ATV

Category: Lajme

  • Zelensky: Takimi me Trumpin ka ‘potencial për t’u bërë historik’

    Zelensky: Takimi me Trumpin ka ‘potencial për t’u bërë historik’

    Zelensky ka dhënë komentet e para pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Romë.

    Ai thotë se “takimi shumë simbolik” ka “potencialin për t’u bërë historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”.

    “Duke shpresuar për rezultate në gjithçka që kemi mbuluar. Mbrojtja e jetëve të njerëzve tanë. Armëpushimi i plotë dhe i pakushtëzuar. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër.”

    Ai e përfundon postimin e tij në X duke falënderuar presidentin amerikan.

  • Prishtina, në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

    Prishtina, në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, edhe sot është në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

    Sipas matjeve të “IQ Air” Prishtina renditet e 63-ta në botë.

    Vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 55, e që janë mesatarisht të dëmshme për njerëzit.

  • ​Vjedhje të tabelave sinjalizuese në zonat kufitare të Kosovës, tri raste të raportuara

    ​Vjedhje të tabelave sinjalizuese në zonat kufitare të Kosovës, tri raste të raportuara

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese në zonat kufitare të Kosovës.

    Vjedhjet janë raportuar në periudha të ndryshme kohore.

    Raporti i Policisë:

    Zona Kufitare 25.04.2025 – 10:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Brezne–Bardhoc. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.

    Zona Kufitare 22.04.2025 – 12:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Restelicë–Çajë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.

    Zona Kufitare 01.03-25.04.2025 – NN. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Gorozhub–Pogaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.

  • Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

    Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

    Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka arritur në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.

    E para e shtetit të Kosovës para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut është përshëndetur me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës.

    Papa Françesku vdiq në moshën 88 vjeç pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u shfaq në të njëjtin shesh për t’u ofruar një bekim besimtarëve në pikën kulmore të kalendarit të krishterë.

  • Prishtina drejt përfundimit të deratizimit, Sadiku: Synohet eliminimi i brejtësve

    Prishtina drejt përfundimit të deratizimit, Sadiku: Synohet eliminimi i brejtësve

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, bërë të ditur se procesi i deratizimit është në fazën përfundimtare.

    Sadiku tha se ky aksion synon eliminimin e brejtësve, që përbëjnë rrezik për shëndetin publik.

    Ai shtoi se deratizimi po zhvillohet në bodrume dhe kanalizime, me pajisje të posaçme që nuk rrezikojnë qytetarët.

    “Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve, ne i bëjmë dy procese: deratizimin dhe dezinsektimin. Deratizimi është procesi që bëhet eliminimi i brejtësve dhe dezinsektimi që bën largimin e insekteve, që bëhet në kohën e qershorit. Jemi në fazën përfundimtare të deratizimit, që bën zhdukjen e brejtësve, të cilët janë bartës të shumë sëmundjeve ngjitëse dhe për këtë arsye ky proces ndodh në çdo bodrum e kanalizim dhe zgjat si proces dhjetë ditë. Ky proces ka filluar në nëntor 2023,” tha ai.Sadiku tha se pas përfundimit të procesit të deratizimit do të ketë edhe dy ditë monitorim dhe se qytetarët mund të paraqesin ankesa nëse hasin ende brejtës.

    “Fokusi ynë të ruhet shëndeti publik dhe nuk kemi pasur asnjë epidemi. Kemi pasur ankesa të qytetarëve që kanë në lagje. Arsyeja ka qenë që tri vjet nuk ka pasur proces fare dhe është kthyer numri i brejtësve. Ndërsa vitin e kaluar, që është kryer procesi, ata janë shkatërruar. Ne njoftojmë në rrjete sociale për të komunikuar qytetarët me ne. Nëse ka ende ankesa të qytetarëve që kanë mbetur brejtës, atëherë shkohet në ato vende dhe bëhet deratizimi,” tha ai.

    Drejtori komunal i Shëndetësisë vë në pah se fatmirësisht nuk ka ndonjë rast sëmundjeje nga turalemia, që vjen pikërisht nga brejtësit.

    “Ky proces ka filluar dhe do të vazhdojë gjatë dhjetë ditëve dhe pastaj dy ditë zgjat monitorimi nëse ka kërkesa. Suksesi nuk vërehet menjëherë, por gjatë gjithë kohës. Sëmundjet që mund të bëhen nga brejtësit janë turalemia. Fatmirësisht nuk kemi raste të tilla”, përfundoi Sadiku.

  • Vatikani njofton se 200 mijë njerëz po marrin pjesë në funeralin e Papës

    Vatikani njofton se 200 mijë njerëz po marrin pjesë në funeralin e Papës

    Vatikani thotë se 200,000 njerëz po marrin pjesë në funeralin e Papës në Sheshin e Shën Pjetrit dhe zonën përreth.

    Qeveria italiane dhe Vatikani kanë nisur një plan gjithëpërfshirës sigurie.

    Më shumë se 2 mijë oficerë policie janë vendosur, së bashku me një sistem anti-drone dhe një zonë ndalim-fluturimi 24-orëshe mbi Romë, e cila tashmë është vendosur.

  • Sulmohet fizikisht një doktoreshë në Lipjan, policia arreston një femër

    Sulmohet fizikisht një doktoreshë në Lipjan, policia arreston një femër

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është sulmuar fizikisht një doktoreshë në QMF në Lipjan.

    Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se viktima është sulmuar nga një femër.

    Sipas policia, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    “Lipjan 24.04.2025 – 10:45. Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare doktoreshë në QMF Lipjan. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

  • Presidentja Osmani dhe Kurti arrijnë në Vatikan për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut

    Presidentja Osmani dhe Kurti arrijnë në Vatikan për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me delegacionin presidencial ka arritur në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut.

    ”Presidentja Vjosa Osmani arrin në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, kryeson delegacionin e Republikës së Kosovës në ceremoninë mortore për Papë Françeskut”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Bashkë me presidenten Osmani aty shihet që ka arritur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

  • Ushtarët e FSK-së realizojnë ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

    Ushtarët e FSK-së realizojnë ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”.

    Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, ky ushtrim kishte për qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.

    “Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathtësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake”.

    “Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

  • Kurti udhëton drejt Romës, merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut

    Kurti udhëton drejt Romës, merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të marrë pjesë në varrimin e sotëm të Papa Françeskut në Romë.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Në Romë nga Kosova po qëndron edhe presidentja Vjosa Osmani.

    Ajo dje bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, si dhe kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simoni bënë homazhe për Papa Françeskun, për “të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”.