ATV

Category: Lajme

  • Viti shkollor nis me rënie të numrit të nxënësve, 629 fëmijë u larguan nga Kosova

    Viti shkollor nis me rënie të numrit të nxënësve, 629 fëmijë u larguan nga Kosova

    Viti i ri shkollor filloi si çdo vit me një shtator në të gjitha shkollat e Kosovës. Por jo të gjithë nxënësit u kthyen në bankat e shkollës. Shkollave të Kosovës i munguan hiq më pak se 629 nxënës. Ata nuk i braktisën vetëm bankat shkollore, por dhe Kosovën.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 629 nxënës, kanë braktisur shkollat dha ja larguar nga Kosova gjatë vitit shkollor 2024/25.

    Sipas të dhënave zyrtare, nga ky numër i nxënësve të larguar 350 janë djem, ndërsa 279 vajza.

    Fenomeni i largimit të nxënësve nuk është shpërndarë njëtrajtësisht në të gjitha komunat. Komunat me numrin më të madh të fëmijëve që kanë ndërprerë shkollimin janë Gjakova me 89 nxënës, Malisheva me 84, Gjilani me 74, Prizreni me 66 dhe Suhareka me 61.

    Në qytetin e Pejës 46 nxënës e kanë braktisur shkollën, pasuar nga Lipjani nga i cili janë larguar 34 nxënës.

    Rahovecin e kanë braktisur 27 nxënës, ndërkaq Istogun 20. E nga Deçani dhe Podujeva janë larguar nga shkolla 19 nxënës.

    Megjithëse kryeqyteti Prishtina e ka numrin më të madh të banorëve, vazhdon të ketë numër të vogël të nxënësve që kanë braktisur shkollat, krahasuar me komunat tjera. Në Prishtinë vetëm 9 nxënës e kanë braktisur shkollën gjatë një viti dhe janë larguar nga Kosova.

  • Përmbytjet masive në Pakistan, mbi 900 të vdekur dhe mbi dy milionë persona të evakuuar

    Përmbytjet masive në Pakistan, mbi 900 të vdekur dhe mbi dy milionë persona të evakuuar

    Më shumë se dy milionë persona janë evakuuar në Pakistan pas përmbytjeve të mëdha që kanë goditur vendin.

    Sipas të dhënave të publikuara sot në mëngjes, që nga fundi i qershorit, mbi 900 persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve.

    Pjesa lindore e Pakistanit është më e goditura, ku vetëm aty janë evakuuar dy milionë banorë. Ndërkohë, 150 mijë të tjerë janë zhvendosur nga një rajon tjetër i përmbytur, dhe autoritetet paralajmërojnë se ky numër mund të rritet.

    Shkak për përmbytjet janë shirat e dendur si pasojë e ndryshimeve klimatike, por edhe mungesa e investimeve në mbrojtje. Situata mbetet kritike pasi reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

  • Dy raste të dhunës në Vushtrri, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

    Dy raste të dhunës në Vushtrri, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

    Policia e Kosovës në Vushtrri ka trajtuar dy raste të ndara të dhunës fizike gjatë ditës së enjte, ku incidentet kanë përfshirë sulme ndaj disa personave.

    Në rastin e parë, të raportuar në mëngjes rreth orës 10:00, një grua ka kërkuar ndihmë pasi ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Më vonë, në mbrëmje rreth orës 19:00, është regjistruar një tjetër incident ku një burrë dyshohet se ka sulmuar dy persona, një burrë dhe një grua.

    Lidhur me rastin e parë, viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mbetet ende në kërkim policor.

    Ndërkohë, autori i sulmit të dytë është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

  • Vdekje e dyshimtë në Kllokot, Policia nis hetimet

    Vdekje e dyshimtë në Kllokot, Policia nis hetimet

    Një rast i vdekjes së dyshimtë është regjistruar të enjten në komunën e Kllokotit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.

    Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ku mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin ku është gjetur.

    Në konsultim me prokurorin përgjegjës, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

  • Ushtarët shqiptarë nisen në Kosovë, kontingjenti i Shqipërisë i bashkohet KFOR-it

    Ushtarët shqiptarë nisen në Kosovë, kontingjenti i Shqipërisë i bashkohet KFOR-it

    Një kontingjent i ri i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është nisur drejt Kosovës për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të KFOR-it. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes i

    Shqipërisë, Pirro Vengu, mëngjesin e sotëm.
    Përmes një postimi në Facebook, Vengu ka publikuar fotografi të ushtarëve gjatë nisjes së tyre.

    Ai deklaroi se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që do shërbejnë në Kosovë, çdo ditë e mbajnë lart flamurin dhe vlerat kombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë.

    Ky angazhim rikonfirmon rolin aktiv të Shqipërisë në kuadër të aleancës së NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

  • FBI publikon foto të reja të të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

    FBI publikon foto të reja të të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

    Janë publikuar fotografi të tjera të personit që dyshohet për rastin e vrasjes së Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe aleat i presidentit amerikan Donald Trump.

    Një ditë më parë, FBI shfaqi dy fotografi të personit të dyshuar, për të cilin besohet se veproi i vetëm, raporton BBC.

    Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tij.

    Sipas informacioneve të fundit, guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka bërë të ditur se deri më tani janë paraqitur mbi 7,000 pista dhe informacione nga qytetarët.

  • Arrestohet një person, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

    Arrestohet një person, dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

    “Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.

  • Prattipati për deklaratat e Kurtit: Veprimet që dobësojnë stabilitetin politik dhe ekonomik, sfidë serioze për partneritetin tonë

    Prattipati për deklaratat e Kurtit: Veprimet që dobësojnë stabilitetin politik dhe ekonomik, sfidë serioze për partneritetin tonë

    E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se është e zhgënjyer me deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me Gjykatën Kushtetuese, i cili në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e kishte quajtur ‘hije politike të opozitës’ ndaj Vetëvendosjes.

    E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Prattipati tutje ka thënë se këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës.

    “Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka theksuar Prattipati në një përgjigje për Telegrafin.

    Ajo tutje ka thënë se çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin reciprok.

    “Jemi duke e shqyrtuar me kujdes përgjigjen tonë, por më lejoni të jem e qartë, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë”, ka thënë Prattipati.

    Ndryshe, ditë më parë lideri i LVV-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.

    Këto akuza janë bërë pasi Kushtetuesja kishte vendosur masë të përkohshme ku u është ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime, gjersa ka ndaluar çfarëdo procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

    Lidhur me deklaratën e Kurtit kanë reaguar edhe nga Kushtetuesja.

    Gjykata Kushtetuese ka shprehur shqetësim për deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë, duke i cilësuar ato si të pamatura dhe të dëmshme për demokracinë.

    Në reagimin e saj, Gjykata thekson se pavarësia dhe paanshmëria e saj nuk janë privilegj i gjyqtarëve, por themel i shtetit të së drejtës dhe parim bazë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

  • Osmani i bashkohet nismës për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor, kërkon përkushtim institucional dhe shoqëror

    Osmani i bashkohet nismës për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor, kërkon përkushtim institucional dhe shoqëror

    Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjes, presidentja Vjosa Osmani, është bashkuar me nismën e Linjës së Jetës për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor.

    Ajo e ka cilësuar kujdesin ndaj shëndetit mendor si çështje thelbësore për mirëqenien e qytetarëve, duke nënvizuar nevojën për përkushtim institucional dhe shoqëror.

  • SBAShK-u paralajmëron veprime sindikale, kërkohet rritja e pagave dhe nënshkrimi i kontratës kolektive

    SBAShK-u paralajmëron veprime sindikale, kërkohet rritja e pagave dhe nënshkrimi i kontratës kolektive

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar Qeverinë e ardhshme për veprime sindikale, duke mos e përjashtuar edhe grevën.

    Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, kjo do të ndodhë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për rritje pagash dhe kushte më të mira pune.