ATV

Category: Lajme

  • Hovenier largohet nga Kosova, Prattipati e merr detyrën e të Ngarkuarës me Punë në ambasadën amerikane

    Hovenier largohet nga Kosova, Prattipati e merr detyrën e të Ngarkuarës me Punë në ambasadën amerikane

    Ambasadori i deritanishëm i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.

    Kështu thuhet në një postim të Hovenier në platformën “X”.

    Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë.

    Prattipati në fundit të korrikut ishte emëruar Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën amerikane.

    “Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, kishte shkruar Hovenier më 29 korrik në X.

  • Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 13 armë zjarri, shqiptoi mbi 3 mijë gjoba

    Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 13 armë zjarri, shqiptoi mbi 3 mijë gjoba

    Javën e kaluar nga Policia në Prishtinë janë realizuar 178 urdhëresa të Gjykatës.

    “Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 178 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 71 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.”

    Personat e dënuar me burgim janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

    Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 13 armë zjarri.

    “​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 13 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

    Gjithashtu janë shqiptuar 3273 gjoba.

    “Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3273 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”

  • Hoxhaj nderon veteranët e UÇK-së në Suharekë: Të kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e tyre përgjithmonë

    Hoxhaj nderon veteranët e UÇK-së në Suharekë: Të kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e tyre përgjithmonë

    Nënkryetari dhe deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot sakrificën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me një mesazh gjatë aktiviteteve për Ditën e Veteranit në Suharekë.

    “Veteranët e UÇK-së dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot dhe përgjithmonë, ne kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e tyre,” tha Hoxhaj, duke vlerësuar kontributin e paçmuar të këtyre heronjve të kombit.

    Gjatë vizitës së tij në Suharekë, Hoxhaj u takua me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Sejdi Elezi, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Avdullah Krasniqi, dhe kryetarin e Invalidëve të UÇK-së, Adem Bytyqi.

  • Abdixhiku prezanton pesë projekte: Do ta zhvendosin Kosovën në stad të ri zhvillimor

    Abdixhiku prezanton pesë projekte: Do ta zhvendosin Kosovën në stad të ri zhvillimor

    Kryetari i LDK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Spitali i ri, Centrali me gas, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit dhe Parku Teknologjik janë disa nga projektet më të mëdha që i ka prezantuar qe një vit.

    Ai ka thënë se këto investime janë rreth 2 miliardë euro dhe sipas tij këto projekte e vendosin Kosovën në stad të ri zhvillimor dhe historik.

    “Spitali i Ri, Centrali me Gaz, Brezovica, Unaza e Kryeqytetit e Parku Teknologjik janë disa nga projektet tona më të mëdha të prezantuara tash e një vit. Këto investime, rreth 2 miliardë euro, në katër vite mandat – me buxhet 16 miliardë, e vendosin Republikën tonë në stad të ri jo vetëm zhvillimor por dhe historik.”

    Abdixhiku ka shkruar se projektete e “Rrugës së Re” janë projeksione reale të Kosovës.

    “Projektet e ‘Rrugës së Re’ e vet vizioni ynë, janë projeksione reale të një Kosove që po na pret. Alternativa e kësaj të ardhme mbetet urrejtja, mllefi e përçarja e brendshme në moçalin e madh popullist që ushqen veç vrer!”

    Ai ka shtuar se ndryshimi po vjen, “erdh me 40 mijë regjistrime nga bashkatdhetarët dhe me 17 tubimet e mëdha të turneut të madh”.

    “Do të vjen me angazhimin monumental që na pret në fushatë – e sidomos pas 9 shkurtit – kur puna e vërtetë nis menjëherë! Mllefi e urrejtja i takojnë politikës së shkuar! E ardhmja është e bukur!”

  • Pasagjerit në Aeroport ia gjetën nëntë boksa cigare pa banderolë

    Pasagjerit në Aeroport ia gjetën nëntë boksa cigare pa banderolë

    Një pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kanë gjetur 81 boksa cigare pa banderola.

    “Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes në prezencën e zyrtareve doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro”, thuhet në Raporitn e Policisë së Kosovës.

    “Pas kontrollit te mëtejmë dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit i janë gjet gjithsejtë 81 boksa cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri”.

    “E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës”.

  • Gjashtë komuna, përfitojnë nga marrëveshja rreth 4 milionë euro për efiçiencë të energjisë në objekte publike

    Gjashtë komuna, përfitojnë nga marrëveshja rreth 4 milionë euro për efiçiencë të energjisë në objekte publike

    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka zhvilluar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me katër komuna përfituese për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 13 objekte publike, raporton EO.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se kjo marrëveshje që kap shifrën e 3.8 milionë euro financohet tërësisht nga Qeveria e Kosovës.

    Komunat që do të jenë përfituese të kësaj marrëveshjeje janë Komuna e Lipjanit, Shtimes, Vitia, Podujeva, Istogu dhe Suhareka.

    “Kjo është një vazhdimësi e projekteve që kemi pasur, deri më tani kemi realizuar 125 projekte të efiçiencës të energjisë ku kursimi i energjisë është deri në 80 për qindje. Jam e lumtur që këto lloj projekte po i vazhdojmë për dallim të rundeve të kaluara të ndërtesave. Këtë radhë ndërtesat janë të financuara nga Qeveria e Kosovës komplet kontrata e tyre. Deri më tani kemi pasur edhe masa të tjera të efiçiencës që nga subvencionimi i efiçiencës elektro shtëpiake. Dua ta shfrytëzohen se familjet përfituese të pajisjeve efiçiente kanë ulur konsumin e energjisë për 19 për qind. Nuk ka asnjë dyshim që masat e efiçiencës kanë ulur konsumin e energjisë, vlerësojmë që familjet kanë kursyer 27 milionë kilovat në orë. Ky investim që po bëhet sot është në vlerë 3.8 milionë euro e financuar nga Qeveria e Kosovës përmes kësaj marrëveshje po i shtojmë projekte të reja në Istog kemi realizuar 6 ndërtesa publike dhe dy shkolla në vlere 820 mijë euro”, ka thënë Rizvanolli.

    Driton Hetemi drejtor menaxhues i FKKE-së tha se në sektorin rezidencial FKEE përmes grantit nga Bashkimi Evropian ka subvencionuar mbi 3000 familje për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre

    “Përfituese nga këto projekte janë 6 komuna, nga të cilat Suhareka dhe Istogu kanë nënshkruar gjatë javës se kaluar për 4 projekte, kurse Podujeva, Lipjani, Vitia dhe Shtimja do të nënshkruajnë sot së bashku me ne në këtë ceremoni, për 13 projekte të reja. Rikujtojmë se për sa i përket projekteve në sektorin publik gjatë vitit 2023 dhe 2024 FKEE ka përfunduar 86 projekte të ngjashme, kryesisht shkolla, salla sportive, qendra të kulturës dhe objekte të tjera administrative, të financuara nga Qeveria e RKS, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian. Në anën tjetër, në sektorin rezidencial FKEE përmes grantit nga Bashkimi Evropian ka subvencionuar mbi 3000 familje për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre. Kurse, qe nga ky Dhjetor, kemi filluar punimet në 28 ndërtesa sociale shumë-banesore, në të cilat do të implementohen masat e efiçiencës së energjisë dhe nga të cilat do të përfitojnë rreth 785 familje në 13 komuna të ndryshme”, ka thënë ai.

  • ​Vjedhje në një qendër tregtare, arrestohen dy vëllezër

    ​Vjedhje në një qendër tregtare, arrestohen dy vëllezër

    Një person i armatosur dyshohet se ka kryer një vjedhje në një qendër tregtare në Deçan.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ku i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, ndërkohë i njëjti i ka kanosur verbalisht tre zyrtarët policor.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij, pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje.

    Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

  • Hamza premton 25 milionë euro bursa në vit: Hapim shumë dyer të mundësive për studentët

    Hamza premton 25 milionë euro bursa në vit: Hapim shumë dyer të mundësive për studentët

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar sot Espresson e radhës me një studente të drejtësisë, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes së studentëve, raporton Ekonomia Online.

    Hamza ka premtuar se 25 milionë euro do t’i ndajë si bursa në çdo vit, e që sipas tij do të hapen shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

    “Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë. Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

  • Maqedonci: Ushtria jonë është më e fuqishme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin

    Maqedonci: Ushtria jonë është më e fuqishme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën e fundvitit për medie, ka thënë se për këtë vit kjo ministri ka shpenzuar 97 për qind të buxhetit që ka qenë i dedikuar për mbrojtjen, raporton EO.

    Ai ka thënë se gjatë këtij mandati kanë dyfishuar numrin e ushtarakëve.

    “Kemi pasur katër objektiva. Ushtria jonë sot është më e fuqishme se kurrë, më e përgatitur dhe e trajnuar se kurrë dhe më e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë. Gjatë mandatit tonë deri tani janë rekrutuar 1971 ushtarak të rijnë, ndërsa jemi në proces të rekrutimit edhe të 300 ushtarëve duke quar në numrin total në 2271. Kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Gjatë katër viteve janë shpenzuar mbi 270 milion euro në blerjet ushtarake, pra të armatimit”, tha Maqedonci.

  • Dita e Veteranëve, Krasniqi i uron: “Gëzuar të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri”

    Dita e Veteranëve, Krasniqi i uron: “Gëzuar të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri”

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar veteranët në ditën e tyre, raporton Ekonomia Online.

    “Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë”, ka shkruar Krasniqi.

    Krasniqi ka uruar se të gjithë luftëtarët e lirisë, që siç ka thënë ai “na dhuruan një të ardhme pa robëri”.

    “Nderime për çdo betejë e sakrificë. Gëzuar Ditën e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltërt të Kosovës. Mirënjohje të përjetshme!”, ka thënë ai në urimin e tij.

    Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor.

    Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

    Në këtë ditë kujtohen Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.