ATV

Category: Lajme

  • Shqipëria solidarizohet me Estoninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

    Shqipëria solidarizohet me Estoninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur shqetësimin e thellë të Shqipërisë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë MiG-31.

    Në një postim në X, ajo theksoi solidaritetin e plotë me vendin aleat dhe rikonfirmoi unitetin e NATO-s kundër provokimeve ruse.

    “Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë.”, shkruan Spiropali.

    Përshkallëzimi i tensioneve dhe kërkesa e Estonisë

    Incidenti, i cili zgjati 12 minuta dhe ku avionët rusë kishin radiot e fikura, ka shtyrë qeverinë estoneze të kërkojë konsultime me aleatët e NATO-s sipas Nenit 4 të Aleancës. Ky veprim tregon seriozitetin e situatës dhe vjen pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore në vendet e NATO-s si Rumania dhe Polonia. Sipas Talinit, sjellja e Rusisë tregon një “paturpësi të paparë.”

    Si përgjigje ndaj provokimit, dy avionë italianë F-35, të angazhuar në misionin e patrullimit ajror të NATO-s, u ngritën në ajër dhe i detyruan avionët rusë të largoheshin. Reagimet ndërkombëtare ishin të menjëhershme, me liderë si Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas që u shprehën ashpër kundër Rusisë dhe kërkuan një përgjigje kolektive.

    Reagimi i NATO-s dhe qëndrimi i Aleatëve

    NATO e ka cilësuar incidentin si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë” dhe ka njoftuar nisjen e Operacionit Sentinel East për të forcuar patrullimin e krahut lindor.

    Vendosmëria e Aleancës për të mbrojtur hapësirën e saj të përbashkët duket e qartë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se provokimet ruse do të vazhdojnë nëse nuk përballen me një përgjigje të fortë dhe të unifikuar.

  • Trump: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë “mund të shkaktojë probleme të mëdha”

    Trump: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë “mund të shkaktojë probleme të mëdha”

    Donald Trump tha se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia mund të shkaktojë “probleme të mëdha”.

    Duke folur në Zyrën Ovale, presidenti amerikan tha se do të “hetojë” raportet.

    “Do të më bëjnë një përmbledhje së shpejti, kështu që do t’ju informoj për këtë sonte ose nesër,” tha ai.

    Kur u pyet për situatën, Trump shtoi: “Nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur ndodh kjo. Mund të sjellë probleme të mëdha.”

  • Edhe Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës

    Edhe Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës

    Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendimin për të njohur shtetin palestinez.

    Ministria e Jashtme e Portugalisë ka njoftuar se njohja do të bëhet të dielën, vetëm një ditë para një konference të nivelit të lartë për shtetësinë palestineze që do të mbahet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

    “Ministria e Jashtme konfirmon se Portugalia do të njohë Shtetin e Palestinës. Deklarata zyrtare e njohjes do të bëhet të dielën, më 21 shtator, përpara konferencës së nivelit të lartë javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në faqen zyrtare.

    Sipas gazetës portugeze Correio da Manha, kryeministri i qendrës së djathtë, Luis Montenegro, është konsultuar me presidentin dhe parlamentin përpara se të merrte vendimin përfundimtar. Ky hap shënon fundin e një debati pothuajse 15-vjeçar në parlamentin portugez, pasi propozimi ishte paraqitur për herë të parë në vitin 2011 nga partia “Blloku i Majtë”, raporton Reuters.

  • Shkelja e hapësirës ajrore së Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

    Shkelja e hapësirës ajrore së Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të rrezikshëm nga Moska.

    Ai ka thënë se “pushtimi rus i hapësirës ajrore të Estonisë përbën një masë të re destabilizuese të papranueshme nga Moska” dhe incidentin e ka përshkruar si “skandaloz”.

    “Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.

    Ai theksoi se, sipas tij, “kërkohet veprim i fortë, si bashkërisht ashtu edhe nga vendet individuale”.

    Sipas raportimeve, tre avionë luftarakë rusë të tipit MIG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta, duke shtuar tensionet dhe duke shënuar një tjetër provokim të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

    Reagimet ndërkombëtare erdhën menjëherë, ku liderë si Ursula von der Leyen dhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas u shprehën ashpër kundër Rusisë, duke kërkuar një përgjigje të përbashkët dhe të vendosur.

    Ndërkohë, NATO e ka cilësuar incidentin si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë” dhe ka njoftuar nisjen e operacionit Sentinel East, me qëllim forcimin e patrullimit të krahut lindor.

    LEXONI EDHE:

    https://cms.atvlive.tv/kurti-shkelja-e-hapesires-ajrore-te-estonise-nga-rusia-shume-shqetesuese/

  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë deri në 30°C

    Moti sot me diell, temperaturat arrijnë deri në 30°C

    Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 11-36 km/h.

    Temperaturat do të shënojne ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.

  • Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, shumë shqetësuese

    Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, shumë shqetësuese

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar të “shumë shqetësues” lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

    Kurti theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate.

    “Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, shkroi Kurti në X.

    Estonia akuzoi Rusinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore pas hyrjes pa leje të tre avionëve luftarakë MiG-31 në qiellin e vendit baltik.

    Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi se incidenti ndodhi në zonën e Ishullit Vaindloo të premten në mëngjes, me avionët që qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për gati 12 minuta, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve ERR.

    Sipas zyrtarëve, avionët nuk kishin plane fluturimi, pajisjet identifikuese ishin të fikura dhe nuk kryen radiokomunikim me shërbimet e trafikut ajror estonez gjatë shkeljes.

    Autoritetet estoneze e dënuan ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një shkelje “të paparë brutale” të sovranitetit të vendit.

    LEXONI EDHE:

    Rusët provokojnë: Avionë luftarakë hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë

  • Aliu: Prania ime e frustron Ramusën

    Aliu: Prania ime e frustron Ramusën

    Qemajl Aliu deklaroi se prania e tij po e frustron kundërkandidatin Përparim Ramusa.

    “Është i frustruar. Prania ime këtu e frustron, sepse ndihet inferior – si në aspektin personal, ashtu edhe në atë intelektual,” tha Aliu.

    Ai i bëri thirrje prokurorisë që të vijë dhe të hetojë, duke shtuar se të gjitha dokumentet janë të hapura dhe të qasshme në lidhje me projektin e shtimit të asfaltit në komunë.

    Nga ana tjetër, Përparim Ramusa reagoi duke e akuzuar Aliun për manipulim:

    “Njëjtë ti apet po don me i manipulu” deklaroi Ramusa.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Përparim Ramusa akuzon Qemajl Aliun për manipulim në krye të detyrës, Aliu i përgjigjet

    Përparim Ramusa akuzon Qemajl Aliun për manipulim në krye të detyrës, Aliu i përgjigjet

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Ramusa, ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Qemajl Aliun, se po manipulon ndërkohë që është ende në krye të komunës së Shtimës
    .
    “Ka një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Shtimës për angazhimin e praktikantëve në komunë. Gazmend Aliun, që është i afërm i tij, e kanë thirrur për të kryer praktikë juridike, por aktualisht ai e vozit kryetarin e komunës,” deklaroi Ramusa.

    Në përgjigje të këtyre akuzave, Qemajl Aliu tha se Ramusa ka ardhur vetëm për të bërë “gjueti shtrigash”.

    “Gazmend Aliu është familjar i imi dhe më ndihmon privatisht,” tha Aliu.

    Por Ramusa iu drejtua me fjalët: “Mos u kuq, po kallxo drejt!”

    Ndërkaq, Aliu ia ktheu: “Nuk ke vizion dhe vazhdon me pasë qasjen e bllokimit.”

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Qemajl Aliu, kandidati i Vetëvendosjes, prezanton programin për mandatin e ardhshëm

    Qemajl Aliu, kandidati i Vetëvendosjes, prezanton programin për mandatin e ardhshëm

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetari aktual i Shtimës, Qemajl Aliu, në emisionin “Compass” në ATV prezantoi programin e tij për katër vitet e ardhshme.

    Sipas Aliut, prioritet kryesor do të jetë arsimi.

    “Pasi kemi investuar mbi 8 milionë euro në këto katër vite, ne do të punojmë për kompletimin e infrastrukturës dhe për mësimin gjithëditor,” shtoi Aliu.

    ‘Pako për maturantët’ dhe ‘Baby Box’ do të jenë disa nga inovacionet e reja për këtë mandat, deklaroi ai.

    Në mandatin e ardhshëm, kandidati i LVV-së premtoi gjithashtu investime në urbanizëm dhe përmirësim të planifikimit qytetar.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Përparim Ramusa, kandidati i PDK-së, prezanton programin për zhvillimin e Shtimës

    Përparim Ramusa, kandidati i PDK-së, prezanton programin për zhvillimin e Shtimës

    Përparim Ramusa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës PDK-së i cili synon të fitojë garën për të udhëhequr Shtimën, prezantoi programin e tij për zhvillimin e qytetit dhe për një jetë më të mirë për qytetarët.

    “Janë 5 fusha strategjike me gjithsej 75 projekte dhe aktivitete të planifikuara, në vlerë prej 39 milionë euro në katër vitet e ardhshme,” tha Ramusa.

    Ujë të pijshëm dhe një mjedis të pastër premtoi kandidati i PDK-së për qytetarët.

    Një tjetër prioritet i Përparim Ramusës është edhe arsimi gjithëpërfshirës.

    “Përfshirjen e të gjithë fëmijëve në edukim nga mosha 9 muaj deri në 3 vjet dhe 3 deri në 6 vjet, digjitalizim dhe pajisje në çdo klasë, bursa për studentët e dalluar,” deklaroi ndër të tjera kandidati i PDK-së.

    Sipas Ramusës, nën udhëheqjen e tij do të ketë zero tolerancë për korrupsionin.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.