ATV

Category: Lajme

  • Neziri: Investimi i 70% të mërgatës në patundshmëri është definitivisht gabim

    Neziri: Investimi i 70% të mërgatës në patundshmëri është definitivisht gabim

    Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se shumica e investimeve të jashtme që shkojnë në pasuri të ngurtë (patundshmëri) përbën një gabim. Ai theksoi nevojën për përcaktimin e një strategjie më produktive.

    Sipas tij, kontributi i mërgatës dhe i investitorëve të huaj duhet të orientohet drejt projekteve afatgjata, dhe jo vetëm në blerje pronash.

    “Investime të huaja në këtë vlerë, për shembull, që janë në të fokusum mbi 70 për qind në pasuri të ngurtë, ajo është definitivisht gabim. Mundem me thanë me plot kuptimin e fjalës, është gabim. Çka ne mendojmë me bë, çka ne mendojmë me institucionalizu rrugën e investimeve të huaja kapitale, po edhe të mërgatës tonë, është ajo të cilën vërtet ne e kemi bë tash e katërmbëdhjetë vite në Kosovë”, tha Neziri.

    Deklaratën e plotë të Isak Nezirit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Gjini: Vota e mërgatës është kryekëput emocionale, partitë s’kanë projekte konkrete për ta

    Gjini: Vota e mërgatës është kryekëput emocionale, partitë s’kanë projekte konkrete për ta

    Kandidati për deputet nga AAK-NISMA, Labinot Gjini, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se mërgata voton më shumë në bazë emocionesh, pasi në Kosovë nuk ekziston ndonjë plan konkret që të përfshijë projektet e qyteteve ku ata jetojnë.

    Ai tha se partitë politike formojnë degë jashtë vendit, por nuk hartojnë strategji për të bashkëpunuar efektivisht me mërgimtarët në vendbanimet e tyre.

    “Ne formojmë për shembull degë në Gjenevë, AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje e tjerë. Ne duhet t’ua kurrkujtojmë partive politike dhe bashkërisht të gjejmë format e reja të votimit apo të ndërlidhjes politike të mërgatës me vendin tonë, sepse ne nuk kemi asnjë projekt për Gjenevën, as për Lionin, as për Hamburgun, as Shtutgardin, e tjerë. Nuk kemi projekte ne AAK-ja, as Lëvizja Vetëvendosje, as tjerë. Dhe ne nuk kemi asgjë të bëjmë faktikisht me ato qytete ku ata jetojnë”, deklaroi Gjini.

    Sipas tij, vota e mërgatës s’ka bazë konkrete për zhvillim lokal, por mbetet veçse një akt simbolik ose emocional ndaj Kosovës.

    “Do të thotë që vota e mërgatës nuk është e territorializuar, do të thotë nuk ka prekshmëri, ajo është vetëm votë emocionale dhe votë emocionale në kuptimin, për zonën e Kosovës” tha Gjini.

    Deklaratën e plotë të Labinot Gjinit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Sherifi: Diaspora është keqpërdorur dhe ka rënë pre e propagandës së Vetëvendosjes

    Sherifi: Diaspora është keqpërdorur dhe ka rënë pre e propagandës së Vetëvendosjes

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Naser Sherifi, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se qeverisja aktuale ka shfrytëzuar vakumin politik për ta manipuluar diasporën, e cila sipas tij mbetet kontribuese e jashtëzakonshme për Kosovën.

    Ai tha se marrëveshja xhentëlmene e partive që ishin në pushtet me mërgatën kishte synimin që ta linte atë të qetë, por u keqpërdor nga Vetëvendosja për përfitime elektorale.
    “Unë mendoj që diaspora është keqpërdorur dhe ka rënë pre e propagandës. Pushteti i Vetëvendosjes e ka keqpërdorë këtë frymë, sepse ka pasë nevojë shteti me pasë rifreskimet e veta, mirëpo ata e kanë shfrytëzuar vakumin e marrëveshjes xhentëlmene që partitë në pushtet kanë pasë me mërgatën”, deklaroi Sherifi.

    Deklaratën e plotë të Naser Sherifit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Neziri thotë se vota e mërgatës u keqpërdor në zgjedhjet e 2021-ës

    Neziri thotë se vota e mërgatës u keqpërdor në zgjedhjet e 2021-ës

    Kandidati për deputet nga PDK, Isak Neziri, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se vota e mërgatës është keqpërdorur në mënyrë banale gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, duke theksuar nevojën për ndryshim të qasjes ndaj diasporës.

    Ai tha se kjo situatë zbuloi domosdoshmërinë e mekanizmave institucionalë për t’i shmangur manipulimet në procesin zgjedhor.

    “Nuk është vetëm të shihet si hambarë vote, mirëpo keqpërdorimi i votës në 14 shkurt 2021 që ka ndodhë, që është ba një keqpërdorim në mënyrat më banale, unë mendoj që kjo është dashtë të ndërmerret, një hap i tillë qysh është ndërmarrë tash nga partitë politike, për shkak se në vitin 2009 ka pasur një marrëveshje mes partive politike, që në njëfarë forme, mërgata të lihet e qetë, për shkak se në 2008-tën e kemi shpallur pavarësinë dhe kemi fillu me konsullatat dhe ambasadat nëpër shtete të Evropës dhe kjo është rruga institucionale e cila duhet të ndjeket dhe nuk është dashtë që mërgata të ngarkohet për shkak se jemi shtet, i kemi konsullatat dhe ambasadat, mirëpo prapë po e them, keqpërdorimi i votës që është ba në 2021, në mënyra të ndryshme, na ka dhënë me kuptu që ne duhet të punojmë me mërgatën”, deklaroi Neziri.

    Deklaratën e plotë të Isak Nezirit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Gjini: Jam kthyer nga Franca për t’u thënë të rinjve që Evropën ta bëjnë në Kosovë

    Gjini: Jam kthyer nga Franca për t’u thënë të rinjve që Evropën ta bëjnë në Kosovë

    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Labinot Gjini, në emisionin COMPASS në ATV, tha se është kthyer nga Franca për të dhënë kontributin e tij politik dhe për t’iu bërë thirrje të rinjve që të investojnë energjitë e tyre në Kosovë.

    Ai tha se kthimi i diasporës dhe evitimi i migrimit masiv janë çelësi për ta ndërtuar një të ardhme evropiane brenda vendit.

    “Kam ardhur edhe për ta dhënë kontributin tim në politikë. Unë jam rritë në Francë, pra nuk kam vajt prej Kosovës andej. Jam rritë atje dhe besoj që arsyeja kryesore është edhe simbolike, është për t’i thënë të gjithë të rinjve që duhet të kthehen në Kosovë dhe Evropën ta bëjnë këtu. Pra, nuk do ta kërkojmë tjetërkund dhe kam ardhë në kohën e valës më të madhe të ikjes nga Kosova. Mendoj që kjo rrugë është për të gjithë mërgimtarët, është që të kthehen, të investojnë këtu dhe ta vazhdojnë aktivitetin e tyre këtu,” tha Gjini.

    Deklaratën e plotë të Labinot Gjinit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Sherifi: Më e rëndësishme është përvoja e diasporës sesa kapitali

    Sherifi: Më e rëndësishme është përvoja e diasporës sesa kapitali

    Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familje, Naser Sherifi, në emisionin COMPASS në ATV, deklaroi se përvoja profesionale e njerëzve të diasporës është më e rëndësishme për Kosovën sesa vetë kapitali financiar që ata mund të sjellin.

    Ai beson se vendi ka nevojë imediate për ekspertizën e mërgatës, pasi Kosova është shtet i ri dhe në fazë zhvillimi.

    “Mendoj që pikërisht kjo është nevoja imediate e shtetit tonë të ri, që i kemi një shtet relativisht të ri dhe në zhvillim e sipër, dhe mendoj që shumë më e rëndësishme është përvoja e diasporës sesa kapitali. Ne e dimë që kapitali është një shumë qenësor edhe për fuzionimin e ekonomisë sonë, mirëpo mendoj përvoja e njerëzve të diasporës, është tepër qenësore për Kosovën. Andaj kam vendosur t’i jap përvojën time”, deklaroi Sherifi.

    Deklaratën e plotë të Naser Sherifit në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Partia euroskeptike largohet nga Qeveria e Norvegjisë

    ​Partia euroskeptike largohet nga Qeveria e Norvegjisë

    Partia euroskeptike e Qendrës së Norvegjisë dha dorëheqjen nga qeveria të enjten në një mosmarrëveshje mbi miratimin e politikave energjetike të Bashkimit Evropian, duke e lënë Partinë Laburiste të qendrës së majtë të sundojë e vetme tetë muaj përpara zgjedhjeve.

    Njoftimi i ministrit të Financave Trygve Slagsvold Vedum e privon kryeministrin Jonas Gahr Stoere nga partneri i tij i vetëm i koalicionit dhe tetë nga 20 anëtarët e kabinetit të tij, duke përfshirë ministrat e Mbrojtjes, Financave dhe Drejtësisë.

    Edhe pse Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, si pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane, ajo është e detyruar të miratojë ligjet e bllokut.

    Megjithatë, Partia e Qendrës, e cila përfaqëson interesat agrare, kundërshton me forcë marrëveshjen e Zonës Ekonomike Evropiane, e cila i jep Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit qasje në tregun e brendshëm të BE-së.

    Kreu i Partisë së Qendrës dhe ministri i Financave Trygve Slagsvold Vedum tha se partia e tij nuk mund të pranojë direktivat nga paketa e katërt e energjisë së pastër të BE-së, të cilat synojnë të rrisin përdorimin e burimeve të energjisë së rinovuar dhe të ndërtojnë infrastrukturë me efikasitet energjie.

    “Ne themi mjaft, ky është kufiri. Ne po e bëjmë këtë për të ndryshuar politikën norvegjeze të energjisë elektrike dhe për të krijuar kushte për çmime më të ulëta dhe të qëndrueshme të energjisë elektrike në Norvegji. Ne gjithashtu besojmë se nuk duhet t’i dorëzojmë më shumë kompetenca BE-së,” tha Vedum.

    Nga ana tjetër, Partia e Punës beson se është e mundur të miratohen disa pjesë të paketës pa rrezikuar sovranitetin e Norvegjisë.

    Norvegjia është mbështetur në burimet e saj të pasura energjetike që nga zbulimi i naftës në Detin e Veriut në vitin 1969, i cili ishte çelësi për transformimin e vendit në një nga më të pasurit në Evropë.

    Qeveria norvegjeze luan një rol qendror në menaxhimin e kësaj pasurie, duke mbajtur një shumicë prej 67% të aksioneve në kompaninë kombëtare të naftës Equinor. Kompania realizon fitime të mëdha gjatë periudhave të çmimeve të larta të energjisë, gjë që kontribuon ndjeshëm në të ardhurat buxhetore të qeverisë.

    Kriza politike në Norvegji ngre pyetje të shumta në lidhje me të ardhmen e politikës energjetike norvegjeze dhe marrëdhëniet e saj me BE-në. Se si do të qeverisë Partia e Punës në një qeveri të pakicës dhe çfarë vendimesh do të marrë në lidhje me direktivat evropiane të energjisë, mbetet për t’u parë.

  • Bajrami flet me shifra, thotë se qeveria shpenzoi më shumë në subvencione se sa në investime kapitale

    Bajrami flet me shifra, thotë se qeveria shpenzoi më shumë në subvencione se sa në investime kapitale

    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se Qeveria po fokusohet kryesisht në subvencione e transfere, ndërkohë që investimet kapitale kanë mbetur prapa. Ajo tha se është më e lehtë të shpërndahen para sesa të realizohen projekte infrastrukturore.

    Sipas saj, disa ministri kanë buxhete të konsiderueshme për projekte të mëdha, por nuk po arrijnë të përmendin asnjë investim infrastrukturor konkret.

    “Subvencionet në 2021 ka pasë 15.4 milionë, investimet kapitale 9.2 milionë. A e dini pse? Sepse është shumë e vështirë me implementu projekte, por shumë lehtë me ulë me vendime, me shpërnda para. Shikoje, në vitin 2022, 13 milionë i ka subvencione para organizatave të ndryshme, për të cilat as unë as ju nuk e dimë kah kanë shku”, tha Bajrami.

    Deklaratën e plotë të Hykmete Bajramit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Kurti e ka ndërru mendjen për Hotin, për marrëveshjen e Uashingtonit dhe për Trump-in”, thotë Bajrami

    “Kurti e ka ndërru mendjen për Hotin, për marrëveshjen e Uashingtonit dhe për Trump-in”, thotë Bajrami

    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar mendim jo vetëm për marrëveshjen e Uashingtonit, por edhe për Avdullah Hotin e presidentin amerikan Donald Trump.

    Ajo tha se Qeveria Hoti, brenda shtatë-tetë muajve, arriti të siguronte njohje të rëndësishme për Kosovën dhe të nënshkruante marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

    “(Albin Kurti) E ka ndërru mendimin, jo vetëm për marrëveshjen, me gjasë e ka ndërru mendimin edhe për Avdullahin, e ka ndërru mendimin edhe për Trump-in. Marrëveshja e Uashingtonit ka qenë një marrëveshje jashtëzakonisht e mirë. Domethënë, për një mandat shtatë-tetë muaj, sa ka udhëheqë Qeveria Avdullah Hoti, ka mbërri me shku në shtëpinë e Bardhë, me nënshkru një marrëveshje të tillë dhe me marrë një njohje, siç është njohja e Izraelit”, tha Bajrami.

    Deklaratën e plotë të Hykmete Bajramit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Nuk kam lidhje me rrjet farmaceutik”, Bajrami i fton institucionet të hetojnë pasurinë e saj

    “Nuk kam lidhje me rrjet farmaceutik”, Bajrami i fton institucionet të hetojnë pasurinë e saj

    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, mohoi çdo lidhje me kompani farmaceutike dhe i ftua institucionet të hetojnë pasurinë e saj.

    Ajo tha se nuk ekziston asnjë provë që lidh asaj apo familjen e saj me biznese të tilla, duke ofruar të bëhet kontroll i plotë i aseteve të saj.

    “Ju e dini që Albin Kurti e ka njeri të afërm shefin e AKI-së… E kanë institucionin, i kanë të gjitha nivelet e pushtetit. Nuk ka as edhe një fakt të vetëm, as do të ketë kurrë që Hykmete Bajrami ka ndonjë lidhje me ndonjë rrjet farmaceutik. Unë i ftoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që me m’hetu”, deklaroi Bajrami.

    Bajrami vuri në dukje se nëse zbulohet ndonjë pasuri e padeklaruar, ajo kërkon konfiskimin e plotë dhe dënimin sipas ligjit.

    “Nëse gjen që unë kam lidhje me ndonjë biznes, normalisht që ajo vepër penale, unë e duhna me u dënu që nuk e kam deklaru, po le të konfiskohet komplet pasuria e atij biznesi. Nuk ka asnjë send. Në qoftë se gjendet diçka e tillë, duhet me e konfisku komplet biznesin”, shtoi ajo.

    Deklaratën e plotë të Hykmete Bajramit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: