ATV

Category: Lajme

  • “Jo në emrin tim” organizon sot aksion simbolik para zyrave të BE-së në Prishtinë

    “Jo në emrin tim” organizon sot aksion simbolik para zyrave të BE-së në Prishtinë

    Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” do të organizojë sot një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 12:00.

    Ngjarja do të mbahet në hapësirën para zyrave të Bashkimit Evropian në kryeqytet.

  • Ndalohen katër kosovarë në Bërnjak, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

    Ndalohen katër kosovarë në Bërnjak, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia

    Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikën kufitare në Bërnjak, në të cilën ndodheshin pesë persona.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër prej tyre, dy femra dhe dy meshkuj, shtetas të Kosovës, dyshohen se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

    “Kalim ilegal i kufirit/ Bërnjak / 16.11.2026 – 23:21. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa Serbe në të cilën ndodheshin pesë persona, prej tyre katër të dyshuar (dy femra dy meshkuj) shtetas të Kosovës. Të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

    Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, Lipjan, Viti, Kaçanik dhe Gjakovë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë raportuar më 16 nëntor, ndërsa në to janë përfshirë si viktima burra ashtu edhe gra.

    Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në dy prej tyre, të dyshuarit meshkuj dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimave femra, ndërsa në rastin e tretë një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

    Një rast është raportuar edhe në Lipjan, ku dy persona, një burrë dhe një grua, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Në Viti, një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është lënduar nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Edhe në Kaçanik është arrestuar një burrë, i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërkaq, në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.

    Policia ka bërë të ditur se në rastet e tjera, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe procedurat do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

    Raporti:

    Prishtinë / 16.11.2026 – 15:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Prishtinë / 16.11.2026 – 15:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Prishtinë 16.11.2026, 21:30.Është raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Lipjan 16.11.2026, 21:30.Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Viti / 16.11.2026 – 11:00.Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësore në QKMF pasi dyshohet se i njëjti kishte pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, nga i njëjti është konfiskuar mjeti i cili dyshohet se ishte përdorur në rast, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Kaqanik / 16.11.2026 – 14:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gjakovë / 16.11.2026 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Behrami: Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës

    Behrami: Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar pak para vendimit për shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve lidhur me rastin për pengim të drejtësisë.

    Behrami përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, ka thënë se asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashin Thaçin nga historia e Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Te gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e kësaj fitoreje dhe të të gjitha ngjarjeve historike që pasuan.

    Por kot e kanë!

    Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!

  • Arrestohen tre shtetas të Serbisë, u kapen mbi 13 gramë marihuanë

    Arrestohen tre shtetas të Serbisë, u kapen mbi 13 gramë marihuanë

    Tre shtetas të Serbisë, dy meshkuj dhe një femër, janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi në automjetin me targa të huaja me të cilin po udhëtonin janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

    Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 12.04 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një cigare të mbushur me marihuanë, me peshë 1.36 gramë.

    Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.

    -Gjilan / 16.11.2026 – 02:30. Është ndaluar vetura me targa të huaja në të cilën ndodheshin tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 12.04 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një cigare e mbushur me narkotikë- marihuanë me peshë 1.36 gram. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Ky është parashikimi i motit për sot

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu.

    Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të rrymimeve ajrore të ngrohta nga jugu dhe perëndimi.

    Minimalja pritet të zbres deri në 8 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

  • Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve në rastin për pengim të drejtësisë

    Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve në rastin për pengim të drejtësisë

    Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë për akuza që mbrojtja i kundërshton si të paprovuara dhe juridikisht të gabuara.

    Gjykatësi Christopher Gosnell e ka caktuar shpalljen e vendimit për sot, në orën 10:00, duke urdhëruar paraqitjen e të pesë të akuzuarve.

    Krahas ish-presidentit, vendimin do ta dëgjojnë ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

    Në qendër të përplasjes mes palëve janë bisedat e regjistruara gjatë vizitave në paraburgim: çfarë është thënë, kush ka folur dhe çfarë provojnë ato.

    Prokuroria i interpreton këto materiale si dëshmi të përpjekjeve për ndërhyrje te dëshmitarët. Avokatët e Thaçit kundërshtojnë si interpretimin, ashtu edhe besueshmërinë e transkripteve.

    Në parashtrimin përfundimtar, mbrojtja pretendon se hetimet nuk siguruan prova për kontakte të papërshtatshme me dëshmitarët në emër të ish-presidentit.

    Sipas avokatëve, pjesë të bisedave ishin të pakuptueshme, ndërsa transkriptimi nga personeli i Prokurorisë rrezikonte të ndikohej nga pritshmëritë e vetë hetuesve.

    Mbrojtja kundërshton edhe trajtimin si konfidencial të informacioneve që, sipas saj, njiheshin publikisht ose përbënin kujtime të përbashkëta të Thaçit me vizitorët.

    Avokatët argumentojnë gjithashtu se dispozitat penale janë interpretuar përtej kuptimit që kanë në praktikën gjyqësore të Kosovës. Këto mbeten argumente të mbrojtjes, ende pa vlerësimin përfundimtar gjyqësor.

    Për çështjen e transkriptimit dëshmoi ekspertja Helen Fraser, e thirrur nga mbrojtja. Ajo vlerësoi se besueshmëria e transkripteve ishte e ulët.

    Megjithatë, Fraser sqaroi se nuk mund të pohonte se transkriptet ishin të gabuara. Ajo pranoi gjithashtu kufizimin që vinte nga mosnjohja e shqipes.

    Kritika e saj lidhej me metodën e përdorur dhe mungesën e garancive të mjaftueshme për saktësinë e materialit të paraqitur.

    Prokuroria e kundërshton këtë vlerësim. Ajo mbështetet te incizimet, dokumentet që pretendon se i përforcojnë ato dhe verifikimet nga njësia gjuhësore e gjykatës.

    Në fjalën përmbyllëse, prokurori Joshua Hafetz përmendi rreth 28 orë biseda të regjistruara gjatë nëntë vizitave, të shpërndara përgjatë katër muajve.

  • “Poshtërim ndaj Kosovës”, Koci: Përgjigja e Marta Kos ishte arrogante, as nuk kërkoi falje

    “Poshtërim ndaj Kosovës”, Koci: Përgjigja e Marta Kos ishte arrogante, as nuk kërkoi falje

    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, e ka quajtur skandal dhe poshtërim ndaj Kosovës interpretimin e këngës nacionaliste serbe për Kosovën në Bruksel.

    Ai në emisionin Compass me Ilir Berishën tha se aty Kosova nuk ishte e ftuar por që kënga ishte për Kosovën.

    Ai përmendi se përgjigja e Marta Kos ishte arrogante dhe ajo as nuk kërkoi falje.

  • Zeqiri flet nga Haga: Nëse ka drejtësi, Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm nesër

    Zeqiri flet nga Haga: Nëse ka drejtësi, Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm nesër

    Gazetari Sadik Zeqiri ka folur nga Haga për gjykimin e nesërm ndaj Thaçit dhe të tjerëve për ndërhyrje në drejtësi.

    Ai në emisionin Compass me Ilir Berishën tha se nëse ka drejtësi, ata nesër duhet të shpallen të pafajshëm.

    Zeqiri u shpreh kritikues ndaj Gjykatës Speciale për procesin e deritanishëm.

  • “Rrugën nuk e preferoj por po na imponohet”, Gucati nuk përjashton protesta pas vendimit në Hagë

    “Rrugën nuk e preferoj por po na imponohet”, Gucati nuk përjashton protesta pas vendimit në Hagë

    Hysni Gucati nga OVL e UÇK-së ka thënë se nuk i besojnë Gjykatës Speciale.

    Ai në emisionin Compass me Ilir Berishën ka paralajmëruar protesta nëse Thaçi dhe të tjerët nesër shpallen fajtorë për ndërhyrje në drejtësi.

    Gucati po ashtu tha se nuk e preferojnë rrugën por që po iu imponohet.