Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në emisionin COMPASS në ATV, tha se përkundër krijimit të komisionit të ri për personat e zhdukur, nuk ka siguri për rezultate konkrete.
Ai theksoi se në të kaluarën kanë ekzistuar grupe të ngjashme, por pa sukses të dukshëm në identifikimin e mbetjeve mortore dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
“Nuk ka garanci që do të ketë një kualitet të ri pas krijimit të këtij komisioni. Do të shohim nëse palët do të ofrojnë informata të sakta dhe të hapin arkivat për fatin e të zhdukurve”, tha Blakaj.
Intervistën e plotë me Bekim Blakajn në COMPASS në ATV, e gjeni në videon më poshtë:
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, në emisionin COMPASS në ATV, tha se dakordimi me Serbinë për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, gjatë takimit të sotëm trepalësh, ka krijuar një mekanizëm të qartë për adresimin e pengesave.
Ai tha se marrëveshja e fundit, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, siguron që mosbashkëpunimi nga Serbia të adresohet tek BE-ja dhe shtetet anëtare.
“Tash e kemi një adresë ku me i dërgu, dhe kjo adresë është Bashkimi Evropian. Nëse nuk arrihet një dakordim në Komisionin e përbashkët, atëherë BE-ja mund ta çojë çështjen tek 27 shtetet anëtare”, tha Hoti.
Ai shtoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur, pa krijuar pritje të panevojshme për familjarët.
Intervistën e plotë të Andin Hotit në emisionin COMPASS në ATV e gjeni në videon më poshtë:
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar mungesën e Agim Veliut në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hoti tha se vendimi për të mos e përfshirë Veliun në listë është marrë nga dega e LDK-së në Podujevë.
“Në rastin e Agimit, është dega e Podujevës që nuk e ka dërguar si kandidaturë emrin e tij. Është diskrecion i degës që të vendos për kandidatura, por sinqerisht më vjen keq që ai nuk është në listë. Ka qenë person që tridhjetë e sa vjet e ka udhëhequr degën dhe asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet”, tha Hoti.
Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si shembull negativ për qytetarët dhe shkelje të obligimeve ligjore.
Hoti tha se sjellja e kryeministrit ndaj ftesës së prokurorisë është e papranueshme dhe dëmton besimin në sistemin e drejtësisë.
“Mendoj që është shembulli më i keq që mund të japë një kryeministër i vendit. Ai ka obligim ligjor të përgjigjet në ftesat e organeve të drejtësisë. Nuk është çështje e vullnetit të tij apo dakordimit të dy palëve”, tha Hoti.
Ai shtoi se respektimi i institucioneve të drejtësisë është detyrë e të gjithëve dhe modeli që jep kryeministri është vendimtar për kulturën ligjore në vend.
Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pretendimet për kontroll të plotë në veri të Kosovës nuk qëndrojnë, duke përmendur sulmin në Kanalin e Ibër Lepencit si dëshmi për këtë gjendje.
Hoti tha se mungesa e kontrollit të plotë në terren është e qartë nga incidentet e fundit në veri, për të cilat Kosova duhet të bashkëpunojë me komunitetin serb dhe aleatët ndërkombëtarë.
“Nëse Kosova ka kontroll në terren, siç pretendojnë këta, atëherë sulmi në Kanalin e Ibërit nuk do të duhej të ndodhte, apo gjithë ai dinamit nuk ka pikë nga qielli, është futë brenda” tha Hoti.
Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT në ATV, mund ta shikoni në videon më poshtë:
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lënduara dhe se vendi është rikthyer si një çështje sigurie në arenën ndërkombëtare.
Hoti tha se vëmendja e administratës amerikane është shpërqendruar nga zhvillimet globale, por qasja pragmatike e administratës Trump kishte sjellë rezultate më konkrete.
“Tani një gjë është e vërtetë që marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lënduara, komunikimi nuk është në nivelin që duhet të ishte,” tha Hoti.
Ai tha pas zhvillimeve të fundit në veri, Kosova është kthyer në çështje sigurie.
“Zhvillimet në veri, trefishimi i forcave të KFOR-it dhe aktet kriminale kanë kthyer Kosovën në një problem të sigurisë. Kjo është shqetësuese,” u shpreh Hoti.
Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT në ATV, mund ta shikoni në videon më poshtë:
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për procesin e dialogut me Serbinë gjatë mandatit të tij, duke theksuar se synimi kryesor ishte arritja e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.
Hoti tha se bllokimi i dialogut në periudhën e mëparshme kishte krijuar nevojën urgjente për rifillimin e procesit me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.
“Në javët e para, kur unë e kam marrë mandatin, kemi lëviz fuqishëm tek aleatët kryesorë që të marrim mbështetjen e tyre për të hyrë në proces të dialogut vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke. Dhe këtë e kemi arritur,” tha Hoti.
Ai theksoi se gjatë procesit u dakorduan disa parime kyçe, përfshirë mosdiskutimin për tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të Kosovës.
“Dialogu është për njohje reciproke, pikë. Në procesin e dialogut nuk diskutohet për tërësinë territoriale të Kosovës dhe nuk diskutohet për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës,” deklaroi Hoti.
Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Kosova ka humbur shumw për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit gjatë katër viteve të fundit.
Hoti tha se ky dokument, i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, është me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Nuk besoj që është humbë si rast. Ka humbë Kosova që nuk e ka zbatu gjatë këtyre katër viteve dhe pse kanë qenë zotimet e kësaj administrate. E respektojnë atë marrëveshje sepse është në interesin më të mirë strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qasjen e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor,” tha Hoti.
Ai tha se qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht këtë marrëveshje për të shmangur humbje të mëtejshme për vendin.
Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Një gjeneral i lartë rus i akuzuar nga Ukraina se ishte përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase, u vra në Moskë. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e ka marrë shërbimi i inteligjencës ukrainase, SBU.
Gjenerallejtënant Igor Kirillov, i cili ishte shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra jashtë një pallati së bashku me ndihmësin e tij, nga shpërthimi i një bombe të fshehur në një skuter elektrik, që u aktivizua nga distanca, tha Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda.
Shpërthimi, që besohet se ishte rezultat i një operacioni special të shërbimit të sigurisë SBU të Ukrainës, ndodhi një ditë pasi ky shërbim raportoi se prokurorët ukrainas ngritën një akuzë kundër Kirillovit, si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase gjatë luftës së nisur nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia.
Kirillov, 54 vjeç, është oficeri më i lartë ushtarak rus që u vra brenda Rusisë nga Ukraina dhe vrasja e tij ka të ngjarë t’i shtyjë autoritetet ruse të rishikojnë protokollet e sigurisë për drejtuesit e lartë të ushtrisë dhe të gjejnë një mënyrë për t’u hakmarrë për vrasjen e tij.
Ish-presidenti Dmitry Medvedev, tani një zyrtar i lartë i sigurisë ruse, u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA të ketë thënë se udhëheqja ushtarake dhe politike e Ukrainës tani përballet me një hakmarrje të afërt për vrasjen e Kirillov.
Kremlini e ka akuzuar edhe Perëndimin për përfshirje në eliminimin e gjeneralit Kirillov.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë: