ATV

Category: Lajme

  • Bytyqi: Luftimi i korrupsionit kërkon reforma ligjore

    Bytyqi: Luftimi i korrupsionit kërkon reforma ligjore

    Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga Lista për Familjen, në emisionin COMPASS në ATV, shpalosi planin për luftimin e korrupsionit, duke theksuar rëndësinë e reformave ligjore dhe rritjes së mbështetjes financiare për institucionet e drejtësisë.

    Bytyqi tha se lufta kundër korrupsionit kërkon investime të mëdha në burime teknike dhe njerëzore, duke përfshirë policinë, hetuesit dhe prokurorët.

    “Ne do ta rrisim buxhetin për Këshillin Prokurorial, gjykatat, policinë dhe institucionet tjera të sigurisë”, deklaroi ai.

    Ai tha se reformat ligjore janë kyçe dhe propozon përfshirjen e shoqërisë civile në Këshillin Prokurorial për më shumë transparencë.

    “Reforma ligjore duhet të përfshijë ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial, duke shtuar anëtarë nga shoqëria civile për ta bërë më transparent dhe të mbikëqyrur”, tha Bytyqi.

    Deklaratën e plotë të Asdren Bytyqit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Ademi: Në Kosovë nuk ka korrupsion, ka hajni

    Ademi: Në Kosovë nuk ka korrupsion, ka hajni

    Mesut Ademi, kandidat për deputet nga AAK-NISMA, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se korrupsioni në Kosovë nuk është problem kryesor, por hajnia dhe vjedhja janë dukuritë që e dëmtojnë vendin.

    Ademi tha se në Kosovë flitet shumë për korrupsion, por realiteti sipas tij është ndryshe.

    “Në Republikën e Kosovës mund të themi me përgjegjësi të plotë, sepse nuk ka korrupsion, por ka hajni, ka vjedhje”, tha Ademi.

    Ai vuri në dukje se në vendet perëndimore, korrupsioni është i pranishëm, por Kosova përballet me një problem tjetër.

    “Në të gjitha vendet e botës, qoftë në Evropë apo Amerikë, korrupsioni ekziston dhe është i vështirë për t’u luftuar. Por në Kosovë nuk kemi nivel korrupsioni, kemi nivel të hajnisë”, u shpreh Ademi.

    Deklaratën e plotë të Mesut Ademit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Dënimi i Listës për Familjen pas ankesës nga LGBTQ, Bytyqi: Gjoba prej 4500 eurosh, vendim i padrejtë ndaj nesh

    Dënimi i Listës për Familjen pas ankesës nga LGBTQ, Bytyqi: Gjoba prej 4500 eurosh, vendim i padrejtë ndaj nesh

    Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga Lista për Familjen, në emisionin COMPASS në ATV, tha se vendimi i PZAP-së për dënimin e tyre me gjobë prej 4500 eurosh është i padrejtë dhe do ta apelojnë në Gjykatën Supreme.

    Bytyqi deklaroi se gjoba erdhi pas një ankese nga dy organizata joqeveritare që mbështesin komunitetin LGBTQ+.

    “Ka pasur një ankesë nga dy organizata joqeveritare, të cilat mbështesin komunitetin LGBTQ+. PZAP-ja ka marrë një vendim të papritshëm dhe të padrejtë, të cilin ne do ta apelojmë në Gjykatën Supreme,” tha Bytyqi.

    Ai tha se gjoba është vendosur për shkak të deklarimeve të tyre kundër martesave të gjinisë së njëjtë, të cilat i cilësojnë si moralisht dhe ligjërisht të papranueshme.

    “Kandidatët tanë kanë deklaruar se i konsiderojmë të pandershme dhe të papranueshme martesat e gjinisë së njëjtë. Në emër të këtij formulimi, jemi dënuar me 4500 euro, çka është një tregues i presionit politik ndaj nesh,” u shpreh Bytyqi.

    Deklaratën e plotë të Asdren Bytyqit në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • “Fillimisht sulmoi një vajzë 8-vjeçare” – Drejtori i Arsimit në Suharekë jep detaje për sulmin e qenit ndaj nxënësve

    “Fillimisht sulmoi një vajzë 8-vjeçare” – Drejtori i Arsimit në Suharekë jep detaje për sulmin e qenit ndaj nxënësve

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, në emisionin COMPASS në ATV, tregoi detaje lidhur me rastin e sulmit të qenit në shkollën “17 Shkurti” në Shirokë, ku u lënduan disa nxënës.

    Ai tha se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të gjatë, kur nxënësit ishin jashtë oborrit të shkollës.

    “Rasti ka ndodhur gjatë pushimit të gjatë, kur nxënësit kanë qenë jashtë. Oborret e shkollës kanë qenë duke u furnizuar me ushqime që zakonisht dalin e blejnë nëpër marketet afër. Qeni ka qenë i shtëpisë dhe ka filluar të shoqërohet me fëmijët,” tha Bajselmani.

    Bajselmani tha se incidenti ndodhi jashtë oborrit të shkollës, ku fillimisht qeni ka kafshuar një nxënëse tetëvjeçare.

    Intervistën e plotë me Remzi Bajselmanin në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

  • Dreshaj: Qeveria Haradinaj do t’u ofrojë punë të gjithë të diplomuarve me takatin e Kosovës

    Dreshaj: Qeveria Haradinaj do t’u ofrojë punë të gjithë të diplomuarve me takatin e Kosovës

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj, në emisionin CONTEXT në ATV, premtoi se qeveria Haradinaj do të angazhohet për t’u ofruar mundësi punësimi të gjithë të diplomuarve.

    “Ju tregova cilat janë arsyet e migrimit, pra paga dhe kushtet e punës. Dua me e thanë një send, të gjitha shtetet e Lindjes dhe shtetet që kanë qenë ma pak të varfër janë ballafaqu me problemin e migrimit. Obligimi i Qeverisë Haradinaj do të jetë që secilit të diplomuar t’i ofrohet shansa për punë me takatin e Kosovës, jo me takatin e Gjermanisë, as me takatin e Amerikës”, tha Dreshaj.

    Deklaratën e plotë të Shemsedin Dreshajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Misini: Rritja ekonomike nuk e ka zvogëluar varfërinë

    Misini: Rritja ekonomike nuk e ka zvogëluar varfërinë

    Profesori në Kolegjin AAB, Shkumbin Misini, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se rritja ekonomike në Kosovë nuk ka ndikuar në zvogëlimin e varfërisë.

    “Rritja ekonomike nuk ka pasë përkthim në zhvillimin ekonomik. Zhvillimi ekonomik nuk ka pasë përkthim në zvogëlim të varfërisë. Kjo nuk është veç për shkak të politikave qeveritare të kryeministrit aktual, por kjo ka shku në vazhdimësi e sipër, edhe përkundër faktit që kemi pasur rritje. Pyetja shtrohet kështu: A jemi të varfër si vend apo jemi të vjedhur nga elita politike?”, tha Misini.

    Deklaratën e plotë të Shkumbin Misinit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Dreshaj: Qeveria pranoi të gjitha marrëveshjet, por përfitimet për Kosovën janë zero

    Dreshaj: Qeveria pranoi të gjitha marrëveshjet, por përfitimet për Kosovën janë zero

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi qeverinë Kurti për qasjen ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar mungesën e përfitimeve për Kosovën.

    Dreshaj tha se qeveria ka pranuar të gjitha kërkesat e ndërkombëtarëve, por me vonesë dhe pa përfitime konkrete.

    “A e dini çfarë kemi për fitim? Sanksionet e Evropës. A krejt çfarë kanë kërku, i kemi ba”, tha ai.

    Deklaratën e plotë të Shemsedin Dreshajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Përplasje mes Dreshajt dhe Telakut për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Përplasje mes Dreshajt dhe Telakut për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin CONTEXT në ATV, ku kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj dhe psikologu Naim Telaku ndanë qëndrime të kundërta për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    Telaku vuri theksin te pengesat e shumta për këtë proces, duke përmendur nevojën për anëtarësim në OKB dhe ratifikimin nga të gjitha shtetet anëtare.

    “Anëtarësimi në NATO nuk është kaq i thjeshtë. Ka barriera të mëdha, si ratifikimi nga çdo shtet veç e veç dhe anëtarësimi në OKB”, tha Telaku.

    Në kundërpërgjigje, Dreshaj tha se procesi është më i avancuar sesa besohet dhe vlerësoi rolin e Ramush Haradinajt.

    “Asnjëri prej nesh nuk besonte se ushtria do të krijohej pa ndryshime kushtetuese, por u bë. Ramush Haradinaj solli këtë proces prej Pentagonit”, deklaroi Dreshaj.

    Debatin e plotë mes Shemsedin Dreshajt dhe Naim Telakut në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Arbër Tolaj: Keqqeverisja e VV-së i ka lënë pa punë 500 mjekë, të tjerë po ikin nga Kosova

    Arbër Tolaj: Keqqeverisja e VV-së i ka lënë pa punë 500 mjekë, të tjerë po ikin nga Kosova

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Arbër Tolaj, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar situatën e vështirë të mjekëve në Kosovë.

    Tolaj tha se vetëm gjatë vitit 2024, 105 mjekë janë detyruar të largohen nga Kosova për shkak të pamundësisë për punësim dhe pagave të ulëta.

    “Vetëm vitin e kaluar, Kosovën e kanë lëshuar 105 mjekë, për shkak të mundësive të pakta për punësim dhe pagave të vogla”, tha Tolaj.

    Ai tha se aktualisht në Kosovë janë të papunë 580 mjekë të kualifikuar.

    “Të gjithë këta kanë përfunduar fakultetin gjashtëvjeçar, procedurat e stazhit të obliguar dhe janë të gatshëm për të punuar, por fatkeqësisht janë pa perspektivë,” deklaroi ai.

    Deklaratën e plotë të Arbër Tolajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Shemsedin Dreshaj tregon arsyet e ikjes së mjekëve nga Kosova, kritikon mungesën e strategjisë së VV-së

    Shemsedin Dreshaj tregon arsyet e ikjes së mjekëve nga Kosova, kritikon mungesën e strategjisë së VV-së

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Shemsedin Dreshaj, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për arsyet kryesore të ikjes së mjekëve nga Kosova.

    Ai tha se shumica e mjekëve që largohen nga Kosova e bëjnë këtë për shkak të kushteve të vështira të punës dhe pagave të ulëta.

    “Dy arsyet kryesore të cekura në pyetësorët e dorëzuar tek Oda e Mjekëve janë kushtet e punës dhe paga e pamjaftueshme,” tha Dreshaj.

    Sipas tij, partia në pushtet nuk ka prezantuar asnjë strategji për ta zgjidhur këtë problem.

    “Në këto katër vite të menaxhimit të vendit, partia në pushtet nuk ka asnjë të dhënë për një strategji konkrete”, shtoi ai.

    Deklaratën e plotë të Shemsedin Dreshajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: