ATV

Category: Lajme

  • Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, pa marrëveshje politike

    Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, pa marrëveshje politike

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri.

    Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit për të zgjedhur kryeparlamentarin të mërkurën, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për t’u zgjedhur.

    Të mërkurën në emër të LVV-së, Glauk Konjufca propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Në votimin e hapur, 57 deputetë votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenuan. Më pas, Konjufca propozoi edhe kandidaten e dytë – Donika Gërvallën. Edhe në këtë rast, rezultati ishte i njëjtë: 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime.

    Ngërçi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka vonuar procesin e konstituimit të plotë të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thelluar kështu krizën institucionale në vend.

  • Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i veturës

    Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i veturës

    Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë. Si pasojë e këtij vetaksidenti, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova.

  • Vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës, vdes një person

    Vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës, vdes një person

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetë-aksidenti që ka ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se dyshohet se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.
    ‘‘Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor’’, ka thënë Elezaj.

    Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

  • PDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon anulimin e vendimit të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike

    PDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon anulimin e vendimit të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë deponuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike.

    Para mediave, Tahiri tha se ekonomia kosovare po rrënohet:
    “Sot, në emër të PDK-së, në mbrojtje të interesit publik dhe të ekonomisë, sapo deponuam ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, që në mënyrë të dhunshme nxjerr mbi 1 mijë biznese në treg të lirë”, tha ai.

    Sipas Tahirit, kjo situatë i konvenon vetëm “një grupi kriminal që sillet rreth kryeministrit”.

    Ndryshe, nga 16 gushti, bizneset që nuk kanë kaluar në tregun e lirë energjetik janë shkyçur nga KEDS.

    Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike ka kërkuar nga bizneset që të lidhin kontrata me furnizues të licensuar.

    “ZRRE do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, e të cilët ende nuk kanë nënshkruar kontrata komerciale, sa më shpejt të lidhin kontratë me njërin nga furnizuesit e licencuar, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm”, thekson ZRRE.

  • Tragjike/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas i jep fund jetës. Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

    Tragjike/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas i jep fund jetës. Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

    Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në New Hampshire, SHBA, ku një grua 34-vjeçare dyshohet se ka vrarë bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre, përpara se të vetëvritej.

    Emily Long, 34 vjeçe, u gjet pa jetë me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në kokë. Hetimet paraprake të autoriteteve sugjerojnë se ajo fillimisht ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, i cili ishte në përballje me një sëmundje të rëndë – kancerin. Më pas, ajo vrau edhe dy fëmijët e tyre të mitur: Parker, 8 vjeç dhe Ryan, 6 vjeç, të cilët dyshohet se janë qëlluar në kokë.

    Në vendngjarje është gjetur i gjallë vetëm një nga fëmijët e çiftit – një fëmijë trevjeçar, i cili fatmirësisht ka mbijetuar dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e familjarëve.

    Motivi i ngjarjes ende nuk është bërë i qartë. Megjithatë, në rrjetet sociale, Emily kishte ndarë shpesh ndjenja të forta emocionale dhe vështirësi të mëdha psikologjike, veçanërisht në lidhje me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj. Në një video të publikuar në TikTok, vetëm dy ditë para tragjedisë, ajo shprehej:

    “Po përpiqem të sjell normalitet në shtëpi. Jam ndier thellësisht e dëshpëruar, thjesht u izolova dhe doja të isha pranë fëmijëve dhe burrit tim. Por kam vendosur të ndryshoj dhe ta luftoj depresionin tim për hir të familjes.”

  • Eberechi Eze afër të zyrtarizohet si lojtar i ri i Arsenalit

    Eberechi Eze afër të zyrtarizohet si lojtar i ri i Arsenalit

    Gjiganti londinez Arsenal është shumë afër zyrtarizimit të transferimit të rradhës në këtë afat kalimtar veror.

    Bëhet fjalë për mesfushorin anglez Eberechi Eze,i cili zgjodhi t’i bashkohet topçinjëve para Tottenham Hotspur.

    Përndryshe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano bën të ditur se Crystal Palace do të përfitojë rreth 70 milionë euro,dhe ky transferim e konfirmon edhe një herë tjetër se Arsenal po ndërton një skuadër konkurruese për sezonin e ri ky ekipi i Mikel Artetas synon të fitoj trofe .

    Kujtojmë që Eberechi Eze ka qenë i kërkuar për një kohë nga rivali lokal i Arsenal Tottenham Hotspur,ku madje ishin shumë afër që të siguronin shërbimet e 27 vjeçarin.

  • Rusia nis valën më të madhe të sulmeve ndaj Ukrainës prej javësh

    Rusia nis valën më të madhe të sulmeve ndaj Ukrainës prej javësh

    Rusia ka lëshuar 574 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë në një nga bombardimet më të rënda në javë, thonë zyrtarët ukrainas.

    Një person u vra në një sulm me dron dhe raketa në qytetin perëndimor të Lvivit, dhe 15 persona u raportuan të plagosur në një sulm në rajonin jugperëndimor të Transkarpatisë, raporton BBC, transmeton KosovaPress.

    Sulmet erdhën ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump udhëhoqi lëvizjet diplomatike për të ndaluar luftën, dhe Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se sulmet nxorën në pah pse përpjekjet për ta përfunduar atë ishin “kaq kritike”.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina është gati të takohet me Vladimir Putinin e Rusisë “në Evropën neutrale” – në Zvicër ose Austri – dhe ai nuk është as kundër Stambollit.

     

  • Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

    Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

    Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi. Ata janë shëndoshë e mirë dhe kanë arritur në Gjermani te familjarët.

    Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress nipi i familjes, Ervin Hoxha.

    “Po, janë liruar dhe sapo kanë mbëritur në Gjermani pran familjeve”, ka thënë Hoxha.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast për KosovaPress.

    Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.

  • Bilanci tragjik në Gaza: Mbi 62 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

    Bilanci tragjik në Gaza: Mbi 62 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

    Është rritur në 62.192 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

    Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

    Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 70 të vrarë dhe 356 të tjerë të plagosur. Të paktën 10.646 palestinezë janë vrarë dhe 45.073 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

    Është rritur në 2.036 numri i personave të vrarë dhe në 15.064 i të plagosurve që nga 27 maji në sulme sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.

    Të paktën 18 palestinezë u vranë dhe 117 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë. Gjatë 24 orëve të fundit, 2 palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës ku Izraeli imponon urinë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga uria në 271, prej të cilëve 112 janë fëmijë.

    Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.192 ndërsa numri i të plagosurve në 157.114. Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

  • Mbi tri javë pa seanca, çfarë bënë deputetët e Kuvendit të Kosovës?

    Mbi tri javë pa seanca, çfarë bënë deputetët e Kuvendit të Kosovës?

    Për mbi tri javë, deputetët e patën të ndaluar të marrin vendime apo të ndërmarrin veprime drejt konstituimit të Kuvendit.
    Prandaj këtë periudhë të masës së përkohshme, të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e kaluan në mënyra të ndryshme, nga takimet e brendshme politike, e deri te pushimet në bjeshkë.

    Deputeti Ilir Kërçeli nga VV, tha se janë takuar si grup parlamentar dhe kanë diskutuar, duke pritur aktgjykimin e Kushtetueses.

    Për pushime, i pari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në bjeshkë, por këto ditë ai tha se i shfrytëzoi edhe për takime me qytetarë.

    Pauzën e shfrytëzoi për pushim edhe ministri në dorëheqje i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Por pati edhe nga deputetët që thanë se nuk kanë pushuar.
    Ndërkohë që nga dita e djeshme deputetetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës.