ATV

Category: Lajme

  • Programi i LDK-së për Suharekën

    Programi i LDK-së për Suharekën

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës Ardian Shala, shpalosi programin e tij nëse zgjidhet kryetar i komunës.

    “Në infrastrukturë do të investojmë në ujësjellës, rrugë, kanalizim, në qytete dhe fshatra”, tha ai.

    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/yM4pnikN6tM?si=iFI5php5uEPeMGY7

     

  • Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, shpalos programin

    Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, shpalos programin

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, shpalosi programin e tij, nëse rizgjidhet kryetar i komunës.

    “Stacioni i autobusëve, ku do të jenë të ndërtuar edhe 400 parkingje për qytetarët e Suharekës, një pishinë gjysmë-olimpike”, tha ai mestjerash.

    Ndiqni debatin:

    https://www.youtube.com/live/yM4pnikN6tM?si=iFI5php5uEPeMGY7

  • “Lidhja e Prishtinës”, kërkon besimin gjatë takimeve me qytetarë të lagjeve të ndryshme

    “Lidhja e Prishtinës”, kërkon besimin gjatë takimeve me qytetarë të lagjeve të ndryshme

    Bartësi i listës së iniciativës “Lidhja e Prishtinës”, Fehmi Kupina ka vazhduar të takojë qytetarë të Kryeqytetit, për t’ua kërkuar besimin që vendet në asmable t’i gëzojnë edhe një mandat tjetër.

    Të enjten Kupina bashkë me Mentor Isufin, kandidat për Kuvend Komunal, ishin në Kalabri në takimin e radhës me qytetarë. Sic shkruan Kupina, “kudo që po shkojnë po gjejmë frymë të fitores e atmosferë të mrekullueshme.”

    Falenderues është ndaj mbështetësve, derisa thotë se numri i përfaqësuesve të “Lidhjes së Prishtinës” do të jetë më i lartë në Kuvendin Komunal.

    “Lidhja e Prishtinës” që garon me numrin 115, gjatë kësaj jave ka takuar edhe përfaqësuesit e Qendrës për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm. Sipas bartësit të Listës, Fehmi Kupinës kjo qendër ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

    “Qendra për Autizëm është një institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar. Kjo do të garantojë që shërbimet brenda qendrës të mos ndërpriten asnjëherë.”  – ka shkruar mes tjerash, Kupina pas vizitës në këtë qendër.

    Kjo iniciativë garon më 12 tetor me 56 kandidatë për asamble komunale të Prishtinës.

  • Nisma Socialdemokrate me premtime në fushën e tekonologjisë

    Nisma Socialdemokrate me premtime në fushën e tekonologjisë

    Një Vushtrri me zhvillim të teknologjisë, premtoi kandidatja e NISMËS SocialDemokrate për kryetare të kësaj komune, Xhevahire Izmaku.

    Të enjten ajo takoi themeluesen e një kompanie te teknologjisë.

    “Sot pata kënaqësinë të jem së bashku me themeluesin e Unity Tech Hub Egzon Uka – një hapësirë ku idetë kthehen në projekte konkrete, ku të rinjtë fuqizohen me dije digjitale dhe ku inovacioni merr jetë”, shkroi ajo.

    Ndërkaq, kandidatja e partisë për Prizrenin, Albulena Balaj Halimaj, kërkoi votën në lagjen Arbana të qytetit.

    Kandidati që synon edhe një mandat në krye të Malishevës, Ekrem Kastrati, shpërndau një video, ku një qytetar lavdëron punën e tij.

    Nisma Social-Demokrate garon në zgjedhjet e 12 tetorit me numrin 186.

  • Kandidatët e AAK-së takojnë prodhuesit vendorë, premtojnë përkrahje

    Kandidatët e AAK-së takojnë prodhuesit vendorë, premtojnë përkrahje

     

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka takuar qytetarë të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit, Të enjten ai u takua me banorë të Bregut të Diellit, ku diskutoi për telashet e kësaj zone derisa ai shpalosi programin për shëndetësi.

    Ndërkaq sipas Berishës, një ndër hapat e parë që do të marrë për Barilevën është definimi i pronës së stadiumit të kësaj zone.

    Në ditën e 13 të fushatës zgjedhore, kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj, që po kandidon edhe për një mandat në komunën e Suharekës, vizitoi veshtat e rrushit të kësaj komune e që nga aty, ai pati një pyetje për bashkpartiakun e tij që garon për komunën fqinje, Rahovecin.

    Pyetjes s’iu përgjigj, por megjithatë aktivitetet i vazhdoi Smajl Latifi, që po ashtu garon edhe për një mandat tjetër në Komunën e Rahovecit.

    Me fermerë jo, veç Latifi për vizitë ishte në një kompani për prodhimin e xhamit në Kosovës, i cili u zotua, për përkrahje.

    Nazim Gagica, që po kandidon në Gjilan, vizitoi tregtarët e kësaj komune, nga ku premtoi edhe mbështetje për ekonominë vendore.

    Nëpër fabrika e biznese doli edhe kandidati i Prizrenit, Besnik Krasniqi. Sipas tij zhvillimi ekonomik dhe funksionalizimi i zonës industriale do të jenë prioritet mbi prioritetet.

     

  • Kandidatët e LVV-së takojnë afaristë e qytetarë, kërkojnë vota

    Kandidatët e LVV-së takojnë afaristë e qytetarë, kërkojnë vota

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, po vazhdon fushatën e tij, nëpër lagjet e Prishtinës.

    Të enjten, kandidati Çeku, ka pati në agjendë dëgjimin e banorëve të lagjes Kolovica në Prishtinë.

    Gjatë ditës ai takoi edhe një kompani që ofron shërbime të IT-së, teksa premtoi mbështetje për një ekonomi digjitale.

    Ndërkohë, nënkryetari i LVV-së, Galuk Konjufca qe në Prizren gjatë ditës për ta përkrahur kandidatin e partisë për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi.

    Aty mbajtën takim në shoqatën e Grave ORKIDE.

    Abrashi gjatë ditës takoi edhe afaristë.

    Takime me biznese pati edhe kandidati i LVV-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola.

    Njësoj veproi edhe kandidati i kësaj partie për komunën e Ferizajt, Enver Haliti, ndërsa premtoi edhe se stacionin e autobusëve do ta kthej ku ishte.

    Ndërkohë, Faton Peci që mëton postin e kryetarit të Mitrovicës, premtoi investime në infrastrukturën e fshatit Kçiç.

    Kandidati i LVV-së, për komunën e Pejës, Taultant Kelemendi, premtoi zhvillim të turizmit shëndetësor.

  • PDK premton transformim të qyteteve e përkrahje për biznese

    PDK premton transformim të qyteteve e përkrahje për biznese

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ditën e nisi herët, e poashtu bashkë me të edhe kërkesën për mbështetje.

    Në ditën e 13, destinacioni i tij qe lagjja Kalabria, ku edhe shpalosi programin pwr tw.

    Bashkëpartiaku i tij, që po kandidon për Mitrovicën e Jugut, përmes rrjeteve sociale prezantoi një projekt për transformimin e zonës së njohur “Tuneli i Parë”. Projekti, sipas Arian Tahirit, përfshin renovimin e ndërtesave me fasada, kulme, dyer dhe dritare të reja.

    Përveç kësaj, ai tha se do t’i japë pamje të re edhe brigjeve të lumit “Trepça”

    Edhe në jug-perëndim të Kosovës, kandidati për kryetar të Prizrenit bashkë me ekipin për asamblenë komunale, qenë aktiv gjatë ditës.

    Të enjten, Shaqir Totaj vizitoi Qendrën e Strehimit për Gratë dhe Fëmijët në Prizren, ku tha se u njohën nga afër me kushtet dhe shërbimet që ofrohen për viktimat e dhunës në familje.

    Ai poashtu premtoi se do të vazhdojë të kujdeset për krijimin e kushteve të qëndrueshme për banim për gratë viktima të dhunës në familje, në mënyrë që ato të kenë mundësi ta rindërtojnë jetën e tyre me dinjitet dhe siguri.

    Kandidati Gjilanas i PDK-së, Riad Rashiti, ditën e nisi me vizitë në një ëmbëltore. Ai premtoi se do t’i mbështesë ata, derisa tha se për bizneset, me fitoren e tij, do të jetë më mirë.

    I bindur që garën do ta fitojë në Ferizaj, e bashkë me PDK-në do të udhëheqë edhe për një mandat, Agim Aliu premtoi se do të vazhdojë me punë e projekte zhvillimore për qytetarët.

  • Dita e 13-të, premtimet e PSD-së për bujqësi dhe punësim

    Dita e 13-të, premtimet e PSD-së për bujqësi dhe punësim

    Ditën e 13-të të fushatës zgjedhore, kandidatja për Prishtinën nga Partia SocialDemokrate, Besa Shahini e nisi në shoqatën Doën Syndrome Kosova.

    Siç shkruan Shahini, me Drejtuesen e organizatës, Sebahate Hajdini Beqiri, biseduam gjatë për nevojat e komunitetit, sidomos në arsim dhe punësim

    “Përkundër mbështetjes që Komuna ka dhënë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objektit ku veprojnë, nevoja për financim stabil mbetet e madhe, pasi shumë familje janë të varura nga terapitë dhe programet që ofrohen këtu.” – ka theksuar mes tjerash Shahini.

    Po ashtu rëndësi gjatë të enjtës i ka dhënë edhe jetesës me rrogën mesatare në Prishtinë.

    Bashkpartiaku Qëndron Kastrati i cili synon rikthimin në krye të Kamenicës, ka treguar tri arsyet e tij pse qytetarët duhet t’ia besojnë sërish votën.

    Vec kësaj Kastrati të enjten vizitoi edhe një fermë, prej ku tha se bujqësia do të jetë prioritet për zhvillimin e Kamenicës.

    Se Decani po e kërkon ndryshimin, po thotë kandidatja e PSD-së Natyra Kuci. Në një postim të Facebook Kuci shkruan se “Qytetarët e Deçanit e kanë ndërruar mendjen. Bashkë me ta do ta ndërrojmë pushtetin.”

  • FUSHATA E LDK-së NË DITËN E 13-të

    FUSHATA E LDK-së NË DITËN E 13-të

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama i cili në zgjedhjet e tetorit po kandidon për një mandat të dytë, të enjten ndau në facebook, video duke paraqitur kështu siç thotë ai realizimin e projekteve të cilat i ka premtuar.

    Poashtu gjatë ditës ai përuroi pllakën përkujtimore, në Taukbahçe, aty ku mijëra shqiptarë u pushkatuan pas Luftës së Dytë Botërore.

    Projekte të reja që synojnë zhvillimin e Pejës, po premton pretendenti edhe për një mandat tjetër Gazmend Muhaxheri.

    Ndërkaq përkrahje për bizneset, ka premtuar kandidati për Gjilanin, Arbër Ismajli i cili tha se ato janë gjenerator i zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

    Infrastrukturë bazike thotë se do të ketë për krejt qytetarët e Prizrenit, nëse ata ia besojnë votën Driton Selamanajt.

    Arsimi do të jetë prioritet sipas kandidatit për Ferizajn, Visar Azemi. Vec kësaj ai tha se në qeverisjen e tij rol kyc do të jenë gratë.

    Krah për punëtorët e palodhshëm do të jetë gjithmonë komuna, thotë kandidati për Istogun, Ilir Ferati.

    Promovim dhe mbështetje për bizneset lokale premtoi edhe kandidati për kryetar të Kacanikut, Betim Shala.

    Në vizitë një biznesi lokal i shkoi edhe kryetari aktual i cili po pretendon një mandat tjetër në udhëheqje të Vitisë, Sokol Haliti.

    Mbështetje për Kryqin e Kuq si dhe bizneset në Vushtrri, po premton edhe kandidati Xhafer Tahiri.

  • Rregullorja për zgjedhje e ndalon, por LDK vendos poster në hapësirat publike

    Rregullorja për zgjedhje e ndalon, por LDK vendos poster në hapësirat publike

    Poster të tillë si këta të kandidatit për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë vendosur gjithandej kryeqytetit, nëpër stacionet e autobusëve.

    Një gjë të tillë e ndalon rregullorja zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës dhe deklarimin financiar.

    Neni 7 i kësaj rregulloreje e thotë qartë se të gjitha materialet e shtypura dhe materialet e tjera zgjedhore nuk duhet të vendosen në hapësirat publike.

    Lidhur me këtë çështje, ATV provoi të marrë një qëndrim nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe nga komuna e Prishtinës por deri në publikimin e kësaj kronike asnjëra palë nuk është përgjigjur.

    Partitë e tjera politike mund të dorëzojnë ankesë në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa, por deri të mërkurën pasdite asnjë ankesë nuk figuron në faqen të PAZP-së.

    Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se partitë politike duhet t’ju përmbahen rregullave të fushatës zgjedhore për të përçuar një mesazh adekuat tek qytetarët.

    Por sipas Shalës më problematike në këtë rast është lartësia e gjobave që shqiptohen nga PZAP-ja.

    “Në këtë rast duhet që ta ketë për synim edhe parandalimin e sjelljeve në të ardhmen se nëse gjobat nuk janë mjaftueshme të larta dhe nuk i kushton mjaftueshëm financiarisht vërehet se këto gjoba nuk kanë qenë efektive mjaftueshëm për të parandaluar këto sjellje në të ardhmen,” tha Shala.

    PZAP-ja, në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit kishte gjobitur me 5 mijë euro LDK-ën për vendosjen e posterëve të kandidatëve për deputet, në hapësirat publike si stacionet e autobusëve pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!