ATV

Category: Lajme

  • Ushtroi dhunë fizike në familjen e tij, arrestohet i dyshuari në Podujevë

    Ushtroi dhunë fizike në familjen e tij, arrestohet i dyshuari në Podujevë

    Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike në familjen e tij.

    “DHUNË NË FAMILJE- Podujevë / 28.12.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike në familjen e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

  • 227 qytetarë kërkuan kompensim nga KGjK-ja për dënime e arrestime pa arsye, buxheti u dëmtua mbi 728 mijë euro

    227 qytetarë kërkuan kompensim nga KGjK-ja për dënime e arrestime pa arsye, buxheti u dëmtua mbi 728 mijë euro

    Mbi 728 mijë euro është shuma e paguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për personat e arrestuar ose dënuar pa arsye në procedurë të rregullt para Komisionit për Kompensim Dëmi. Ndërsa 142 mijë euro është shuma e përgjithshme që janë kompensuar personat gjatë këtij viti përmes procedurës gjyqësore.

    Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë të ditur për Ekonomia Online se gjatë këtij viti, 227 qytetarë të dënuar ose arrestuar pa arsye, kanë bërë kërkesë për kompensim dëmi. Gjatë këtij viti, ky institucion i ka shqyrtuar 197 kërkesa, ndërsa të tjerat janë të vitit paraprak.

    Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 €, ndërsa shuma më e vogël që është kompensuar për një person është 405 euro

    “Gjatë vitit 2024, janë shqyrtuar dhe vendosur 247 kërkesa për kompensim dëmi. Janë shqyrtuar 197 kërkesa të ushtruara gjatë vitit 2024, ndërsa tjerat janë të vitit paraprak. Kanë mbetur të pa shqyrtuara 29 kërkesa për kompensim, 11 janë të pa kompletuara, ndërsa 18 janë ushtruar pas datës 15 dhjetor 2024, e të cilat do të shqyrtohen gjatë muajit janar 2025”, thuhet në përgjigjën e KGjK-së.

    “Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 €. Gjatë vitit 2024 shuma më e madhe që është kompensuar për një person, është 405 euro. Gjatë vitit 2024, shuma që është kompensuar ndaj kësaj kategori është 728,048.00 euro në procedurë të rregullt para Komisionit për Kompensim dëmi. Shuma më e madhe gjatë vitit 2024, është 34,812.00 €. Gjatë vitit 2024 shuma më e vogël që është kompensuar për një person është 405 euro”, thuhet në përgjigjën e këtij institucioni për Ekonomia Online.

    E lidhur me këtë çështje, avokati Ardian Bajraktari ka thënë se rastet ku më së shpeshti konstatohen shkelje, është masa e paraburgimit.

    “Masa e paraburgimit është masa më e ashpër për sigurimin e prezencës të pandehurit në procedurë, përcaktuar me dispozitat respektive të kodit të procedurës penale dhe në rrjedhë të kësaj në jo pak raste është konstatuar në instanca të mëvonshme gjyqësore që këta persona kanë qëndruar duke mos i plotësuar kriteret përkatësisht shkaqet e caktuara të përcaktuara për këtë çështje. Prandaj në rrjedh të kësaj si rezultat i qëndrimit në këtë masë iu është dhënë e drejta në fazat e mëvonshme të procedurës të kërkojnë kompensim”, u shpreh Bajraktari, teksa zbatimin e Ligjit për mbikëqyrje elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, e sheh të mirëseardhur.

    “Vlen të theksohet që sa i përket çështjes së paraburgimit dhe caktimit të paraburgimit dhe vazhdimit të tij edhe Gjykata Kushtetuese në linjë me standardet që kanë vendose Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka konstatuar që këto kushte e rrethana duhet të shikohet në mënyrë permanente në raste se plotësohen ose jo. Sa i përket kësaj vlen të theksohet që së fundmi kemi fillimin e zbatimit të vonuar të ligjit për mbikëqyrje elektronike sipas të cilët, natyrisht do të ketë impakt edhe në këtë drejtim për faktin se do të mundësojë gjykatave shqiptimin dhe të masave të tjera alternative përmes së cilave natyrisht që sigurohet prezenca e të pandehurit në procedurë përkatësisht vazhdimi ose rrjedha e procedurës e pa penguar e cila është njëra prej shkaqeve që mund të caktohet paraburgimi”, deklaroi Bajraktari.

    Avokati Bajraktari ka treguar edhe arsyet që shpesh herë këto raste përfundojnë edhe në instanca më të larta. Për këtë, ai ka kërkuar që të bëhet rishikimi i kritereve në aspektin e kompensimit.

    “Nuk vlerësoj sepse ndërmarrje e këtyre vendimeve natyrisht është brenda parametrave ligjore megjithatë çka vlerësoj është që në lidhje me këtë çështje Këshilli Gjyqësor të shikojë mundësin e rishikimit të kritereve përkatësisht të aspektit të kompensimit për faktin se një numër i konsiderueshëm i personave të cilët iu drejtohet KGJK për kompensim janë të pakënaqur me vlerat e kompensimeve edhe pastaj natyrisht i drejtohet gjykatës, pa çka edhe e zvarrit procedurën por edhe është ngarkesë shtresë për sistemin gjyqësor”, u shpreh tutje Bajraktari.

  • Vdes një person në Viti, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në një restorant

    Vdes një person në Viti, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në një restorant

    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën.

    Sipas policisë, viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

    “Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • S’ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë nga Kosova

    S’ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë nga Kosova

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.

    Aktualisht nuk ka pritje në asnjë nga pikat kufitare, as në hyrje e as në dalje.

  • Ismaili: PDK-ja e ka guximin dhe lidershipin për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga qeverisja në largim

    Ismaili: PDK-ja e ka guximin dhe lidershipin për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga qeverisja në largim

    Kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Besa Ismaili ka thënë se vetëm kjo parti e ka guximin, lidershipin, përkushtimin për kompetencën, si dhe mbi të gjitha synimin për të rikuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga qeveria Kurti.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo thekson se programi i kandidatit Bedri Hamza r ka edhe vizionin se si të dilet nga kriza në të cilën është katandisur Kosova dhe qytetarët e saj.

    “Partia Demokratike e Kosovës, si parti e qytetarëve të Kosovës gjithë platformën e re politike e ka ndërtuar mbi nevojat politike dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe kështu ka ardhur me një platformë dhe ekspertizë ekonomike për të adresuar interesat dhe nevojat e mëdha të qytetarëve të Kosovës. Këtë program do ta udhëheq Bedri Hamza i cili ka kompetencën, por ka edhe vizionin se si të dilet nga kriza në të cilën është katandisur Kosova dhe qytetaret e saj”, tha ajo.

    Ismaili ka thënë se PDK-ja do të udhëheq me vendin dhe se qytetaret do ta rikthejnë besimin te platforma e cila, sipa saj është e bazuar në kompetencë dhe në ekspertizë.

    “Mendoj që gjithë ky zhgënjim i madh i qytetarëve, gjithë kjo ndjesi e tradhtisë dhe të mashtrimit gjithsesi do të përkthehet në një mbështetje për atë platformë, për atë alternativë politike e cila është dëshmuar me kompetencë dhe mendoj që kjo është PDK-ja. Unë besoj që PDK-ja do të udhëheq me vendin dhe se qytetaret do ta rikthejnë besimin te platforma e cila është e bazuar në kompetencë, në ekspertizë dhe në realizmi të rezultateve të pritshmërive të qytetarëve”, tha ajo.

    Sipas saj përgjatë rrugëtimeve edhe më të vështira të Kosovës në të kaluarën PDK-ja ka dhënë rezultate të prekshme.

    “PDK-ja si rrallë ndonjë parti edhe në botë e ka një elektorat tepër besnik, për shkak të kauzave dhe mbi themelet të cilës është ngritur si krah politikë i UÇK-së. Unë mendoj që përveç elektoratit të vetë tradicional siç po e thoja votuesit e Kosovës do ta mbështesin platformën e PDK-së, pikërisht mbi saj të konfirmimeve përgjatë rrugëtimeve edhe më të vështira të Kosovës në të kaluarën PDK-ja ka dhënë rezultate të prekshme”, tha Ismaili.

    Ajo ka theksuar se gjithë vlerat dhe kauzat e saj do t’i përkushtohen në mbështetje të familjeve në Kosovë të minatorëve, të rinisë, si dhe të grave.

    “Natyrisht unë punën dhe përkushtimin tim e kam bazuar gjithmonë në të vërteten dhe në fakte si bazë është vendimi dhe qëllimi tim. Kauzat e mia nuk janë vetëm fjalë, por janë obligime morale dhe kombëtare. Misioni jonë absolut është Kosova, mbi të gjitha dhe çdo gjë që është në interesin e Kosovës. Nëse do t’i zbërtheja kauzat në veçanti, duke qenë se Kosova është e para sigurisht që kauza për Mitrovicën është kauzë e imja kombëtare, por edhe qytetarëve si një vendase e Mitrovicës, por edhe për faktin sepse konsideroj një mision nacional. Gjithë vlerat dhe kauzat që shkojnë në mbështetje të familjeve në Kosovë të minatorëve, të rinisë dhe të grave janë kauzat të cilat unë më konsistencë i kam ndjekur përgjatë rrugëtimit tim edhe civil edhe politik”, tha Ismaili.

    Ajo theksoi se PDK-ja mbi të gjitha synon qeverisjen për të rikuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga një qeverisje e tillë si e Albin Kurtit.

    “Mendoj se VV-ja tash ka përmbytur vetveten, me gjithë çfarë ka ardhur në pushtet, me çfarë po shkon e që ka një diskrepac të madhe mes asaj se çfarë është premtuar dhe realizuar dhe nuk ka as një parti që do ta ketë të vështirë për ta përmbysur atë, por kjo është një fatkeqësi e madhe e Kosovës, por mendoj që vetëm PDK-ja e ka guximin, lidershipin, përkushtimin për kompetencën ,mbi të gjitha për të rikuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga një qeverisje e tillë”, tha Ismaili.

  • Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së

    Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot organizon pritje për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Këtë pritje, Haradinaj po e organizon në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe UÇK-së, në prag të Ditës së Veteranit.

    Pritja nis nga ora 13:00.

  • Siguria në shkollat e Prishtinës, Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja- mbyllja e dyerve gjatë pushimeve

    Siguria në shkollat e Prishtinës, Sadriu-Lushaku: Disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja- mbyllja e dyerve gjatë pushimeve

    Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e nxënësve dhe mësuesve.

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehonë Sadriku-Lushaku, theksoi se siguria në shkolla ka shënuar progres, por ka ende hapësirë për përmirësime.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Sadriu-Lushaku tha se situata e sigurisë ka qenë përgjithësisht e mirë, duke evidentuar vështirësitë që ndodhin ndonjëherë në disa shkolla.

    “Në përgjithësi situata e sigurisë në shkolla ka qenë optimale. I kemi evidentuar vështirësitë që i kemi në shkolla, normalisht që do të ishte më mirë që të kishim një mundësi të njëjtë unike të aplikimit në të gjitha shkollat, ne po shikojmë mundësinë se si të arrijmë deri aty” tha Sadriu-Lushaku.

    Sipas saj, çdo shkollë ka krijuar mënyra të veta për të siguruar ambientin shkollor, duke përfshirë dhe angazhimin e prindërve.

    “Deri më tani secila shkollë ka vendosur për mënyrën e sigurimit të vet edhe me participim të prindërve, por ka disa hapa të cilët duhet të ndjekim vitin e ardhshëm që synojmë të modifikojmë mënyrën e sigurimit nëpër shkolla”.

    Ajo gjithashtu tha se disa shkolla kanë filluar të aplikojnë masa të reja, si mbyllja e dyerve gjatë pushimeve.

    “Po ka progres sepse në disa shkolla kemi aplikuar mbylljen e shkollave dhe të mos i lëmë fëmijët të dalin gjatë pushimeve jashtë shkollave dhe i kemi kontrolluar brenda gjithë shkollës, por ka hapësirë për përmirësim, dhe këtë e pranoj”, tha Sadriu-Lushaku.

    Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku”, Visar Osmani ka folur për situatën e sigurisë në shkollën e tij, duke theksuar progresin e arritur dhe masat e ndërmarra për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit.

    “E dini se kohëve të fundit dukshëm numër të problemeve ndërmjet bashkëmoshatarëve, është interesant që më shumë kemi problem te shkollat fillore se sa në shkollat e mesme, kjo është edhe sipas raporteve dhe informatave që kemi, si shkollë qëndrojmë mirë. Nxënësit tanë nuk dalin jashtë oborrit të shkollës, ata ushqehen brenda dhe në oborr nuk mund të futet asnjë veturë tjetër. Shkolla monitorohet prej 42 kamerave dhe e them me përgjegjësi që është njëra ndër shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës, ndërsa problemet e brendshme që janë ndërmjet moshatarëve, ato janë prezentë në të gjitha shkollat, por po mundohemi që t’i reduktojmë me më pak pasoja”, ka deklaruar Osmani.

    Ai gjithashtu theksoi se shkolla është monitoruar nga 42 kamera dhe se është një nga shkollat më të sigurta në Komunën e Prishtinës.

    “Te ne nuk kemi ndonjë rast të raportuar për shkak se nuk mund të futet njeri në shkollë pa u kontrolluar nga stafi, çdo gjë është në monitorim, ndërsa te pjesa jashtë procesit mësimor bëjmë apel te prindërit që të jenë më vigjilent. Ka qenë një ndër institucionet, ndoshta më pak të sigurta në komunë, por kjo i takon të kaluarës, por në bashkëpunim me organet e shtetit Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Arsimit dhe me stafin kemi pasur shumë vështirësi e shumë rreziqe,por i kemi larguar ato dukuri negative që kanë qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Si rezultat i saj një kohë fillojë dhe rënia e fëmijëve, por sot situata është në favorin tonë dhe është shkollë me reputacion”, ka thënë Osmani.

  • Moti sot i vranët, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 4 gradë Celsius

    Moti sot i vranët, temperaturat lëvizin nga -5 deri në 4 gradë Celsius

    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 2 gradë Celsius, e ato maksimalet nga 2 deri në 4 gradë Celsius.

    “Të dielën, moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale nga -5 deri në -2°C; maksimale nga 2 deri në 4°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    “Këshillohet që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar”, thuhet tutje në këtë njoftim.

    Ndër tjera, kërkohet që të ketë kujdes nga qytetarët për të vozitur automjetet.

  • Putin pranon se rusët e rrëzuan aeroplanin? Ai kërkoi falje për “incidentin tragjik”

    Putin pranon se rusët e rrëzuan aeroplanin? Ai kërkoi falje për “incidentin tragjik”

    Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar falje homologut të tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, për atë që ai tha se ishte një “incident tragjik” në hapësirën ajrore ruse dhe rrëzimin e një avioni pasagjerësh të kompanisë ajrore të Azerbajxhanit katër ditë më parë në Kazakistan.

    Në rrëzimin e një avioni pasagjerësh me 67 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, 39 persona humbën jetën dhe 28 u shpëtuan.

    Putin i tha Aliyev se mbrojtja ajrore ruse ishte aktive kur avioni u përpoq të ulej në Grozny përpara se të rrëzohej në Kazakistan.
    “Gjatë asaj kohe Grozny, Mozdok dhe Vladikavkaz u sulmuan nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse i zmbrapsi sulmet,” i tha Putin Aliyev, pa e pranuar në mënyrë eksplicite se mbrojtja ajrore ruse kishte goditur avionin.

    Megjithatë, nga kërkimi i faljes së tij rezulton se avioni u rrëzua si rezultat i mbrojtjes kundërajrore ruse mbi Çeçeni.

  • Studentët serbë ftojnë protestë për Vit të Ri në Beograd: S’ka arsye për festë

    Studentët serbë ftojnë protestë për Vit të Ri në Beograd: S’ka arsye për festë

    Revolta e studentëve në Serbi është duke vazhduar, përkundër aksioneve të regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, ndaj studentëve.

    Madje, siç raporton mediumi opozitar “N1”, studentët kanë paralajmëruar një protestë të re.

    Studentët serbë do të protestojnë më 31 dhejtor në Beograd.

    “Atëherë, kur e gjithë bota feston, ne duhet të tregojmë se në këtë vend nuk ka arsye për festë, jo para drejtësisë”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e studentëve serbë.