ATV

Category: Lajme

  • Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

    Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

    Ka vdekur Greta Kryeziu, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, për të cilën ditë më parë ishte kërkuar ndihmë financiare për shërim. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këto ditë të vështira.

    Në reagimin e saj, Komuna e Kamenicës e ka cilësuar humbjen si një goditje të madhe për institucionin dhe komunitetin lokal.

    Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e kujtoi Gretën si vajzë të përkushtuar me shumë plane për të ardhmen. Ai nënvizoi angazhimin e saj si profesioniste e zellshme dhe si kandidate politike, si në nivel kombëtar ashtu edhe lokal.

  • AAK mbështet vetëm emra unifikues

    AAK mbështet vetëm emra unifikues

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para seancës së Kuvendit tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar çështjen e votimit të hapur, kufizimin e tri tentativave për një kandidat dhe afatin 30-ditor për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    Ai deklaroi se partia e tij nuk do të japë votë për Albulena Haxhiun, por do të mbështeste një kandidat tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje që shihet si figurë unifikuese.

  • Limaj: VV duhet të sigurojë shumicën parlamentare

    Limaj: VV duhet të sigurojë shumicën parlamentare

    Ndërkohë para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë, duhet të gjejë rrugë për të siguruar një shumicë parlamentare. Ai tha se interesi publik është të ndërtohen kapacitete qeverisëse dhe të formohen institucionet.

    Limaj theksoi se Nisma e ka dhënë një mundësi për bashkëpunim, por ka përsëritur qëndrimin se pa një marrëveshje politike nuk do të ketë votë për kryeparlamentarin. Ai kujtoi se edhe dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese e konfirmojnë se zgjedhja e udhëheqjes së Kuvendit duhet të bëhet në përputhje me interesin e vendit.

    Sipas tij, vetëm një marrëveshje politike mund të prodhojë ndërtimin e institucioneve, ndërsa pa të procesi mbetet i bllokuar.

  • Murati akuzon ish-opozitën për bllokimin e procesit të konstituimit të kuvendit

    Murati akuzon ish-opozitën për bllokimin e procesit të konstituimit të kuvendit

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas dështimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit akuzoi ish-opozitën se po bllokon formimin e institucioneve.

    Ai tha se qëllimi i saj është rikthimi i një modeli të qeverisjes së vitit 2019, ku sipas tij përfshihej edhe Lista Serbe.

  • Ish-opozita kritikon VV-në pas dështimit të seancës

    Ish-opozita kritikon VV-në pas dështimit të seancës

    Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, partitë ish opozitare kanë reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do të votojë asnjë kandidat që ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

    Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, akuzoi Vetëvendosjen se nuk ka interes për formimin e institucioneve. Ajo tha se dy kandidatët e propozuar, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dihej se nuk kishin votat, duke e cilësuar këtë veprim si pengesë për konstituimin e Kuvendit.

    Ndërkohë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e quajti arrogante qasjen e Vetëvendosjes. Sipas saj, seanca duhej të ishte thirrur me kërkim falje, pasi Kushtetuta është shkelur, ndërsa vendi mbahet peng për gjashtë muaj me kandidatura që dihej se nuk do të mbështeteshin nga opozita.

  • Abdixhiku: VV nuk ka numra dhe refuzon kompromis

    Abdixhiku: VV nuk ka numra dhe refuzon kompromis

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas vazhdimit të seancës konstituive tha se problemi kryesor mbetet mungesa e shumicës parlamentare nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas tij, partia fituese nuk ka numrat e nevojshëm dhe refuzon të bëjë kompromis me partitë e tjera.

  • Kadrijaj: VV-ja qëllimshëm po propozon figura që nuk votohen

    Kadrijaj: VV-ja qëllimshëm po propozon figura që nuk votohen

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me propozimin e Donika Gërvallës, pas Albulena Haxhiut, qëllimshëm po “propozon figura që nuk votohen”.

    Në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Kushteuteses, sipas Kadrijajt, gjithçka do të duhej të niste me kërkim falje për shkelje të Kushtetutës. Ajo ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar që LVV-ja po vepron jashtëligjshëm.

    “Kushtetuesja e konstatoi atë që e kemi thënë në vazhdimësi. Ata e kanë ditë që Haxhiu nuk ka votë, sërish e propozuan. Ne i kemi ofruar alternativat që nuk i kanë pranuar dhe qëllimshëm po propozojnë kandidatë që nuk e marrin shumicën e votave”, ka thënë ajo.

  • Abdixhiku: Thelbi i problemit është mungesa e numrave, VV po bën bllokadë, po refuzon kompromisin

    Abdixhiku: Thelbi i problemit është mungesa e numrave, VV po bën bllokadë, po refuzon kompromisin

    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas dështimit të konsituimit të kuvendit pas aktgjykimit të Kushtetueses, duke thënë mes tjerash se sot u bë e qartë se thelbi i problemit është mungesa e shumicës, shkruan Gazeta Express.

    Ai ka thënë edhe se VV-ja s’i ka numrat, dhe se e njëjta po refuzon të bëj kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativa.

    I pari i LDK-së ka deklaruar edhe se qëndrimet e kësaj partie do të vazhdojnë të mbesin të njëjta.

    ‘‘Tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë të shumica parlamentare përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra nuk ka numra partia që ka dal e para në këto zgjedhje, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa dhe rrjedhimisht bën bllokadë. Qëndrimet e LDK do të mbesin të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kemi humbur kohë shumë, për shkak të instituimit kokëfortë për shkak të qasjes së njëanshme të më të vjetrit të kësaj seance sot iu kthyem në fillim, të thelbi i problemit të mungesa e numrave’’, tha ai.

  • Krasniqi: Votojmë vetëm ndonjë kandidat të VV-së që s’ka qenë pjesë e Qeverisë

    Krasniqi: Votojmë vetëm ndonjë kandidat të VV-së që s’ka qenë pjesë e Qeverisë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij do të votoj kandidat të Vetëvendosjes vetëm nëse ata s’kanë qenë pjesë e Qeverisë.

    “Ne erdhëm sot me shpresën se Lëvizja Vetëvendosje do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë kandidat që do të votohej. Ne votojmë kandidatë të Vetëvendosjes vetëm nëse ata s’kanë qenë pjesë e Qeverisë” ka thënë Krasniqi.

  • Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit, Haxhiu dhe Gërvalla nuk sigurojnë votat e nevojshme

    Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit, Haxhiu dhe Gërvalla nuk sigurojnë votat e nevojshme

    Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar zgjedhja e Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit. Në të dy rastet, në votim morën pjesë 116 deputetë, prej të cilëve 57 votuan pro, 56 kundër dhe tre abstenuan.

    Seanca e sotme u mbajt pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që përcakton zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të hapur. Vendimi thekson se një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë në këtë proces dhe pjesëmarrja e deputetëve në votim është e detyrueshme.