thanë këto agjenci.

    Agjencitë e inteligjencës në SHBA për muaj të tërë kanë paralajmëruar se ka përpjekje të mbështetura nga Qeveria ruse për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, ku po përballen ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris.
    Sondazhet para zgjedhjeve sugjeruan se gara do të jetë e ngushtë, duke rritur tensionet, teksa votuesit iu drejtuan kutive të votimeve pas një fushate të ashpër.

    Si Teherani, ashtu edhe Moska kanë mohuar se luajnë rol në ndonjë fushatë dezinformuese gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane./REL

  • Hamidi: Rikthimi i Donald Trumpit e rrezikon pushtetin e Albin Kurtit

    Hamidi: Rikthimi i Donald Trumpit e rrezikon pushtetin e Albin Kurtit

    Analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, duke përmendur raportet që kryeministri Kurti kishte me Grenellin, tha se rikthimi I Trupit në Pushtet do ta rrezikojë pushtetin e Albin Kurtit.

    “Çka ndodhi me neve që s’u rreshtum krah një kandidati që në zgjedhjet e fundit, kur kryeministri Kurti ishte në krajh të një kandidati, pat thënë që ky. E pa gabimin, e pa që nuk bon sepse nuk po dihet, gara është shumë e ngushtë mes dy kandidatëve edhe mundet me u rikthy Trumpi. Realisht, rikthimi i Trumpit e rrezikon shumë pushtetin e Albin Kurtit, pasi që në Kosovë, dihet raportet e tij me Grenellin”, tha Hamidi.

  • Ekonomisti nga Londra: Administrata e Trupit nuk do ta shoh si interes politik amerikan çështjen e Ballkanit

    Ekonomisti nga Londra: Administrata e Trupit nuk do ta shoh si interes politik amerikan çështjen e Ballkanit

    Ekonomisti nga Londra, Emanuel Bajra, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar zgjedhjet ne SHBA, tha se në rast se do të fitojë presidenën Donald Trupi, politikat siç i quan ai të vogla, do të më tepër aspekte transaksionale sesa aspekte të interesit amerikan.

    “Ne historikisht kemi qenë pjesë hemisferës së influencës amerikane që nga koha e Reganit me lobin shqiptario-ameriakn gjatë viteve 80-ta, ku çka u ndërtua atëherë me George Bushin e vjetër, njohja e pavarësisë nga George Bushi i ri në vitin 2008, por ajo hemisferë është dobësuar tani, për shkak të prioritetet e Amerikës janë ndryshu. Amerika tashmë frikë e ka qasjen e teknologjisë në pronën intelektuale të veten që po ia merr Kina, kjo është sfidë shumë e madhe për Amerikën. Këto krizat e vogla ose politikat e vogla apo gjeopolitikat e vogla të Ballkanit ose të Ukrainës etj, pa marrë parasysh që për ne nuk janë të vogla, por për administratën e Trupit do të jenë më tepër aspekte transaksionale sesa aspekte të interesit amerikan”, tha Bajra. /atvlive.tv

  • Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, vazhdon dëshmia e Shukri Bujës

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, vazhdon dëshmia e Shukri Bujës

    Përgatiti: Nora Luta

    Ish-komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja, në seancë të hapur për publikun e ka vazhduar dëshminë të martën, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

    Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, Buja ka folur rreth rolit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, dhe kontaktet mes zonave, dhe krijimit të brigadave.

    Buja tha se gjatë 1998-s nuk kishin pasur dijeni se kush ishin anëtarët e shtabit, por vetëm mund të supozonin.

    Buja pasi tha se gjatë 1998-s ishte përhapur propaganda se ai nuk po merrte pjesë në luftime, njësoi sikurse Jakup Krasniqi për të cilin thuhej se iku drejt Shqipërisë me një shumë të hollash.

    Ndaj pyetjeve të ZPS-së, nëse Buja ka mbajtur kontakte me ish-presidentin, pati vërejtje mbrojtja e Thaçit.

    “Alex Wihting në gjykimin ndaj Fatmir Limajt e ka përdorur këtë si bazë për ta deklaruar Fatmir Limajn si armiqësor dhe ai ka thënë më 2003 se ai ka mbajtë kontakt me Shtabin e Përgjithshëm përmes Limajt”, tha Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit.

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë edhe të mërkurën.