ATV

Category: Lajme

  • Vengu: 1,642 gra dhe vajza janë në FASh, krenar për rolin e tyre në mbrojtjen e vendit

    Vengu: 1,642 gra dhe vajza janë në FASh, krenar për rolin e tyre në mbrojtjen e vendit

    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se 1,642 gra dhe vajza janë çdo ditë në shërbim të Forcave të Armatosura.

    Në një postim në Facebook, ai është shprehur krenarë me punën dhe arritjen e tyre.

    “687 civile sjellin profesionalizëm në administratë dhe 955 në uniformë mbrojnë atdheun me guxim dhe përkushtim”.

    “Krenarë për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit!”, ka thënë Vengu.

  • Osmani: Kosova është shtet për të gjithë qytetarët, me fokus tek gjenerata e ardhshme

    Osmani: Kosova është shtet për të gjithë qytetarët, me fokus tek gjenerata e ardhshme

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të fundvit, ku ka pritur anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet, raporton EO.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se Kosova është një shtet i përbashkët për të gjithë qytetarët e saj, duke u fokusuar në veçanti tek fëmijët, si gjenerata e ardhshme e udhëheqësve të vendit.

    Ajo shprehu besimin se të gjithë qytetarët, pa dallim, duhet të kontribuojnë në ndërtimin e një Kosove të barabartë për të gjithë, duke ruajtur dhe promovuar frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërkombunitar.

  • Pamje të rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, deri tani mbi 150 të vdekur

    Pamje të rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, deri tani mbi 150 të vdekur

    Të paktën 151 persona kanë vdekur kur një avion pasagjerësh teksa po ulej preku pistën, u kaplua nga flakët dhe u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut, thanë autoritetet.

    Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës me 181 persona në bord dhe tentoi të ulej pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

    Në mesin e pasagjerëve ishin dy shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se janë nga Koreja e Jugut, tha Ministria e Transportit në Seul.

    Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

  • Një grua në Drenas kanoset nga pronari i një restoranti

    Një grua në Drenas kanoset nga pronari i një restoranti

    Një grua është kanosur nga pronari i një restoranti në Drenas pas mosmarrëveshjes lidhur me shfrytëzimin e hapësirës së stacionit të autobusëve.

    Rasti po hetohet.

    “Gllogoc / 28.12.2024 – 13:50. Është raportuar se pas mosmarrëveshjeve lidhur me shfrytëzimin e hapësirës së stacionit të autobusëve, ankuesja f/k, është kanosur nga i dyshuari pronar i një restoranti. Rasti është duke u hetuar.”

  • Kroacia mban zgjedhjet presidenciale

    Kroacia mban zgjedhjet presidenciale

    Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve.

    Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë tetë persona për këtë post gjerësisht ceremonial, është Dragan Primorac, i cili mbështetet nga partia konservatore HDZ, që aktualisht qeverisë me Kroacinë.

    Zgjedhjet po mbahen në kohën kur shteti, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po përballet me inflacion të lartë, korrupsion dhe mungesë të fuqisë punëtore.

    Sipas një sondazhi të publikuar të premten, Millanoviq ka mbështetjen e 37 për qind të elektoratit, ndërkaq Primorac ka mbështetjen e 20 për qind të votuesve.

    Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave dhe presidenti i ri pritet të zgjidhet në rundin e balotazhit, që do të mbahet pas dy javësh.

    Gjatë fushatës, dy rivalët kryesorë kanë këmbyer akuza, me Millanoviqin që është tallur me Primoracin, duke e quajtur “të mërzitshëm”.

    Presidenti në Kroaci është komandant i forcave të armatosura dhe ka fjalë sa u përket vendimeve për politikën e jashtme.

    Por, pavarësisht fuqive të kufizuara, shumë besojnë se ky post është kyç për balancën e pushtetit politik në shtetin që kryesisht është udhëhequr nga HDZ-ja që prej pavarësisë më 1991.

    Millanoviq, 58 vjeç, politikan i krahut të majtë në të kaluarën ka qenë edhe kryeministër dhe është një nga figurat kryesore politike të shtetit për pothuajse dy dekada.

    Gjatë mandatit të tij si president, ai e ka shfrytëzuar këtë post për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe zyrtarët e BE-së, shpesh duke përdorur retorikë fyese dhe populiste.

    Millanoviq, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka kritikuar ndihmën perëndimore ushtarake për Kievin. Kjo ka shtyrë kryeministrin, Andrej Pllenkoviq, që ta quajë atë prorus, i cili “po shkatërron besueshmërinë e Kroacisë në NATO dhe BE”.

    Megjithatë, Millanoviq ka arsyetuar qëndrimet e tij, duke thënë se dëshiron që ta mbrojë Kroacinë nga “futja në luftë”.

    Ndërkaq, rivali i tij politik, Primorac, 59 vjeç, ka bërë fushatë dhe e ka paraqitur veten si “unifikues” dhe person që promovon vlerat e familjes dhe patriotizmit.

    Zgjedhjet do të tregojnë “nëse Kroacia po kthehet nga Lindja apo Perëndimi…. nga përçarjet apo nga uniteti”, ka deklaruar ai.

    Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, kur pritet të publikohen edhe sondazhet. Ndërkaq, rezultatet zyrtare pritet të bëhen publike në orët e vona të së dielës. /REL/

  • 155 udhëtarët e fluturimit Hamburg-Prishtinë arrijnë në Prishtinë, pas aterimit në Beograd

    155 udhëtarët e fluturimit Hamburg-Prishtinë arrijnë në Prishtinë, pas aterimit në Beograd

    Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar se udhëtarët e fluturimit Hamburg-Prishtinë, të cilët për shkaqe teknike u detyruan të ateronin në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, janë sjellë në Prishtinë paraditen e sotme, në ora 10:00, me operatorin ajror “Eurowings”.

    AACK ka thënë se në bord ishin 155 udhëtarë, raporton Ekonomia Online.

    “Gjatë ditës së djeshme, fluturimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtarë ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në ora 16:27.

    “Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatë”, thuhet në njoftimin e AACK-së.

    Tutje thuhet se “Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

    Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellur në Prishtinë paraditën e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, thuhet në reagimin e AACK-së.

  • Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut

    Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut

    Nasim Haradinaj, ish i burgosur nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, ka thënë se është ankuar në Strasburg, pasi që mendon se i janë shkelur të drejtat njerëzore në Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

    Haradinaj tha se është ankuar në Strasburg pasi është dënuar pa argumentim dhe që Gjykata Speciale s’i ka pranuar provat materiale.

    “E drejta njerëzore, prandaj avokati im është ankuar edhe në Strasburg, pasi e kam shfrytëzuar të drejtën që jam edhe shtetas suedez. Lënda ime ka shkuar në Strasburg, sepse kam të drejt dhe e falënderoj Toby Cadman që ma ka bërë këtë falas, pasi sa për financa që i kanë ndalur këta, unë s’do të mund as të mbrohesha”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

    Ai më tej ka thënë se në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg janë ankuar edhe për faktin se askush nga Specialja nuk është dënuar për rrjedhjen e dosjeve që patën shkuar në zyrat e OVL-së së UÇK-së.

  • Nimani: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë

    Nimani: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë

    Të paktën 151 persona kanë vdekur kur një avion pasagjerësh teksa po ulej preku pistën, u kaplua nga flakët dhe u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut, thanë autoritetet.

    Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës me 181 persona në bord dhe tentoi të ulej pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

    Në mesin e pasagjerëve ishin dy shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se janë nga Koreja e Jugut, tha Ministria e Transportit në Seul.

    Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

  • Nimani: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë

    Nimani: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë

    Kryetari i Forumit Intelektual Europa 2030, Artan Nimani, ka deklaruar se Kosova është ndër vendet më të varfra në Evropë.

    Ai ka theksuar se vetëm Ukraina, për shkak të luftës, ndodhet pas Kosovës në këtë renditje.

    Nimani ka bërë thirrje për përpjekje të mëdha që të përmirësohet gjendja ekonomike e vendit, duke adresuar sfidat që pengojnë zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët e Kosovës.

    “Kosova mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës, e tejkaluar vetëm nga Ukraina, një shtet që po përballet me një luftë shkatërruese. Ky fakt demanton propagandën e qeverisë Kurti për zhvillim dhe stabilitet ekonomik“, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Zhvillimi imagjinar – Varfëria reale!

    Të dhënat e FMN-së për vitin 2024 zbulojnë një realitet tronditës: Kosova mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës, e tejkaluar vetëm nga Ukraina, një shtet që po përballet me një luftë shkatërruese.

    Ky fakt demanton propagandën e qeverisë Kurti për zhvillim dhe stabilitet ekonomik. Mungesa e reformave efektive dhe zbatimi i politikave joadekuate kanë lënë Kosovën në një pozicion të turpshëm në hartën ekonomike të Evropës.

    Tabela 1: Vendet më të varfra në Evropë sipas GDP-së për frymë (2024)

    Renditja Shteti Statusi Ekonomik dhe Politik

    1 🇺🇦 Ukraina-Në luftë aktive dhe krizë të rëndë ekonomike

    2 🇽🇰 Kosova-Pa konflikt, por me ekonomi të dobët strukturore

    3 🇲🇩 Moldavia-Vendi i varfër për nga zhvillimi

    4 🇧🇾 Bjellorusia-Regjim autoritar dhe sanksione ndërkombëtare

    5 🇦🇿 Azerbajxhani-Varësi nga burimet natyrore, mungesë diversifikimi

    6 🇧🇦 Bosnja dhe Hercegovina-Pasiguri politike dhe tensione etnike

    7 🇦🇲 Armenia -Konflikte të vazhdueshme me fqinjët

    8 🇬🇪 Gjeorgjia-Tranzicion i ngadalshëm ekonomik

    9 🇲🇰 Maqedonia e Veriut-Zhvillim i kufizuar ekonomik

    10 🇦🇱 Shqipëria-Ekonomi e bazuar në remitanca dhe turizëm

    11 🇷🇸 Serbia-Përballje me stagnim ekonomik

    (Burimi: FMN, 2024)

    Zhvillimi ekonomik i premtuar nga qeveria aktuale ka rezultuar në stagnim dhe zhgënjim. Është koha për ndryshim dhe për t’i dhënë vendit një udhëheqje të re që mund të sjellë rritje ekonomike dhe mirëqenie.

    Qytetarë të Kosovës, nuk mund të mbetemi më viktima të mashtrimeve dhe propagandës boshe!

    Zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për të ndalur mashtrimet dhe për të hapur rrugën për zhvillim të qëndrueshëm.Koha për të shpëtuar Kosovën është tani!Ndryshimi është në duart tuaja!

  • Dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kërcënoi një prokuror shteti, arrestohet në aeroport

    Dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kërcënoi një prokuror shteti, arrestohet në aeroport

    Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale e kanosi një prokuror shteti.

    Ai është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë / 12.12.2024 – NN. Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”