ATV

Category: Lajme

  • ​Hamza flet për koalicionin e mundshëm me VV: Opozita mund ta bëjë qeverinë e re

    ​Hamza flet për koalicionin e mundshëm me VV: Opozita mund ta bëjë qeverinë e re

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Bedri Hamza ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

    Ai këto komente i bëri në një konferencë për media në të cilën falënderoi qytetarët për besimin e dhënë kësaj partie në votimet e djeshme.

    Hamza tha se Vetëvendosje ka shënuar rënie në zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa hodhi poshtë mundësinë që PDK-ja të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

    “Ne nuk do të përfshihemi në një asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Hamza, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka program politik dhe nxiti urrejtje.

    “Opozita mund ta bëjë qeverinë e re, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet”, shtoi ai.

  • Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, por përfaqësimi i grave mbetet i ulët

    Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, por përfaqësimi i grave mbetet i ulët

    Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë si gjithëpërfshirëse dhe paqësore, megjithëse tha se përfaqësimi i grave në zgjedhje vazhdon të jetë i ulët.

    Petra Bayr, shefe e delegacionit të PACE që i vëzhgoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë, tha të hënën gjatë një konference për media në Prishtinë se “i gjithë procesi i zgjedhjeve ishte shumë cilësor”.

    “Votuesit e Kosovës kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë 9 shkurtit 2025 për zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilin janë përfaqësuar si komuniteti shumicë, ashtu edhe ai pakicë. Për më shumë, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës që ka pasur një gamë më të gjerë të zgjedhjes politike ka mundësuar proces edhe më demokratik”, tha Bayr.

    Në zgjedhjet e 9 shkurtit morën pjesë shumë partie nga komunitetet pakicë, nga to gjashtë parti nga pakica serbe, përfshirë Listën Serbe, e cila i kishte bojkotuar institucionet kosovare nga viti 2022.

    Por, Bayr tha se përfaqësimi i grave në fushatë në këto zgjedhje nuk shënoi rritje.

    “Përfaqësimi i grave mbetet i ulët. Gjuha e urrejtjes online kundër grave ka pasur ndikim në pjesëmarrjen apo paraqitjen e tyre në këto zgjedhje”, tha ajo.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ende nuk ka të dhëna për pjesëmarrjen e grave në këto zgjedhje, ndërsa Bayr tha se raporti i PACE do të flasë për këtë më hollësisht pasi të publikohet në një datë më vonë.

    Sipas ligjit në Kosovë, 30 për qind e listës zgjedhore duhet të jetë me kandidate gra për deputete.

    Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha së pjesëmarrja e grave në fushatë ka qenë mjaftë e ulët.

    “Me mbi 60 për qind të aktiviteteve të monitoruara nga DnV ka pasur prezencë minimale të grave që mezi ka arritur 10 për qind të totalit. Sa i përket pjesëmarrjes aktive, gratë kanë përbërë vetëm 1 për qind të fjalimeve të mbajtura, me gjithsej 70 nga 230 fjalime që ne kemi arritur t’i monitorojmë”, thanë nga DnV gjatë fushatës.

    DnV kishte raportuar edhe për gjuhë të urrejtjes ndaj grave në komente në rrjetet sociale.

    Ndërkohë, shefja e PACE përmendi edhe disa nga parregullsitë që janë raportuar gjatë ditës së zgjedhjeve, si mospërditësimi i listave të votuesve, dyshimet për fshirjen e lehtë të ngjyrës matrikuluese etj.

    Raporti i PACE për zgjedhjet në Kosovë do të diskutohet në seancën e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha Bayr.

    Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan në zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me 41.01 për qind apo 322.376 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 93.25 për qind të vendvotimeve.

    Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë. /REL/

  • Përfundon numërimi i votave në Vushtrri

    Përfundon numërimi i votave në Vushtrri

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Vushtrrisë

    Në Vushtrri, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para me 52.59%.

    Pas LVV-së, është PDK me 25.76%, LDK me 11.25%, Koalicioni për Familje 3.24% dhe AAK-Nisma 2.87%.

    Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, ato të personave me nevoja të kufizuara dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përfundimin e rezultatit të zgjedhjeve.

  • Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

    Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

    Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.

    A2 CNN mëson se kreu i qeverisë shqiptare është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt.

    Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

    Shefi i qeverisë ka anuluar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, drekën dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit.

    A2 CNN poashtu mëson se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliaj dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxaj.

  • Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj

    Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me bashkëpunëtor, familjar e miq kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladini dhe Mon Balaj, raporton EO.

    Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut.

    Në shënimin e 18 vjetorit të protestës se 10 shkurtit 2007, Vetëvendosje sot ka organizuar disa aktivitete.

    Janë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, si dhe homazhe edhe te varri i Mon Balaj.

    Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut.

    Në këtë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë të tjerë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajtën me plumba gome drejt turmës.

    Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, raporton “Zyrtare”.

  • Delegacioni i APKE-së mirëpret zgjedhjet gjithëpërfshirëse dhe paqësore në Kosovë

    Delegacioni i APKE-së mirëpret zgjedhjet gjithëpërfshirëse dhe paqësore në Kosovë

    Kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Petra Bayr, ka thënë se këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën kanë marrë pjesë shumica dhe pakica, raporton EO.

    Në një konferencë për shtyp pas procesit zgjedhor, Bayr u shpreh se votuesit e Kosovës e kanë demonstruar demokracinë e tyre për të votuar pa presion.

    “Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën kanë marrë pjesë shumica dhe pakica. Zgjedhjet janë bërë në përputhje me Ligjin e vitit 2023, i cili ofron një kornizë ligjore dhe ne kemi parasysh Ligjin që ofron transparencë”, tha ajo.

    Bayr theksoi se para një muaji delegacioni ynë vërejti që fushata ishte kryesisht e qetë, por me retorika të ashpra.

    “Ngritja e vetëdijes në mundësitë për të ndihmuar njerëzit me nevoja të veçanta dhe kjo duhet të zbatohet në të gjitha qendrat e votimit dhe para një muaji delegacioni ynë vërejti që fushata ishte kryesisht e qetë, por me retorika të ashpra, përjashto disa incidenteve të izoluara si dëmtimi i materialeve apo banerëve të partive”, tha Bayr.

  • Arrestimi i ministrit Damka, reagojnë nga partia e tij: Na ka shkaktuar pikëllim, jemi provokuar nga qarqe të caktuar

    Arrestimi i ministrit Damka, reagojnë nga partia e tij: Na ka shkaktuar pikëllim, jemi provokuar nga qarqe të caktuar

    Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe familjari i tij, Fuat Damka, janë arrestuar gjatë ditës së zgjedhjeve, më 9 shkurt.

    Ky incident ka shkaktuar reagime të forta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), e cila e ka cilësuar ngjarjen si një provokim nga qarqe të caktuara.

    Në një reagim zyrtar, KDTP ka shprehur pikëllim dhe zhgënjim të thellë për arrestimin e Fikrim Damkës, i cili është president i partisë dhe ministër i turqve të Kosovës.

    “Fatkeqësisht, mbrëmja e djeshme, paraburgimi i Presidentit tonë të Përgjithshëm dhe ministrit të turqve të Kosovës, z. Fikrim Damka, na ka shkaktuar pikëllim dhe zhgënjim të madh”, thuhet në deklaratën e partisë.

    “Ne deklarojmë se do të qëndrojmë me vendosmëri kundër këtij veprimi, i cili mendojmë se është një provokim nga qarqe të caktuara që synojnë të lënë në hije zgjedhjet“.

    Si Parti Demokratike Turke e Kosovës, ne qëndrojmë pranë Presidentit tonë të Përgjithshëm dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka me mbështetjen e popullit tonë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat, ligjin dhe unitetin e turqve të Kosovës”, njoftohet më tutje.

  • ​Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

    ​Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

    Qytetarë të shumtë i janë bashkuar iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Ata e përkrahin këtë iniciativë, duke theksuar se shteti duhet të ndërmarrë masa për të ndaluar këtë dukuri. Iniciativa ka marrë mbështetje në rrjete sociale, ku është formuar një grup i qytetarëve që kanë bërë thirrje për bojkotin, i cili ka fituar mbështetje nga më shumë se 6 mijë qytetarë, ndërsa mbi 200 mijë të tjerë janë informuar për të, raporton KosovaPress.

    Xhevat Kastrati, një nga themeluesit e iniciativës, tha sot se ka pasur raportime nga qytetarë të shumtë që kjo nismë po respektohet, por gjithashtu përmendi se ka individë që nuk janë të informuar për bojkotin për shkak të zgjedhjeve. Një iniciativë e tillë fillimisht u mor në disa vende të rajonit, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

    Qytetarët në Kosovë ankohen për çmime të larta dhe manipulime me çmime në disa supermarkete.

    Qytetari Nexhmedin Llapashtica i cili mbështet këtë nismë, thotë se bojkotet nuk janë mjaftueshëm, dhe se duhet një reagim më i madh i popullit.

    “Jo bojkot, por duhet të ngritët populli, dhe të qohen në ‘luftë’ qytetarët për këtë gjendje që po e shohim. Ka tri palë çmime të ndryshime në markete, për të njëjtin artikull. Qytetarët duhet të vetëdijesohen…Patjetër se do ta përkrah këtë nismë, dhe mendoj se shteti është fajtor, nuk po i përcjellë këto…Kam qenë në dijeni për nismë”, thotë Llapashtica.

    Se çmimet janë tejet të larta dhe kjo nismë duhet të mbështetet nga të gjithë e thotë edhe qytetari, Refik Ramaj.

    “Do ta zbatoj, nismë e mirë, dhe uroj të shkoj mirë…Do ta bojkotoj dhe nuk do të dalë…Çmimet janë shumë të larta, disa tepër të larta”, thotë Ramaj.

    Në anën tjetër edhe qytetarja, Sevdije Hoti thotë se kjo nismë është me vend, pasi siç thotë ajo, çmimet janë të larta.

    “Kam dëgjuar, më kanë dhënë këtë informacion dhe nuk jam dalë…Kjo është nismë me vend, çmimet janë të larta”, thotë Hoti.

    Mirëpo, kjo nismë nuk do të përfundojë me sot, pasi sipas themelueseve të iniciativës, do të vazhdojë edhe në data tjera. Themeluesi i iniciativës, Xhevat Kastrati, thotë se për datën tjetër do të jenë më të organizuar për të njoftuar në masë më të madhe të qytetarëve.

    “Kemi raportime të shumta prej qytetarëve në grupin tonë në Faceobook, disa thonë që ka njerëz, por disa të tjerë thonë se nuk janë duke blere njerëzit në masë të madhe si zakonisht. Tash kemi mbi 6 mijë anëtar në Facebook dhe së paku këta do të respektojnë iniciativën. Gjithashtu në instagramin kemi arritje mbi 200 mijë njerëz përmes zotimeve tona dhe mijëra shpërndarje. Po besoj që kemi arrit sado pak të ndikojmë tek ata që mos të blejnë sot…Në bazë të shikimeve mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës janë të informuar. Edhe zgjedhjet kanë ndikuar që mos me pas shumë përkraha iniciativa pra data parë. Por, do të vazhdojmë me iniciativa, data tjera”, thotë Kastrati.

    Ditë më parë, edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka përkrahur iniciativën, duke theksuar se epoka e mashtrimeve dhe çmimeve spekulative ka mbaruar. Ai për KosovaPress kishte thënë se, çmimet në Kosovë janë të kurdisura dhe duhet të jenë më të ulëta se në vendet e origjinës, duke shtuar se Kosova ka nevojë për përfaqësues tregtarë që do të monitoronin ecurinë e eksporteve dhe importeve.

    Kujtojmë se të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në fund të janarit u ftuan t’i bojkotojnë blerjet në disa dyqane të mëdha ushqimore.

  • ​Musk vazhdon me synime të reja dhe me bekimin e Trump

    ​Musk vazhdon me synime të reja dhe me bekimin e Trump

    Pushteti i Elon Musk vazhdon të rritet ndërsa ai synon agjencitë e qeverisë amerikane, me mbështetje nga Presidenti Trump. Musk ka targetuar Byronë për Mbrojtjen e Konsumatorëve (CFPB), një agjenci e krijuar për të mbrojtur amerikanët nga keq bërjet financiare, dhe USAID, e cila promovon demokracinë dhe ofron ndihmë globale.

    Trump dhe Musk ndajnë një përbuzje ndaj rregulloreve dhe po përpiqen të shkatërrojnë agjencitë që ata e shohin si pengesa për objektivat e tyre. Pushteti i Musk ka ngritur shqetësime, sidomos pasi ai po fiton akses të jashtëzakonshëm në të dhënat dhe vendimmarrjen qeveritare pa ndëshkim.

    Ndërsa shumë parashikojnë një mundësinë për ndarje mes Trump dhe Musk, të dy duket se janë të bashkuar në objektivat e tyre. Mbështetja publike e Trump për Musk është evidente, pasi ai mbështet veprimet e Musk për të ulur shpenzimet qeveritare dhe për të kufizuar programet federale që ata i shohin si të panevojshme.

    Megjithatë, ky partneritet rrezikon të ndezë një betejë kushtetuese mbi kufijtë e pushtetit presidencial dhe ndarjen e pushtetit. Ndërsa Musk vazhdon të riformojë agjencitë federale, një përballje e madhe ligjore mund të jetë në horizont.

  • Përplasje tregtare SHBA-Kinë, kjo e fundit vendos tarifa të reja

    Përplasje tregtare SHBA-Kinë, kjo e fundit vendos tarifa të reja

    Kina ka vendosur tarifa mbi importe amerikane prej gati 14 miliardë dollarësh, përfshirë naftën e papërpunuar dhe gazin natyror të lëngshëm, pas vendosjes së tarifave 10 për qind nga SHBA për mallra kineze.

    Këto masa erdhën pas dështimit të një telefonate midis Presidentit Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, që mund të kishte shmangur përshkallëzimin e tensioneve tregtare.

    Të dy vendet po mbajnë hapësirë për një marrëveshje, megjithëse tensionet kanë filluar, ka raportuar CNN.

    “Pekini ka reaguar me kujdes për shkak të ndikimit të vogël në ekonomi dhe për të lënë mundësi për negociata me SHBA”, sipas Andy Rothman, CEO i grupit këshillimor Sinology.

    Analistët thonë se Pekini nuk e ka zbatuar plotësisht marrëveshjen e fazës së parë tregtare të arritur në fund të administratës së parë të Trump, ndërsa shqetësimet e SHBA shtrihen më tej në politikat industriale dhe modelin ekonomik të Kinës.