ATV

Category: Lajme

  • Mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

    Mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

    Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë është paqyruar edhe në mediat ndërkombëtare kanë raportuar të dielën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Shumica prej tyre theksin e kanë vënë në dialogu me Serbinë.

    Agjencia e lajmeve, Associated Press, ka shkruar se “Kosova voton për parlamentin e ri, teksa ndihma e huaj po pakësohet dhe bisedimet me Serbinë kanë ngecur”.

    Kjo agjenci lajmesh ka raportuar edhe për zotimet që kanë dhënë partitë kryesore në këto zgjedhje.

    Kurse “Reuters” shkruan se “Kosova mban zgjedhjet e turbullt nga tensionet me Serbinë”.

    Kjo agjenci ka shkruar edhe për fushatën zgjedhore, të cilën e ka cilësuar si të ashpër. Ajo ka shkruar se janë shqiptuar më shumë se 650 mijë euro gjoba për partitë këtë fushatë, që është trefishi i vlerës së shqiptuar në vitin 2021.

    “The Guardian” ka shkruar për ndikimin që kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund ta ketë për Kosovën.

    E përditshmja britanike ka shkruar se “Kosova po voton teksa hija e Trumpit shkakton brenga”. Ajo ka shkruar se frika e ndarjes, që ishte ngritur gjatë administratës së parë të Trumpit, është rikthyer.

    “The Guardian” thekson se Kosova shkon në zgjedhje të cilat mund të shënojnë një udhëkryq në historinë e vendit. Madje, sipas saj, të përcaktojë integritetin e ardhshëm territorial në një botë gjithnjë e më armiqësore.

    “France24” raporton se Kosova voton në zgjedhjet parlamentare “të mjegulluara nga tensionet me Serbinë”.

    Sipas këtij mediumi, këto zgjedhje mund të përcaktojnë se kush do të udhëheqë palën kosovare në negociatat me Serbinë, të cilat ngecën vitin e kaluar.

    Televizioni “Al-Jazeera”, në uebfaqen në gjuhën angleze ka shkruar se zgjedhjet parlamentare si “referendum për kryeministrin Albin Kurti”.

    “Zgjedhjet do të përcaktojnë kush do t’u prijë bisedimeve të ngecura të normalizimit të Kosovës me Serbinë fqinje”, shkruan “Al-Jazeera” në nëntitullin e shkrimit.

    Në shkrim thuhet gjithashtu se ekonomia dhe lufta ndaj korrupsionit ishin dy tema tjera të rëndësishme që janë trajtuar gjatë fushatës zgjedhore.

  • KEDS tregon se a do të ketë sot furnizim të rregullt me energji elektrike

    KEDS tregon se a do të ketë sot furnizim të rregullt me energji elektrike

    Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se ka mobilizuar ekipet për t’u përkujdesur për furnizim të rregullt me energji elektrike.

    Sipas njoftimit të KEDS-it, thuhet se ekipet janë shpërndarë në të gjitha lokalitetet në vend dhe po qëndrojnë në dispozicion.

    “Në të gjitha distriktet, që në orët e para të ditës së sotme, ekipe të shumta të KEDS-it janë mobilizuar që të përkujdesen për furnizim të rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

  • ​Përpjekje për ndikim, kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

    ​Përpjekje për ndikim, kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

    Kandidati për deputet i Listës Serbe, Milan Kostiç, ka thyer heshtjen zgjedhore. Ai ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij.

    Përveç kësaj, ai u ka sugjeruar serbëve numrat për të cilët ata duhet të votojnë.

    I njëjti i është drejtuar serbëve në Kosovë edhe me një mesazh nacionalist.

    “Të gjithë për Serbinë”, ka shkruar ai krahas fotografisë dhe numrave që ai ka sugjeruar e të cilat i ka rrethuar si thirrje për t’i votuar.

    Me Ligjin e ri sipas nenit 37, heshtja zgjedhore fillon nga hapja e Qendrave të Votimit në orën 07:00, e deri në mbylljen e tyre në orën 19:00.

    Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet është i ndaluar.

  • “Dal përditë i ruaj delet dhe nuk më intereson çka bahet” – bariu nga Dragashi që nuk i intereson politika

    “Dal përditë i ruaj delet dhe nuk më intereson çka bahet” – bariu nga Dragashi që nuk i intereson politika

    Në fshatin Zablluxhë të Komunës së Dragashit, mes maleve dhe natyrës, Imer Imeri, një bari i përkushtuar, e kalon ditën duke ruajtur delet e tij, i fokusuar vetëm te puna dhe rutina e tij e përditshme.

    “E bëj këtë punë me dashuri. Dal përditë i ruaj delet dhe nuk më intereson çka bahet,” thotë ai, duke e vënë theksin te qetësia që i ofron jeta pranë natyrës.

    Megjithatë, ai pranon se nuk e ka kryer ende obligimin e tij qytetar, por e ka në plan të shkojë për të votuar pasi të mbarojë punën me delet.

    “Duhet edhe unë me shku me votu, me kry obligimin qytetar,” shprehet ai. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Kryeziu: Faktori ndërkombëtare i ka vlerësuar zgjedhjet në Kosovë si më të mirat në rajon

    Kryeziu: Faktori ndërkombëtare i ka vlerësuar zgjedhjet në Kosovë si më të mirat në rajon

    Ish-zyrtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, ka vlerësuar se zgjedhjet në Kosovë janë ndër më të mirat në rajon, duke u cilësuar si një model i demokracisë së thellë dhe mirëkuptimit qytetar.

    “Zgjedhjet në Kosovë janë vlerësuar nga faktori ndërkombëtar si më të mirat në rajon. Ndryshimet në Ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme kanë mundësuar që qytetarët të kenë më shumë hapësirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament”, tha Kryeziu.

    Ai përmendi gjithashtu ndryshimin e rregullave mbi heshtjen zgjedhore, duke e cilësuar këtë si një hap përpara në procesin demokratik.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • “Nëse nuk dalim me votu, nuk kemi të drejtë me u anku” – sociologu Bekim Selishta bën thirrje për pjesëmarrje aktive në zgjedhje

    “Nëse nuk dalim me votu, nuk kemi të drejtë me u anku” – sociologu Bekim Selishta bën thirrje për pjesëmarrje aktive në zgjedhje

    Sociologu Bekim Selishta, në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, ka bërë një thirrje për qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje, duke thënë se ata që nuk votojnë nuk kanë të drejtë të ankohen për qeverisjen.

    “Ne kemi qendrat e votimit vetëm disa metra larg dhe nuk dalim të votojmë, ndërsa mërgimtarët vijnë nga jashtë masovikisht për ta ushtruar këtë të drejtë. Nëse nuk dalim me votu, nuk kemi të drejtë me u anku. Vetëm si qytetarë aktivë mund të kërkojmë ndryshime dhe të drejtat tona”, ka thënë ai.

    Selishta gjithashtu ka diskutuar rëndësinë e një qeverisjeje me përfaqësim më të gjerë, duke argumentuar se kur ka më shumë parti në qeveri, vendimmarrja mund të jetë më e balancuar dhe më transparente. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Shkelja e të drejtës së votës, Pula: Janë arrestuar 6 persona

    Shkelja e të drejtës së votës, Pula: Janë arrestuar 6 persona

    Për zgjedhjet për Kuvendin e së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës, tha prokurorja, Laura Pula.

    “Në tërë Republikën e Kosovës po kujdestarojmë deri në 100 prokurorë në 38 komuna. Është e vërtete se nga ora 7 e mëngjesit jemi gardianë të ruajtjes së votës së sovranit. Po mundohemi të jemi aty në momente kritike specifike e të iniciojmë çdo rast që ka të bëjë me shkelje eventuale kundër të drejtës së votimit që përbën një kapitull të posaçëm nga kodi penal i RKS e që ka hiq më pak se 11 vepra penale, kundër të drejtës së votimit”, tha Pula.

    Ajo tha se deri rreth orës 15 janë arrestuar gjashtë persona, në tri raste, të cilët janë në ndalim, me qëllim të mbledhjes së hetimeve.

    Pula tha se këto raste nuk mund t’i konsiderojnë të vogla apo të mëdha, por a mund të prishin imazhin.

    “Ne mund të themi jo por kanë vepruar kundër ligjit. Për shkak të veprimeve të kundërligjshme do të kenë edhe pasojat për ta. Prokurori i shtetit në këtë mision e ka mision mbrojtjen e votës.

    “Në çdo portal që publikohet ndonjë parregullsi që brenda apo jashtë ne mund të veprojmë, ne menjëherë merremi me atë informatë edhe në at rast prokuroria kompetente në koordinim me hetuesinë po merren”, thotë Pula./rtk

  • KQZ’ja me një përditësim të rëndësishëm lidhur me rezultatet preliminare

    KQZ’ja me një përditësim të rëndësishëm lidhur me rezultatet preliminare

    Rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, për dallim prej herave të kaluara, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

    Fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike, dhe për këtë shkak, KQZ pret se do t’i japë shpejt rezultatet preliminare.

    “Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt – sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike”, tha Elezi.

    Për kohën e saktë tha se nuk mund të flasë.

    “Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do të mund ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të vijnë e të shfaqen dhe dalngadalë do të mund të shihni përditësimin e tyre dhe votat për secilin subjekt politik garues”, tha Elezi.

    Kjo, ai tha se do të varet “nga ecuria e numërimit të fletvotimeve në vendvotime dhe ngarkimit të këtyre të dhënave nga zyrtarët tanë që janë në këto qendra votimi”.

  • “Më pak se dy orë vendimtare”, kryeministri Kurti bën thirrje për pjesëmarrje në votime

    “Më pak se dy orë vendimtare”, kryeministri Kurti bën thirrje për pjesëmarrje në votime

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje të fundit për qytetarët që ende nuk kanë votuar, duke i ftuar ata që të shkojnë sa më parë në qendrat e votimit, transmeton ATV.

    “Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, ka shkruar Kurti. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • ​Ja çfarë presin qytetarët serbë nga zgjedhjet e sotme parlamentare

    ​Ja çfarë presin qytetarët serbë nga zgjedhjet e sotme parlamentare

    Qytetarët serbë në Komunën e Graçanicës shprehin mendime të ndara sa i përket zgjedhjeve parlamentare. Disa nga ata shprehen optimistë se këto zgjedhje mund të ofrojnë punësim dhe kushte më të mira, derisa të tjerët ndonëse e ushtruan të drejtën e tyre të votës shprehen se nuk presin asgjë.

    Një qytetar në kushte anonime tha se nuk pret asgjë nga këto zgjedhje.

    “Asgjë, çfarë t’ju themi, asgjë, nuk çfarë doni, asgjë, pesë herë asgjë”, thotë ai.

    Derisa një tjetër qytetare, e cila po ashtu dëshiron të mbetet anonime, thotë se pret më të mirën, duke përfshirë këtu punësim dhe mirëqenie.

    “Po, presim më mirë për të gjithë, duke përfshirë punësimin dhe mbijetesën, fëmijët, për ne të moshuarit, përfshirë të gjithë. Unë pres më të mirën, ndaj do të shohim. Ne e kemi kryer detyrën tonë qytetare dhe tani shpresojmë për më mirë”, tha ajo.

    Ndërkaq, komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se dalja e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00 është 28.32 për qind.

    Nga 1.970.944 votues të regjistruar, prej tyre 558 mijë e 246 kanë votuar. Këto të dhëna, u bënë të ditura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Dalja tregohet të jetë më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021 kur më 14 shkurt të atij viti deri në orën 15:00 kishin votuar 32.32 për qind apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 me të drejtë vote.

    Ndërkaq në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 për qind apo 554 mijë e 750 nga 1 milion e 961 mijë e 214 qytetarë me të drejtë vote. /KP