ATV

Category: Lajme

  • Shumica nga 300 punëtorët e NP “Tregu” në Gjilan, ende pa pagat e muajit korrik

    Shumica nga 300 punëtorët e NP “Tregu” në Gjilan, ende pa pagat e muajit korrik

    Në Ndërmarrjen Publike “Tregu” në Gjilan, një pjesë e punëtorëve nuk i kanë marrë ende pagat këtë muaj, ndërsa një pjese tjetër ato iu dolën me vonesë, tek të mërkurën.
    Nga menaxhmenti i ndërmarrjes Tregu nuk pranuan të deklarohen para kamerës për arsyet e kësaj, por i thanë ATV-së se të gjitha pagat do të ekzekutohen së shpejti.

    Ndërkaq opozita lokale në Gjilan, thotë se Tregu po keqmenaxhohet. Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se as ai nuk i di arsyet, por shton se kjo është pasojë e keqmenaxhimit.

    Punëtorët që folën me ATV-në thanë se janë të shqetësuar që nuk u ka dalë paga. Sipas tyre, një numri të vogël të punëtorëve, e konfirmuan se e kanë marrë rrogën tek këtë të mërkurë.

  • Digjen 13 hektarë me mjedër, dredhëza e arra, Policia heton rastin në Lloshkobare të Ferizajt

    Digjen 13 hektarë me mjedër, dredhëza e arra, Policia heton rastin në Lloshkobare të Ferizajt

    Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, persona të panjohur dyshohet se ia kanë vënë zjarrin disa hektarëve me të mbjella të ndryshme.
    Sipas raportit 24-orësh të PK-së, thuhet se viktimat kanë raportuar të mërkurën pasdite se atyre u janë djegur 3 hektarë mal, 5 hektarë mjedër, 3 hektarë të mbjella me dredhëza dhe 1 hektar me arra.

    “Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi”.

  • Vëllezërit Emini lirohen nga mbajtja në Serbi

    Vëllezërit Emini lirohen nga mbajtja në Serbi

    Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë nga autoritetet serbe dhe tashmë janë duke u kthyer në Gjermani, pranë familjes. Lajmin e ka konfirmuar nipi i tyre, Ervin Hoxha në një postim në Facebook.

    Dy vëllezërit nga Rahoveci ishin arrestuar një javë më parë në kufirin Serbi–Hungari, me pretendimin e autoriteteve serbe se kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një personi serb në vitin 1999 në Rahovec.

    Pas lirimit, nipi i familjes Emini ka shprehur falënderime publike për të gjithë ata që u angazhuan në këtë rast, duke përfshirë kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, OVL-në e UÇK-së në Rahovec, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetish Jasharin, i dërguar i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, kryetarin e OVL-së në Pejë, Gazmend Sylën dhe avokatin Arianit Koci.

    “Ju faleminderit të gjithëve. Uroj që askujt nuk i ndodh diçka e tillë në të ardhmen”, ka shkruar Hoxha.

  • Një i vdekur dhe pesë persona të lënduar nga aksidenti në Gjurgjevik i Madh të Klinës

    Një i vdekur dhe pesë persona të lënduar nga aksidenti në Gjurgjevik i Madh të Klinës

    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Në aksident janë të përfshira një autobus i udhëtarëve dhe një veturë, gjashtë persona janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës, por njëri nga të lënduarit nga mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.”, tha ai.

    Për këtë ka shkruar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi.

    “Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

    Spitali i Pejës ka shtuar se për çdo informacion shtesë lidhur me gjendjen e pacientëve, do të informojë opinionin publik me kohë.

  • Shqipe Selimi nuk e votoi për shkak të postimeve ndaj Rexhep Selimit, Gërvalla i reagon me fjalët e babait të saj, Jusufit

    Shqipe Selimi nuk e votoi për shkak të postimeve ndaj Rexhep Selimit, Gërvalla i reagon me fjalët e babait të saj, Jusufit

    Deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti- Selimi, nuk mori pjesë në votim kur u propozua Donika Gërvalla për kryeparlamentare.

    Ajo ka deklaruar se mospjesëmarrja nuk lidhet me motive partiake, por ka të bëjë me postimet e Gërvallës që Rexhep Selimin e quante figurë të krimit.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe kandidatja e propozuar e VV-së për kryetare kuvendi, Donika Gërvalla, ka reaguar me fjalët e babait të saj, Jusufit.“E thënë me fjalët e poetit:
    “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
    Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, është ky reagimi i plotë i Gërvalles.
    Fjalët që i shkroi Gërvalla janë pjesë e një letrë që veprimtari Jusuf Gërvalla, babai i Donika

     

     

    Selimi: Ja pse nuk e votova Gërvallën

  • Për të tretën herë, Themelorja ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

    Për të tretën herë, Themelorja ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

    Për herë të tretë me vendim, Gjykata Themelore i ka ndaluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet. Megjithatë sot disa ekskavatorë ishin funksional në këtë pjesë të Prishtinës. Komuna tha se po punohet vetëm tek zona ku nuk mbrohet me ligj. E vendimin e Themelores, ministri në dorëheqje i Kulturës njeherit kandidat për kryetar të Prishtinës e cilëson si fitore.
    Ky aktvendim i Gjykatës Themelore është i treti me radhë pas dy vendimeve të tjera.

    Në arsyetimin e aktvendimit të ri, Gjykata Themelore arsyetimet e Komunës së Prishtinës se duhet masë sigurie pasi dëmtohet interesi qytetar dhe se Komuna do të ketë dëme financiare nuk i ka parë të arsyeshme.
    IKMM-ja ia ka bërë të ditur Komunës së Prishtinës se nëpërmjet këtij projekti trajtohen shtatë sheshe si ai i Katedrales, ai i shkollës “Faik Konica”, sheshi komercial i rrugës “Garibaldi”, ai “Xhorxh Bush”, sheshi i koncerteve, i rekreacionit dhe ai i studentëve.
    Pesë prej këtyre shesheve, sipas komisionit të IKMM-së, gjenden brenda hapësirës së kufijve të zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës.

  • Më 14 shtator në Hagë mbahet protesta për ish-krerët e UÇK-së

    Më 14 shtator në Hagë mbahet protesta për ish-krerët e UÇK-së

    Pas protestës së 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtaria protestuese do të vazhdojë në Hagë më 14 shtator.

    Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke njoftuar se protesta do të zhvillohet në orën 14:00.

    Sipas njoftimit, kjo protestë organizohet nga mërgata shqiptare, ndërsa mbështetet edhe nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

    Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e saj, tha trupi gjykues gjatë konferencës statusore që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

  • Cakolli: Propozimi i kandidatëve që dihet se nuk i kanë votat, është vazhdim i bllokadës

    Cakolli: Propozimi i kandidatëve që dihet se nuk i kanë votat, është vazhdim i bllokadës

    Pas dështimit të serishëm të konstituimit të Kuvendit reagoi Eugen Cakolli nga KDI.

    “Sot për herë të parë u provuan dy kandidatura për Kryetar të Kuvendit brenda një seance – një situatë e re pas aktgjykimit të Kushtetueses.

    Por edhe kjo përpjekje dështoi, sepse emrat ndryshuan, por jo qasja. Në mungesë të vullnetit politik për një marrëveshje të bazuar në kompromis, propozimi i kandidatëve që dihet paraprakisht se nuk i kanë votat, është thjesht vazhdim i bllokadës.”, shkroi Cakolli në Facebook.

    Ai e cilësoi si të pakuptimit mënyrës se si si u menaxhua seanca nga kryesuesi i seancës.
    “Ndonëse Avni Dehari bëri mirë që konsumoi më shumë kandidatura, është e paqartë pse e mbylli seancën pas dy përpjekjeve – pa ndonjë bazë që e kufizon numrin e votimeve.Nëse u provua me dy, pse jo tri, katër apo aq sa duhet deri në një zgjidhje? Sepse, në mungesë të ndonjë rregulli kufizues, ajo që duhet të vihet në shprehje është përgjegjësia politike për të gjetur një kandidaturë të suksesshme. Por, edhe sot, kjo përgjegjësi mungoi.”, përfundoi Cakolli.

  • Selimi: Ja pse nuk e votova Gërvallën

    Selimi: Ja pse nuk e votova Gërvallën

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka reaguar pas komentimeve të shumta për abstenimin e saj ndaj emrit të Donika Gërvallës si kandidate nga kjo parti për kryekuvendare në seancën e sotme konstituive.

    “Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Selimi më tej ka thënë se këtë sqarim po e bën për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ajo ka bashkëngjitur dy postimet e Donika Gërvallës për Rexhep Selimin në vitin 2020. Gërvalla e kishte kundërshtuar Selimin si kryetar i grupit parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës, duke përmendur faktin që është një nga të dyshuarit e Hagës.
    Në postimin tjetër ajo duke marrë shembull Selimin, ka thënë se “LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.

    Kuvendi i Kosovës dështoi sërish të konstituohet edhe për herën e 55-të. Deputetët nuk i dhanë dritën jeshile për karrigen e kryetarit të Kuvendit as Albulena Haxhiut e as Donika Gërvallës. Seanca konstituive vazhdon të premten, në orën 11:00.

  • Sulmet izraelite shkaktojnë të paktën 28 viktima të tjera në Gaza

    Sulmet izraelite shkaktojnë të paktën 28 viktima të tjera në Gaza

    Të paktën 28 palestinezë janë vrarë nga sulmet e forcave izraelite në Rripin e Gazës që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mes viktimave janë edhe shtatë persona që po kërkonin ndihmë në veri të kampit të refugjatëve ‘Nuseirat’, të cilët, sipas burimeve spitalore në Jabalia, u qëlluan nga trupat izraelite.

    Sulmi i sotëm pason bilancin e një dite më parë, kur të martën u raportuan 60 viktima dhe 343 të plagosur nga bombardimet izraelite.

    Situata humanitare në Gaza vazhdon të rëndohet, ndërsa popullata përballet me mungesë të ushqimit, ujit dhe shërbimeve shëndetësore bazike në kushtet e bombardimeve të vazhdueshme.