ATV

Category: Lajme

  • Eliminimi i trafikut në Veternik, Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

    Eliminimi i trafikut në Veternik, Përparim Rama zbulon projektin për rrugë të reja për lehtësuar hyrjen në Prishtinë

    Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se projektit për lagjen periferike të Prishtinës, Veternikun, është finalizuar.

    Rama ka thënë se përmes këtij projekti, do të krijohet lidhje e re mes Rrugës A dhe Lagjes Emshir, për të lehtësuar dhe shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës,

    “Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, ka shkruar Rama.

  • Shenoll Muharremi për deklaratat e Kurtit: Mos u bëj “Drama Queen”, Ardian Gjini nuk të refuzoi, por të ofroi zgjidhje

    Shenoll Muharremi për deklaratat e Kurtit: Mos u bëj “Drama Queen”, Ardian Gjini nuk të refuzoi, por të ofroi zgjidhje

    Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se “nuk beson që është në rregull që një parti e respektuar siç është Aleanca të refuzojë takimin me mua si kryeministër”.

    Përmes një postimi në Facebook, Muharremi e ka kritikuar Kurtin, duke thënë se vetë ai mban përgjegjësi për situatën e krijuar, pasi në të kaluarën nuk e kishte ftuar Aleancën në takime dhe kishte treguar, sipas tij, mungesë respekti ndaj kësaj partie.

    “Nuk e ke thirrur në takime Aleancën herën e kaluar. Ke treguar mosrespekt dhe je munduar me e poshtëru e me i paraqitur si të parëndësishëm, edhe pse votat e AAK-së në disa kombinime e kishin ndihmu gjetjen e zgjidhjes”, ka shkruar Muharremi.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu qasjen e kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, duke theksuar se ky i fundit nuk e ka refuzuar ftesën e Kurtit, por përkundrazi i ka dërguar letër, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve.

    Sipas Muharremit, kërkesat e paraqitura nga Gjini janë në interes të publikut dhe jo të interesave partiake.

    Në fund të reagimit, analisti i ka bërë thirrje Kurtit të heqë dorë nga, siç e ka quajtur ai, “loja e viktimës” dhe të fokusohet në ndërtimin e një zgjidhjeje.

    “Mos vazhdo me u ba ‘Drama Queen’ e me luajt lojën e viktimës, por bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje”.

  • IKD: Projektligji për Byronë kërkon rishikim për të garantuar pavarësinë e institucionit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

    IKD: Projektligji për Byronë kërkon rishikim për të garantuar pavarësinë e institucionit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizoi konferencë për media, në të cilën publikoi raportin “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”.

    Në hapje të konferencës, hulumtuesja në IKD, Shqiponjë Gashi, theksoi se raporti është përgatitur mbi bazën e komenteve që IKD i ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë dhe synon të kontribuojë në përmirësimin e projektligjit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    Fillimisht, hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, rikujtoi se tash e gjashtë vite në Kosovë është duke u diskutuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Gjatë kësaj periudhe, projektligji është miratuar tre herë në Qeveri, ndërsa në dy raste pa zhvilluar fare konsultime publike dhe në një rast tjetër me afate të shkurtuara. Ai vlerësoi pozitivisht faktin që versioni aktual është publikuar për konsultime publike, duke krijuar mundësinë që vërejtjet profesionale të adresohen para procedimit të tij në Kuvend.

    Më tej, Shala theksoi se, ndonëse projektligji aktual paraqet përmirësime në raport me draftet paraprake, ai ende përmban dispozita që kërkojnë rishikim. Sipas tij, luftimi i pasurisë së pajustifikueshme është një qëllim legjitim dhe me interes të lartë publik, mirëpo mënyra se si ndërtohet mekanizmi për verifikimin dhe konfiskimin e saj është po aq e rëndësishme sa vetë qëllimi i ligjit.

    Duke qenë se Byroja do të ushtrojë kompetenca të gjera, përfshirë verifikimin e pasurisë, kërkimin e masave të sigurimit, inicimin e procedurave gjyqësore dhe kërkimin e konfiskimit të pasurisë, projektligji duhet të jetë i qartë, i saktë dhe të përmbajë garanci të mjaftueshme kundër arbitraritetit.

    Sa i përket pavarësisë institucionale, Shala theksoi se projektligji parasheh që Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të zgjidhen nga Kuvendi me shumicën e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Sipas IKD-së, një mënyrë e tillë e zgjedhjes nuk ofron garanci të mjaftueshme për një institucion që do të vendosë për çështje me pasoja të rëndësishme juridike, ekonomike dhe personale. Për këtë arsye, IKD rekomandon që këto pozita të zgjidhen së paku me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit, në mënyrë që të forcohet pavarësia dhe besueshmëria e institucionit.

    Një tjetër çështje e rëndësishme e evidentuar në raport lidhet me kriteret për fillimin e procedurës së verifikimit të pasurisë. Shala theksoi se projektligji nuk e përcakton qartë se kur një pasuri konsiderohet dukshëm më e lartë se të hyrat e ligjshme. Mungesa e një pragu të përcaktuar, metodologjie dhe kritereve objektive i jep Byrosë hapësirë të gjerë interpretimi, duke krijuar rrezik që raste të ngjashme të trajtohen në mënyra të ndryshme.

    Lidhur me organizimin e sistemit gjyqësor, Shala tha se projektligji nuk e ka ndërtuar në mënyrë të plotë specializimin gjyqësor. Edhe pse parasheh krijimin e Divizionit për Konfiskim Civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ai nuk parasheh specializim edhe në Gjykatën e Apelit. IKD vlerëson se edhe gjykimi në shkallën e dytë përfshin çështje komplekse që lidhen me faktet, provat, barrën e provës, të drejtat e palëve të treta dhe konfiskimin e pasurisë, prandaj specializimi duhet të shtrihet edhe në këtë nivel.

    Shala theksoi gjithashtu se projektligji duhet të qartësojë momentin kur barra e provës kalon te pala. Qytetari nuk duhet të detyrohet të arsyetojë prejardhjen e pasurisë vetëm për faktin se Byroja ka paraqitur propozimin në gjykatë. Para se barra e provës të kalojë te pala, gjykata duhet të vlerësojë nëse kërkesa e Byrosë është e mbështetur në prova të mjaftueshme dhe nëse ekzistojnë baza reale për vazhdimin e procedurës.

    Më tej, ai theksoi se projektligji nuk rregullon në mënyrë të mjaftueshme të drejtën e kompensimit në rastet kur procedura përfundon pa konfiskim. IKD vlerëson se ligji duhet të përcaktojë qartë mënyrën, afatet dhe përgjegjësinë për kompensimin e dëmit në rastet kur pasuria e një qytetari është bllokuar për muaj ose vite dhe në fund rezulton se nuk ka pasur bazë për konfiskim.

    Një tjetër rekomandim i rëndësishëm lidhet me mbrojtjen e palëve të treta. Shala theksoi se transferimi i pasurisë te një person tjetër nuk duhet të jetë i mjaftueshëm për përfshirjen e tij në procedurën e verifikimit. IKD vlerëson se një ndërhyrje e tillë duhet të bazohet në rrethana konkrete që tregojnë se transferimi është bërë për fshehjen e pasurisë ose shmangien e konfiskimit. Po ashtu, raporti rekomandon qartësimin e konceptit të blerësit me mirëbesim për të shmangur pasigurinë juridike.

    Në fund, Shala theksoi se masat e sigurimit duhet t’i nënshtrohen rishikimit periodik nga gjykata për të garantuar proporcionalitetin e tyre dhe për të parandaluar kufizime të panevojshme të të drejtës së pronës. Ai shtoi se projektligji kërkon gjithashtu përmirësime gjuhësore, teknike dhe konceptuale në një sërë dispozitash, përfshirë ato që lidhen me pasuritë zëvendësuese, transaksionet me palët e treta dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

    IKD vlerëson se projektligji mund të shërbejë si një mekanizëm efektiv për luftimin e pasurisë së pajustifikueshme vetëm nëse garanton pavarësi institucionale, siguri juridike dhe mbrojtje efektive të të drejtave të qytetarëve.

    Në fund, Shala theksoi se projektligji kërkon rishikim gjuhësor, teknik dhe konceptual për të qartësuar një sërë dispozitash. Ai shtoi se Ligji për Byronë mund të jetë një mekanizëm i rëndësishëm në luftimin e pasurisë së pajustifikueshme vetëm nëse ndërtohet si instrument i sundimit të ligjit dhe garanton siguri juridike për qytetarët.

  • SHBA reagon pas pretendimeve të Iranit se kontrollon ‘armën e artë’

    SHBA reagon pas pretendimeve të Iranit se kontrollon ‘armën e artë’

    Pas një nate me raportime për shpërthime në Iran, më në fund ka reaguar Komanda Qendrore e SHBA-së – por bëhet fjalë për diçka tjetër në luftën me Iranin.

    Komanda Qendrore e SHBA-së ka kundërshtuar një pretendim iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.

    Rruga ujore u quajt “arma e artë” e Iranit nga një burim iranian, i cili tha se ishte leva më e mirë e vendit mbi ekonominë globale – dhe për këtë arsye kundër SHBA-së.

    Raportohet se Irani ka kërcënuar të mbyllë përsëri rrugën ujore pas sulmeve të reja amerikane.

    CENTCOM kundërshtoi pretendimin e Iranit për kontrollin e ngushticës, duke thënë: “Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit. Që nga fillimi i majit, forcat amerikane kanë ndihmuar në lehtësimin e suksesshëm të tranzitit të më shumë se 800 anijeve tregtare dhe 380 milionë fuçive naftë të papërpunuar përmes korridorit jetësor të tregtisë ndërkombëtare”.

    Ndryshe, Izraeli ndau informacione të reja inteligjence me SHBA-në, të cilat sipas tij tregonin një plan të ri iranian për të vrarë presidentin Donald Trump, thanë njerëz të njohur me çështjen, një zbulim që do të shënonte një përshkallëzim të luftës midis Uashingtonit dhe Iranit.

    Irani për vite me radhë është zotuar hapur se do të hakmerret kundër Trumpit për vrasjen e Qassem Soleimani, i cili ishte një gjeneral i lartë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, gjatë mandatit të parë të presidentit.

  • “Fluturon” me Lamborghini, kosovarja kap shpejtësinë marramendëse prej 200 km/h dhe e filmon veten

    “Fluturon” me Lamborghini, kosovarja kap shpejtësinë marramendëse prej 200 km/h dhe e filmon veten

    Një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi një vajzë nga Kosova shihet duke vozitur një Lamborghini dhe duke regjistruar momentin gjatë udhëtimit.

    Në pamjet e publikuara, automjeti luksoz shihet duke arritur shpejtësi deri në rreth 200 km/h.

    Pamjet duket se janë regjistruar në rrugë publike, ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet në platformat sociale.

  • Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Shaban Lajqi: Lavdi jetës dhe veprës së tij!

    Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Shaban Lajqi: Lavdi jetës dhe veprës së tij!

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarin Shaban Lajqi.

    Përmes një postimi në Facvebook, Haradinaj e ka cilësuar Lajqin si luftëtar të dalluar dhe mjeshtër të armatimit, duke thënë se ai mbetet i paharruar për bashkëluftëtarët dhe në historinë e luftës çlirimtare.

    “Shaban Lajqi – Mixha, luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit, i afërt dhe i dashur për bashkëluftëtarët, mbylli sytë 20 vjet më parë, por ai mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare. Kam pasur nderin ta kem pranë në vijat e frontit, ku me trimërinë e tij u bë mbështetje për secilin prej nesh. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Haradinaj.

  • Mbrojtësit e viktimave trajtuan 52 raste gjatë javës së fundit, shumica për dhunë në familje

    Mbrojtësit e viktimave trajtuan 52 raste gjatë javës së fundit, shumica për dhunë në familje

    Gjatë periudhës 3-10 korrik, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës, në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, kanë trajtuar gjithsej 52 raste të reja të kategorive të ndryshme të dhunës dhe veprave penale.

    Sipas të dhënave të kësaj zyre, numri më i madh i rasteve ka të bëjë me dhunën në familje, me gjithsej 44 raste të evidentuara. Përveç tyre, janë trajtuar edhe raste të tjera, përfshirë një rast të dhunimit, një rast të sulmit seksual, një rast të shkeljes së urdhrit mbrojtës, një rast të vrasjes, një rast të kanosjes, dy raste të krimeve të luftës dhe një rast të shkeljes së detyrimeve familjare.

    Gjatë kësaj periudhe, mbrojtësit e viktimave kanë paraqitur në gjykata shtatë kërkesa për urdhër mbrojtje dhe 11 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente. Po ashtu, janë parashtruar edhe dy kërkesa për vazhdimin e urdhrit mbrojtës dhe dy kërkesa për ndërprerjen e tij.

    Nga procedurat e zhvilluara, janë aprovuar nëntë aktvendime, ndërsa dy kërkesa janë refuzuar. Viktimat kanë paraqitur edhe dy kërkesa për kompensim nga Fondi për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe janë regjistruar katër deklarata të pëlqimit të viktimës për ndihmë dhe katër ankesa.

    Në kuadër të mbështetjes juridike dhe përfaqësimit institucional, gjatë javës janë zhvilluar 67 seanca gjyqësore, tetë seanca në prokurori dhe janë dhënë 51 këshilla juridike për viktimat.

    Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë nxjerrë 10 aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues. Për mbështetje të mëtejshme sociale, janë bërë dy referime të rasteve në Qendrat për Punë Sociale (QPS) dhe është realizuar 1një përfaqësim i rastit në QPS.

  • Tragjedi në Gjermani: 45-vjeçari dyshohet se i vuri flakën nënës

    Tragjedi në Gjermani: 45-vjeçari dyshohet se i vuri flakën nënës

    Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin Hunfelden-Kirberg në Gjermani, ku një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, nën dyshimet se ka privuar nga jeta nënën e tij.

    Sipas policisë gjermane, të enjten, më 9 korrik, rreth orës 17:20, shërbimet emergjente janë njoftuar për një zjarr në një banesë në rrugën Weiherweg, në Hunfelden-Kirberg, raportojnë mediat gjermane.

    Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipet e emergjencës kanë gjetur brenda banesës trupin e pajetë të një gruaje 76-vjeçare. Në të njëjtin objekt është gjetur edhe një grua 103-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

    45-vjeçari dyshohet se sulmoi nënën pas një konflikti
    Sipas hetimeve fillestare, autoritetet dyshojnë se 45-vjeçari e ka sulmuar nënën e tij 76-vjeçare gjatë një konflikti në banesën ku jetonin së bashku dhe më pas i ka vënë flakën.

    Gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda të marra.

    Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe gjyshja 103-vjeçare e të dyshuarit, e cila ka mbetur e lënduar rëndë.

    Policia zhvilloi operacion të gjerë për kapjen e të dyshuarit
    Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga vendi i krimit. Policia gjermane ka nisur menjëherë një operacion të gjerë kërkimi për lokalizimin e tij.

    Në aksion janë përfshirë një helikopter policie, qen gjurmues dhe forca të posaçme të policisë së landit Hessen.

    Pas disa orësh kërkimesh, i dyshuari është lokalizuar rreth orës 20:05 dhe është arrestuar pa rezistencë.

    Hetimet janë duke vazhduar
    Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë incident tragjik.

    Policia nuk ka bërë ende publike detaje të tjera, pasi hetimet janë ende në zhvillim.

  • Kurti e quan AAK’në parti të respektuar: Nuk është në rregull që e refuzuan takimin me mua

    Kurti e quan AAK’në parti të respektuar: Nuk është në rregull që e refuzuan takimin me mua

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur “parti të respektuar” Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Kjo gjuhë e ndryshuar e Kurtit vjen pas përplasjeve të shuma që kishin në legjislaturat e kaluara, por edhe gjatë fushatave zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje e AAK.

    Ai iu referua kështu partisë së Ardian Gjinit derisa tha se s’është në rregull që ai s’e ka pranuar ftesën e tij për takim.

    “Kryetari i AAK’së s’e ka konsideruar të arsyeshme dhe të nevojshme që të takohet me mua. Unë besoj se është e rëndësishme të takohet me mua. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Ne edhe nëse s’do të jemi bashkë në Qeveri, padyshim që do të jemi bashkë në institucione dhe në kohën kur takime zhvillohen gjithandej, pothuajse secili me secilin, nuk është në rregull që një parti e respektuar parlamentare si AAK të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese”.

    Derisa po kalkulonte numrat për formim të institucioneve, Kurti s’i përfshiu 7 deputetët e AAK’së për shkak të refuzimit të ftesës.

  • Kurti flet pas takimit me Hamzën: Ishte konstruktiv, atmosferë e vullnetit, s’kemi rezultat konkret

    Kurti flet pas takimit me Hamzën: Ishte konstruktiv, atmosferë e vullnetit, s’kemi rezultat konkret

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për takimin që pati me kryetarin e PDK’së, Bedri Hamza.

    Ai tha se me të pati një takim konstruktiv dhe me “atmosferë të vullnetit”.

    “Me kryetarin Hamza u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve meqenëse është edhe numri i dytë me numër të deputetëve pas Lëvizjes Vetëvendosje. E falënderoj kryetarin Hamza. Takimi ishte konstruktiv në atmosferë të vullnetit dhe interesimit për t’i dhënë institucione të reja në përputhje me vullnetin e popullit. S’kemi ndonjë rezultat konkret, të arritur që do të mund ta ndaja me publikun”.

    Kurti kërkoi që “kjo frymë të mbizotërojë edhe në vijim dhe në përputhje me afatet kushtetuese t’i konstituojmë institucionet.

    “Vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të vijojë të mbizotërojë. Duhet të jemi optimistë”.

    Kurti tha se në pasditen e vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

    “Si tri subjekte të mëdha, që së bashku kanë…le t’i mbledhim me shpejtësi 93 deputetë, pra 53 VV, 22 PDK dhe 18 LDK. “Ne kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve që të konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11’të.