ATV

Category: Lajme

  • Pamje të rënda nga krimi brutal në Turqi, burri ekzekuton ish-gruan me pushkë brenda një spitali

    Pamje të rënda nga krimi brutal në Turqi, burri ekzekuton ish-gruan me pushkë brenda një spitali

    Mediat turke kanë publikuar pamjet e një krimi brutal brenda familjes, i cili ka ndodhur në një spital në qytetin Kahranmarmaras.

    Në video shihet momenti kur ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Eser Karaca, i merr jetën asaj duke e qëlluar me një armë të llojit shotgun.

    Krimi makabër me autor 44-vjeçarin Atilla Aydintapli u regjistrua nga kamerat e sigurisë së spitalit privat ku punonte 42-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.

    Në video, Aydintapli shihet duke hyrë në zyrën e ish-gruas së tij dhe duke mbajtur një çantë të zezë. Disa sekonda më vonë, gruaja shihet duke dalë nga zyra dhe duke vrapuar për të shpëtuar jetën.

    Në këtë moment, 44-vjeçari nxjerr një pushkë nga çanta dhe e qëllon 42-vjeçaren nga afër në shkallë, ndërsa ajo ngriti duart lart duke iu lutur të ndalonte. Më pas ai e qëlloi gruan edhe dy herë para se të largohej drejt daljes.

    Sipas informacioneve nga mediat turke, vrasja ndodhi një ditë pasi 42-vjeçares iu aprovua urdhri i ndalimit kundër ish-bashkëshortit. Aydintapli u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa prokurorët kërkuan një dënim me burgim të përjetshëm.

  • Policia njofton për bllokime rrugësh gjatë maratonës “Prishtina 2025”

    Policia njofton për bllokime rrugësh gjatë maratonës “Prishtina 2025”

    Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”, të dielën do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë në Prishtinë.

    Sipas Policisë, janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe masat për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore.

    Kjo bëhet me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik.

    “Policia e Kosovës do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova). Plani do të fillojë të zbatohet të dielën (28.09.2025), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës,” thuhet në njoftim.

    Për të përballuar sa më lehtë situatën në qarkullim, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe ka lutur që ata të ndjekin udhëzimet e saj.

  • Kurti takon ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

    Kurti takon ministrin e Jashtëm të Omanit në OKB, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti zhvilloi një Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, ministër i Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit, në në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    Kurti përmes një postimi në platformën X bëri të ditur se gjatë takimit e informoi ministrin Albusaidi për rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës dhe klimën pozitive të investimeve.

    “Ne ramë dakord të ndërmarrim hapa konkretë drejt forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, duke përfshirë shkëmbimin arsimor; promovimin e investimeve në bujqësi dhe industri të tjera; dhe marrëveshje të reja dypalëshe”, ka shkruar në X, Kurti.

    Ndryshe, Kurti, është takuar edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

     

  • Sot shkatërrohen armët e vogla dhe të lehta ilegale

    Sot shkatërrohen armët e vogla dhe të lehta ilegale

    Policia e Kosovës sot organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.

    Kjo ngjarje do të mbahet në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj, me fillim nga ora 09:30.

    Në njoftimin e Policisë në Facebook, thuhet se në ceremoni do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

    “Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit për Siguri dhe Siguri në Kosovë (KSSP), me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia, si dhe përmes Vendimit të Këshillit (PESK) 2024/3006 të datës 2 dhjetor 2024, në mbështetje të aktiviteteve të çarmatimit dhe kontrollit të armëve të SEESAC në Evropën Juglindore, me qëllim zvogëlimin e kërcënimit nga armët e vogla dhe armët e lehta (SALW) të paligjshme dhe municionit të tyre”, shkruhet në njoftim.

  • Dorëzohet sot padi në Prokurori kundër kryeparlamentarit Dimal Basha

    Dorëzohet sot padi në Prokurori kundër kryeparlamentarit Dimal Basha

    Ditën e sotme dorëzohet kallëzim penal dhe padi në Prokurorinë Speciale, ndaj kryeparlamentarit të vendit, Dimal Basha.

    Këtë do ta bëjë ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.

    Avokati Gent Gjini bëri të ditur se të premten në ora 13:20 do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia.

    “Ditën e premte në Prokurorinë Speciale në ora 13:20 do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës për propagandën në përhapjen e fakteve jo të vërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është financuar nga kartelët e drogës, e ku Dimal Basha këto pretendime i ka theksuar në një revistë shkencore në një universitet në SHBA, e po ashtu faktit se Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore dhe kanë përhapur fakte kundër UÇK-së, duke dhënë informata kësaj autore në publikimin e kësaj reviste kundër popullatës shqiptare. Andaj unë si avokat dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten do të procedojmë kallëzimin penal, ku do të kërkojmë që gjatë hetimit të kësaj çështje të merret në tërësi revista e publikuar dhe do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që Dimal Bashës t’i ndalohet ushtrimi i pozitës së kryeparlamentarit, përderisa çështja të trajtohet dhe të hetohet nga Prokuroria Speciale. Universiteti amerikan do të na sigurojë revistën shkencore dhe do të shprehet vepra penale që ka kryer Dimal Basha”, tha Gjini për EO.

  • Arrestohen edhe dy persona për rrëmbimin në Veternik

    Arrestohen edhe dy persona për rrëmbimin në Veternik

    Janë arrestuar edhe dy të dyshuar për rrëmbimin që kishte ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit në Veternik të Prishtinës. Policia ka treguar se njërit nga të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë, e cila ishte përdorur në rast.

    “Lidhur me rastin, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Kujtojmë viktima ishte dërguar në një shtëpi të pabanuar.

    “Veternik, Prishtinë 18.09.2025 –23:10. Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, ishte bërë e ditur në raportin e Policisë.

  • ​27 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

    ​27 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

    Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç.

    Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.

    Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.

  • Trump shpall tarifa të reja për ilaçet, kamionët dhe mobiljet – hyjnë në fuqi nga 1 tetori

    Trump shpall tarifa të reja për ilaçet, kamionët dhe mobiljet – hyjnë në fuqi nga 1 tetori

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një raund të ri tarifash të ashpra ndaj disa mallrave të importuara, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendas dhe nxitjen e zhvendosjes së fabrikave në territorin amerikan.

    Njoftimi u bë publik përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, ku Trump bëri të ditur se masat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 tetor 2025.

    Sipas planit, të gjitha ilaçet e markës dhe ato të patentuara që importohen në SHBA do të përballen me një tarifë prej 100%, përveç rasteve kur kompania importuese është duke ndërtuar ose ka filluar ndërtimin e një fabrike prodhuese brenda SHBA-së.

    Trump tha se kjo masë synon t’i detyrojë kompanitë farmaceutike të transferojnë kapacitetet e tyre prodhuese në tokën amerikane, në mënyrë që të ulet varësia nga tregjet e huaja dhe të rritet siguria kombëtare.

    Përveç industrisë farmaceutike, masa të reja tarifore do të aplikohen edhe në sektorë të tjerë. Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% mbi të gjithë kamionët e rëndë të importuar, duke argumentuar se ky sektor është jetik për infrastrukturën kombëtare dhe për mirëqenien e ekonomisë amerikane.

    Ai shtoi se masa do të ndihmojë kompanitë prodhuese amerikane si Peterbilt, Kenworth dhe Freightliner, të mbrohen nga ajo që ai e quajti “konkurrencë e padrejtë nga jashtë”.

    Tarifat e reja do të prekin gjithashtu edhe sektorin e mobilieve dhe pajisjeve të shtëpisë. Një tarifë prej 50% do të vendoset për dollapët e kuzhinës dhe lavamanët e banjove, ndërsa mobiljet dhe tapiceritë do të përballen me një tarifë prej 30%.

    Sipas presidentit, këto produkte po “përmbytin tregun amerikan” dhe po dëmtojnë prodhuesit vendas, ndaj është e nevojshme të ndërmerren masa të forta për mbrojtjen e industrisë kombëtare.

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme: I vranët, priten reshje shiu

    Parashikimi i motit për ditën e sotme: I vranët, priten reshje shiu

    Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të veçanta pritet të jenë në formë të rrebesheve, sidomos orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h, njofton MeteoKosova.

    Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 24°C.

  • Ironizon profesori: Kurti shkoi në ekskursion në ShBA

    Ironizon profesori: Kurti shkoi në ekskursion në ShBA

    Profesori Jeton Kelmendi, ka ironizuar me praninë e liderëve të Kosovës në Organizatat e Kombeve të Bashkuara në New York.

    Referuar kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurti, ai tha se ky i fundit ka shkuar për “ekskursion” në Amerikë.

    Ndiqni videon: