ATV

Category: Lajme

  • Eman Rrahmani: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve

    Eman Rrahmani: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve

    Bartësi i Listës për Familje, Eman Rrahmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për dy muaj aktivizëm dhe një fushatë intensive kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në kauzën për mbrojtjen e Familjes.

    Më tutje Rrahmani tha se janë të jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

    “Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë falënderojmë secilin qytetar që besoi në këto vlera, çdo familje që u shndërrua në aktiviste gjatë fushatës dhe të gjithë ata që nuk u ndalën së punuari për mbrojtjen e tyre. Ky rezultat është fryt i përkushtimit dhe punës sonë të përbashkët. Jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për gjithçka që na dhuruat gjatë këtij rrugëtimi”, u shpreh ai.

    Më tutje bartësi i Listës për Familje tha se ky koalicion i motivion për ta vazhduar këtë projekt politik.

    “Ky sukses na motivon, na obligon dhe na rrit përgjegjësinë për ta vazhduar këtë projekt politik edhe më fuqishëm, pa u ndalur, në mbrojtje të Familjes, të shtetit dhe të ardhmes së vendit. Rrugëtimi ynë politik do të vazhdojë me vendosmëri, sepse ai lindi nga qytetarët dhe do të vazhdojë në shërbim të tyre. Urime të gjitha subjekteve politike për suksesin në këto zgjedhje! U bëjmë thirrje të gjithëve që të angazhohen për mbrojtjen e vendit, të ruajnë vlerat e familjes dhe të punojnë për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë”.

  • KQZ thotë se tejkaloi problemet me uebin

    KQZ thotë se tejkaloi problemet me uebin

    Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

    Sipas tij, të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.

    “Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha ai.

  • Trump thotë se bisedoi me Putinin për Ukrainën

    Trump thotë se bisedoi me Putinin për Ukrainën

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, për, siç raportohet, mënyrat për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

    Në një intervistë të publikuar më 8 shkurt nga gazeta The New York Post, Trump nuk tregoi se kur u zhvillua biseda, e as nuk dha detaje për përmbajtjen e saj.

    The Post tha se intervista u realizua më 7 shkurt derisa Trump po udhëtonte me avionin presidencial, Air Force One.

    “Ai dëshiron të mos shohë më njerëz duke vdekur”, citohet të ketë thënë Trump.

    “Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është aq e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, tha ai.

    Kur u pyet se sa herë kishin folur dy udhëheqësit, ai u përgjigj: “Më mirë të mos e them”.

    “Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putinin”, tha ai.

    Radio Evropa e Lirë dërgoi një email në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar konfirmimin e raportit, por nuk mori përgjigje të menjëhershme.

    Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se është e mundur që dy liderët të kenë folur.

    “Ndërsa administrata në Uashington është duke kryer punët e saj, janë duke u shfaqur edhe shumë lloje të ndryshme komunikimesh dhe këto komunikime bëhen përmes kanaleve të ndryshme”, u tha Peskov gazetarëve më 9 shkurt.

    “Sigurisht, në sfondin e këtyre komunikimeve të shumta, unë, personalisht, mund të mos di diçka ose të mos jem në dijeni për diçka. Prandaj, në këtë rast nuk mund ta konfirmoj e as ta mohoj”, shtoi Peskov.

    Edhe përpara se ta merrte detyrën më 20 janar, Trump u zotua se do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë, ku, sipas vlerësimeve të Perëndimit, janë vrarë ose plagosur më shumë se 1 milion ushtarë nga të dyja palët.

    Ndihmësit kryesorë të Trumpit për sigurinë kombëtare kanë thënë publikisht se zyrtarët amerikanë do të përpiqen ta nxisin Moskën dhe Kievin që të bisedojnë për armëpushim.

    I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila hap punimet më 14 shkurt.

    Më 7 shkurt, Trump tha se ka të ngjarë të takohet me Zelenskyn javën e ardhshme. Ai nuk dha detaje të tjera, por tha se takimi mund të mbahet në Uashington, pasi “unë nuk do të shkoj në Kiev”.

    Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë dhënë pak detaje në lidhje me ndonjë propozim specifik për përfundimin e luftës, por Kellogg tha së voni se të dyja palët do të duhet “të japin pak”, që do të thotë të bëjnë kompromise.

    Ndërkohë, në Kiev, zyrtarët ukrainas janë duke vëzhguar me kujdes rritjen e presionit për bisedime me Moskën, që, me shumë gjasa, do të mbikëqyreshin nga SHBA-ja.

    Deri vonë, Putin ka thënë se e konsideron Zelenskyn si president të paligjshëm dhe se nuk do të negociojë me të, por, ndërkohë, e ka zbutur atë qëndrim.

    Raporti për intervistën vjen përpara takimit që pritet të zhvillojë zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, me Zelenskyn, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

    Zelensky ka shprehur besimin se Trump mund të bëjë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës, e cila ka nisur më 24 shkurt 2022.

    Në një pjesë të intervistës me New York Post, Trump, po ashtu, tha se ai “do të donte të bëhej një marrëveshje me Iranin” për programin e tij bërthamor, me qëllim shmangien e përshkallëzimit të tensioneve me Teheranin.

    Trump refuzoi të jepte ndonjë detaj se si do të dukej marrëveshja me Iranin.

    Më 7 shkurt, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve për çështje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke këmbëngulur se negociatat nuk do t’i trajtonin problemet e Iranit.

    Trump nënshkroi më 4 shkurt një urdhër për të rikthyer politikën e tij të “presionit maksimal ekonomik” ndaj Iranit, që synon t’i dëmtojë eksportet e tij të naftës dhe ta ngadalësojë programin e tij bërthamor, për të cilin Teherani pretendon se është për qëllime civile. /REL

  • Sylejman Selimi dëshmon në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    Sylejman Selimi dëshmon në Hagë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, do të dëshmojë sot në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

    I shoqëruar nga avokati i tij, Artan Qerkini, Selimit i janë lexuar të drejtat para se të merret në pyetje nga prokuroria.

    Selimi do të flasë në cilësinë e dëshmitarit, i cili ka kërkuar që dëshmia e tij të jetë në seancë të hapur.

    Prokuroria po vijon me pyetjet ndaj ish-komandantit të UÇK-së.

  • Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se kanosi një grua

    Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se kanosi një grua

    Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti ka kanosur një grua.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

  • “Më vjen keq që humbëm mundësin për t’i dalë në mbështetje familjes”, reagon Behgjet Pacolli pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve

    “Më vjen keq që humbëm mundësin për t’i dalë në mbështetje familjes”, reagon Behgjet Pacolli pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve

    Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka falenderuar të gjithë mbështetësit e Koalicionit për Familje.

    Pacolli gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për partnerët e koalicionit.

    “Si mbështetës dhe pjesë i “Koalicionit për Familje” dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që morën pjesë në këto zgjedhje, duke dëshmuar dinjitet, urtësi dhe qytetërim. Në veçanti, falënderoj të gjithë ata që, me votën e tyre, i dhanë mbështetje koalicionit tonë. Gjithashtu, shpreh mirënjohje të thellë për partnerët tanë të koalicionit, aktivistët që bënë të mundur zhvillimin e një fushate dinjitoze, si dhe kandidatët për deputetë që garuan me përkushtim. Ju keni dhënë gjithçka që ka qenë në dorën tuaj”, u shpreh Pacolli.

    Më tutje Pacolli tha se ndjehet keq që humbën mundësin për t’i dal në mbështetje familjes.

    “Nga ana tjetër, më vjen keq që humbëm një mundësi të rëndësishme për t’i dalë në mbështetje familjes, dinjitetit dhe traditës sonë – vlera këto që mbrohen edhe nga shoqëritë më demokratike në botë. Besoj fuqishëm se ky koalicion në të ardhmën duhet të vazhdojë të punojë me më shumë përkushtim, sepse familja jonë tradicionale meriton të mbrohet dhe të fuqizohet çdo ditë e më shumë”, tha Pacolli.

  • UNICEF: Fëmijëve që kthehen në Gazën veriore, u mungojnë bazat për të mbijetuar

    UNICEF: Fëmijëve që kthehen në Gazën veriore, u mungojnë bazat për të mbijetuar

    Tess Ingram, një zëdhënëse e UNICEF-it, thotë se familjet në veri të Gazës janë “tronditur” në shkallën e shkatërrimit në zonë.

    Ajo shtoi se fëmijët po kthehen në komunitetet pa ujë dhe pa kujdes shëndetësor, pa bazat që u nevojiten për të mbijetuar.

    “Kjo është veçanërisht traumatike për fëmijët, të cilët kanë duruar kaq shumë tashmë. Ata tani po kthehen në komunitetet pa ujë dhe pa kujdes shëndetësor, pa bazat që u nevojiten për të mbijetuar”, tha Ingram në një video të postuar në X.

    Zëdhënësja e UNICEF tha se edhe pasi kishin parë fotot nga ajo që kishte ndodhur në zonat ku banonin, sërish ata shpresonin që lagjet dhe shtëpitë e tyre do të ishin kursyer.

    “Por ndërsa janë kthyer dhe shohin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shpresa me të cilën janë mbajtur për 15 muaj kthehet në dëshpërim të rëndë. Kjo është më shumë traumatike për fëmijët, të cilët janë përballur me kaq shumë gjëra tashmë Kjo është jeta pas luftës”, tha ajo.

  • ZPS për dëshmitarin e 120-të: Së bashku me të afërmin e tij u rrëmbye dhe u keqtrajtua nga persona me emblema të UÇK-së

    ZPS për dëshmitarin e 120-të: Së bashku me të afërmin e tij u rrëmbye dhe u keqtrajtua nga persona me emblema të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 120-të ZPS-së i cili mban kodin W00542 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Ky dëshmitar është më masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes videolidhjes. Pyetjet për atë i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Cezary Mihailzcuk, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Në qershor të 1999-ës, dëshmitari 00542 dhe një i afërm i tij, u rrëmbyen nga persona të armatosur që kishin uniforma me emblema të UÇK-së të cilët i dërguan në një vend ku i mbajtën të ndaluar dhe i morën në pyetje dhe i keqtrajtuan. Gjatë kohës që ishte i ndaluar 00542 u mor në pyetje nga një komandant në atë vend. 00542 pa me sytë e tij se si janë keqtrajtuar të ndaluar të tjerë që mbaheshin atje. Dëshmitari 00542 u lirua pas disa ditësh”, tha prokurori Mihailzcuk.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas tri orë. Nga kjo kohë, Prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth 45 minuta për pyetje ndërsa ekipet e mbrojtjes të gjitha se bashku kanë parashtruar se i duhen dy orë për kundërpyetjet e tyre.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • KQZ: Është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve

    KQZ: Është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve.

    “Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.”, ka thënë Elezi.

    Ai ka thënë se KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime.

    “Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.

  • Probleme me rezultatet online, sqarohet KQZ-ja: Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë

    Probleme me rezultatet online, sqarohet KQZ-ja: Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

    Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.

    Njoftimi i plotë:

    Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

    Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.

    Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.

    Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

    Ndryshe, mbrëmjen e 9 shkurtit, kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit.