ATV

Category: Lajme

  • Luajtën së bashku te Liverpooli, Shaqiri me reagim emocional për vdekjen e Diogo Jotas

    Luajtën së bashku te Liverpooli, Shaqiri me reagim emocional për vdekjen e Diogo Jotas

    Diego Jota ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Spanjë.

    Sipas autoriteteve spanjolle, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 pas mesnate në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla në provincën e Zamorës. Dyshja po udhëtonte me një makinë luksoze Lamborghini kur ndodhi fatkeqësia.

    Hetimet paraprake sugjerojnë se një gomë e pasme shpërtheu gjatë një përpjekjeje për tejkalim, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe më pas të përfshihet nga flakët.

    Vdekja e yllit të Liverpoolit dhe vëllait të tij ka tronditur të gjithë, derisa kanë ardhur shumë reagime nga futbollistë, klube dhe klube futbolli.

    Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri e ka pasur shok skuadre Diogo Jotan pasi të dy kishin luajtur te Liverpooli.

    Shaqiri ka reaguar në rrjetet sociale për vdekjen e Jotas, një futbollistë që gjilanasi ka qenë shumë i lidhur sa ishte te Liverpooli.

    “Prehu në paqe vëlla”, ka shkruar Shaqiri.

  • Krasniqi: PDK-ja sot dorëzon rast të ri në Kushtetuese

    Krasniqi: PDK-ja sot dorëzon rast të ri në Kushtetuese

    Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi se sot PDK-ja do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

    “Pasi kanë ndodhur edhe tri shkelje kushtetuese radhazi, sot PDK-ka do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë që do të trajtohet me urgjencë, meqenëse i kemi vetëm edhe 23 ditë për konstituimin e Kuvendit.Janë 23 ditë që i kanë mbetur Albin Kurtit që të tërhiqet nga pengmarrja e shtetit dhe ta ndryshojë propozimin e tij dh të kthehet në normalitetin e rrjedhjes së seancës”, tha Krasniqi.

  • Vazhdojnë takimet, presidentja Osmani pret Duda Baljen

    Vazhdojnë takimet, presidentja Osmani pret Duda Baljen

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim edhe kryetaren e partisë Socijaldemokratska Unija, Duda Balje.

    Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

  • Dështon tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit

    Dështon tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit

    Vazhdon ngërçi institucional në Kosovë. Janë bërë plot 41 herë që deputetët nuk arrijnë ta përmbyllin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke lënë vendin pa kryeparlamentar.

    Në seancën e fundit, të mbajtur të mërkurën, në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë. Në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, morën pjesë vetëm 54 deputetë, të gjithë votuan për, pa asnjë kundër apo abstenim.

    Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e partive që në mandatin e kaluar ishin në opozitë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, duke refuzuar të propozojnë emra për Komisionin, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i obligon deputetët ta zgjidhin këtë çështje brenda 30 ditësh.

    Seanca është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes kryesuesit Avni Dehari dhe deputetëve të opozitës. Këta të fundit, në vend të propozimeve konkrete, e akuzuan Deharin për “shkelje kushtetuese” dhe kërkuan nga ai që t’i ndërpresë veprimet që sipas tyre janë në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses.

    Seanca e radhës është caktuar për të shtunën, në ora 11:00, ndërsa afati kushtetues për përmbylljen e konstituimit është duke u ngushtuar çdo ditë.

  • MPB-ja lanson sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive

    MPB-ja lanson sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive

    Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të lansojë sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e përdorimit të armëve në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme gjatë festimeve.

    Në këtë ngjarje do të marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, z. Blerim Gashani, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Peter Valleste, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, z. Nuno Queiros, si dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, z. Arbnesh Ajvazi.

    Po ashtu, në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor dhe institucione të tjera relevante.

    Fushata synon të sensibilizojë qytetarët për pasojat ligjore dhe rrezikun që sjellin të shtënat festive, veçanërisht gjatë sezonit të dasmave dhe festave, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.

  • Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend

    Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimesh me partitë politike, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga ngërçi në Kuvendit, pritet që t’i vazhdojë edhe sot këto takime.

    Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci ka konfirmuar dje se ka marrë ftesë për takim me presidenten Osmani, me fillim nga ora 09:00.

    Ishte edhe deputetja boshnjake Duda Balje, ajo që konfirmoi se ka marrë ftesë për takim ditën e enjtë.

    Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albnin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

    Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.

  • Tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit

    Tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 41-në herë për konstituim, proces ky që ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe që ka shkaktuar bllokadë politike.

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera vazhdojnë të insistojnë se Haxhiun nuk do ta votojnë pasi sipas tyre nuk është emër unifikues.

    Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

  • SBAShK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme

    SBAShK-u paralajmëron se shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka paralajmëruar se viti i ri shkollor mund të nisë me greva të përgjithshme.

    Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se SBAShK-u ka analizuar situatën aktuale politike, nga ku ka kritikuar qasjen e partisë fituese të zgjedhjeve.

    Kjo sindikatë ka theksuar se për shkak të mosformimit të institucioneve po lihen anash interesat e punëtorëve të sektorit publik e privat.

    “Në vend të trajtimit serioz të kërkesave të grupeve të punësuar, përfshirë edhe ato të punëtorëve të arsimit, kjo parti po i jep më shumë rëndësi çështjeve të emërimeve sesa zgjidhjes së problemeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Si pasojë, është krijuar një boshllëk institucional, ku nuk ka se kujt t’i adresohen kërkesat e punëtorëve arsimor”, thuhet në njoftim.

    Bëhet e ditur se SBASHK-u ka intensifikuar komunikimin me udhëheqësit sindikalë nëpër komunat e vendit, nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme, deri te universitetet, dhe unanimisht është vendosur që të nisin përgatitjet për mbajtjen e një Kongresi të jashtëzakonshëm.

    “Ky Kongres do të ketë karakter vendimmarrës për veprime të mëtejshme sindikale. Në të do të shqyrtohet dhe vendoset qartë nëse muaji shtator do të shënojë fillimin e vitit të ri shkollor, apo do të jetë fillimi i veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës. SBASHK-u mbetet i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo punëtori të Arsimit dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve arsimorë”, thuhet në njoftim.

  • Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike

    Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

    Ai u shpreh se presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike.

    “Tashmë e dini dhe pozicionin tonë të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth çështjes aktuale të konstituimit të institucioneve të Republikës. Ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë sa i përketë mënyrës së votimit, por mbi të gjitha është i qartë sa i përketë thelbit të problemit”.

    “Thelbi i problemit është se i takon partisë së parë, grupit më të madh parlamentar, deputetit Kurti si prijës i këtij grupi që të propozojë, por njëkohësisht edhe të krijojë shumicën parlamentare dhe në këtë vijë ne presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike e më pas për respektim të domosdoshëm të procedurave kushtetuese që tashmë janë edhe rregulla ligjore”, u shpreh ai.

  • Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Netanyahut, shkak vizita në ShBA

    Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Netanyahut, shkak vizita në ShBA

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të dëshmojë javën e ardhshme në procesin gjyqësor penal kundër tij, për shkak të një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Shtyrja e dëshmisë u kërkua nga ekipi i tij mbrojtës dhe u miratua nga prokuroria, e cila aktualisht ndodhet në fazën e marrjes në pyetje të kryeministrit.

    Megjithatë, prokuroria kërkoi shtimin e ditëve të gjyqit për të kompensuar vonesën, duke pasur parasysh se gjykatat izraelite do të hyjnë në pushim veror nga 21 korriku deri më 5 shtator. Sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës, Netanyahu do të dëshmonte më 21 dhe 22 korrik, por këto data tani janë në pikëpyetje, raporton Euronews.al.

    Netanyahu pritet të udhëtojë të dielën drejt Uashingtonit dhe të kthehet në fund të javës. Gjatë vizitës, ai ka të planifikuar takime me një sërë zyrtarësh të lartë amerikanë, përfshirë Presidentin Donald Trump, Zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare Marco Rubio, si dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, dhe përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan.

    Netanyahu po përballet me akuza për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me besimin publik, në një proces gjyqësor që ka zgjatur disa vite dhe që ka dominuar skenën politike izraelite.