ATV

Category: Lajme

  • Maqedonci: FSK mori pjesë në ‘Defender Europe 2023’, vetëm një aktivitet u pezullua

    Maqedonci: FSK mori pjesë në ‘Defender Europe 2023’, vetëm një aktivitet u pezullua

    Sigurisë së Kosovës (FSK) ishte pjesë e ‘Defender Europe 23’ gjatë gjithë kohës dhe se i vetmi aktivitet i pezulluar ishte dita e vizitorëve të shquar.

    Sipas tij, Kosova ishte vend pritës i ushtrimit ushtarak dhe një nga shtetet me numrin më të madh të ushtarëve pjesëmarrës, ndërsa të gjitha aktivitetet e planifikuara u zhvilluan me sukses.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë pjesëmarrëse gjatë gjithë kohës në Defender Europe 23. Vendi ynë ishte vend pritës dhe asnjë aktivitet nuk u pengua, përveç ditës së vizitorëve të shquar, që ishte dita e fundit e ushtrimit dhe ishte paraparë për personalitetet shtetërore dhe mediat. Ushtrimi u zhvillua siç ishte planifikuar dhe përfundoi me sukses”, tha Maqedonci.

    Ai tha se përmes këtij ushtrimi është arritur synimi kryesor, validimi i regjimentit të parë të këmbësorisë së FSK-së.

    “Ne kemi qenë një ndër vendet pjesëmarrëse me numrin më të madh të ushtarëve dhe rezultati kryesor që synuam u arrit, pasi përmes Defender Europe 23 u bë validimi i regjimentit të parë të këmbësorisë”, u shpreh Maqedonci.

    Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Maqedonci: FSK nuk negocion me biznese private për blerjet ushtarake

    Maqedonci: FSK nuk negocion me biznese private për blerjet ushtarake

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi se të gjitha blerjet ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) bëhen përmes procedurave zyrtare dhe negociatave shtet më shtet, duke mohuar çdo përfshirje të bizneseve private në këtë proces.

    Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes nuk negocion me kompani private për blerjet ushtarake të FSK-së, pasi të gjitha procedurat zhvillohen përmes komisioneve zyrtare dhe në bashkëpunim me shtetet partnere.

    “Të gjitha blerjet ushtarake zhvillohen në mënyrë zyrtare, përmes komisioneve. Si ministër, unë aprovoj listën e blerjeve dhe raportet përkatëse, të cilat përmbajnë propozime nga prodhues të ndryshëm me të cilët bashkëpunojmë. Përzgjedhja e prodhuesve bëhet përmes sistemit shtet më shtet, ku komunikojmë direkt me ministritë e Mbrojtjes të vendeve partnere”, tha Maqedonci.

    Ai thotë se procedurat e blerjeve janë të rregulluara nga shtetet partnere, të cilat propozojnë prodhuesit e tyre pas ndjekjes së procedurave të tyre të brendshme.

    “Ne nuk zhvillojmë negociata me biznese të brendshme. Ministritë e Mbrojtjes të shteteve me të cilat bashkëpunojmë zhvillojnë procedurat e tyre dhe na propozojnë prodhuesit e tyre për të negociuar me komisionet tona”, u shpreh Maqedonci.

    Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Kosova ka trefishuar kapacitetet antitank”, Maqedonci tregon se kur do të vijë sistemi Javelin

    “Kosova ka trefishuar kapacitetet antitank”, Maqedonci tregon se kur do të vijë sistemi Javelin

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Kosova ka bërë investime të mëdha në sisteme të armatimit dhe është në pritje të sistemit Javelin, një nga armët më efektive kundër mjeteve të blinduara.

    Ai tha se gjatë këtij mandati janë shpenzuar 319 milionë euro për blerjen e sistemeve të armatimit, ndërsa bashkëpunimi kryesor është realizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Ne kemi trefishuar numrin e pushkëve individuale dhe kemi shtuar shumë sisteme të reja, përfshirë dronët luftarakë Bayraktar dhe sisteme të ndryshme antitank. Përveç Javelin, kemi dhe sisteme të tjera të avancuara në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërsa, jemi në pritje të sistemit Javelin, një nga armët më efikase kundër mjeteve të blinduara, për të cilin po bëjmë përpjekje që ta sigurojmë brenda këtij viti”, tha Maqedonci.

    Ai tha se pagesat për këto sisteme po realizohen dhe blerjet janë bërë sipas konceptit “shtet më shtet”, përmes Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

    “Ne kemi diskutuar me partnerët tanë nga SHBA dhe vazhdojmë të punojmë për të siguruar sistemin Javelin në kohën e duhur. Prokurimi dhe të gjitha fazat e tjera janë zhvilluar nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Maqedonci.

    Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “FSK ka vetëm rol humanitar”, Maqedonci komenton deklaratën e sekretarit të NATO-s Mark Rutte

    “FSK ka vetëm rol humanitar”, Maqedonci komenton deklaratën e sekretarit të NATO-s Mark Rutte

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se mandati ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është njohur nga vendet kryesore të NATO-s, pavarësisht qëndrimit zyrtar të Aleancës Veri-Atlantike.

    Ai tha se FSK-ja ka marrë mandat të plotë ushtarak që nga dhjetori i vitit 2018, por NATO si organizatë ende nuk e ka njohur këtë ndryshim.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës dihet që ka marrë mandat të plotë ushtarak në dhjetor të vitit 2018 dhe prej atëherë funksionojmë me një mandat të shtuar në aspektin e kapaciteteve ushtarake. Fatkeqësisht, ky mandat ende nuk është njohur nga NATO si organizatë, por jemi me fat që ai njihet nga vendet kryesore të NATO-s, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Turqinë dhe shumë vende të tjera”, tha Maqedonci.

    Ai shtoi se Kosova është duke zhvilluar kapacitetet e saj ushtarake në përputhje me mandatin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

    Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Maqedonci: Tani po hyjmë në fazën e fundit të tranzicionit të FSK-së

    Maqedonci: Tani po hyjmë në fazën e fundit të tranzicionit të FSK-së

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po hyn në fazën e fundit të tranzicionit, si pjesë e planit dhjetëvjeçar të transformimit të saj.

    Sipas tij, dy fazat e para të këtij tranzicioni tashmë janë përmbyllur, duke përfshirë ndërtimin e strukturave organizative dhe krijimin e regjimenteve të këmbësorisë.

    “Ne kemi përfunduar dy faza të tranzicionit: fazën e parë, që përfshinte gatishmërinë doktrinore, edukimin dhe organizimin e brendshëm, dhe fazën e dytë, ku synuam ndërtimin e kapaciteteve të këmbësorisë. Këtë vit, do të përmbyllim këtë fazë duke validuar regjimentin e tretë të këmbësorisë, që është thelbësor për operacionet luftarake të FSK-së”, tha Maqedonci.

    Ai tha se faza e tretë e tranzicionit do të zgjasë deri në vitin 2028 dhe do të përqendrohet në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe mbështetjes ajrore.

    “Në këtë fazë synojmë të ndërtojmë kapacitetet në mbështetjen ajrore, mbrojtjen ajrore dhe zhvillimin e kapaciteteve të veçanta që do të mbështesin forcat ekzistuese. Kjo fazë do të përmbyllë të gjithë planin dhjetëvjeçar të tranzicionit të FSK-së”, u shpreh Maqedonci.

    Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Maqedonci tregon se cili shtet evropian pritet t’i bashkohet marrëveshjes ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    Maqedonci tregon se cili shtet evropian pritet t’i bashkohet marrëveshjes ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë mund të zgjerohet, pasi Bullgaria ka shprehur interes për t’iu bashkuar në një të ardhme të afërt.

    Sipas tij, kjo iniciativë fillimisht u diskutua në Zagreb vitin e kaluar, ku u hodh ideja e një marrëveshjeje trilaterale, por pa përjashtuar mundësinë që vende të tjera të rajonit t’i bashkohen më vonë.

    “Iniciativa për këtë marrëveshje u ngrit gjatë vizitës sime në Zagreb verën e kaluar, kur diskutova me ministrin Nanoshiq. Ne e konsideruam mundësinë e një bashkëpunimi trilateral duke përfshirë edhe Shqipërinë, por gjithmonë duke lënë të hapur derën për vendet e tjera të rajonit që ndajnë vlera të përbashkëta Euroatlantike”, tha Maqedonci.

    Ai tha se kjo marrëveshje nuk synon të kërcënojë askënd, por të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit që kanë interesa të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    “Nuk është synim i kësaj marrëveshjeje që të kërcënojë askënd, por të forcojë bashkëpunimin rajonal mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera dhe interesa strategjike. Kjo është një nismë për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Maqedonci.

    Ministri konfirmoi se janë në kontakt me vende të tjera të NATO-s dhe se Bullgaria është një ndër shtetet që mund të bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje shumë shpejt.

    “Ministrja Nushiq ka theksuar para nënshkrimit të marrëveshjes në Shqipëri se edhe Bullgaria mund të bëhet pjesë e kësaj iniciative në një të ardhme të afërt. Por ne mbetemi të hapur edhe për vende të tjera që duan të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi”, tha Maqedonci.

    Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Familja Thaçi shpreson se ish-presidenti do të vijë pas të pamës

    Familja Thaçi shpreson se ish-presidenti do të vijë pas të pamës

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Dyert për të pame i hapi edhe këtë të enjte familja Thaçi nga Buroja.

    Mijëra qytetare nga të gjithë Kosova hynë e dolën për kreshendosh.

    Në pritje të tyre krah nënës Hyrë nuk ishte edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, I cili më gjasë pritet të vij në fshat vetëm pasi të ketë përfunduar e pamja.

    Së paku kështu shpreson familja.

    E pamja pritet të vazhdojë edhe të premten.

    E në mungesë të ish-presidentit nuk munguan bashkëluftëtarët e tij.

    E as bashkëvendësit e tashmë të ndjerit, Haxhi Thaçi.

    Ish-presidentit Thaçi nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e babait nga Gjykata Speciale. Megjithatë, tre ditë para se ai të vdiste ai u lejua ta vizitonte në QKUK ku po trajtohej.

    Por Gjykata nuk u deklarua nëse Thaçit do t’i mundësohet ardhja sërish.

  • 26 vjet nga krimet serbe tek “Pishat” në Skenderaj

    26 vjet nga krimet serbe tek “Pishat” në Skenderaj

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Vendin ku serbët ia vranë vëllain nuk e ka larg shtëpisë.

    E rreth kësaj zone nuk kalon pothuajse asnjëherë Milaim Shala, ngase thotë se dhimbja i shtohet edhe më shumë, kur në mendje i kthehen të shtënat kumbuese të 20 marsit të vitit 1999.

    “E kemi dëgjua krismat, kanë qene për disa momente pa ndërpre..”, tha Shala.

    Vëllain e shtatë të tjerë, serbët i vranë në zonën e njohur si ‘Pishat”, në Skenderaj.

    Milaimi që në atë kohë i ishte 18 vjeçar, e pa momentin kur serbët me dhunë e morën vëllain e tij, Musliun.

    “E pyet babi pse po ma merrni djalin, njëri serb I thotë se ju ma keni vra vëllain mua rrethina e juaj edhe unë ku me ja vra juve..”, tha Shala.

    Ne vendin e njëjtë u vra edhe Ramiz Geci.

    Ashtu siç thotë se nuk e harron dhimbjen për babanë me të cilin nuk pati mundësi të krijojë asnjë kujtim, njëjtë Haliti thotë se nuk harron që në çdo përvjetor t’i vendos lule tek pllaka që mbanë emrin e të atit.

    “Unë kam lindur tre muaj pasi më ka vrarë babin..”, tha Halit Geci, djali i Ramiz Gecit.

    Po në mars të atij viti, serbët vranë edhe 21 civil të tjerë në rrethinë të Skenderajt, në mesin e të cilëve pati edhe të mitur.

  • Kosova pasive në lobim

    Kosova pasive në lobim

    Përgatiti: Armand Hoti

    Njohës të dinamikave diplomatike, vlerësojnë se është koha që Kosova të kontraktojë kompani efektive lobimi, sidomos në qendrat kryesore demokratike.

    Intensifikimi i lobimit për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare, është paraparë edhe në Programin Kombëtar për Integrime Evropiane.

    Por Kosova këtë vit nuk e asnjë kompani të kontraktuar për lobim, as nw Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku Serbia i ka aktive pesë të tilla.

    “Ne po i bëjmë dy vjet që jemi në sanksione nga Bashkimi Evropian, nuk kemi relacione të mirëfillta me SHBA-të, që është sponsor i pavarësisë sonë…fatkeqësisht ne kemi një Qeveri që nuk ka të angazhuar asnjë kompani në qendrat e vendimarrjes, e në veçanti në ShBA”, tha Donat Syla, ish-konsull në Kanada.

    Profesori Basri Muja thotë se Uashingtoni është adresa kritike ku kërkohet lobimi.

    “Në staza të shkurta Kosova duhet t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet që i ka, në mënyrë që të vendosë kontakte me politikbërësit në vendet kryesore, këtu kam para së gjithash fjalën për Shtetet e Bashkuara”, tha Basri Muja, profesor.

    Lobi rezultoi t’i sjell hajr Kosovës dikur.

    “Ardhja deri te pavarësia e Kosovës ka qenë një proces shumë delikat, mos të harrojmë që ne kemi pasur lobin shqiptar në Amerikë i cili ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm në periudha shumë delikate”, tha Syla.

    Kosova njohjen e fundit, e mori në vitin 2020 nga Izraeli.

    Pesë vende të Bashkimit Evropian: Qipro, Greqia, Sllovakia, Romania dhe Spanja akoma nuk e njohin Kosovën.

  • PSRK-ja e ngarkon edhe për dhunë seksuale, shqiptarin në arrati

    PSRK-ja e ngarkon edhe për dhunë seksuale, shqiptarin në arrati

    Përgatiti: Nora Luta

    Për shqiptarin që në Tribunalin e Hagës dëshmoi në favor të Sllobodan Millosheviqit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për krime lufte në mungesë.

    Muharrem Ibraj, sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni akuzohet se gjatë 1998-s në Osek Hylë të Gjakovës, me babanë dhe vëllain e tij, dhunuan nën kërcënimin e armës një person.

    “I pandehuri Muharrem Ibraj nè bashkëkryerje me babin e ti Musën dhe vëllain e tij Isufin, të armatosur, të uniformuar në uniforme policore, duke përdorur forcën e detyrojnë të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Musë Ibraj i kishte thënë të shkojë në shtëpi duke e kërcënuar se nëse do i tregonte dikujt për këtë ngjarje do ta vrasin gjithë familjen”, thuhet në Aktakuzë.

    Sipas dosjes, Ibraj akuzohet se më 28 shkurt të 1998-s mori pjesë direkt në vrasjen dhe keqtrajtimin e civilëve në Osek Hylë të Gjakovës.

    “Muharrem Ibraj i kërcënon dhe i fyen të pranishmit me fjalë të ndryshme dhe në ato momente e godet me shuplakë të dëmtuarin e parë. i pandehuri në prezence të familjarëve dhe te afërmve te viktimës që shin prezent aty, shtie disa here në drejtim të viktimës me një pushke automatike te llojit AK 47. ku në ato momente viktima ndërron jetë si pasojë e plagëve vdekjeprurëse”, thuhet më tej në Aktakuzë.

    72 vjeçari, akuzohet gjithashtu se si pjesëtar i forcave serbe, në bashkëkryerje rrahu dhe sulmoi fizikisht disa persona, të cilët i kishin dërguar në stacionin e Policisë, me pretekstin se ishin pjesëtar të UÇK-së, e pastaj të njëjtit janë liruar.

    Muharrem Ibraj, që nga përfundimi i luftës u arratis në Serbi, ku edhe jeton aktualisht.