ATV

Category: Lajme

  • INDEP: Kosova po përballet me varfëri energjetike

    INDEP: Kosova po përballet me varfëri energjetike

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizoi tryezën me temën “Varfëria energjetike dhe tranzicioni i drejtë në Kosovë”.

    Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në INDEP ka theksuar se këto rekomandime do të jenë shtesë për të avokuar këto politika në të ardhmen.

    “Për neve këto rekomandime do të jetë shtesë për të avokuar këto politika për vitet që vijnë. Është hera e parë që merremi me energji elektrike. Si shoqëri civile kemi pozicion më të mirë me i zënë politikën në fushatë”, ka thënë Ejupi.

    Naim Bujupi, hulumtues i lartë në INDEP ka thënë se varfëria e energjisë është një problem i vazhdueshëm në të gjithë Evropën, e sidomos në Kosovë.

    Sipas statistikave, Bujupi ka theksuar se në vitin 2022 mbi 41 milionë njerëz në BE janë në varfëri të energjisë, ndërsa 7 % kanë borxhe të faturave.

    “Ky raport ka qenë sfidë për mua duke i analizuar të gjitha elementet në sektorin e energjisë. Në diskursin publik bisedojmë në tranzicionin e energjisë por asnjëherë se çfarë impakti ka. Në Kosovë është diskutuar në nivelin social, por varfëria energjetike është shumë më shumë. Edhe nuk ekziston një definicion i qartë në vendin tonë, sigurt nëse do të ishte diçka e tillë edhe vet institucionet do të ulnin varfërinë energjetike. Varfëria e energjisë prek familjet me të ardhura të ulët që në Kosovë është më e theksueshme. Faktorët janë te ardhurat e ulëta, kosto te larta të energjisë dhe eficenca e dobët e energjisë në ndërtesa. Rreth 40 milionë në Evropë janë në varfëri të energjisë. Apo 9.3 për qind e popullsisë. Ndërsa afërsisht 7% kishin borxhe në faturat e shërbimeve për energji. Masat përfshijnë mbështetje të synuar për familjet e cenueshme, skemat e rinovueshme dhe përpjekjet për të ulur faturat e energjisë, duke siguruar që askush që të mos mbetet prapa në ndryshimin drejt një ekonomie neutrale për klimën”, ka thënë Bujupi.

  • Krasniqi uron Trumpin: Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-ve shkon gjithmonë përtej politikës

    Krasniqi uron Trumpin: Lidhja mes Kosovës dhe SHBA-ve shkon gjithmonë përtej politikës

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

    Memli Krasniqi ka shkruar në Facebook se rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane.

    “Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë. Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë. Urime President Trump”, shkruan Krasniqi.

    Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

  • Haradinaj uron Trumpin: Nën udhëheqjen e tij themeluam ushtrinë e Kosovës

    Haradinaj uron Trumpin: Nën udhëheqjen e tij themeluam ushtrinë e Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

    Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se se nën udhëheqjen e Trumpit, Kosova kishte krijuar Ushtrinë.

    “Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, ka shkruar Haradinaj.

    Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës , dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

  • Abdixhiku uron Trumpin: Në qeverinë e ardhshme do i rikuperojmë marrëdhëniet me Amerikën

    Abdixhiku uron Trumpin: Në qeverinë e ardhshme do i rikuperojmë marrëdhëniet me Amerikën

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka uruar Donald Trump për zgjedhjen president i Amerikës.

    Abdixhiku ka thënë se në qeverisjen e ardhshme do të rikuperojnë marrëdhëniet me Amerikën.

    “Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane! Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!

    “Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me SHBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër”, shkruan mes tjerash Abdixhiku.

  • Zelensky uron Trumpin: Mezi pres ta përgëzoj personalisht dhe të flasim për forcimin e partneritetit

    Zelensky uron Trumpin: Mezi pres ta përgëzoj personalisht dhe të flasim për forcimin e partneritetit

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka uruar Trumpin për “fitoren impresionuese në zgjedhje”.

    Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se shteti i Ukrainës llogaritë në mbështetjen e SHBA-ve.

    “Rikujtoj takimin tonë të mrekullueshëm me Trumpin në shtator, kur kemi diskutuar në hollësi për partneritetin strategjik Ukrainë – SHBA, Planin e Fitores dhe rrugët për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës.

    E çmoj përkushtimin e Trumpit për qasjen për ‘paqe përmes forcës’ kur vjen puna për çështjet globale. Ky është saktësisht parimi që mund të afrojë Ukrainën me paqen. Mezi presim për një epokë të SHBA-së së fuqishme nën udhëheqësinë e Trumpit. Ne llogarisim në mbështetjen e fuqishme dypartiake në SHBA për Ukrainën”, ka shkruar mes tjerash ai.

     

  • Netanyahu uron Trumpin: Fitore e madhe, rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë

    Netanyahu uron Trumpin: Fitore e madhe, rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka uruar Trumpin dhe gruan e tij Melanian për “rikthimin më të madh ndonjëherë”.

    “Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë mundëson një fillim të ri për Amerikën dhe një përkushtim të ri të madh për aleancën e mrekullueshme mes Izraelit dhe Amerikës. Kjo është fitore e madhe”, ka shkruar ai në platformën X.

    Kandidati i republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është afruar fitores në zgjedhje, pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.

    Megjithatë, ai nuk është shpallur zyrtarisht president i SHBA-së.

  • Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia në 24 orët e fundit

    Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia në 24 orët e fundit

    Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

    Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

    Policia ka njoftuar se 2 mijë e 136 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

    Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 73 aksidente, 24 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 49 vetëm me dëme materiale.

  • Rutte uron Trumpin: Mezi pres të avancojmë paqen përmes NATO-s

    Rutte uron Trumpin: Mezi pres të avancojmë paqen përmes NATO-s

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, e ka uruar Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”.

    Rutte ka thënë se “udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s.

    Rikujtojmë se kandidati i republikanëve, Trump nuk është shpallur ende zyrtarisht si president.

    LEXONI EDHE:

    Osmani e uron Trumpin: ShBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës

  • Rama uron Trumpin për fitoren

    Rama uron Trumpin për fitoren

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.

    Rama deklaroi se mezi pret të punojë me Trumpin për më shumë paqe dhe prosperitet.

    “Urime për Donald Trumpin në këtë fitore të jashtëzakonshme ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.

    LEXONI EDHE:

    Osmani e uron Trumpin: ShBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës

  • Grenell pas fitores së Trumpit: Amerika dhe bota ka shpëtuar

    Grenell pas fitores së Trumpit: Amerika dhe bota ka shpëtuar

    Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se me fitoren e Donald Trumpit, Amerika dhe bota ka shpëtuar.

    Ai ka shkruar në X të mërkurën se “me këtë fitore paqja do të vijë së shpejti. Amerika dhe bota ka shpëtuar”.

    “Ne e kemi mposhtur zgjimin e majtë. Paqja do të vijë së shpejti”, ka shkruar Grenell.

    Ish-zyrtari amerikan është tallur me kandidaten e demokratëve, Kamala Harris, duke u shprehur se mosfitorja e saj minon demokracinë.