ATV

Category: Lajme

  • ​Sot Dita e Veteranit

    ​Sot Dita e Veteranit

    Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

    Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

    Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

  • Gjendja në pikat kufitare

    Gjendja në pikat kufitare

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

    Aktualisht nuk ka pritje më shumë se 5 minuta për të hyrë e për të dalë nga Kosova në asnjë nga pikat kufitare.

  • 33 vjet nga sulmi i parë i forcave serbe ndaj familjes Jashari

    33 vjet nga sulmi i parë i forcave serbe ndaj familjes Jashari

    Sot mbushen 33 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

    33 vjet më parë, forca të shumta serbe fillojnë një sulm të armatosur ndaj familjes Jashari në Prekaz, por pas një rezistence të fuqishme të kësaj familje, ato u detyruan të tërhiqen.

    Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

  • Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mban konferencë për media

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, mban konferencë për media

    Sot kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.

    Konferenca do të nisë në ora 13:00 dhe do të mbahet në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur në këtë komunikatë.

    “Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për medie. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, rr. “Luan Haradinaj”).

  • Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 9 Shkurtit: 115,210 aplikime dhe 107,158 votues të regjistruar

    Regjistrimi i diasporës për zgjedhjet e 9 Shkurtit: 115,210 aplikime dhe 107,158 votues të regjistruar

    Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka dhënë informacion mbi regjistrimin e diasporës për Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, raporton EO.

    Sipas të dhënave të fundit, numri i aplikimeve për regjistrimin e votuesve të diasporës ka arritur në 115,210, ndërsa deri tani janë aprovuar 107,158 aplikime. Ka gjithsej 7,025 aplikime të refuzuara dhe 1,027 aplikime të anuluara.

    Sipas tij, në lidhje me mënyrat e votimit, janë parashikuar disa mundësi për qytetarët jashtë Kosovës:

    Përfaqësitë diplomatike kanë regjistruar 20,398 votues.

    Përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës janë regjistruar 69,498 votues.

    Përmes postës në kutinë postare në Kosovë janë regjistruar 17,262 votues.

    Ky proces i regjistrimit të diasporës është një hap i rëndësishëm për mundësimin e pjesëmarrjes të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2024.

  • Ahmeti për arratisjen e Grubit: Do të paraqitet para drejtësisë, por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive

    Ahmeti për arratisjen e Grubit: Do të paraqitet para drejtësisë, por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për ish-zëvendëskryeministri në RMV, Artan Grubi i cili gjendet në arrati pasi që është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton Ekonomia Online.

    Në një prononcim për media, Ahmeti ka deklaruar se vendndodhja e Grubit është në hapësirat shqiptare dhe se shumë shpejtë do të paraqitet tek organet e drejtësisë.

    Por, për tu paraqitur tek organet e drejtësisë, Aliu ka thënë se drejtësia nuk duhet të jetë hakmarrëse dhe selektive, “Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment”, ka shtuar Ahmeti.

    “Artan Grubi nuk e kam takuar është mirë vendndodhja e tij sigurisht është në hapësirat shqiptare, është një proces që duhet të marrë epilog. nuk është arratisur nga Maqedonia ai është i gatshëm të paraqitet tek organet e drejtësisë të respektojë ligjet por jo në drejtësi hakmarrëse dhe selektive.

    Ne jemi kundër drejtësisë selektive dhe përdorjes së fyerjeve e shpifjeve me qëllime politike ditore, jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo moment dhe kemi kërkuar që të bëhet në vend Vetingu dhe të hapet të gjitha partitë politike, të hapet hetim e të gjithë funksionarëve deri më sot. Deri në pikën e fundit do të punojmë dhe të luftojmë, urdhëroni dhe hapni hetim për të gjithë. Ai nuk ka ik ai do të përgjigjet organeve drejtësisë por me një dakordësi që drejtësia nuk do të keqpërdoret për qëllime politike”, ka thënë kreu i BDI-së.

    Sipas DASH ish-zëvendëskryeministri dhe gjyqtari Enver Bexheti janë përfshirë në korrupsion.

  • Sulmohen nga një grup i të rinjve e theren me thikë tre persona në Prizren

    Sulmohen nga një grup i të rinjve e theren me thikë tre persona në Prizren

    Tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi që e patën nga një grup i të rinjve sot pas mesnatë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00, dhe kishte therje me thikë.

    “Policia menjëherë ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë”.

    “Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve”, ka thënë Bytyqi.

  • Ahmeti në ditën e veteranit: Nuk më vjen mirë që Kosova ka marrëdhënie të ftohta me ShBA-në e BE-në

    Ahmeti në ditën e veteranit: Nuk më vjen mirë që Kosova ka marrëdhënie të ftohta me ShBA-në e BE-në

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur shqetësimin për marrëdhëniet e dobëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar se pa ndihmën e tyre, liria e Kosovës mund të ishte shumë më e vështirë për t’u arritur.

    Në organizimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për pritjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e sakrificave të veteranëve për lirinë e Kosovës dhe ka apeluar për unitet të mëtejshëm, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka theksuar se ata janë fitimtarët që dhanë gjithçka për atdheun dhe se obligimi i të gjallëve është të nderojnë dhe kujtojnë ata që ranë në luftë.

    “Ju më të merituarit e UCK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet por ama misione ende nuk kanë mbaruar, nëse doni të zgjeronin tokat e Serbisë ngushtoni hapësirat e shqiptarëve, më shumë se sot na duhet uniteti të jemi krahë i njëri-tjetrit”, ka thënë Ahmeti.

    Ai ka apeluar për më shumë angazhim dhe veprim të përbashkët, duke shtuar se duhet të vazhdohet me proceset që çojnë në anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, për të siguruar paqen dhe sovranitetin në vend.

    “Nuk më vjen mirë që marrëdhëniet janë aq të ftohta me Amerikën dhe Evropën sepse pa ndihmën e tyre ne shumë vështirë do e kishim, ne lirinë e fituam dhe lamë me gjak por bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Nuk më vjen mirë që gjuha shqipe nuk është gjuha zyrtare në Maqedoni, që për atë gjuhë ata kanë derdhur gjakun. Na duhet akoma vendim e veprim i përbashkët, i kemi ngritur bashkë të gjitha ushtritë e proceset. Ti shpiem bashkë deri ën anëtarësimin e Kosovës në NATO, e në Bashkimin Evropian dhe të jetojmë të lirë në paqe dhe në sovranitet”, ka theksuar ai.

  • Haradinaj në pritjen e veteranëve: UÇK-ja guerila më e sukesshme e luftës për liri

    Haradinaj në pritjen e veteranëve: UÇK-ja guerila më e sukesshme e luftës për liri

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka organizuar sot një pritje për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Ekonomia Online.

    Gjatë fjalës së tij, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e UÇK-së në çlirimin e Kosovës, duke e cilësuar si guerilën më të suksesshme që arriti të sigurojë lirinë dhe të krijojë shtetin e pavarur të Kosovës.

    Ai ka shtuar se, megjithatë, statusi i veteranëve të UÇK-së nuk është ende në rregull dhe ka garantuar se do të vijë një ditë kur statuti i kategorisë së tyre do të rregullohet, duke i dhënë të drejtat që i takojnë.

    “Nesër është Dita e Veteranit, ashtu siç është vendosur të kujtohet si një e tillë, e kuptohet ne veteranët, që kam nderin të jem një prej tyre, çdoherë kujdesin, respektin, nderimin e fillojmë me të rënët për liri, me dëshmorët, edhe është në nderin tonë t’i kujtojmë me respektin më të lartë, me ndjenjat më të mira familjen Jashari, komandantin legjendar Adem Jashari, të madh e të vogël të asaj familje, e të madh e të vogël të çdo familje shqiptare, edhe martirë që kanë dhënë jetën për liri. Njëkohësisht të bashke ndjejmë, të jemi afër, të jemi me ta me invalidë të luftës të cilët plagët e luftës i bartin me sfidat e jetës., e që nuk janë sfida të pakta”, tha Haradinaj.

    “UÇK-ja është vlerësuar dhe ende vazhdon të vlerësohet si guerile më e suksesshme që arriti me fituar lirinë dhe me krijuar shtetin e pavarësinë. Statusi ynë nuk është në rregull por ka djem Kosova dhe do të ketë do të vijë dita që statuti i kategorisë sonë do të rregullohet ashtu siç i takon më shumë se sa të tjerët mendojnë që të drejtat kanë me i gëzuar me ligj. Vit i vështirë po e mbyllin kemi mbyllur shumë sfida, po ashtu edhe për ata që po kalojnë në procese gjyqësore janë luftërat e lirisë dhe besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Haradinaj.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) Faton Klinaku, ka theksuar rëndësinë e ditës së veteranit si një ditë përkujtimi për sakrificat e bëra nga ata që kanë mbrojtur atdheun

    “Dita e veteranit është dita e përkujtimit të sakrificës është shumë e rëndësishme që të kujtojmë të gjithë ata që kanë mbrojtur atdheut. Dita e veteranit është e përcaktuar me ligj dhe për ta nderuar këtë ditë është të shënohej në mënyrë institcucionale, edhe në kohën e kryeministrit Hashim Thaqi e Ramush Haradinaj, por vetëm në kohën e kryeministrit aktual asnjëherë nuk na ndihmuar të shënojmë së bashku këtë ditë”, ka theksuar Klinaku.

  • Abdixhiku flet për pesë stadiumet e premtuara: Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha

    Abdixhiku flet për pesë stadiumet e premtuara: Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të diele ka folur për pesë stadiumet që është zotuar që do t’i ndërtojë.

    Ai thotë se Kosova do të ketë ambicie të mëdha, aso që e ngritë vendin përtej cinizmit, fjalëve të thata, e pështymave urrejtëse politike.

    “Në këtë të diel të sportit, të futbollit, më lejoni të ju flas për 5 stadiumet rajonale, që i kemi prezantuar si koncept ide tashmë para investitorëve potencial, pjesë e programit tonë politik tashmë të zotuar publikisht. Në Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, do të ndërtohen stadiumet e reja rajonale, të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse. Kosto e një stadiumi të tillë është rreth 12 milionë euro; financim i Qeverisë Qendrore. Këto pesë stadiume rajonale, së bashku me Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, e Stadiumin e Ri Kombëtar me 30 mijë ulëse, do të kompletojnë mozaikun e peisazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona”, ka shkruar ai.

    “Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha. Aso që e ngritë vendin tonë përtej cinizmit, fjalëve të thata, e pështymave urrejtëse politike ku jemi sot. Kosova ka nevojë për transformim rrënjësor që na nxjerrë nga epiteti i ‘të fundit në Evropë’! Kosova ka nevojë për ndryshim dhe atë rrënjësor! Këto janë zotimet tona! Këto ne do t’i bëjmë!”.