ATV

Category: Lajme

  • Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

    Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

    “Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

    “Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

    Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.

    Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Forcat izraelite i arrestuan gjithashtu mbi 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra anëtarë të stafit mjekësor nga spitali Kamal Adwan të premten, përfshirë edhe drejtorin Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë dhe ushtrisë izraelite.

    Ushtria izraelite pretendoi se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe se të arrestuarit dyshohet se janë militantë. Ajo shtoi se Abu Safiya u mor në pyetje nën dyshimin se është operativ i Hamasit.

    Tedros kërkoi lirimin e menjëhershëm të Abu Safiyas dhe tha se spitali Al-Ahli gjithashtu ishte përballur me sulme.

    Ai shtoi se OBSH-ja dhe partnerët kanë shpërndarë furnizime bazike mjekësore, ushqim dhe ujë, në spitalin indonezian të Gazës dhe se i transferuan 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin Al Shifa. Gjatë transferimit, katër pacientë u arrestuan, tha ai.

    “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen”, tha Tedros.

    Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

    Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. /REL

  • Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

    Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

    Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person në Gjilan. Policia ka bërë të ditur se sipas viktimës, për rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj, raporton Ekonomia Online.

    Rasti është në procedurë të hetimit, përderisa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

    “SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.”

  • Vëllai e sulmon fizikisht vëllain në Gjakovë, Policia jep detaje

    Vëllai e sulmon fizikisht vëllain në Gjakovë, Policia jep detaje

    Një person e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë / 29.12.2024-23:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

  • ​Vrasje në tentativë, katër persona të arrestuar

    ​Vrasje në tentativë, katër persona të arrestuar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në rrugën Remzi Ademaj në Prizren, janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Klinë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Klinë

    Një person është gjetur pa shenja jete në Klinë.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “HETIM I VDEKJES- Klinë / 29.12.2024-12:54. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar.”

  • Ministrat Maqedonci, Nagavci dhe Haxhiu sot me konferencat e fundit për sivjet

    Ministrat Maqedonci, Nagavci dhe Haxhiu sot me konferencat e fundit për sivjet

    Ministrat sot do t’i mbajnë konferencat e tyre të fundit për vitin 2024.

    Nga ora 10:00, para mediave do të paraqitet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do ta mbajë konferencën e e fundit për media për sivjet nga ora 12:00.

    Në ora 14:00 do të mbajë konferencë për media, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

  • Zyrtarët amerikanë i bëjnë homazhe Jimmy Carter

    Zyrtarët amerikanë i bëjnë homazhe Jimmy Carter

    Politikanë të shumtë, përfshirë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, bënë homazhe për ish-presidentin amerikan Jimmy Carter, i cili vdiq dje në Gjeorgji, në moshën 101-vjeçare.

    Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden e quajtën Carter një “udhëheqës të jashtëzakonshëm, burrë shteti dhe humanitar” si dhe një “mik të dashur”, raportoi Sky News. “Por ajo që është e jashtëzakonshme për Jimmy Carter është se miliona njerëz në të gjithë Amerikën dhe botën, të cilët nuk e kanë takuar kurrë, e mendojnë atë si një mik të dashur,” thanë Joe dhe Jill Biden në një deklaratë për vdekjen e Carter.

    Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, tha se “sfidat me të cilat është përballur Jimmy si president kanë ardhur në një moment vendimtar” për SHBA-në dhe se ai “ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanët”. “Ne i detyrohemi atij falënderimi për këtë”, tha Trump. Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton, i cili punoi me Jimmy Carter pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, dhe gruaja e tij Hillary Clinton thanë se Carter “jetoi për t’u shërbyer të tjerëve – deri në fund“. Jimmy Carter, presidenti i 39-të dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, vdiq sonte në moshën 101-vjeçare në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, djali i tij James E. Carter III, pa specifikuar shkakun e saktë të vdekjes./abcnews.al

  • Sot inaugurohet Laboratori i Forenzikës

    Sot inaugurohet Laboratori i Forenzikës

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inauguron sot Laboratorin e Forenzikës.

    Në këtë ngjarje marrin pjesë e para e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Ngjarja fillon nga ora 14:00 në Agjencinë e Forenzikës.

  • ​Osmani e Kurti shprehin ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter

    ​Osmani e Kurti shprehin ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.

    Presidentja Osmani tha se presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim, dhembshuri dhe besim i palëkundur te njerëzimi.

    “Presidenti Carter i tregoi botës se udhëheqja ka të bëjë me shërbimin, dhembshurinë dhe një besim të palëkundur te njerëzimi. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të të gjithëve. Ne e mbajmë familjen e tij në mendimet tona ndërsa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për të nderuar trashëgiminë e tij”, ka shkruar Osmani në X.

    Edhe kryeministri Kurti duke i shprehur ngushëllime familjes dhe popullit amerikan në emër të qeverisë, tha se presidenti Carter lë pas një trashëgimi madhështore të shërbimit për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin në Shtetet e Bashkuara dhe përtej.

    “Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së presidentit Jimmy Carter dhe popullit amerikan për ditën e ndarjes nga jeta. Një shekull pas fillimeve të tij modeste në një familje të klasës punëtore në Plains, Georgia, Presidenti Carter i lë botës një trashëgimi të madhe shërbimi për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti në X.

    Ish-presidenti amerikan dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Jimmy Carter vdiq në moshën 100-vjeçare, njoftuan mediat amerikane.

    Demokrati Carter shërbeu si presidenti i 39-të i SHBA nga 1977 deri në 1981.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti më 30 dhjetor do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

    Sipas institutit, në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

    “Temperaturat minimale ndërmjet -7 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja”, thuhet në njoftim.