Gazetari Lavdim Hamidi, në emisionin “Compass” të ATV-së, ka kritikuar udhëheqësit e shtetit, për diplomaci të dobët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“E kemi lënë ambasadën tonë në Uashington pa shofer, ambasadori nuk ka pasur as shofer. Mos të harrojmë, një ambasadë minimale, ndoshta do të duhej të ishte më e madhja e mundshme. Gjithë energjia jonë, gjithë fondet tona duhet të drejtoheshin drejt Uashingtonit dhe rezultatet po shihem”, tha Hamidi.
Tutje ai shtoi se raporte të tilla me ShBA-në, Kosova nuk ka pasur as kur nuk ka qenë shtet.
Gazetari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Beqir Sina, ka deklaruar në emisionin “COMPASS” të ATV-së, ka thënë se këto ditë liderët e shtetit, kanë mundësi të takojnë figura të rëndësishme globale edhe jashtë godinës së Kombeve të Bashkuara.
“Në Kombe të Bashkuara është vetëm debati i asamblesë së përgjithshme ku mbahen konferencat dhe pas çdo debati që mban çdo lider, zhvillohen edhe takimet biletarele në dhomat e saj. Kjo është ana teknike pra. Ndërsa ajo që është më e rëndësishmja për takime, shanci për të pasur takime është jashtë dyerve të Kombeve të Bashkuara, në disa hotele ose në afërsi të Kombeve të Bashkuara”, tha Sina.
Pas afro tre javësh mungesë, rreth 20 nxënës të klasës së dytë të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë janë rikthyer në bankat shkollore.
Ata nuk filluan mësimin më 1 shtator, pasi prindërit kundërshtuan ndërrimin e mësueses.
Prindërit thonë se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë dhe për realizimin e saj do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore, por pa i dëmtuar fëmijët, transmeton ATV.
“Na kemi me vazhdu prapë me ankesa e shkresa të ndryshme me i dërgu te Avokati i Popullit, me kqyr çka po na thonë edhe ata, edhe me vazhdu me procedura të tjera çka është e nevojshme”, tha njëra prej prindërve.
Gjatë kësaj kohe thonë se u përballën me presionit dhe kërcënimeve për padi nga drejtoresha e shkollës dhe nga drejtoria e arsimit e komunës së Prishtinës.
“Na nuk kemi qenë asnjëherë të pajtimit, as nuk jemi. Fëmijët i kemi pru me vendim tonin, jo me vendim ose me kërcënim të tyre, që na kanë kërcënu prej drejtoreshës së shkollës, prej Drejtorisë së Arsimit, Inspektoratit, që na kanë dhënë tre ditë afat, përndryshe ngrisin padi kundër neve, po ato s’i kemi marrë parasysh”, tha njëra prej prindërve.
Derisa Drejtoresha e shkollës nuk komentoi pretendimet e prindërve, Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, mohon se ndaj prindërve ka pasur ndonjë kërcënim, transmeton ATV.
“Asnjëherë s’kemi diskutuar për çështjen e padisë. Në procedurë të rregullt, siç e përmenda edhe më parë, shkon njoftimi për Qendrën për Punë Sociale, të cilët pastaj marrin përsipër ndërmjetësimin me prindërit për të kuptuar arsyen pse po ndodh, dhe hapi i fundit do të ishte kalimi i rastit në polici”, tha Shahini.
Drejtori i qendrës për punë sociale në Prishtinë, Bajram Shala tha për ATV-në nëpërmjet telefonit se me prindërit vetëm kanë biseduar për ketë çështje por nuk është kompetencë e tyre të ndërhyjnë në rast./ATV
Kanë kaluar 20 ditë që Kuvendi i Kosovës është jashtë funksionit, ndërsa afati i masës së përkohshme të pezullimit po i afrohet fundit. Gjykata Kushtetuese ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë vendim përfundimtar para datës 30 shtator, kur edhe skadon pezullimi aktual.
Sipas një përgjigjeje zyrtare nga Kushtetuesja, çështja që lidhet me përbërjen e udhëheqjes së Kuvendit është ende në shqyrtim.
“Kjo kërkesë aktualisht është në procedurë të shqyrtimit. Për çdo vendim të Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni’’. Thuhet në përgjigjen e Gjykatës kushtetuese.
Naim Jakajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, shprehe optimist se gjykata do ta vazhdojë masën e pezullimit.
‘’Në bazë të ligjit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe rregullores së saj, po atë ditë kur e nxjerr vendimin, ajo e vazhdon edhe masën e përkohshme deri në publikimin e aktgjykimit, kur ai hyn në fuqi. Pra, Kuvendi nuk mund të mblidhet nëse masa vazhdohet pas 30 shtatorit’’, tha Jakaj.
Por edhe nëse kjo nuk bëhet, Jakaj vlerëson se deputetët s’do të duhej të vepronin para se vendimi të bëhet zyrtar.
‘’Në rast se nuk ka një masë të përkohshme kuvendi nuk do duhej të mblidhej përsëri sepse ka cenim të kushtetutshmërisë tek komunitetet jo shumicë, dhe në këtë rast duhet të pritet vendimi i gjykatës kushtetuese’’, tha Jakaj.
Nga ana tjetër, partia fituese e zgjedhjeve deri tani nuk ka treguar nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim, në rast se masa pezulluese skadon pa vendim të ri.
Kuvendi është në pushim që nga 5 shtatori, meqë Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e punës, pas anekses së Listës Serbe, që kontestoi se zgjedhja e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve pakicë, u bë në mënyrë anti kushtetuese.
Vendimi që çoi në këtë situatë u mor më 30 gusht, kur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, shpalli të mbyllur seancën konstituive të nisur që në 15 prill, duke deklaruar se Kuvendi është konstituuar, edhe pse pa përbërje të plotë, për shkak të mungesës së një nënkryetari nga komuniteti serb.
Në hapësirën ku korrën suksese, studentët e Kolegjit AAB mbollën 25 drunj.
Rrënjët i ngulën thellë, sikur njohuritë që morën gjatë studimeve.
Ky aktivitet u realizua në 25 vjetorin e themelimit të institucionit më të madh jopublik në vend, si simbol i degëve që vazhdojnë të zgjaten drejt së ardhmes.
Çdo pemë është një dëshmi e një viti të rritjes, një gjenerate studentësh, e një kapitulli të ri. Përveç kësaj, drunjtë reflektojnë edhe një të nesërme më të gjelbër.
Për kremtë, në teatrin Faruk Begolli, u mblodhën personalitete të rëndësishme nga sfera të ndryshme.
Profesorët ndihen krenarë për arritjet e kolegjit, duke përcjellë gjenerata me radhë, secila më e suksesshme se tjetra.
Prioritet dhe hallkë e rëndësishme e AAB-së ishin edhe marrëveshjet me universitete ndërkombëtare që studentet të kenë qasje edhe përtej Kosovës. Emocione të veçanta përjetoi Dardan Krekaj, studenti i parë që u regjistrua në AAB, para 25 vjetëve.
Mes figurave të pranishme ishte edhe Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Për angazhimin e saj ndaj atyre që jetuan nën errësirën e pasluftës, AAB e shpërbleu me çmimin ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Organizimi shoqërohej herë pas here me pika muzikore. Më pas, këngët jehuan edhe jashtë teatrit, derisa pjesëmarrësit sodisnin ekspozitën me pikturat e punuara nga studentet e kolegjit.
AAB, që tashmë është dëshmuar si një prej institucioneve më cilësore të arsimit në vend, ofron mundësi studimi në 47 drejtime të akredituara.
Poashtu, në këtë 25 vjetor, kolegji do të ndajë 25 bursa për studentë, duke simbolizuar vazhdimësinë e dijes dhe lulëzimin e gjeneratave të ardhshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia do ta nisin së shpejti dialogun strategjik.
Këtë njoftim e dha sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, pas takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të martën në Nju Jork.
“Më vjen mirë që e shoh përsëri presidentin serb Aleksandar Vuçiç sot në Nju Jork. Diskutuam Dialogun Strategjik që dy kombet tona do të nisin së shpejti dhe pjesëmarrjen e ShBA-së në EXPO 2027. Të dyja janë mundësi për të forcuar më tej marrëdhënien tonë dypalëshe, ndërsa kërkojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë së bashku” tha ai.
SHBA këtë muaj vendosi ta pezullojë dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën, siç tha ambasada, për shkak të veprimeve e deklarimeve të qeverisë në detyrë.
Analisti politik Albinot Maloku këtë situatë po e sheh të dëmshme për Kosovën.
“0.40 është e frikshme ku nga sekretari i shtetit merret ky vlerësim ku fuqizohet Serbia përmes këtij dialogu strategjik që është interes thelbësor i ShBA-së me Serbinë dhe për Kosovën kjo gjë është pezullu tani jemi në pozicionin jashtëzakonisht shumë të keq”, tha analisti Albinot Maloku.
Maloku thotë se Serbia po e shfrytëzon boshllëkun që ka krijuar Kosova me ShBA-në, ndërkaq kërkon angazhim të tërë spektrit politik për t’i përmirësuar raportet me aleatin kryesor.
“Secilin politikan në Republikën e Kosovës secilin qytetarë duhet ta shqetësoj maksimalisht ky orientim kaq drastik interesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pas dialog strategjik me Serbinë dhe kjo është falë një angazhimi intensiv të prishjes së kësaj atmosfere në raport të SHBA-ve me Kosovën” shkroi për ATV.
Në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zgjasë deri më 30 shtator, po marrin pjesë edhe presidentja kosovare, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti.