ATV

Category: Lajme

  • Certifikimi i rezultateve përfundimtare, nga KQZ-ja thonë se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave

    Certifikimi i rezultateve përfundimtare, nga KQZ-ja thonë se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje nga vendimet përfundimtare të institucioneve përkatëse, përpara se të mund të vazhdojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Po ashtu, KQZ njofton se procesi zgjedhor është në fazën e ankesave.

    “Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

  • Përfundon vizitën ish-presidenti Thaçi, të pranishmit i përshëndet me dorë

    Përfundon vizitën ish-presidenti Thaçi, të pranishmit i përshëndet me dorë

    Ish-presidenti Hashim Thaçi përfundoi vizitën në Burojë të Skenderajt, duke i përshëndetur të pranishmit me gisht.

    Tri ditë pas varrimit të babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, i është lejuar vizita në Kosovë.

    Vizita e tij po përcillet nga forca të shumta policore vendëse dhe atyre të EULEX-it.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk ia lejuan Thaçit pjesëmarrjen në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, të martën e kësaj jave.

    Refuzimi i Speciales ka nxitur reagime të mëdha. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të mos shkelen të drejtat e të akuzuarve, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se me këtë, Specialja ka humbur rrugën e saj.

    Thaçi e takoi babanë për herë të fundit më 13 mars, kur i bëri vizitë në QKUK.

    Ndaj ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Specialja ka ngritur dy aktakuza, për krime lufte dhe për ndikim te dëshmitarët.

  • ​Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare

    ​Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare

    Në tryezën e Dialogut Ndërfetar u tha se Kosova ka një trashëgimi të gjatë ndërfetare e cila duhet të forcohet gjithnjë e më shumë.

    Kjo tryezë me temën “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, u organizua nga Fondacioni “Drita” dhe u mbajt në Katedralen e Prishtinës.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se historia e popullit shqiptar tregon se në asnjë moment të historisë nuk mund të gjendet një konflikt i cili ka bazë fetare.

    Ai tha se dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar duhet sa më shumë të shpërndahet.

    “Historia jonë e gjatë e një populli të përvuajtshëm tregon se në asnjë moment të historisë sonë nuk mund të gjejmë një konflikt i cili ka bazë fetare në popullin tonë…Modeli shqiptar vërtetë që ekziston ai edhe duhet të përdoret dhe të përhapet akademikët duhet të prodhojnë sa më shumë literaturë për këtë model sepse ky model është i vërtetë dhe është pasuri që e kemi dhe duhet ta shpërndajmë dhe ndajmë me të tjerët”, theksoi ai.

    Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi u shpreh se Kosova ka një histori të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndër-etnike e cila duhet të forcuar gjithnjë e më shumë.

    “Në këtë kohë kur bota përballet me sfidat të shumta përçarje, konflikte me tendenca për të rënë dallimet mbi atë që na bashkon, ne sot dërgojmë një mesazh të qartë dialogu është rruga e vetme për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe paqedashëse. Modeli ynë i unitetit të përbashkët, respekti për të dallueshme është mënyra më e mirë për të motivuar shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë se Kosova dhe populli i saj ka një histori të gjatë të bashkëjetesës dhe respektit mes festimeve të ndryshme dhe etnive të shumta. Kjo është një trashëgimi e çmuar që jo do të duhej të ruhej, por edhe të forcohet gjithnjë e më shumë”, theksoi ai.

    Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie Speich u shpreh se për lumturi, harmoni e bashkëjetesë duhet dialog për të ecur përpara.

    “Zgjidhja e lumturisë, bashkëjetësës, harmonisë nuk është vetëm në aspektin politik e ekonomik, por gjithashtu në dialog, në bashkë ezkistencën paqësore në mes të përfaaqësuesve të kulturave të ndryshme dhe fetare të cilat ekzistojnë në Ballkan… Selia e shenjt promovon dialogun ndërfetar për kohë të gjatë si kishë katolike në kontestin ndërfetar dhe ne mundohemi që të zhvillojmë dialog në shumë mënyra”, theksoi ai.

  • Osmani për marrëveshjen Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kanë përfunduar kohërat që Serbia pyetet…

    Osmani për marrëveshjen Kosovë-Shqipëri-Kroaci: Kanë përfunduar kohërat që Serbia pyetet…

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars kanë nënshkruar një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Ky bashkëpunim ngjalli reagime të shumta, kështu duke u përfshirë në këtë mes edhe Serbia, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u shpreh i shqetësuar lidhur me këtë aleancë të re në fushën e mbrojtjes, kurse kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, reagoi duke theksuar se Kroacia nuk ka nevojë të konsultohet me askënd për këtë çështje, as me Serbinë.

    Ndërsa, lidhur me këtë çështje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se marrëveshja trepalëshe synon pikërisht këtë, që t’i ndihmojnë njëra-tjetrës për t’i ngritur kapacitetet e mbrojtjes, pra për ta mbrojtur vetveten dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë.

    Po ashtu, presidentja e Kosovës theksoi se periudha kur Serbia mund të pyetet për çfarëdo çështje ka përfunduar.

    “…Serbia tani del me propagandë që gjoja është shkel një marrëveshje e vitit 1966 po kushdo që e lexon atë marrëveshje e vëren një gjë, që Serbia po e bën atë që e ka bërë gjithmonë, po gënjen. Nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe se nuk ka asnjë rrezik për të, por përkundrazi…. Ekziston vetëm një burim destabiliteti në rajonin tonë dhe kjo është Serbia. Për këtë pajtohet i gjithë rajoni… Por, kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë kohët që Serbia pyetet për çkado qoftë. Ne jemi shtet sovran, i pavarur vendimet i marrim vetë në përputhje me interesant e Kosovës, dhe gjithnjë duke pasur synimin paqen dhe stabilitetin rajonal, që rrezikohet vetëm nga Serbia”, u shpreh e para e shtetit.

  • Kolegji AAB organizon panel diskutimi në ditën botërore të poezisë

    Kolegji AAB organizon panel diskutimi në ditën botërore të poezisë

    Sot e më çdo 21 Mars shënohet Dita Botërore e Poezisë, e cila është shpallur që nga viti 1999 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

    Me këtë rast ‘Kolegji AAB’ do të mbajë një panel diskutimi, organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, derisa të ftuar në panel janë studiuesi dhe shkrimtari prof. Sali Bashota, poetja dhe përkthyesja Fatijona Bajra, si dhe studiuesi dhe shkrimtari prof. Jeton Kelmendi.

    Por për të kuptuar më shumë rreth këtij eventi të ftuara në studion e emisionit “Alarm” në ATV, ishin Aida Alla, Dekane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB dhe studentja Bege Gashi.

    Dekanja Aida Alle tregoi rëndësinë e kësaj dite dhe organizimin që do të mbahet sot në ambientet e Teatrit Kamertal.

    “Është një ditë shumë e rëndësishme, është një festë artistike siç u tha dhe si e tillë edhe në Kolegjin AAB është festuar edhe vite më herët. Por për këtë vit kemi menduar që të organizojmë një panel diskutimi, shoqëruar me recitime nga studentët dhe jo vetëm, pasi që ideja është promovimi i poetëve të rinj”, tha ajo.

    Për më shumë klikoni në videon e mëposhtme:

  • Thaçi i dërgon kurorë të atit: Te varri yt erdha i fundit babë…

    Thaçi i dërgon kurorë të atit: Te varri yt erdha i fundit babë…

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e babait të tij, pesë ditë pas vdekjes.

    Thaçi ka shkuar i vetëm pranë varrit, ku edhe ka vendosur një kurorë lulesh.

    “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë.

    Pasi ka qëndruar disa momente te varri i babait, Thaçi ka vazhduar vizitën e tij te familjarët e ngushtë.

    Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

    Thaçi nuk ishte lejuar nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

     

  • Shërbimet në bashkësinë lokale në Prishtinë

    Shërbimet në bashkësinë lokale në Prishtinë

    Bashkësia lokale në qendër të Prishtinës është grup i organizuar i banorëve që punojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit. Kjo bashkësi mund të përfshijnë organizata të ndryshme, grupe qytetarësh, dhe grupe të interesit, të cilat mund të angazhohen në aktivitete si mbrojtja e hapësirave publike, organizimi i aktiviteteve kulturore, dhe promovimi i integrimit social.

    Në Prishtinë, bashkësia lokale në zonën qendër vazhdon të rris nivelin e kontribimit në çështjet si në zhvillimin urban, menaxhimin e mbeturinave, sigurinë dhe shërbimet për qytetarët.

    Kryesuesi i këshillit të bashkësisë lokale në qendër, Sadudin Dini ka theksuar se kanë regjistruar një sërë kërkesa nga ana e qytetarëve mbi problemet që kanë përcjellur ndërvite Prishtinën, ku këto kërkesa sipas tij janë marrë parasysh edhe nga institucionet relevante.

    Më tej, ai ka potencuar se bashkësia është e përbërë nga një numër i anëtarëve të cilët merren me këto dukuri në kryeqytet, ku së shpejti do të ndërtohet edhe një seli e re për këtë këshill, të cilët aktualisht takimet e diskutimet e tyre i mbajnë në objektin e komunës së Prishtinës.

    Ndryshe, përpos qendrës, edhe nëpër lagje të tjera të Prishtinës bashkësitë lokale vazhdojnë të menaxhojnë problematikat që i shoqërojnë qytetarët të cilët banojnë në kryeqytet./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në videon e mëposhtme:

  • Iniciativa për Zhvillimin e Kulturës dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

    Iniciativa për Zhvillimin e Kulturës dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

    Organizata kulturore “7Arte” u themelua më 3 maj 2006, me synimin për të mbështetur artistët kosovarë dhe për të promovuar një kulturë të përbashkët evropiane. Me kalimin e viteve, “7Arte” është shndërruar në një qendër alternative kulturore, duke organizuar aktivitete të ndryshme si punëtori audiovizuale, festivale muzikore, shfaqje filmash në ambiente të hapura, art rrugor, netë poetike, panaire artizanale e të tjera.

    Lulzim Hoti, drejtori i organizatës kulturore “7Arte”, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe drejtimin e “Green Fest”, një festival multidisiplinar që synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore përmes artit dhe kulturës. Në edicionin e tij të 14të, të mbajtur vitin e kaluar në Parkun e Qytetit të Mitrovicës, festivali u fokusua në temën “Lum Na”, duke adresuar ndotjen e ujërave dhe lumenjve në Kosovë.

    “Green Fest” vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në ngritjen e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore në Kosovë. Edicioni i 15të do të trajtojë ndikimin e aktiviteteve minerale në mjedis. Ky festival do të shqyrtojë pasojat që minierat mund të kenë në natyrë, ujërat dhe shëndetin e komunitetit, duke rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e ambientit dhe pastrimin e pasojave mjedisore nga ky sektor. Ky festival është një mundësi për artistët, aktivistët dhe qytetarët që të bashkohen dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme./atvlive.tv

    Për më shumë klikoni në videon e mëposhtme:

  • Hashim Thaçit i lejohet ardhja në Kosovë për të pamën e babait të tij

    Hashim Thaçit i lejohet ardhja në Kosovë për të pamën e babait të tij

    Gjykata Speciale, ia ka lejuar Hashim Thaçit ardhjen në Kosovë, për të pamën e babait të tij, Haxhi Thaçit.

    Kështu ka konfirmuar Nasim Haradinaj, duke thënë se e sollën sot, në kohë e pa kohë.

    “E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ndërkohë nuk dihen ende detaje nga ardhja e Thaçit në Kosovë.

    Ndërkohë, Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait.

  • Picula: BE-ja duhet të ushtrojë presion për përdorimin e ‘topit zanor’ në Beograd

    Picula: BE-ja duhet të ushtrojë presion për përdorimin e ‘topit zanor’ në Beograd

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, eurodeputeti kroat Tonino Picula, ka kërkuar një hetim të paanshëm lidhur me përdorimin e një “topi zanor” gjatë një proteste paqësore studentore në Beograd.

    Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion më të madh ndaj autoriteteve serbe dhe të trajtojë këtë incident si një veprim të paligjshëm.

    Picula theksoi se BE-ja nuk mund të heshtë për incidente të tilla në një vend kandidat për anëtarësim. Ai shprehu dyshime për operacione të paautorizuara dhe përdorimin e “topit zanor”, dhe shtoi se ka pasur raporte për probleme mjekësore të qytetarëve të cilat mund të jenë pasojë e përdorimit të këtij sistemi.

    Ndërkohë, ai vlerësoi reagimin e përgjegjshëm dhe gjakftohtë të studentëve gjatë protestës.