ATV

Category: Lajme

  • AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%

    AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%

    Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arritur që të votohet më së shumti në Komunën e Deçanit, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje, më 09 shkurt.

    Në të dhënat e fundit nga KQZ, thuhet se janë numëruar 94.00% të votave në këtë komunë, ndërsa AAK ka marrë 49.90%.

    LVV ka dalë e dyta me mbi 22%, ndërsa LDK e treta me 20.79%.

  • Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

    Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

    Temperaturat maksimale sipas këtij instituti do të jenë nga 5 deri në 7 gradë Celsius.

    “Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

  • Kurti para simpatizantëve: Lëvizja Vetëvendosje është  fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit

    Kurti para simpatizantëve: Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit

    Në një tubim të mbajtur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti u bashkua me simpatizantët për të festuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton ATV.

    Duke iu drejtuar masws, Kurti deklaroi se, edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, rezultatet preliminare konfirmojnë një fitore të qartë të VV-së.

    “Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Urime!” – u shpreh ai, mes brohoritjeve të mbështetësve të tij.
    Kurti falënderoi qytetarët për përkushtimin e tyre, duke e cilësuar këtë rezultat si një kurorëzim të një muaji fushatë, katër vite qeverisje dhe njëzet vjet aktivizëm në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ai vlerësoi gjithashtu procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si të lirë, të ndershëm dhe demokratik, pa incidente.

    “Kur Qeveria jonë është në pushtet, procesi zgjedhor është cilësor, i vërtetë, i lirë dhe i ndershëm,” theksoi ai, duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe institucionet shtetërore për garantimin e një procesi të rregullt. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Stavileci: PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota

    Stavileci: PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota

    Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se ditët në vijim me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime.

    “PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Ajo që kemi parë në këtë proces shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeveria. Ditët në vijmë me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime. Ne jemi të lumtur me këtë rezultat për të quar përpara besimin që na keni dhënë”, tha ai.

    Stavileci tha se PDK-ja si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendos gjatë ditëve në vijim.

    “Sot kemi një realitet të ri që qytetarët tanë ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. PDK si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendosim gjatë ditëve në vijim. Kosova duhet dhe mundet të bëjë më mirë”, tha ai.

  • Numërohen 73% e kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para, rritet PDK

    Numërohen 73% e kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para, rritet PDK

    Procesi i numërimit të votave në Kosovë po shkon drejt fundit ku deri më tani janë numëruar rreth 1850 kuti votimi (73.04%) e tyre ku deri në orën 00:05 Lëvizja Vetëvendosje vijon të kryesojë ndjeshëm me 41.99% të votave.

    E dyta renditet PDK ne 22.68 %, e treta LDK me 17.90 % dhe AAK me 7.56%.

  • Nis tubimi i simpatizantëve të VV-së për festimin e fitores

    Nis tubimi i simpatizantëve të VV-së për festimin e fitores

    Pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare, simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar të mblidhen në sheshin Skënderbeu për të festuar fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e sotme parlamentare, festë kjo e cila është planifikuar të zhvillohet në ora 24:00, raporton ATV.

    Sipas statistikave të publikuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, VV kryeson me 39.8% të votave.

    Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, para selisë së VV-së, ka konfirmuar se do ta formojë qeverinë Kurti 3, duke e cilësuar këtë rezultat si një fitore për qytetarët dhe për demokracinë në vend. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • KQZ: Mos iu referoni sistemit elektronik, më vonë gjatë natës dalim me një rezultat preliminar

    KQZ: Mos iu referoni sistemit elektronik, më vonë gjatë natës dalim me një rezultat preliminar

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se “nuk ka” shifër të saktë të rezultateve nga numrimi i deritashëm i votave, ndërsa paralajmëroi një rezultat preliminar më vonë gjatë natës.

    Ai tha në një konferencë për media se “nuk e di saktësisht” rezultatin aktual të votave, ndonëse tha se “mbetet që rezultatet e nxjerra në mënyrë manuale të jenë të sakta”.Unë nuk dua të spekuloj në ato. Kërkoj falje prapë si KQZ për ndoshta një dezinforimim të qytetarëve. Nuk e di saktësisht. Pra mbetet që rezultatet e nxjerra në mënyrë manuale të jenë të sakta”, tha Radoniqi, kur u pyet për disa shifra që u shfaqën në web-faqen e KQZ-së.

    Ai tha se nuk po e dinë se çka po ndodh me përditësimin e rezultateve në sistemin elektronik, të cilit tha se “ju kisha lutë mos me iu referu”.

    “Nuk po di kompania çka ka ndodh, nuk po dinë ekspertët tanë të KQZ-së çka ka ndodh dhe nuk po di juve si me ua dhënë një përgjigje”, tha Radoniqi.

    Kreu i KQZ-së tha se të dhënat nga formularët “janë të sakta”.

    “Çka unë dua të them, është që nga formularët ku janë numëruar votat, të dhënat janë të sakta dhe ata të dhëna nga formularët ne do t’i pasqyrojmë në të dhënat tona dhe do t’i japim rezultatet”, tha ai.

    Ai kërkoi falje disa herë, ndërsa tha se “integriteti i votës së qytetarëve nuk është cenuar”.

    “Po besoj që gjatë natës derisa të përfundojë ky proces do të dalim me një rezultat preliminar”.

    Konferencën e plotë për media të Kreshnik Radoniqit e gjeni në videon më poshtë:

  • Abdixhiku: LDK ka marrë 18.14%, presim edhe 35 mijë vota nga mërgata

    Abdixhiku: LDK ka marrë 18.14%, presim edhe 35 mijë vota nga mërgata

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij ka arritur të sigurojë 18.14% të votave në zgjedhjet e fundit, ndërsa pret që numri i votave të rritet me përfshirjen e votave nga mërgata, raporton ATV.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18.14% të votave, që përkthehet në 158,054 vota. Këto janë rezultatet e deritanishme, por duhet të theksoj se nuk janë përfshirë ende votat e mërgatës dhe ato me kusht. Bazuar në të dhënat tona, presim që rreth 30 deri në 35 mijë vota të tjera t’i shtohen këtij rezultati”, tha Abdixhiku.

    Ai kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vonesat në shpalljen e rezultateve përfundimtare, duke theksuar se transparenca dhe menaxhimi i procesit zgjedhor duhet të jenë në nivel më të lartë.

    “Fatkeqësisht, KQZ-ja nuk ka bërë punën e saj me kohë, por ne si parti do të presim që të gjitha votat të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, u shpreh kreu i LDK-së.

    Sipas rezultateve të deritanishme, Abdixhiku tha se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 39.88% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.84%, ndërsa LDK mban vendin e tretë me 18.14%.

    Megjithatë, Abdixhiku është optimist se votat nga diaspora mund të ndikojnë në rritjen e rezultatit të partisë së tij. /atvlive.tv

    Konferencën e plotë për media të Lumir Abdixhikut e gjeni në videon më poshtë:

  • Kurti: Jemi të parët, do ta kemi Qeverinë Kurti 3

    Kurti: Jemi të parët, do ta kemi Qeverinë Kurti 3

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i saj kanë dalë fitues në zgjedhjet parlamentare, duke garantuar formimin e qeverisë së re, raporton ATV.

    Para selisë së VV-së, Kurti u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre në këtë proces demokratik.
    “Falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës sonë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë. Procesi zgjedhor ka qenë i lirë, demokratik dhe i ndershëm, pa incidente, dhe gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe procedurave,” tha Kurti.

    Ai tha se Vetëvendosje, në koalicion me Partinë GUXO dhe Partinë Alternativa, ka dalë forcë e parë politike dhe do të formojë qeverinë e ardhshme.

    “Ky është një konfirmim për qeverisjen tonë demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, pra qeverinë Kurti 3”, u shpreh ai.

    Kurti gjithashtu kritikoi fushatën e kundërshtarëve politikë, duke i akuzuar për përdorim të madh të mjeteve financiare dhe premtimeve të pabazuara.

    “Përkundër përpjekjeve të oligarkëve dhe fushatës agresive ndaj nesh, populli ka fituar. Vetëvendosja ka fituar dhe do të vazhdojmë punën tonë për të mirën e vendit”, përfundoi ai. /atvlive.tv

    Deklaratën e plotë të kryeministrit Kurti e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoxha: Lista Serbe po pretendon se ka marrë 38 mijë vota, ja çfarë mund të ndodh nëse është e vërtetë

    Hoxha: Lista Serbe po pretendon se ka marrë 38 mijë vota, ja çfarë mund të ndodh nëse është e vërtetë

    Në emisionin “CONTEXT” në ATV, gazetari dhe drejtuesi i emisionit, Leart Hoxha, ka bërë të ditur se Lista Serbe pretendon të ketë siguruar 38 mijë vota në zgjedhjet e fundit.

    “Sipas informatave nga KOSEV, Lista Serbe ka marrë 38 mijë vota. Kjo do të thotë se ata e kanë kaluar pragun dhe do të sigurojnë përfaqësim të fuqishëm”, tha Hoxha.

    Ai shtoi se ky rezultat mund të ndikojë drejtpërdrejt në raportin e forcave politike në Kuvend.

    “Nëse kanë kaluar 5% e votave, ashtu si në vitin 2021, atëherë partitë e tjera do ta kenë më të vështirë të formojnë qeverinë pa mbështetjen e tyre”, u shpreh ai.

    Deklaratën e plotë të Leart Hoxhës në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: