ATV

Category: Lajme

  • Varroset sot aktori i njohur Enver Petrovci

    Varroset sot aktori i njohur Enver Petrovci

    Dje në moshën 71 vjeçare vdiq aktori i njohur, Enver Petrovci.

    Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet ditën e sotme me fillim nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

    Në njoftimin e Teatrit Kombëtar në Facebook, është bërë e ditur se homazhet për Petrovcin bëhen nga ora 13:30 – 15:30.

    Kurse, mbledhja komemorative bëhet me fillim nga ora 15:30.

  • KFOR-i nderoi rreshterin turk që humbi jetën duke çaktivizuar një mjet shpërthyes në Kosovë

    KFOR-i nderoi rreshterin turk që humbi jetën duke çaktivizuar një mjet shpërthyes në Kosovë

    Dje, komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në një ceremoni solemne në nder të rreshterit të Parë Hüseyin Kutlu nga Turqia, i cili humbi jetën në Kosovë gjatë përpjekjes për të çaktivizuar një mjet shpërthyes.

    Ceremonia u mbajt në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

    “Në prani të përfaqësuesve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në KFOR, gjeneral Barduani vlerësoi guximin dhe sakrificën e lartë të Hüseyin Kutlu, duke theksuar se përkushtimi i tij vazhdon të frymëzojë personelin e KFOR-it në misionin e tyre për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë”.

    “Duke u mbështetur në shembullin e tij, gjeneral Barduani kujtoi se nderimi i të rënëve do të thotë të vazhdojmë misionin e tyre drejt paqes dhe unitetit mes të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në një postim në Facebook të KFOR-it.

  • Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon John Duncan

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon John Duncan

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me dëshminë e John Duncan.

    Duncan, dje theksoi se gjatë kohës sa ka shërbyer në Kosovë nuk ka pasur asnjë dëshmi për ekzistencën e një Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së sipas kuptimit ushtarak, duke shtuar se një gjë e tillë e ka dëgjuar vetëm në deklarata politike.

    “Në kohën që kam qenë atje nuk kam pasur asnjë dëshmi që të ekzistojë një Shtab i Përgjithshëm sipas kuptimësisë nga pikëpamja ushtarake. Gjatë kohës time unë kam dëgjuar që të përmendet Shtabi i Përgjithshëm, por këtë në deklarata politike kryesisht”, tha Duncan.

    Ai tutje tha se përveç kësaj, nga aktakuza e ka kuptuar që një organ i tillë pretendohet se ka ekzistuar që nga vitet e ’90-ta.

    “Nga aktakuza kam kuptuar që është krijuar në mes të viteve ’90-të, kur UÇK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme dhe shumë e vogël dhe po dëshironin që t’i jepnin tituj të mëdhenj”, shtoi ai.

    I pyetur nga prokuroria për ish-figurat e UÇK-së Azem Syla dhe Sokol Bashota dhe nëse i njeh ata, ai tha se për të parin është emër që e ka dëgjuar, derisa për të dytin që nuk është mirë me kujtesën e emrave.

    Kur prokurori Matt Halling i tha se çka nëse i thuhet se Azem Syla ka qenë ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe Sokol Bashota ish-zëvendëskomandant, dëshmitari Duncan tha se emrat i ka të dëgjuar, por tha se nuk i mban mend as emrat e Zonave Operative siç janë ndarë në UÇK.

    Dëshmitari theksoi se nuk kishte parë asnjë komunikatë të UÇK-së që të përmendte ekzekutime ose likuidime ndaj “kolaboracionistëve” apo “tradhtarëve të kombit”.

    Megjithatë, dëshmitari pranoi se kishte hasur shpesh komunikata të tjera të UÇK-së, të cilat i merrte përmes GDOM-it, Kryqit të Kuq ndërkombëtar ose shtypit, dhe se shumica përcillnin mesazhin se UÇK-ja ishte një organizatë e mirëstrukturuar dhe e ardhmja e Kosovës.

  • Kurti për dëshminë e Rubin-it në Hagë: Shpresojmë për më të mirën, qëndrimi im për Specialen s’ka ndryshuar

    Kurti për dëshminë e Rubin-it në Hagë: Shpresojmë për më të mirën, qëndrimi im për Specialen s’ka ndryshuar

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për dëshminë e dhënë nga James Rubin, ish-ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Ai ka thënë se e ka dëgjuar dëshminë e Rubinit për aq sa ka mundur, duke lënë të kuptohet se nuk ka arritur ta dëgjoj të tërën.“Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë. Roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetjen financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën”– ka deklaruar Kurti.

    Ai ka shtuar se qëndrimi i tij për Specialen nuk ka ndryshuar.“Qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti- prej fillimit” – tha ai.“Duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe një herë po e theksoj se qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshu asnjëherë” – shtoi ai kur u pyet për atë se Adem Demaçi po përmendet si kryesori gjatë luftës dhe se ai ka qenë bashkëpunëtor i tij.

  • Franca e zyrtarizon njohjen ndaj Palestinës

    Franca e zyrtarizon njohjen ndaj Palestinës

    Siç pritej, Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmuar njohjen e shtetit palestinez.

    Franca iu bashkua një vale vendesh që e kanë bërë këtë në javët e fundit.

    Përpara se të njoftonte njohjen e shtetit palestinez nga Franca, Macron i tha OKB-së se ka ardhur koha për të ndaluar luftën në Gaza dhe për të liruar 48 pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi.

    Ai thotë se bota është vetëm pak çaste larg nga të qenit më në gjendje të arrijë paqen dhe shton: “Nuk mund të presim më.”

    Macron dënon sulmet e 7 tetorit dhe thotë se dëshiron të shohë paqe në rajon të krijuar duke pasur dy shtete që jetojnë krah për krah.

    “Asgjë nuk e justifikon luftën e vazhdueshme”, thotë Macron, duke shtuar se “gjithçka na detyron” ta çojmë atë në një fund përfundimtar.

  • Kandidati i Pavrur për kryetar të Fushë Kosovës shpalos programin

    Kandidati i Pavrur për kryetar të Fushë Kosovës shpalos programin

    Kanidadti i Pavarur për kryetar të Fushë Kosovës, Hasan Ismajli shpalosi programin e tij, nëse zgjidhet kryetar i komunës.
    “Mbështejta e plotë për nxënësit me nevoja të veçanta, krijimi i hapësirave rinore”, tha ai.
    Ndiqni debatin:

  • Programi i PDK-së për Fushë Kosovën

    Programi i PDK-së për Fushë Kosovën

    Kanidadti i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava shpalos programin e saj, nëse zgjidhet kryetare e Fushë Kosovës.
    “Infrastruktura duke përfshirë, ujësjellësin, kanalizimin, rrugë për komunikacion, pastaj është një projekt sfidues madhor që është ndërtimi i sheshit”, tha ai.
    Ndiqni debatin:

  • Programi i AAK-së për Fushë Kosovën

    Programi i AAK-së për Fushë Kosovën

    Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetare të Fushë Kosovës, shpalos programin e saj, nëse zgjidhet kryetare e Fushë Kosovës.
    “Do të rregullojmë ndriqimin publik, do të kthejmë hapësirat e gjelbërta, do të hapim hapësira për art sport”, tha ajo.
    Ndiqni debatin:

  • Programi i LDK-së për Fushë Kosovën

    Programi i LDK-së për Fushë Kosovën

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, shpalos programin e tij, nëse zgjidhet kryetar.
    “qëllimi i parë ka të bëjë me administratë komunale e cila duhet të jetë model i llogaridhënies dhe profesionalizmit, e dyta është një qyetet miqësor dhe funksional”, tha ai.
    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/JZm7azi1xIA?si=sqinY6Rbb1zMFUPk

  • Programi i LVV-së për Fushë Kosovën

    Programi i LVV-së për Fushë Kosovën

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Perbreza, shpalon programin e tij, nëse zgjidhet kryetar.
    “Për infrastrukturë kemi plan të qartë: ndërtimin e sheshit”.
    Ndiqni debatin: