Kandidatja për deputete nga AAK, Emine Daci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në katër vitet e fundit Kosova ka kaluar nëpër sfida të mëdha ekonomike dhe sociale.
Ajo tha se mungesa e një vizioni të qartë ka ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe jetën sociale.
“Kosova u varfërua dhe u shndërrua në një vend vështirë të jetueshëm. Rritja ekonomike ka qenë e papërfillshme”, tha Daci.
Gjithashtu, ajo përmendi inflacionin dhe rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë si një problem të vazhdueshëm.
“Jemi ballafaquar me mbyllje të bizneseve, krizë energjetike, dhe mungesë të vendeve të punës, sidomos për të rinjtë dhe gratë,” shtoi ajo.
Deklaratën e plotë të Emine Dacit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Për disa ditë radhazi shkolla “Pavarësia” në Prishtinë mban mësimin me orar të shkurtuar për shkak të intensitetit të pamjaftueshëm të ngrohjes.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës, Halil Brahaj tha se pavarësisht ngrohjes jo të qëndrueshme, mësimi megjithatë ka vazhduar.
“Nga dita e djeshme temperaturat janë më të larta brenda në shkollë, shto këtu për faktin që janë ulë edhe temperaturat nga jashtë. Mirëpo, po shpresojmë që tani i tutje të mos na shfaqet i njëjti problem”, tha Brahaj.
Derisa, Bashije Bunjaku mësimdhënëse tha se situata ka shkaktuar telashe meqë fëmijët detyrohen të rrijnë me xhaketa gjatë mësimit.
“Procesi mësimor ka shkuar me një orar të shkurtuar dje pasi që ka qenë më të vërtetë shumë ftohtë, e presim disa përmirësime sepse po të vazhdohet kështu do të kemi edhe probleme shëndetësore”, tha Bunjaku.
Ndërkaq, në një përgjigje për ATV-në nga Termokosi tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur disa testime të rrjetit të ngrohjes.
“Për shkak të disa testimeve të rrjetit të ngrohjes, niveli i ngrohjes për shkollën “Pavarësia” ka qenë më i dobët. Ekipet në terren janë angazhuar për stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, andaj brenda një ore shkolla “pavarësia” do të ketë sërish ngrohje të mjaftueshme”, thuhet në përgjigjën e Termokosit
Për gjendjen aktuale në shkollë ka pasur ankesa nga prindërit ndërkaq disa i tërhoqës për ca ditë fëmijet nga shkolla.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Kosova po prin prej shumë vendeve të botës, por jo për mirë.
Veçanërisht, Prishtina po renditet ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë, derisa të mërkurën ishte ndër top 20 vendet me ajrin më të ndotur.
Shkaktarët po vlerësohet të jenë të zakonshmit.
Por ta rritur cilësinë e ajrit vlerësohet se nuk po ndërmerren masa.
Ndërkohë cilësia e dobët e ajrit sjell edhe pasoja negative për shëndetin e njeriut.
Edhe disa vende të tjera të rajonit, përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut e Serbinë janë pothuajse në gjendje të njëjtë, derisa Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës është e para në listë.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Në ditën e tretë të dëshmisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Ish-këshilltari i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer, ka thënë se për ndërkombëtarët, Qeveria e Përkohshme e Kosovës më 1999 nuk kishte ekzistencë nga pikëpamja ligjore.
Këtë gjë, Strohmeyer e pohoi duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, i përfaqësuar nga gjyqtari Guénaël Mettraux.
‘’Nuk ishim të kujdesshëm në raportet tona me këta individ, por ishim të kujdesshëm që të mos të angazhoheshin ose të ndërvepronin në cilësinë e tyre si funksione qeveritare. Më është bërë një deklaratë gjatë pyetjes time që të I referohej zotëri Thaçit si zoti Kryeministër, ne nuk e kemi quajtur atë si Kryeministër’’, deklaroi Strohmeyer.
Strohmeyer gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se për atë ka qenë gjithmonë e qartë se Hashim Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike.
“…..kur kemi pasur biseda për përbërjen e Këshillit Tranzitor të Kosovës (KTK), kur kemi caktuar takime, bisedime për përfshirjen e pjesëtarëve të UÇK-së në forcën e Policisë. Këto takime caktoheshin gjithmonë me zotin Thaçi dhe në një rast ai erdhi bashkë me zotin Çeku. Për ne ky ishte realiteti”, deklaroi më tej Strohmeyer.
Për Çekun, dëshmitari shtoi se nga pikëpamja funksionale ai ishte ushtaraku më i lartë me të cilin kishin kontaktuar për aspekte teknike.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit Guénaël Mettraux, ai tha se nga ajo siç e kishin kuptuar Rezolutën 1244, Shërbimi Informativ nuk kishte qenë në përputhje me Rezolutën.
“Sipas nesh, nuk duhej të kishte asnjë organizatë tjetër që të funksiononte kuazi apo gjysmë shtetërore qoftë kjo UÇK-ja apo ndonjë grupim tjetër. Për ne, nuk mund të kishte ndonjë organizatë tjetër që mund të ushtronte funksione si ndalime, arrestime, gjykime, procese gjyqësore apo nuk mund të ushtronin funksione të një ministrie që përbëjnë një shtet apo Qeveri në kushte normale.
Pra, sipas nesh, kjo vlente edhe për një Shërbim Informativ”, tha Strohmeyer.
Pas përfundimit të dëshmisë së ish-këshilltarit të UNMIK-ut, në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka filluar dëshminë dëshmitari i 115-të i Zyrës së Prokurorit të Specializur, John Clarke, i cili është patolog i mjekësisë ligjore dhe është i thirrur për të japë dëshmi si ekspert.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Millosh Pleskovic, i akuzuar për krime lufte në rajonin e Prizrenit, këtë të mërkurë u ballafaqua me dëshmitë e Mehmet Gashit, e Isa Berishës.
Gashi, pasi tha se e njeh mirë Pleskoviqin sepse ishin rritur në një lagje, tregoi se 44 vjeçarin e kishte parë të armatosur, në uniformë e pa maskë në fund të ’98.
Ai u ballafaqua me deklaratën e dhënë në polici, ku kishte deklaruar se i akuzuari kishte qenë pjesë e paramilitarëve serbë që kishin operuar në rajonin e Prizrenit.
Me atë se çfarë kishte pohuar para hetueseve, ndryshe nga çfarë tha në gjykatë u ballafaqua edhe dëshmitari Isa Berisha.
Mbrojtja e PSRK-ja shpesh gjatë kësaj seance patën kundërshtime për mënyrën e parashtrimit të pyetjeve.
I njohur me nofkën “Miki”, Millosh Pleksovic, në bashkëkryerje akuzohet për
vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut më 1 shtator të 1998-s në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren.
Dëshmitari i fundit që do të dëgjohet në këtë gjykim është anonim.
Ndërkohë të mërkurën është zhvilluar edhe gjykimi për krime lufte në Vushtrri ndaj Sllagjan Trajkovicit.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Ministria për Punë të Brendshme, ajo për Pushtetin Lokal, dhe ajo për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nuk dhanë njoftim të ri për hapat e mëtejmë ligjor lidhur me mbylljen e përhershme të institucioneve paralele-ilegale serbe.
Madje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut vendosi vula të njëjta në të ashtuquajturat zyra komunale, sikur te postat.
Derisa në fshatin Uglarë, ku shërbente zyra për Fushë Kosovën, nuk kishte shenja në vulat e vendosura.
Ndërsa, te posta e mbyllur në Graçanicë, më 22 Janar u vërejtën dëmtime të pjesshme të vulave në dy dyer.
Largimi i paautorizuar i tyre përben vepër penale.
Përkundër pritjes njëjavore, Të tri ministritë nuk u përgjigjën në pyetjet e ATV-së për veprimet e mëtejme ligjore, si dhe mundësinë e kryerjes së bastisjeve me qëllim grumbullimin materialeve në cilësinë e dëshmive.
Për diçka të tillë, deri tani, nuk ka kërkesë të re në organet e drejtësisë.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë apo provë të re lidhur me këtë çështje, ndërsa në momentin që do të pranojmë ndonjë kërkesë apo provë lidhur me ndonjë vepër penale, do të veprojmë konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë.
Duke konfirmuar se nuk ka kërkesë të re, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë thanë se i janë drejtuar Gjykatës për atë fillestare.
“Nuk ka pasur ndonjë kërkesë për hetime të mëtejme ose bastisje. Sa i përket rastit të fundit, kemi paraqitur kërkesë nga gjykata për aprovim retroaktiv të urdhër kontrollit dhe sekuestrimit të sendeve” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelorë në Mitrovicë.
Mes tjerash, Ligji për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut parasheh bashkëpunimin ndërmjet inspektorit dhe prokurorit për marrjen e urdhrit gjyqësor për kontrollimin e objekteve apo hapësirave në të cilat zhvillohet veprimtari e palejuar.
Të mërkurën e 15 Janarit, ministritë dhe policia mbyllën institucionet paralele, pa kryer bastisje.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Brenda këtij objekti në Mitrovicë, deri para pak ditësh, ishin të sistemuar inspektorët sanitarë që mbulonin këtë rajon.
Por, rishtazi atyre u është kërkuar t’i lirojnë zyrat meqë aty ishin me qira.
Në zyrat e reja ku tash është vendosur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk janë pranuar, pasi inspektorati sanitar, tashmë i takon Ministrisë së Shëndetësie.
ATV-ja po ashtu kupton se ky dikaster Qeveritar, ka vendosur t’i largojë inspektorët nga zyrat regjionale sepse të gjithë duhet të sistemohen në qendër.
Pak a shumë kjo u konfirmua edhe nga vet Ministria e Shëndetësisë e cila përmes një përgjigje, njoftoi se inspektorati sanitar është vetëm qendror dhe jo rajonal.
“Nuk ka ndonjë refleksion ligjor që Inspektorati Sanitar të ketë inspektor komunal apo regjional, por vetëm inspektor të nivelit qendror. Projektligji për Inspektoratin Qendror Shëndetësor është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë, dhe pas kalimit të këtij projektligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të definohen qartë dispozitat, numri i inspektorëve, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe akomodimi i tyre. Mirëpo, aktualisht kjo çështje ka mbetur si historik, i cili duhet të menaxhohet deri në definimin e qartë me ligjin”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë.
Por derisa ligji të bëhet i plotfuqishëm, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me inspektorët në fjalë apo si do të menaxhohet situata.
Veçse mungesa eventuale e inspektimeve sanitare vlerësohet se krijon pasiguri në ushqimin që konsumohet rrjedhimisht ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve.
Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë, aktualisht paguan 20.700 euro qira në muaj, vetëm për objektin në të cilin ndodhën Inspektorati Sanitar, Shëndetësor dhe Farmaceutik.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Prania e qenve endacak rreth Qendrës së Studentëve në Prishtinë tash e një kohë po ngjallë shqetësim të vazhdueshëm tek studentët e punëtorët të cilët druajnë nga sulmet e tyre.
“Unë banojë në qendrën e studentëve prej vitit të kaluar fatkeqësisht gati për çdo ditë hasi qen endacak edhe rreziku normal që është”, tha Elmedina Kastrati, banuse në QS.
“Është problemi që jemi të rrezikuar në çdo moment janë qenë pa kontrollë por nuk di se kush ka përgjegjësi për ta”, tha Hysni Gashi, punëtor në QS.
Sipas punëtorëve të qendrës së Studentëve, numri i qenve është shqetësues në orët e hershme të mëngjesit.
Qendra e Studentëve ditë më parë ka reaguar në Facebook duke shprehur shqetësim për problemin por askush nuk deshi të fliste për ATV-në për këtë.
Ndër të tjera në reagim thuhet se Qendra e Studentëve i është drejtuar Komunës për ndihmë. E në anën tjetër nga Komuna e mohuan këtë. Megjithatë ATV-ja e posedon kopjen e kërkesës që Qendra e Studentëve i dërgoi komunës e cila mban datën e 9 dhjetorit 2024.
“Sa i përket qendrës së studentëve kemi pasur dje një thirrje dikush ndoshta banues por jo drejt për së drejti nga menaxhimet i qendrës”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci.
Sidoqoftë komuna është e gatshme të intervenojë edhe pse nuk është direkt përgjegjëse.
“Përkundër faktit që ne nuk jemi përgjegjës por menaxhohen drejtpërsëdrejti nga menaxhmenti i atyre qendrave por kur bëhet fjalë për kanosje natyrisht që jemi të gatshëm për të dal në ndihmë dhe për ti evituar problemet”, tha Brestovci.
Komuna është në pritje të lejes nga menaxhmenti i Qendrës për të pasur qasje në hapësirë.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:
Në panik, këta nxënës të shkollës “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës, po vrapojnë të hyjnë nëpër klasa, të mërkurën.
Ata po ikin nga një qen që në oborr i sulmoi katër nxënëse, ndërsa më pas hyri edhe brenda shkollës.
Dy prej tyre kanë pësuar plagë, dhe janë trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit.
‘’Nga Suhareka kanë ardhur dy nxënëse, njëra 6 vjec e tjetra 8. Të dyja kanë pasur plagë të ndryshme në trup, pas përpunimit të plagëve njëra është dërguar për trajtim në repartin e infektivës, ndërsa tjetra është liruar për në shtëpi’’, tha shefi Emergjencës në Spitalin Prizren, Hekuran Vecgishti.
Për shkak të situatës, policia e neutralizoi qenin brenda shkollës.
‘’Patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit me urgjencë, kur kanë arritur në shkolle kanë vërejtur një qen brenda shkollës i cili dyshohej se kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm’’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Drejtoresha e shkollës, Hidajete Bytyqi, thotë se kafsha mund të kishte sulmuar edhe më shumë fëmijë, nëse nuk do të ndërhynin të rriturit.
‘’Gjatë kohës së pushimit kur fëmijët dalin për të ngrënë, ndërkohë duke u kthye te telat e shkollës vjen një qen i madh, i rrezikshëm, por fatmirësisht aty qëllon një punëtor fizik dhe arsimtari i muzikës dhe ata intervenojnë se gjendja kish qenë edhe me e keqe”, tha Bytyqi.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se e ka arrestuar pronarin e qenit.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: