ATV

Pamje të rënda nga krimi brutal në Turqi, burri ekzekuton ish-gruan me pushkë brenda një spitali

Written by

in

Mediat turke kanë publikuar pamjet e një krimi brutal brenda familjes, i cili ka ndodhur në një spital në qytetin Kahranmarmaras.

Në video shihet momenti kur ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Eser Karaca, i merr jetën asaj duke e qëlluar me një armë të llojit shotgun.

Krimi makabër me autor 44-vjeçarin Atilla Aydintapli u regjistrua nga kamerat e sigurisë së spitalit privat ku punonte 42-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.

Në video, Aydintapli shihet duke hyrë në zyrën e ish-gruas së tij dhe duke mbajtur një çantë të zezë. Disa sekonda më vonë, gruaja shihet duke dalë nga zyra dhe duke vrapuar për të shpëtuar jetën.

Në këtë moment, 44-vjeçari nxjerr një pushkë nga çanta dhe e qëllon 42-vjeçaren nga afër në shkallë, ndërsa ajo ngriti duart lart duke iu lutur të ndalonte. Më pas ai e qëlloi gruan edhe dy herë para se të largohej drejt daljes.

Sipas informacioneve nga mediat turke, vrasja ndodhi një ditë pasi 42-vjeçares iu aprovua urdhri i ndalimit kundër ish-bashkëshortit. Aydintapli u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa prokurorët kërkuan një dënim me burgim të përjetshëm.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *