ATV

Category: Lajme

  • Përditësimi i fundit nga KQZ – këto janë rezultatet pas 90% të numërimit të fletëvotimeve

    Përditësimi i fundit nga KQZ – këto janë rezultatet pas 90% të numërimit të fletëvotimeve

    Të dhënat për rezultatet preliminare të zgjedhjeve janë përditësuar sërish në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi janë numëruar 90.13% e fletëvotimeve.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të kryesojë me 41% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 22.37%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur e treta me 17.57%, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.56%. Koalicioni për Familjen ka marrë 2.30% të votave.

    Në këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, ato të personave me nevoja të kufizuara dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përfundimin e rezultatit të zgjedhjeve.

  • Presidentja Osmani udhëton për në Paris me ftesë të presidentit Macron

    Presidentja Osmani udhëton për në Paris me ftesë të presidentit Macron

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

    Gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron,

    Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, James David Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë, ka njoftuar Presidenca.

    “Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

  • ​Këto janë rezultatet e partive në Ferizaj, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021

    ​Këto janë rezultatet e partive në Ferizaj, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021

    Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet parlamentare të 09 shkurtit 2025 në Komunën e Ferizaj të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 47.31 për qind e qytetarëve.

    Në Ferizaj sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.08 për qind. Krahasuar me rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ti ketë 61.94 për qind të votave.

    Partia Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Ferizaj ka arritur ti marr 27.49 për qind, ndërsa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 20.91 për qind.

    Lidhja Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare në Ferizaj ka arritur ti marr 12.82 për qind të votave, derisa në rezultatet përfundimtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 8.99 për qind.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas rezultateve preliminare ka arritur ti marr 3.19 për qind derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kishte arritur t’i marr 3.02 për qind.

    Këto të dhëna preliminare janë publikuar në orën 09:51. Rezultatet preliminare të publikuara sot nga KQZ-ja, nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

  • Bojkoti në numra që iu bë procesit zgjedhor në komunat më të mëdha të Kosovës

    Bojkoti në numra që iu bë procesit zgjedhor në komunat më të mëdha të Kosovës

    Në komunat kryesore të Kosovës, më shumë se gjysma e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote nuk shfrytëzuan të drejtën e tyre kushtetuese drejt zgjedhjes së qeverisë së re për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Nga komunat e mëdha të Kosovës, përqindjen më të ulët të pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare ka Gjakova. Pra, 34,68 për qind. Nga 119,237 e qytetarëve me të drejtë vote, veç 41,354 kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Pra, 77,883 e kanë bojkotuar procesin zgjedhor

    Pas Gjakovës vjen Peja, ku 35,45 për qind e pejanëve morën pjesë në procesin zgjedhor. Pra, nga 115,679 e pejanëve, 41,009 nga ta shfrytëzuan të drejtën e votës. 74,670 e bojkotuan procesin zgjedhor në këtë komunë.

    Prej 182,939 prizrenasve, 68,999 votuan. Pra, 37,72 për qind e tyre. Gjegjësisht, 113,940 prizrenas nuk shfrytëzuan të drejtën kushtetuese për të dalë në zgjedhje.

    Lista e komunave të mëdha sipas pjesëmarrjes në zgjedhje:

    Gjakova: 119,237 të drejtë vote – 41,354 dolën në votim– 34,68 për qind pjesëmarrës. 77,883 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Mitrovica: 81,482 të drejtë vote – 34,103 dolën në votim – 41,85 per qind pjesëmarrës. 47,379 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Pejë: 115,679 të drejtë vote, 41,009 dolën në votim – 35,45 për qind pjesëmarrës. 74,670 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Podujevë: 84,023 të drejtë vote, 38,612 dolën në votim – 45,95 për qind pjesëmarrës. 45,411 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Prishtinë: 212,515 të drejtë vote, 118,321 dolën në votim – 55,68 për qind pjesëmarrës. 94,194 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Prizren: 182,939 të drejtë vote, 68,999 dolën në votim – 37,72 për qind për qind pjesëmarrës. 113,940 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Skenderaj: 53,329 të drejtë vote, 20,336 dolën në votim – 38,13 për qind pjesëmarrës. 32,993 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Ferizaj: 118,288 të drejtë vote, 55,961 dolën në votim – 47,31 për qind pjesëmarrës. 62,327 bojkotuan procesin zgjedhor.

  • Numërohen 89.62 për qind e votave – këto janë rezultatet e fundit

    Numërohen 89.62 për qind e votave – këto janë rezultatet e fundit

    Të dhënat për rezultatet preliminare të zgjedhjeve janë përditësuar sërish në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi janë numëruar 89.62% e fletëvotimeve.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të kryesojë me 41.07% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 22.31%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur e treta me 17.58%, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.6%. Koalicioni për Familjen ka marrë 2.3% të votave.

    Në këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, ato të personave me nevoja të kufizuara dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përfundimin e rezultatit të zgjedhjeve.

  • ​Ministri Damka ndalohet për 48 orë dyshohet për kanosje dhe sulm ndaj dy personave

    ​Ministri Damka ndalohet për 48 orë dyshohet për kanosje dhe sulm ndaj dy personave

    Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Fuat Damka janë arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

    Dy të arrestuarit dyshohen veprën penale “Kanosje dhe sulm”, ndaj dy personave të tjerë.

    Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut “Korilla”, në qytetin e Prizrenit.

    “Dje ka qenë një rast kanosje dhe sulm, ky dy persona kanë kanosur dy persona tjerë në Prizren në afërsi të parkut “Korrilla”, dhe pasi që rasti është raportuar janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat dhe dy të dyshuarit F.D dhe F.D tjetri janë ndaluar për 48 orë me vendim të kryeprokurorit”, tha Bytyqi.

    Fikrim Damka, është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

    Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.

  • Kaq ulëse në Kuvend do të kishte secila parti me rezultatin aktual

    Kaq ulëse në Kuvend do të kishte secila parti me rezultatin aktual

    Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha një rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re.

    Me 88% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41,29% të votave, PDK e dyta me 21,83%, LDK e treta me 17,75%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.

    Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.

    Rezultati deri më tash i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.

  • Fushë Kosovë: LV-ja e para, PDK-ja e dyta – këto janë rezultatet

    Fushë Kosovë: LV-ja e para, PDK-ja e dyta – këto janë rezultatet

    Në Fushë Kosovë deri më tash janë numëruar mbi 96% e votave.

    Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 45.59% apo mbi 10 mijë vota.

    PDK-ja është e dyta me 20.32% apo afër 4 mijë e 500 vota.

    LDK-ja e treta me 19.44% apo mbi 4 mijë e 300 vota.

     

  • Numërohen 88.99 për qind të votave: VV e para me 41.07%, PDK e dyta me 22.19%, LDK e treta me 17.62%

    Numërohen 88.99 për qind të votave: VV e para me 41.07%, PDK e dyta me 22.19%, LDK e treta me 17.62%

    Pas numërimit të 88.99% të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.07 për qind të votave, PDK renditet e dyta me 22.19%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.63%.

    Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.30%.

  • PDK fitore bindëse në Skenderaj e Drenas

    PDK fitore bindëse në Skenderaj e Drenas

    Partia Demokratike e Kosovës ka ruajtur bastionet e saj, Skenderajn dhe Drenasin, ku ka dalë e para në këto komuna, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton Sinjali.

    Bazuar në të dhënat e KQZ-së, të përditësuara në orën 06:04, nga 77.46% e votave të numëruara, apo 55 kuti nga 71 sa janë gjithsej, PDK renditet e para me 74.89%, e dyta LVV me 12.68%, kurse AAK e treta me 5.94%.

    Ndërsa në Drenas, PDK ka marrë 75%, pasuar nga LVV me 16.71% dhe LDK e treta me 3.01%.