ATV

Category: Lajme

  • Presidentja sllovene vjen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

    Presidentja sllovene vjen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

    Për dy ditë në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar.

    Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

     

  • Drejtori i AKI-së raporton para komisionit parlamentar, mediat nuk lejohen gjatë mbledhjes

    Drejtori i AKI-së raporton para komisionit parlamentar, mediat nuk lejohen gjatë mbledhjes

    Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, raporton EO.

    Raportimi i Ajetit është bërë pa praninë mediave, ndërsa pas këtij takimi është paralajmëruar konferencë për media nga kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu.

    Me katër vota pro, dy kundër dhe një abstenim, u vendosë që kjo mbledhje të bëhet pa praninë e mediave.

  • ​Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon respektimin e marrëveshjes së vitit 1974 për shkëputjen e Sirisë

    ​Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon respektimin e marrëveshjes së vitit 1974 për shkëputjen e Sirisë

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së të martën u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë plotësisht Marrëveshjen e Shkëputjes së vitit 1974 në lidhje me “zonën e ndarjes” në Siri, duke kërkuar qetësi dhe ulje të tensioneve.

    Në një deklaratë për shtyp, anëtarët e Këshillit rikonfirmuan angazhimin e tyre të fortë për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë. Ata u bënë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë këto parime dhe i kërkuan Sirisë dhe fqinjëve të saj që të përmbahen reciprokisht nga çdo veprim apo ndërhyrje që “mund të minojë sigurinë e njëri-tjetrit”.

    Ai theksoi më tej mbështetjen e tij për Forcën Vëzhguese të Shkëputjes së Kombeve të Bashkuara (UNDOF) dhe mandatin e saj, duke u kërkuar të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë e paqeruajtësve ose infrastrukturën e tyre.

    Nuk ka ‘strehë të sigurt’ për terrorizmin në Siri

    Këshilli i Sigurimit theksoi rëndësinë e zbatimit të një procesi politik gjithëpërfshirës, të udhëhequr nga Siria dhe në pronësi të Sirisë, në përputhje me Rezolutën 2254 të OKB-së.

    Deklarata shprehte mbështetjen për rolin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Geir Pedersen për të lehtësuar një proces të tillë, i cili do të përmbushte “aspiratat legjitime të sirianëve”, do të mbronte të drejtat e tyre dhe do t’i lejonte ata të përcaktojnë “në mënyrë paqësore, të pavarur dhe demokratike” të ardhmen e tyre.

    Këshilli gjithashtu nënvizoi domosdoshmërinë e luftimit të terrorizmit në Siri, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të grupeve të tilla si Daesh/ISIS që të rindërtojnë aftësitë e tyre ose të gjejnë “strehë të sigurta” brenda vendit.

    Duke përsëritur detyrimin për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, deklarata bëri thirrje për akses të papenguar humanitar dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të rrisë mbështetjen për OKB-në dhe organizatat e tjera humanitare që ndihmojnë civilët anembanë Sirisë.

    Së fundi, ai theksoi nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajon duke mbrojtur ata që punojnë për të mbështetur paqen dhe përpjekjet humanitare.

    Bashar Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e kryeqytetit Damaskun më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte sunduar Sirinë që nga viti 1963.

    Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në të gjithë Sirinë ditët e fundit, duke synuar objektet ushtarake pas rrëzimit të Asadit.

    Izraeli deklaroi gjithashtu rënien e Marrëveshjes së Shkëputjes së vitit 1974 me Sirinë, e cila kishte krijuar një zonë mbrojtëse të demilitarizuar në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Ushtria izraelite që atëherë ka vendosur forca në zonën tampon, një veprim i dënuar nga OKB-ja dhe disa vende arabe./AA/

  • Arrestohet një person për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj

    Arrestohet një person për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin G.B , i cili në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor.

    “Me datën 17.12.2024 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata se personi G.B ( M/K) i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Ai dyshohet se me datën 08.12.2024, tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhëtaret e tij”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit, njoftohet se i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidetit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

    “Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar”.

    I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira.

    I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

  • Presidentja Osmani sot përfaqëson Kosovën në samitin BE – Ballkani Perëndimor

    Presidentja Osmani sot përfaqëson Kosovën në samitin BE – Ballkani Perëndimor

    Brukseli sot do të mbledhë në samit liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

    Gjatë këtij samiti është paraparë që të ketë takime lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

    Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    “Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

    Takimet janë paraparë të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa më pas një konference për media në orën 19:30.

    Bëhet e ditur se do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të fillojë në orën 20:30.

  • Samiti BE – Ballkani Perëndimor: Intensifikim partneriteti

    Samiti BE – Ballkani Perëndimor: Intensifikim partneriteti

    Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian (BE) sot takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.Tema të samitit ndër të tjera do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Parimisht BE do t’i afrojë më shumë të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe t’i inkurajojë ata të shtojnë përpjekjet për reformat, të cilat kurorëzohen dikur me anëtarësimin në BE.

    Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

    Takimi do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE në pragt të samitit.

    Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

    Ndërkohë në Bruksel si më i përparuar në procesin e antarësimit konsiderohet Mali i Zi. Megjithatë vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit të BE-së. Me Malin e Zi dhe SerbinëBE-ja negocion që nga viti 2012 përkatësisht 2014. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022. Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për antarësim.

    I ftuar edhe presidenti ukrainas

    Në mbyllje të takimit me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) kancelari Olaf Scholz dhe disa kryetarët të tjerë shtetesh e qeverisë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duan të bisedojnë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të enjten (19.12.2024) do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së.

  • KQZ-ja sot certifikon grupin e parë të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit

    KQZ-ja sot certifikon grupin e parë të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Gati gjysma e kandidatëve për deputetët nga radhët e subjekteve të ndryshme politike pritet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, raporton Ekonomia Online.

    Bëhet fjalë për më shumë se 600 kandidatë për deputetë, të cilët i takojnë 11 subjekteve të ndryshme politike.

    Ky lajm është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e mërkurë, 18 dhjetor 2024) në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me më shumë se 600 kandidatë”, njoftoi Elezi.

    Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59), ai tha se kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

    Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, Elezi bënë të ditru se është 1,280 kandidatë.

    Partitë Politike:

    1. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV), 110 kandidatë;

    2. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 110 kandidatë;

    3. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 110 kandidatë;

    4. Srpska Lista, 48 kandidatë

    5. Srpski Narodni Pokret, 12 kandidatë;

    6. Fjala, 22 kandidatë;

    7. Partia Librerale Egjiptiane (PLE), 60 kandidatë;

    8. Nova Demokratska Stranka (NDS), 46 kandidatë;

    9. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), 41 kandidatë;

    10. Socialdemokratska Unija (SDU), 40 kandidatë;

    11. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP), 25 kandidatë;

    12. Yenilikçi Türk Hareket Partisi (YTHP), 25 kandidatë;

    13. Jednstvena Goranka Partija (JGP); 29 kandidatë;

    14. Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI); 35 kandidatë;

    15. Srpska Demokratija (SD), 13 kandidatë;

    16. Partija Kosovskih Srba (PKS), 9 kandidatë;

    17. Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO), 12 kandidatë;

    18. Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH), 95 kandidatë;

    19. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), 56 kandidatë;

    20. Kosova Adalet Türk Partisi (KATP), 1 kandidat.

    Koalcione: 1. Naša Bošnjačka Koalicija, 28 kandidatë; 2. AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30, 110 kandidatë; 3. Koalicioni për Familje, 72 kandidatë; 4. PDAK – LPB, 100 kandidatë; 5. Koalicija Vakat, 48 kandidatë.

    Nisma Qytetare: 1. Narodna Pravda, 10 kandidatë; 2. Opre Roma Kosova, 12 kandidatë.

    Kandidat i pavarur: 1. Fatmir Bytyqi

  • Lajçak: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

    Lajçak: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur i lumtur që Brukseli, me Prishtinën dhe Beogradin, kanë përmbyllur me sukses negociatat për zbatimin e Deklaratës së vitit 2023 për Personat e Zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    Një ditë pas takimit të zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq, Lajçak i ka lëvduar ata për, siç është shprehur, bashkëpunim të mirë dhe bisedime konstruktive trelaterale, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Lajçak ka thënë se dakordimi për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit ishte “një hap i rëndësishëm që përfundimisht do të sjellë një përmbyllje për familjet”.

    Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.

    Emisari evropian ka paralajmëruar se Brukseli së shpejti do të jetë mikpritës i takimit të parë të një Komisioni të Përbashkët, ndërkaq Bislimi ka thënë se ky komision do të fillojë të merret me çështjet që i takojnë nga janari i 2025-tës.

    Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

    Por, deri tani, asnjë prej këtyre nuk është realizuar në praktikë.

    Emisari evropian ka thënë se ua ka kujtuar palëve se normalizimi i marrëdhënieve nënkupton integrim në BE, dhe se dy proceset janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin.

    Lajçak ka thënë, po ashtu, se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit: “shtensionimin, përgjegjësinë për sulmet e 2023-tës, riintegrimin e serbëve të Kosovës, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”./REL

  • Kanadaja i ‘trembet’ kërcënimit të Trump, njofton rregulla të reja kufitare

    Kanadaja i ‘trembet’ kërcënimit të Trump, njofton rregulla të reja kufitare

    Kanadaja do të zbatojë një sërë masash të reja sigurie përgjatë kufirit me SHBA, duke përfshirë mbikëqyrjen e përforcuar dhe një “forcë goditëse” të përbashkët për të synuar krimin e organizuar transnacional.

    Premtimi vjen pas kërcënimit nga presidenti i zgjedhur Donald Trump për të vendosur një tarifë 25% për mallrat kanadeze nëse vendi nuk siguron kufirin e tij të përbashkët ndaj fluksit të emigrantëve të parregullt dhe drogave të paligjshme.

    Ekonomistët thonë se tarifa të tilla mund të godasin ekonominë e Kanadasë.

    Duke shpallur detaje të planit, ministri i Financave dhe çështjeve ndërqeveritare të Kanadasë tha se qeveria federale do të ofrojë 1.3 miliardë dollarë kanadezë për planin.

    Masat “do të sigurojnë kufirin tonë kundër fluksit të drogave të paligjshme dhe migrimit të parregullt, ndërsa sigurojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave që janë në thelb të prosperitetit të Amerikës së Veriut”, tha të martën ministri Dominic LeBlanc.

    Plani i ri duket se korrespondon me shqetësimet e zbuluara publikisht nga Trump në javët e fundit: fluksi i fentanilit dhe imigrantëve pa dokumente në SHBA.

    Numri i kalimeve në kufirin SHBA-Kanada është dukshëm më i ulët se në kufirin jugor, sipas të dhënave të Patrullës Kufitare të SHBA-së për takimet me emigrantët, siç është edhe sasia e fentanilit të sekuestruar. Meksika po përballet gjithashtu me një kërcënim tarifor prej 25%.

  • Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, hidhet një tymuese nga opozita

    Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, hidhet një tymuese nga opozita

    Seanca e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi u ndërpre për disa minuta të martën pas një incidenti, kur një bombol tymuese u aktivizua në sallë.

    Ky moment ndodhi gjatë një debati të tensionuar mes opozitës dhe pushtetit lidhur me plotësimin e kushteve për pension të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

    Diskutimi përfshinte edhe çështjen nëse duhet shpallur një thirrje publike për zgjedhjen e pasuesve të tyre. Opozita e cilësoi si një puç kushtetues vendimin e Bordit për të deklaruar se këta gjyqtarë i kanë përmbushur kushtet për pension, ndërsa qeveria e mbrojti si një veprim të ligjshëm.

    Pas incidentit me bombolën tymuese, komisioni vazhdoi punën dhe vendosi të publikojë një shpallje për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi.