ATV

Category: Lajme

  • Dy të arrestuar në Pozheran të Vitisë, ka disa dyshime për shkakun e sulmit

    Dy të arrestuar në Pozheran të Vitisë, ka disa dyshime për shkakun e sulmit

    Në Pozheran të Vitisë, pranë shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit”, është sulmuar kryetari i fshatit Pozheran, Ilir Zuka.

    Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për KP, se dy persona kanë sulmuar Zukën, ku akoma nuk dihet shkaku i sulmit. Sipas Hashanit, ai tha se parkingu mund të jetë shkak.

    “Është cilësua si lëndimi lehtë trupor nga ana e prokurorit të shtetit. Dy persona fillimisht janë duke u intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe të avokatëve mbrojtës. Nuk lidhet me zgjedhje, është jashtë pikave zgjedhore, nuk ka ndodh në shkollë. Për një parking më duket se janë zënë”, deklaroi Hashani për KosovaPress.

    Ndërkohë, është raportuar se personi që ishte shënjestra e sulmit kishte vendosur në veturë e tij një fotografi të njërit prej kandidatëve për postin e kryeministrit.

    Policia ka konfirmuar incidentin fizik, por thekson se nuk ka prova që e lidhin atë me procesin zgjedhor, pasi ngjarja ka ndodhur jashtë zonës së qendrës së votimit.

  • Pavarësisht vështirësive në ecje, nënës së dëshmorit nuk i mundësohet të votojë pa ngjitur shkallët

    Pavarësisht vështirësive në ecje, nënës së dëshmorit nuk i mundësohet të votojë pa ngjitur shkallët

    Në Shipol të Mitrovicës, Sanije Sheremeti, nëna e dëshmorit Hamdi Sheremeti, të rënë në Betejën e Koshares, u detyrua të ngjiste shkallët për të ushtruar të drejtën e saj të votës, pavarësisht vështirësive në të ecur.

    Gazetari i ATV-së, Arian Hajdaraj, raportoi se fillimisht komisionerët ishin njoftuar për situatën dhe ishte propozuar që votimi të kryhej jashtë qendrës së votimit, por kjo nuk u mundësua.

    Si rezultat, Sanije Sheremeti u detyrua të ngjitej vetë deri tek kutia e votimit, duke hasur vështirësi të mëdha.

    Në një prononcim për ATV-në, ajo u shpreh se ka ardhur nga Gjermania për të votuar dhe për të dhënë kontributin e saj për Kosovën, për të cilën ka sakrifikuar edhe djalin.

    “E kam dhënë djalin për lirinë e Kosovës, e kam varrosur në Koshare. Pavarësisht vështirësive, e kreva obligimin tim qytetar, ishalla kemi fat dhe na bëhet mirë për këtë rini,” tha ajo. /atvlive.tv

  • “Mos u merzit voton mas 4 vjetëve” ATV me raportim nga Spanja gjen shqiptarin që ka harruar të votojë

    “Mos u merzit voton mas 4 vjetëve” ATV me raportim nga Spanja gjen shqiptarin që ka harruar të votojë

    ATV gjatë raportimeve nga Madridi i Spanjës kanë hasur në një shqiptar që nuk arriti të ushtrojë të drejtën e tij të votës në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, pasi e kishte harruar datën e votimit.

    Drini, në një prononcim për ATV-në, tregoi se kishte rezervuar udhëtimin drejt Spanjës dy muaj më parë, pa e kujtuar se data përkonte me zgjedhjet.

    “Kemi vendos me ardhë me e pa Madridin, loja u konë dje. Më ka mbet pikë që nuk votova, por herën tjetër, pas 4 vjetëve”, tha ai me humor. /atvlive.tv

  • ​A po shlyhet ngjyra materkuluese nga gishti, cilat janë ankesat e qytetarëve?

    ​A po shlyhet ngjyra materkuluese nga gishti, cilat janë ankesat e qytetarëve?

    Procesi i votimit në Kosovë deri më tani është i qetë dhe po zhvillohet pa probleme të theksuara. Por ankesa se ngjyra materkuluese, që po vendoset në gisht si shenjë që ke votuar po shlyhet shumë lehtë, ka shumë nga ana e qytetarëve.

    Qytetarët që po votonin në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, provuan për KosovaPress para kamerave për ta vërtetuar këtë gjë.

    Sokol Sadiku tha për KosovaPress se “me pas shtëpinë afër e fshin dhe vjen prapë ndoshta”.

    “Parregullsi nuk kam vërejtur, vetëm pak shkaku mendoj të numrit të deputetëve ka krijuar pak më kaos përndryshe gjithçka në rregull… Shpresoj, nuk e kanë bërë këtë… Nuk po lypka shumë me u heq… Me pas shtëpinë afër e fshin dhe vjen prapë ndoshta si ne që e kemi afër këtu”, tha Sadiku.

    Edhe qytetari tjetër, Agim Luta u shpreh se njeh qytetarë që “iu është shlyer ngjyra”. Ani pse provoi për vete, atij nuk iu largua.

    “Është problematike (ngjyra materikuluese), në disa raste po shlyhet, unë provova dhe nuk munda nja dy-tri herë, ndoshta kanë dallime prej vendit, se është problematike nëpër të gjitha raportimet që po bëhen, se ka pasur probleme me identifikimin e këtij shenjëzimit kush ka votuar dhe kush nuk ka votuar, diçka tjetër jo. Kam shumë raste që është shlyer”, u shpreh Luta.

    Benjamin Gashi u ankua për pritjen, ndërsa për shenjën në dorë nuk iu heq.

    “Pak është dashur të pres (në radhë), por në përgjithësi ka qenë shumë mirë… Nuk e kam provua ende, e provoj tash, mua nuk m’u hoq siç po shihet, por varet”, tha ai.

    Edhe qytetari tjetër Bedri Braha tregon se ngjyra në gisht zgjedhjet e kaluara kanë ekzistuar disa broshura udhëzuese, e kësaj radhe ishin brenda prandaj krijonte “tollovi”.

    “Në raport me zgjedhjet e kaluara në hyrje kanë ekzistuar disa broshura udhëzuese se kush ku është kësaj here ato ishin vetëm brenda dhe ajo pak krijonte një tollovi, përndryshe çdo gjë ka shkuar në rregull. Nuk e kam provuar deri në këtë moment, nuk më është hequr ende”, theksoi Braha.

    Qendrat e votimit janë hapur në ora 7:00 dhe do të mbyllen në 19:00. /KP

  • ​Procesi zgjedhor në veri me probleme të shumta

    ​Procesi zgjedhor në veri me probleme të shumta

    Procesi zgjedhor në veri ka nis me disa problem, të cilat ndërkohë janë përmirësuar. Kishte probleme me kompjuter, sistem, votimin me kusht, mungesë të materialit zgjedhor dhe mungesë të zyrtarëve policorë në tri qendra të votimit.

    E derisa, një qendër e votimit në Leposaviq, nuk është hapur me kohë, qytetarët thonë se këto zgjedhje nuk janë të barabarta në mes subjekteve politike serbe.

    Koordinator i demokracisë në veprim për veriun, Radomir Radakoviq ka treguar për disa probleme që kanë pasur gjatë procesit të votimit.

    “Mëngjes kishte problem në Leposaviq, qendra nuk është hapur në orën 7:00, ka probleme me maretiale, ka probleme që përfaqësuesit e partive politike shqiptare nuk ishin në qendrën e votues, tash është rregulluar, në dy tri qendra ka pas problem me policisë, ka problem me kompjuter, ka problem në votimin me kusht. Tri qendra votimit ka problem me policinë, në Bube, Zubim Potok, Dren dhe këtu“, tha ai.

    Kurse, Natasha Tomoviq votoi në njërën nga qendrat e votimit në Zveçan. Ajo tha se këto zgjedhje nuk janë të barabarta.

    “Besoj se këto zgjedhje nuk janë të barabarta sepse përkrahja e disa serbëve, siç është Lista Serbe nga Beogradi, Partia Demokratike u lëshua në rrugë dhe përgjatë rrugës të luftoj e vetme, e cila dëshiron të mbijetojë dhe të mbetet në territorin e Kosovës, dhe të gjithë të tjerët janë vetëm një rol në politikë, faleminderit”, tha ajo.

    Angelina Stojanoviq presin të bëhet më mirë.

    “Epo, po të mos prisnim asgjë, nuk do të ishim këtu dhe erdhëm për të ndihmuar, për të rregulluar diçka, për të filluar të paktën nga pika e vdekjes, për të filluar një lloj marrëveshjeje, sepse kjo nuk është një zgjidhje, nuk ngjan në asgjë as për një person të zakonshëm, dhe lere më për dikë pak më të arsimuar se unë, dhe më se tepërmi kemi ardh. Unë mendoj se ky është mendimi im, nuk është i askujt tjetër, për serbët sot është viti 1389, dhe ndoshta diçka do të fillojë të zgjidhet, të jesh apo të mos jesh, kështu që nëse mund të ndihmojmë, nëse do të kontribuojmë në atë përmirësim për të gjithë ne, jo vetëm serbëve, por të gjithë që jetojnë në këtë zonë, ne erdhëm, kjo është gjithçka që mund të bënim”, tha ajo. /kp

  • Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00

    Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se dalja e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00 është 27.81 për qind.

    Nga 1.970.944 votues të regjistruar, prej tyre 548,140 qytetarë kanë votuar deri në këtë orë.

    Këto të dhëna, u bënë nga procesimi i 89.93 për qind të vendvotimeve për pjesmarrjen deri në orën 15:00.

    Dalja tregohet të jetë më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021 kur më 14 shkurt të atij viti deri në orën 15:00 kishin votuar 32,32 për qind apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 me të drejtë vote.

    Ndërkaq në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 deri në orën 15:00 kanë votuar 29,28 për qind e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 961 mijë e 214 qytetarë me të drejtë vote.

  • Brenda një shkolle në Gracë të Vushtrrisë shihen shkrime “Kosova është Serbi”

    Brenda një shkolle në Gracë të Vushtrrisë shihen shkrime “Kosova është Serbi”

    Në një qendër votimi në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku shumica e banorëve janë nga komuniteti serb, janë raportuar shkrime provokuese brenda ambienteve të një shkolle, ku mbahen zgjedhjet parlamentare.

    Gazetari i ATV-së, Driton Sadiku, tregoi se është raportuar se brenda një klase është gjetur një mbishkrim që thoshte “Kosova është Serbi”, ndërsa ende nuk dihet kush i ka shkruar këto mesazhe.

    Përveç kësaj, në të njëjtën shkollë është regjistruar edhe një incident tjetër, ku një qytetar ka fotografuar votën e tij dhe më pas është arrestuar nga policia. /atvlive.tv

  • “Vota është e shenjtë, por nuk do të votoj” – qytetari i mllefosur tregon rastin që i ndodhi në një vendvotim

    “Vota është e shenjtë, por nuk do të votoj” – qytetari i mllefosur tregon rastin që i ndodhi në një vendvotim

    Një qytetar nga lagjja Dardania në Prishtinë, i cili tregon se ka qenë votues i rregullt për dekada, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas një incidenti në qendrën e votimit në shkollën “Dardania”.

    Në një intervistë për ATV, ai rrëfeu se kishte shoqëruar bashkëshorten e tij të sëmurë për të votuar, por hasi në refuzim nga kryesuesi i vendvotimit kur kërkoi që ajo të futej pa pritur në radhë.

    “E kam nusen e sëmurë, mezi e çova në katin e dytë. I luta që ta lejonin të votonte pa rend, por kryesuesi i vendvotimit më tha se nuk bën dhe se duhet të presë,” u shpreh ai me mllef.

    Për shkak të këtij trajtimi, ai vendosi të mos e ushtrojë të drejtën e tij të votës. /atvlive.tv

  • KQZ përditëson të dhënat: 26.54% dalja në zgjedhje deri tash

    KQZ përditëson të dhënat: 26.54% dalja në zgjedhje deri tash

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për daljen në zgjedhje.

    Në përditësimin e fundit që është bërë në orën 15:38 në web-faqen e KQZ-së, thuhet se kanë votuar 523,104 votues, apo 26.54%.

  • Raportohet për një rrahje në shkollën “Dardania” në Prishtinë,  gazetarja e ATV-së jep detaje nga vendi i ngjarjes

    Raportohet për një rrahje në shkollën “Dardania” në Prishtinë, gazetarja e ATV-së jep detaje nga vendi i ngjarjes

    Në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, një nga qendrat me fluksin më të lartë të votuesve, është raportuar për një incident mes qytetarëve.

    Sipas informatave fillestare, situata u tensionua për shkak të pritjeve të gjata në radhë, duke shkaktuar pakënaqësi dhe përleshje verbale, e madje edhe ofendime mes disa personave.

    Gazetarja e ATV-së, Benita Zeneli, drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes sqaroi se Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar ndonjë ndërhyrje zyrtare, por disa dëshmitarë pohojnë se policia është dashur të qetësojë situatën.

    Aktualisht, votimi po vazhdon normalisht dhe gjendja është stabilizuar. /atvlive.tv